Shumica e krijesave dhe e bimëve sintetizojnë Vitaminën e tyre C. Njeriu nuk mundet. Sintetizimi i Vitaminës C arrihet nëpërmjet një sekuence prej 4 hapash të lehtësuar nga enzimat – të cilat konvertojnë glukozën (sheqerin e marrë nga bimët), në acid askorbik. Vitamina C sintetizohet në veshka tek zvarranikët dhe zogjtë dhe në mëlçi, në shumicën e gjitarëve. Është një enzimë e quajtur Gulonolactone oxidase (GLO), e cila nuk mund të bëhet nga njerëzit, pasi gjeni për këtë enzimë është i dëmtuar, një gjendje e quajtur hipo-askorbemia. Teoria e pranuar përgjithësisht është se ky mutacion ka ndodhur tek paraardhësit e njeriut modern, me aftësi të kufizuara për të sintetizuar vitaminën C.
Pas rënies së njeriut (për shkak të mëkatit), geni i dëmtuar u bë i rëndësishëm. Pasi Adami dhe Eva u dëbuan nga Kopshti i Edenit, ata u bënë të varur nga marrja e vitaminës C (dhe ushqyes të tjerë thelbësorë) nga ushqime të tilla si gjethe, fruta, perime dhe mish më vonë, të cilat njerëzimi duhet të punonte shumë për t’i kultivuar ose prodhuar, pasi për shkak të mëkatit, toka ishte mallkuar. Gjithsesi, në një këndshikim duket i parëndësishëm fakti, nëse Adami dhe Eva para mëkatit e kishin GLO-enzimën apo jo, pasi ata kishin qasje të lirë në “Pemën e Jetës “për të furnizuar të gjitha nevojat e tyre ushqyese. Ndoshta Perëndia bëri që geni që bën GLOenzimën të dëmtohej në të njëjtën kohë që e dëboi çiftin e parë nga kopshti e Edenit, për të siguruar ushqimin e tyre nga puna në tokë. Ose ndoshta Perëndia lejoi që ky gjen të bëhej i vdekur gradualisht për të shkurtuar jetëgjatësinë e njeriut. Kështu, Adami jetoi 930 vjet (Zanafilla 5: 5), Noe 950 vjet (Zanafilla 9:29) Pas Noes, jeta e njeriut u zvogëlua në 600 vjet, Arpakshadi jetoi 438 vjet, Terahu, i ati i Abrahamit jetoi 205 vjet, Abrahami jetoi 175 vjet dhe më në fund Moisiu që jetoi 120 vjet.
Shkaku i shkurtimit të jetëgjatësisë, që mbështet edhe Pauling, është një defekt gjenetik që pësoi njeriu, që çoi në hipoaskorbemi. Edhe pse Pauling nuk besonte në Zot (megjithëse në moshën 9 vjeç kishte dalluar aureolat njerëzore), pra, edhe pse e shpjegoi dukurinë e hipoaskorbemisë si një defekt në evolucion, teza e mëkatit nxjerr në të njëjtin përfundim me të: Aftësia e trupit të njeriut për të bërë vitaminën C çoi në shkurtimin e vazhdueshëm të jetëgjatësisë me rënien graduale të gjenit përgjegjës.
