Mjekësia Ortomolekulare: Përdorimi terapeutik i shtojcave dietike anti-plakje

Michael Janson

Presidenti i kaluar, Kolegji Amerikan për Përparimin në Mjekësi;

Qendra për Mjekësi Parandaluese, Amherst, NH, SHBA

Shtojcat dietike në doza të larta si pjesë e terapisë mjekësore kanë qenë të diskutueshme, por provat sugjerojnë se ato luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe mbrojtjen nga plakja e përshpejtuar, që vjen nga dëmtimi i specieve reaktive të oksigjenit, inflamacionit dhe glikacionit. Ky përmbledhje e literaturës shqyrton disa shtesa që kanë dokumentuar role në terapinë mjekësore, përfshirë vitaminat C dhe E, koenzimën Q10, acidin alfa-lipoik, kromin, L-karnitinën dhe kuercetinën. Provat tregojnë përfitime në diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, dështimin kongjestiv të zemrës, përkeqësimin e shikimit dhe funksionit të trurit, në funksionin imunitar, si dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me moshën.

Shtojcat dietike, përfshirë vitaminat, mineralet, acidet yndyrore esenciale, aminoacidet, flavonoidet, bimët dhe faktorët ushqimorë aksesorë janë ndër substancat më të vlefshme dhe të sigurta për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve serioze kronike dhe akute, të shoqëruara me vdekshmëri, si dhe çdo problem shëndetësor që shkakton siklet dhe paaftësi. Është e rëndësishme të merrni doza adekuate për përfitimet e tyre të plota. Për shkak se ato parandalojnë sëmundjet e mangësive ushqyese në doza të ulëta, suplementet kanë fituar një reputacion për të qenë të domosdoshme vetëm në këto nivele dozash të ulëta. Si rezultat, shumë mjekë injorojnë vlerën e dozave shumë më të larta, që janë të dobishme për qëllime terapeutike dhe mbrojtje nga degjenerimi i lidhur me moshën.

Sasi të vogla të lëndëve ushqyese themelore trajtojnë sëmundjet e mungesës, por këto kushte si skorbuti- mangësia ekstreme e vitaminës C, beri-beri nga mangësia e rëndë e vitaminës B1, pelagra- nga mangësia e vitaminës B3  dhe rakiti nga mangësia e vitaminës D, janë parë rrallë në vendet e zhvilluara. Ushqimi margjinal i lidhur me shëndetin margjinal ka shumë më shumë të ngjarë të jetë problemi. Për të përfituar sa më shumë nga shtojcat dietike, është e rëndësishme të injoroni nivelet e RDA (dozat ditore të rekomanduara që gjenden në ushqim) dhe shtojcat dietike më të zakonshme me doza minimale dhe të përqendroheni në studimet që tregojnë përfitimet e dozave të përshtatshme, të cilat shpesh janë shumë më të larta sesa RDA.

Krahas vitaminave dhe mineraleve që trupi nuk i bën vetë dhe për këtë arsye quhen esenciale, ushqyesit që nuk janë esenciale por të vlefshëm si shtesa, përfshijnë koenzimën Q10, acid alfa lipoik, GLA (acid gamma-linolenik), disa amino- acide jo esenciale si L-arginina, L-carnitine dhe L-glutamine etj. Shtesa të tjera të vlefshme përfshijnë flavonoidet dhe antioksidantë të tjerë që gjenden në ushqime. Këto  nuk trajtojnë sëmundje specifike të mangësive ushqyese, por megjithatë sjellin përfitime specifike shëndetësore në doza të përshtatshme. (Këtu është fjala për suplemente që nuk janë ushqyes, dmth nuk janë vitamina, minerale, aminoacide apo acide yndyrore esenciale si Omega 3 prandaj nuk plotësojnë mangësi ushqyese, por janë megjithatë kurative). Njerëzit përfitojnë nga shtojcat dietike për shkak të variacionit gjenetik, fiziologjik dhe biokimik, ekspozimit ndaj ndotësve të mjedisit, dëmtimit prej radikaleve të lira, ekspozimit ndaj dritës ultraviolet ose ozonit dhe kushteve specifike mjekësore. Procesi i plakjes çon në ndryshime biokimike dhe fiziologjike, që mund të ngadalësohen dhe nganjëherë të përmbysen përmes përdorimit të duhur të shtesave dietike.

