PARA SE TË SHPALLËSH ‘PSORIAZA NUK SHËROHET’, HAPI RRUGË OMEGA 3!
Prof. Saul dëshmon shërimin e psoriazës me agjërim me lëng perimesh dhe peshk
Merck Manual, “Cliff Notes” i shkollës mjekësore thotë se psoriaza ka një shkak të panjohur dhe nuk ka shërim të vërtetë. Nëse çanta e zezë e mjekut është bosh, kjo nuk do të thotë se nuk ka asgjë tjetër për të bërë. Kjo do të thotë se tani është e nevojshme të njohësh çantën e shpinës, çantën ushqyese të Natyrës. Tek psoriaza ka patjetër disa gjasa të vlefshme për të gjurmuar. Në fund të fundit, siç tha Sherlock Holmes, “nëse të gjitha shpjegimet e zakonshme nuk zgjidhin një problem, atëherë përgjigjja duhet të jetë e pazakontë”. Për shumë njerëz, përdorimi terapeutik i vajit të peshkut, agjërimi me lëng perimesh, zinku dhe vitaminat në të vërtetë paraqesin diçka krejtësisht të ndryshme. Të ndryshme, por jo të paarsyeshme.
OMEGA-3 detare
Psoriaza mund të jetë pjesërisht për shkak të një vështirësie në mënyrën se si trupi trajton vajrat, ose një mungesë të vajrave në dietë. Studimet kanë treguar se konsumimi i një acidi yndyror të gjetur në peshk të quajtur EPA (acid eikosapentanoik) mund të sigurojë lehtësim të simptomave. EPA është një “acid yndyror omega-3”. Kjo do të thotë se lidhja e dyfishtë karbon-karbon ndodhet në tre pjesë të karbonit nga fundi i secilës molekulë Omega. Shumica e vajrave bimore që ju hani, janë acide yndyrore omega-6 (të tilla si acidi linoleik). Tani pse paska kaq shumë rëndësi nëse një lidhje kimike është numri 3 i karbonit apo numri 6? Ky është një mister. Le të shohim! Dy acidet më të zakonshme të vajit të peshkut omega-3 janë: EPA dhe DHA. Njerëzit që nuk hanë peshk, duhet të dinë se ka një omega-3 të tretë vegjetariane. Kjo omega-3 “vegjetariane” gjendet në vajin e lirit dhe po ashtu në vajin e sojës dhe gjethet e gjelbra të perimeve.
Acidi Linolenik (omega-3) konvertohet ngadalë në DHA dhe EPA në trup. A mundet të jetë ky problem, që pacientët me psoriazë janë të ngadaltë për ta bërë këtë konvertim? Nëse është kështu, pacienti me psoriazë ndoshta ka nevojë për peshk në dietën për të siguruar EPA të gatshme, që nuk do transformim. Japonezët kanë jetëgjatësinë më të madhe në botë mes të gjitha kulturave “të perëndimizuara”, dhe hanë peshk përditë. Japonezët gjithashtu hanë shumë pak mish të kuq. Një mënyrë që acidet yndyrore Omega-3 të mund të funksionojnë, ata duhet të hyjnë në çdo membranë qelizore, duke i bërë ato më të lakueshme, të adaptueshme dhe të qëndrueshme. Përmirësimi i përgjigjes imune është një tjetër përfitim i konsumit të vajit të peshkut, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme në trajtimin e lupusit.
Pra, ashtu si fëmijët e mi do të pyesin: “Sa nga këto gjëra duhet të hamë?” Epo, peshqit me vaj (troftë, skumbri, salmoni) janë më të mirët, edhe pak sasi do të bëjë punë. Edhe peshqit jo shumë të yndyrshëm kanë vlerë, por do të duhet të hani më shumë prej tyre. Ndërsa peshku Ton i mbushur me vaj Omega-6 nuk duhet të llogaritet.