‘Fryti i mëkatit’, Vitamina C dhe Pseudogjenet
Nga Daniel Crisëell, Ph.D. Institute Creation Research, USA
Çdo dimër, ndërsa gripi përhapet në të gjithë Amerikën, njerëzit shtojnë tabletat e vitaminës C për t’u çliruar nga simptomat e tij. Vitamina C ose acidi askorbik, është një kofaktor i rëndësishëm që stimulon sistemin imunitar dhe me sa duket ndihmon në shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes dhe seriozitetin e simptomave të gripit. Përveç stimulimit të sistemit imunitar, vitamina C është identifikuar me disa funksione të tjera në trupin e njeriut duke përfshirë prodhimin e një proteine të rëndësishme, kolagjenit, që gjendet në disa lloje të indeve lidhëse duke përfshirë kockat dhe kërcet (Garrett 1999). Një mangësi në vitaminë C mund të shkaktojë skorbut, një sëmundje që rezulton nga përkeqësimi i indit lidhës dhe mungesa e zgjatur e vitaminës C me pasojë vdekjen (Marieb 1998). Njerëzit nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën C, por janë në gjendje të ruajnë një depozitë prej 30 ditësh të këtij ushqyesi të rëndësishëm. Për të ruajtur këtë furnizim mbijetese, një person duhet të gëlltisë 60 mg vitaminë C çdo ditë ose afërsisht sasinë e vitaminës C në një kokërr portokalli. Megjithëse njerëzit, majmunët dhe disa lloje të peshqve (duke përfshirë troftën dhe salmonin) nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën C, shumë kafshë të tjera janë mjaft të afta për të bërë vitaminën e tyre C dhe nuk kanë nevojë të hanë fruta dhe perime për fituar këtë lëndë ushqyese (Garrett 1999). Shumë njerëz, sidomos në klimat veriore gjatë dimrit, kanë vuajtur nga mungesa e vitaminës C gjatë gjithë historisë. Është shumë e mundshme, që shumë njerëz kanë vdekur nga skorbuti për shkak të pamundësisë për të siguruar fruta dhe perime të freskëta gjatë muajve të dimrit. Nëse vitamina C është një lëndë ushqyese kaq e rëndësishme dhe shumë kafshë të tjera kanë aftësinë për ta sintetizuar atë, pse Perëndia nuk u jep njerëzve rrugët biokimike për të sintetizuar vitaminën C? Ka dy mundësi të dukshme, pse njerëzit sot nuk mund të sintetizojnë vitaminën C:
1- Njerëzit u krijuan pa aftësinë për të sintetizuar vitaminën C
2- Njerëzit e humbën informacionin nga gjenet që kodifikojnë proteinat e nevojshme për sintetizimin e vitaminës C.
Mundësia e parë është shumë e thjeshtë dhe ka mbështetje logjike, edhe biblike edhe shkencore për këtë skenar. Që nga fillimi, Adami dhe Eva nuk u krijuan me një rrugë biokimike për të bërë vitaminë C dhe ishin të varur nga të ngrënit fruta, burimi më i mirë i vitaminës C. Ne e dimë se ata ishin udhëzuar të hanin fruta në Kopshtin e Edenit përveç frutave nga Pema e Njohjes të së Mirës dhe të Keqes, e megjithatë, kishin të drejtë të hanin nga Pema e Jetës. Adami dhe Eva jetonin në një mjedis me shumë ngjashmëri me qiellin. Megjithatë, ndryshe nga krijesat në qiell, Adami dhe Eva u urdhëruan të jenë të frytshëm dhe të prodhojnë Adame dhe Eva të reja. Riprodhimi njerëzor do të kërkonte ushqyes për të ndërtuar indet për fëmijën gjatë dhe pas shtatzënisë, një tregues që Adami dhe Eva duhej të hanin për të siguruar fëmijët e tyre në zhvillim dhe gjithashtu për mirëmbajtjen e trupave të tyre. Është e mundur që Perëndia e bëri Adamin dhe Evën (dhe ne) të varur nga fruti si një burim i vitaminës C, si një kujtesë se ata ishin të varur nga Ai për ushqim për të qëndruar të shëndetshëm.
Teoria e dytë: A është e mundur që Adami dhe Eva të kenë informacion në gjenet e tyre për të prodhuar enzimat e nevojshme për sintetizimin e vitaminës C? A ka mbetje të atyre gjeneve që mund të identifikohen sot në gjenomin njerëzor? Një gjë është e sigurt sot – nëse Adami dhe Eva kanë informacion në gjenet e tyre për të bërë vitaminë C, problemet shëndetësore me skorbutin të regjistruara që nga Perandoria Romake (Davies 1970) tregojnë se ky informacion gjenetik për të bërë vitaminë C është zhdukur shumë kohë më parë nga gjenomi njerëzor.