Mjekësia Ortomolekulare

Mjekësia Ortomolekulare është rivendosja dhe mirëmbajtja e shëndetit përmes administrimit të sasive të përshtatshme të substancave që janë zakonisht të pranishme në trup. Fituesi i çmimit Nobel, Linus Pauling, një nga kimistët kryesorë molekularë të shekullit, vendosi këtë përkufizim të mjekësisë ortomolekulare në vitin 1968. Procesi i plakjes përshpejtohet në mënyrë tipike si rezultat i ekspozimit ndaj radikaleve të lira, inflamacionit të shpeshtë ose kronik dhe ekspozimeve toksike (si p.sh. ndaj metaleve të rënda ose hidrokarbure industriale dhe bujqësore). Kthimi i këtij procesi ose ngadalësimi i tij është një qëllim i terapisë ortomolekulare, së bashku me trajtimin e problemeve shëndetësore.

Një numër në rritje i studimeve shkencore kanë konfirmuar pikëpamjen se doza të larta të lëndëve ushqyese janë terapeutike dhe parandaluese. Vitaminat C dhe E, beta-karoteni, vitaminat B-komplekse dhe koenzima Q10 janë ndër ushqyesit e shumtë që janë treguar se kontribuojnë pozitivisht në shëndetin dhe jetëgjatësinë në doza shumë më të larta se RDA. Ndërsa nivelet terapeutike për mineralet, të tilla si magnezi, zinku dhe kromi janë shumë më afër vlerave të RDA, shtesat përtej asaj që është zakonisht e pranishme në ushqime mund të jenë akoma të rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes dhe ngadalësimin e procesit të plakjes.

 

Shtesa për anti-plakje, parandalim dhe terapi mjekësore

Koenzima Q10

Koenzima Q10 (ubiquinone, ose CoQ10) është një antioksidante thelbësore për prodhimin e energjisë mitokondriale. Prodhohet në trup, por me plakjen, sasitë janë të pamjaftueshme për shëndetin optimal. CoQ10 është thelbësore për muskujt e zemrës dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e dështimit kongjestiv të zemrës dhe mbrojtjen e trurit në kushte degjenerative siç janë sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit (Morisco et al 1993). Drogat e statinës ulin ndjeshëm prodhimin e CoQ10. Dozat tipike plotësuese të CoQ10 shkojnë nga 100 mg në ditë për parandalimin kundër presionit të lartë të gjakut deri në 400 mg për pacientët me sëmundje të zemrës (Munkholm et al 1999). Në dështimin e rëndë kongjestiv të zemrës, doza më të larta mund të jenë të dobishme. Në çrregullimet neurologjike, hulumtimi tani po tregojnë përfitime nga CoQ10 në doza prej 1200 mg ose më shumë (Schults et al 2002).

Acidi alfa lipoik

Acidi alfa lipoik (ALA) është një antioksidues, që përmban squfur, që vepron si në pjesët ujore edhe ato vajore (lipide) të qelizave dhe indeve. Ndihmon për të detoksifikuar metalet e rënda, siç është mërkuri dhe ndihmon në mbrojtjen e indeve neurologjike dhe në doza të mjaftueshme mund të kthejë fazat e hershme të neuropatisë periferike diabetike. Dozat tipike janë nga 100-200 mg për parandalimin e përgjithshëm dhe deri në 1000 mg për diabetikët me neuropati (Hahm et al 2004). Në doza më të larta gjithashtu ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak (Jacob et al 1999). Studimet e kafshëve tregojnë se ALA mbron mitokondritë në qelizat e zemrës nga efektet e plakjes.