Gjithashtu, mund të hani shumë perime me gjethe jeshile dhe të përdorni më shumë vaj liri si dhe suplemente. Rekomandohet shpesh rreth 300 deri 1.000 miligramë EPA. New England Journal of Medicine (1985) raportoi se jo më pak se 30 gramë peshq edhe më pak yndyrë në ditë uli normat 20-vjeçare të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës në 50 për qind! Dhe kjo u arrit me vetëm 30 gr peshk në ditë, që aktualisht siguron më pak se 300 mg acide yndyrore Omega-3 çdo ditë. Kjo është një mbështetje shumë e fortë. Kjo mund të shpëtojë jetën tuaj.
LËNGJET E SHTRYDHUR TË PERIMEVE
Unë di dy njerëz që testuan këtë teori duke përdorur agjërimet periodike të lëngjeve njëjavore. Të dy individët ishin diagnostikuar me psoriazë nga mjekët specialistë. Gjatë një periudhe prej disa javësh, të dy u gjetën të shëruar plotësisht. Meqenëse psoriaza shpesh vjen dhe shkon gjithsesi, domethënia e vërtetë është se secili person ka mbetur pa simptoma për shumë vite. Agjërimi me lëng perimesh nuk është gjendje urie. Kjo është vetëm një sasi sallate në formë të lëngëzuar. Lëngjet do japin karbohidrate, minerale, vitamina dhe më shumë proteina sesa mund të mendoni. Është sigurisht një dietë me yndyrë të ulët, por sigurisht që mund të shtohet pak peshk.
PLOTËSIMI ME ZINK
Lëkura juaj përmban një të pestën e furnizimit me zink të trupit tuaj. Minjtë që janë të mangët në zink zhvillojnë një gjendje të lëkurës të quajtur keratogjenezë, që është shumë e ngjashme me psoriazën humane (Hoffer dhe Ëalker, Nutrition Orthomolecular, p 156-157). Mungesa e zinkut tek njerëzit është rregull, jo përjashtim. RDA e SHBA-së për zinkun është vetëm 15 miligram në ditë, dhe megjithatë, amerikanët marrin edhe më pak se kaq. (Williams, Nutrition and Diet Therapy, edicioni i 7-të, faqe 253). Përkundër kësaj, nuk ndodh shpesh të gjesh dieticienë ose mjekë që të rekomandojnë një shtojcë të këtij minerali. Hulumtimet kanë treguar se shtesat e zinkut janë të sigurta deri në rreth 500 mg. në ditë. Por në atë dozë të madhe, gjatë një periudhe javore ose mujore, mund të zhvillohet një mangësi bakri. Një dozë më e arsyeshme e përditshme prej 50 mg deri ndoshta 100 mg mund të mirëmbahet për sa kohë që është e dëshiruar. Një vitaminë e mirë e shumëfishuar së bashku me këtë do të sigurojë disa balancues, siç do (besoni apo jo) nëse tubat e ujit të bakrit në shtëpinë tuaj janë prej bakri, do t’ju japin aq bakër, sat ë ekuilibroni marrjen e zinkut shtesë, i cili kur merret në sasi të mëdha, shkarkon bakrin. Forma “e zinkut aminoacid” është më mirë e tolerueshme dhe më e absorbuar, se sulfat zinku ose forma të tjera inorganike të mineralit.
PLOTËSIMI ME VITAMINA
Lëkura është organi juaj më i madh dhe më i dukshëm. Prandaj është një tregues i mirë i shëndetit në përgjithësi. Mungesa e vitaminave shpesh tregohet nga problemet e lëkurës. Mangësitë klasike klinike të riboflavinës (B-2), niacinës (B-3), vitaminës A dhe vitaminës C, të gjitha rezultojnë në sëmundje të lëkurës. Të paktën, pacientët me psoriazë duhet të nxiten që të marrin një multivitaminë të mirë çdo ditë. Gjithkush e di se nuk mund të dëmtojë, por jo të gjithë e dinë se sa mund të ndihmojë. Vitamina shtesë A është marrë më mirë si beta-karoten jo toksike, e cila është në lëngjet e perimeve të përmendura më pare, sidomos karota dhe spinaqi. Një shtojcë komplekse B siguron një ekuilibër të të gjitha vitaminave B, duke dhënë siguri. Vitamina C është gjithashtu jo-toksike, madje edhe në doza shumë të mëdha. Në kulturën tonë të mbipopulluar por të kequshqyer, agjërimi me lëng perimesh dhe shtesat dietike kanë kuptim t’i provoni. Nuk ka ilaç më të sigurtë në treg. Mungesa e ilaçeve nuk shkakton psoriazë, por mangësi ushqyese mundet.
HISTORIA
Rrëfimi i Prof. Saul për një nga ato histori, që bëri të pavlerë pohimin e manualit të mjekëve, se “psoriaza nuk shërohet”
Unë kurrë nuk kishte hasur një rast të psoriazës më parë, kështu që unë shfletova në Manualin Merck, ndërsa Franku u ul atje dhe priste me durim.
“Këtu shkruan se nuk ka shërim për psoriazën, Frank,” thashë me ngurrim.
“Kjo është ajo që çdo mjek më ka thënë,” tha ai. “Por unë mendoj se të ushqyerit është me vlerë që ta provoja.”
Nuk mund ta fajësoj këtë arsyetim.
“Më duhet të bëj diçka,” vazhdoi Franku. “Mjekët, (dhe unë kam takuar shumë prej tyre), më thonë se nuk ka asgjë që ata mund të bënin, përveçse të më jepnin këto vajra dhe kremra. U thashë se vajrat dhe kremrat nuk po9 më ndihmojnë dhe ata thanë që unë duhet të mësoj të jetoj me psoriazën. ”
“Si ndiheni pas kësaj?” e pyeta.
“Mund ta imagjinoni se si ndihem!” u përgjigj Frank. “Të mendoj se nuk ka asnjë mënyrë dhe unë duhet ta kaloj pjesën tjetër të jetës time duke u kruajtur dhe vuajtur kështu.”
Psoriaza e Frankut erdhi dhe shkoi në mënyrë periodike, por ajo ishte kthyer me një hakmarrje, dhe ku dukej qartë në krahët e tij, qafën, ballin dhe fytyrën.
“Çfarë do të ishit të gatshëm të bëni për t’u ndjerë më mirë?” i thashë.
“Çdo gjë,” tha ai. “Çdo gjë pa shaka.”
Frank ishte në fund të viteve të njëzeta të jetës (më pak se 30 vjeç), energjik. Dhe, megjithëse ai ishte i vendosur, prita se si do të reagonte ai, kur unë t’i sugjeroja një ndryshim të plotë të dietës në një regjim natyropatik me ushqime të freskëta dhe ngarkesa të mira me lëngje perimesh, plus lecithin dhe vitamina të ndryshme, duke përfshirë edhe vitaminë D. …
Ai nuk lëvizi as qerpikun. E ndjeva se, ndryshe nga shumica e njerëzve, Frank jo vetëm që donte t’i zbatonte të gjitha, por ishte i gatshëm të merrte në duart e tij shërimin. Prandaj, ai ishte i gatshëm të provonte me seriozitet shërimin klasik: agjërimin me lëng të freskët të perimeve. Një nga librat e mi themelues në Natyropati, “Udhëzuesi për kurimin e natyrës”, aty Harry Benjamin, rekomandon agjërimin për pothuajse çdo gjë. Në të vërtetë, si Benjamin mbronte doktrinën se çdo gjë që është e gabuar tek një trup, ka tokseminë sistemike shkak kryesor dhe agjërimi është shërimi i vërtetë. Unë kam formuar mendimin, se agjërimi së paku vlen të merret parasysh. Ia paraqita idenë Frank, i cili e përqafoi menjëherë….. “Kështu që unë mund të alternoj një javë lëngje me perime dhe një javë më pas një dietë kryesisht me perime të freskëta dhe të papërpunuar”, përfundoi Frank. “Sa kohë do zgjasë kjo? Oh, e di,” tha menjëherë Frank, duke iu përgjigjur pyetjes së tij. “Derisa të jem pa simptoma, sigurisht.”
“Me kusht që të ndiheni mirë duke i ndjekur ato, po”.
Kështu që ai shkoi në terapinë e agjërimit me lëngje ‘si i çmendur’. Psoriaza e Frankut filloi të zbehet. Ai ishte shumë më mirë brenda disa ditësh. Në pak më shumë se një javë, nuk kishte asnjë gjurmë. Por simptomat e Frankut ishin larguar edhe më parë, kështu që të dy vendosëm të provonim gjëra në kohë. Javë pas jave, muaj pas muaji, Frank qëndroi krejtësisht i lirë nga çdo gjë, që do të ngjante si psoriazë. Ai gjithashtu ndihej më mirë në mënyra të papritura: ai tha se ishte më i lumtur, flinte më mirë, mendonte më qartë, kishte më shumë energji (nëse një gjë e tillë ishte e mundur edhe për një djalë si ai) dhe nuk kishte tjetër sëmundje që kur ai filloi programin. Ai kishte humbur disa paund, por pastaj pesha e tij ishte ulur automatikisht. Ai ishte një njeri i përshtatshëm dhe trim, i pastër dhe i lumtur.
Vitet kaluan, dhe Frank vazhdoi të përdorte lëngjet e perimeve. Ai kurrë nuk kishte pasur psoriazë përsëri. Sigurisht, nuk ka shërim për psoriazën, kështu që kjo nuk mund të jetë e vërtetë!!!!! Frank duhet të ketë qenë i mashtruar. E megjithatë unë e kam parë këtë qasje të punës edhe për njerëzit e tjerë. Agjërimi i lëngut të perimeve me periudha, i përdorur në mënyrë inteligjente, është i sigurt dhe efektiv për njerëz të shëndetshëm dhe jo shtatzënë. Ata që tallen me të duhet së pari të takohen me Frankun, i cili do të konfirmojë atë që ka bërë për të kjo terapi. Ose dermatologun e tij.
“Agjërimi me lëngje më shpëtoi nga psoriaza”
Rebecca i shkruan prof. Saul-it:
“Doja vetëm t’jua bëj të ditur se unë tani jam e lirë nga psoriaza prej jush. Unë e kisha pasur atë nga mosha 8 vjeç mbi këmbët dhe krahët e mi dhe trupin, kudo që nga qafa poshtë. Ndryshe nga Franku juaj, psoriaza ime kurrë nuk ikte ose venitej nga koha në kohë; kjo ishte një gjë e përhershme. Kremrat e katranit e bënë atë të dhimbshme dhe që të rrjedhë gjak. Kështu që unë i përdora vetëm për disa muaj. “Pasi lexova faqen tuaj mbi psoriazën, unë agjërova me lëngje. Unë fillova të qartësohem në javën e parë dhe isha shumë e ngazëllyer! Doja të vazhdoja me lëngje derisa të zhdukej plotësisht (preferova lëngjet në vend që të alternoja me perimet e papërpunuara) kështu që vazhdova dhe kjo zgjati 10 javë. Lëkura ime në fund ishte e pabesueshme – aq e butë dhe e bukur. Pas agjërimit me lëngje të shtrydhur unë nisa të ha perime të papërpunuara dhe psoriaza ka qëndruar larg. Gjatë agjërimit konstatova se nëse pija lëng frutash, ndjehesha më mirë se vetëm me lëng perimesh. Kjo ishte kryesisht rrush, mollë, karota ose miksim i tyre.
Unë kam pasur edhe një si nishan të kuq mbi shpatullat e mia qëkur isha 8 vjeçe. Nuk e mbaj mend saktësisht si quhej, por specialistja e lëkurës tha se ishte e afërt me një lezion.” Kjo u zhduk në mënyrë pabesuëshëm në dietën me lëngje perimesh dhe frutash dhe tani mezi shquhet. Unë ende nuk mund të besoj plotësisht, që unë kam lëkurë krejtësisht të qartë. Është si një mrekulli. Sa herë që kam lexuar për dikë me psoriazë në një revistë apo gazetë, unë dua t’i gjej dhe t’u them: “Ka një shërim. Ju nuk duhet ta duroni këtë për pjesën tjetër të jetës suaj”. Unë dua ta bërtas atë nga çatia, nga dritarja. Askush nuk duhet ta mbajë vetëm për vete. Unë jam kaq mirënjohëse për të gjithë informacionin që ju ofroni. Ju faleminderit që më lejoni të ndjehem rehat me lëkurën time “.
Pjesë studimesh
Farat e lirit, trajtimi edhe mbi lëkurë si llapa
Linum usitatissimum L. (liri) kultivohet në të gjithë botën. Lulet karakteristike të vogla me petale blu ose të bardha, të vendosura në majat e fidaneve, janë mbledhur në tufa. Këto fara përmbajnë vaj i përbërë kryesisht nga trigliceridet e acideve yndyrore α-linolenik dhe linoleik si dhe polisaharide që përbëhen kryesisht nga acidi galakturonik. Fara e lirit ka veti anti-inflamatore, zbutëse dhe demuluese (qetësim i lëkurës). Përdoret për inflamacione lokale të lëkurës dhe furunkulozë në trajtën e kompresave ose llapave me farat të zbutura në ujë të ngrohtë që bëjnë një masë të butë viskoze. Akoma më mirë nëse farat e lirit lihen në ujin e tërshërës së egër (jo e bluar që shitet në market, por si bimë e korrur.
Tinktura e gjetheve të arrës vepron si indometacina
Juglans regia L. (arra) në studime dhe në traditat popullore ka treguar aktivitet astringent në varësi të përmbajtjes së taninës. Ekstrakti etanolik i gjetheve të arrës ka treguar aktivitet të fuqishëm anti-inflamator, po aq të fuqishëm sa indometacina, në edemën e putrave tek minjtë. Gjethja e arrës rekomandohet për trajtimin e inflamacioneve të buta, sipërfaqësore të lëkurës dhe djersitjen e tepërt të duarve dhe këmbëve. Në disa vende përdoret për të trajtuar zbokthin dhe kruajtjen e kokës, djegiet sipërfaqësore dhe djegien nga dielli dhe si trajtim qetësues ndaj kruajtjeve në problemet dermatologjike dhe si larje për plagë malinje dhe pustula. Një infuzion i pjesëve të barabarta të gjetheve të arrave dhe gjetheve të pansesë (manushaqja trikolor) është përdorur për ankesat e lëkurës tek fëmijët si trajtim lokal. Përdoret për të përgatitur fasha dhe banja të pjesshme të zonave të prekura të lëkurës. Aplikimi lokal në zona të mëdha të lëkurës nuk rekomandohet, për shkak të aktivitetit mutagjenik dhe kancerogjen të juglonit- përbërës aktiv tek gjethet e arrës dhe lëvoret e gjelbra të arrës.
Farat fenugreek për ulcerat dhe inflamacionet e lëkurës
Në natyrë, Trigonella foenum-graecum L. (fenugreek- një bimë e afërt me trëndelinën që rritet në jug të Shqipërisë) mund të në Indi, Kinë, Afrikën Lindore, Poloni. Ka gjethe komplekse, të trefishta, farat kanë një formë karakteristike rombike. Farat fenugreek përmbajnë polisakaride të mucilagës (galaktomannan) dhe saponina steroide. Bima është një produkt medicinal tradicional. Një fraksion nga ekstrakti metanolik i farës Trigonella foenum-graecum, që përmbante glukozide dhe derivate steroide, shfaqi aktivitet të rëndësishëm anti-inflamator në edemën e putrave të minjve. Në mjekësinë tradicionale, farat fenugreek përdoren nga jashtë për të trajtuar furunkulozën, ekzemën, ulcerat dhe inflamacionet lokale të lëkurës si llapa e përdorur mbi lëkurë ose shtohet në një banjë të nxehtë. Përdorimi tek fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeç nuk rekomandohet për shkak të të dhënave jo të plota për sigurinë.
Studimi i Department of Medicinal and Cosmetics Natural Products, Poznan University of Medical Sciences, Poland. Head: Prof. Gerard Nowak MD, PhD