Ekzistojnë sekuenca të ADN-së (në gjenom), që pretendohet të jenë mbetje jofunksionale të gjeneve aktualisht funksionale. Këto sekuenca të ADN-së quhen pseudogjene dhe ekzistojnë disa kritere që përdoren për të dalluar pseudogjenet nga gjenet funksionale. Një sekuencë pseudogjeni e ADN-së zakonisht është e ngjashme mbi 70% me një gjen funksional, por mungon një promotor që do të mundësonte që sekuenca të transkriptohet në ARN dhe në fund, në proteinë. Pseudogjenet gjithashtu kanë ndërprerje të “rajonit kodues”, që përfundimisht ndalon përkthimin e gjenit në një proteinë.
Për të gjetur një pseudogjen për vitaminën C në gjenomin e njeriut, do të duhej të bëhej një krahasim midis gjenomit njerëzor dhe gjenomit të një organizmi që kishte një gjen funksional për sintetizimin e vitaminës C. Në vitin 1994, një grup shkencëtarësh japonezë identifikuan një sekuencë të ADN-së tek njerëzit, që kishte shumë ngjashmëri me gjenin e minjve që kodonte enzimën e cila katalizon hapin e fundit të sintezës së vitaminës C. Krahasimi me miun tregoi se edhe ai kishte 4 sekuenca pseudogjenesh prej 12 eksoneve, si njeriu. Këtu janë njësoj, por njerëzit nuk kanë enzimën përfundimtare për hapin e fundit në sintetizimin e vitaminës C, edhe pse kanë të gjitha enzimat e tjera të nevojshme për të kthyer sheqerin në vitaminë C. Kjo nënkupton që individi ka një rrugë biokimike, por që nuk shkon deri në fund. Në të vërtetë, rruga biokimike që çon në sintezën e vitaminës C në minjtë dhe gjithë kafshët e tjera gjithashtu çon në formimin e pentafosfatit- 1 sheqer me 5 karbone. Pentafosfati përdoret në sintezën e ADN-së, ARN-së dhe shumë substancave të prodhimit të energjisë si ATP. Dhe sipas disa autorëve, kjo funksionon edhe tek njeriu, pra nuk ekziston asnjë ndërprerje metabolike dhe nuk ka nevojë që enzima të prodhojë vitaminë C, pasi njerëzit e marrin të gjithë vitaminën C që kanë nevojë, nga substancat ushqimore. Pra, mekanizmi funksionon, por si përfundim, nuk çon në prodhimin e vitaminës C, por të pentafosfatit që merr pjesë në ndërtimin e ADN-së si dhe për energjinë qelizore. (Kujtojmë këtu teorinë e Pauling, se raca njerëzore vuan nga hipoaskorbemia, për shkak të një defekti gjenetik dhe ushqimi nuk mund të përmbushë nevojat e njeriut me vitaminë C për të qenë i shëndetshëm. Nëse miu prodhon me trupin e tij të vogël 3 gr vitaminë C dhe dhia 7 gr, si mundet që një organizëm më i madh si ai i njeriut, të mjaftohet me miligramët e ushqimit?!… )
Më pas, autori thotë se prania e pseudogjeneve nuk dëshmon se njeriu e ka humbur gjenin përgjegjës për vitaminën C, pasi ka mijëra pseudogjene njerëzore të kataloguara, roli i saktë i të cilave në gjenom nuk dihet nga asnjë shkencëtar, dhe ndoshta ato e kanë një rol dhe nuk janë mbetje të evolucionit. Mbi 100 vjet më parë, Robert Wiedersheim hipotezoi se trupi i njeriut kishte më shumë se 80 organe që nuk kishin ndonjë funksion.
Pra, a kishin Adami dhe Eva një gjen, që duhet të kodojë një enzimë që do të sintetizonte vitaminën C dhe a ishte ky informacion që përfundimisht humbi si pasojë e mallkimit? Apo thjesht u krijuan pa këtë informacion në gjenomet e tyre? Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje, derisa të kthehet Krishti. Por ndërkohë deri atëherë, njerëzit duhet të marrin më shumë vitaminë C në dietën e tyre sesa 1 portokall!