Kromi

Kromi është një mineral-gjurmë (gjurmë dmth që gjendet në trupin e njeriut në sasira shumë më të vogla sesa minerale si psh kalciumi apo magnezi) dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe lipideve (yndyrnave). Nivelet tipike ushqyese variojnë nga 50 mcg deri në 200 mcg tek njerëzit e ushqyer mirë. Sidoqoftë, tek pacientët me diabet, doza të larta të kromit, të cilat janë jashtëzakonisht të sigurta, mund të ulin ndjeshëm sheqerin në gjak dhe të rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës (Anderson et al 1997). Kur 1000 mcg krom u administrua te diabetikët e tipit 2, 90% e tyre ishin në gjendje të eliminonin nevojën për ilaçe për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak (Anderson 1997). Shtojcat e kromit gjithashtu ulin kolesterolin total dhe rrit nivelin e lipoproteinës me densitet të lartë.

L-karnitina

L-karnitina është thelbësore për transportin e acideve yndyrore të lira përtej membranës mitokondriale, ku ato metabolizohen për të krijuar energji. Nivele të ulëta të L-karnitinës zvogëlojnë kapacitetin funksional të miokardit, duke çuar në rritje të anginës dhe dështim konjestiv të zemrës. Suplementet zvogëlojnë pektoris dhe zvogëlojnë vdekshmërinë te pacientët me infarkt miokardi. Unë zakonisht rekomandoj shtesa prej 1000 mg deri 2000 mg L-karnitinë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës për pacientët e zemrës dhe më shumë në kushte akute.

Kuercetin

Kuercetin është një flavonoid, që ndihmon në kontrollin e simptomave alergjike të rinitit dhe sinusitit. Ajo stabilizon membranat e qelizave master, duke zvogëluar lëshimin e histaminës. Është gjithashtu e dobishme në uljen e rrezikut nga katarakti, duke penguar formimin e glikoproteinës në lente (Cornish, et al 2002). Dozat tipike të kuercetinës janë 800 mg deri 1200 mg në ditë.

Përfundim

Me njohuritë themelore të shtojcave është e mundur të shmangni ilaçet në trajtimin dhe parandalimin e shumë problemeve shëndetësore. Shtesa të tjera të shumta janë të vlefshme në doza të përshtatshme dhe ato janë pjesë e një programi gjithëpërfshirës shëndetësor, përfshirë dietën, stërvitjen dhe menaxhimin e stresit.

 

Shembull i programit të trajtimit të hipertensionit

Suplementet                                          Mëngjes                              Mbrëmje

Multivitaminë me potencë të lartë    ½ doza ditore                    ½ e dozës ditore

Vitamina C                                       1000–2000 mg                  1000–2000 mg

Vitamina E                                       400 IU

Koenzima Q10                                     100–200 mg

Magnezi                                                200–300 mg                          200–300 mg

Hudhra, e deodorizuar                        500-1000 mg                        500-1000 mg

Vaj peshku Omega 3                          600–1200 mg                       600–1200 mg

 

 

Menaxhimi i niveleve të larta të kolesterolit me suplemente

Multivitaminë me potencë të lartë   ½ doza ditore                        ½ e dozës ditore

Vitamina C                                           2000 mg                                2000 mg

Policosanol                                           10 mg                                     10 mg

Krom                                                      200 mcg                                200 mcg

L-Karnitinë                                           500-1000 mg                        500-1000 mg

Oriz i kuq i fermentuar                      500–1000 mg                       500–1000 mg

 

Ky artikull u botua më parë në revistën “Mjekësia kundër plakjes” dhe revista zyrtare e Akademisë Japoneze të Mjekësisë Anti-Plakje (JAAM) dhe është arshivuar në Bibliotekën Amerikane të Institutit të Shëndetit Publik (PMC).

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *