Kjo vlen për ata që nuk suportojnë dot efektin e nxehtë të Niacinës, për t’i ndihmuar që të mos e ndërpresin trajtimin
Prof. Andrew Saul
Niacina është vitamina B-3, një prej vitaminave të tretshme në ujë e kompleksit të vitaminave B. Një nga vetitë unike të Niacinës është aftësia e saj për t’ju ndihmuar të relaksoheni natyrshëm dhe të flini më shpejt gjatë natës. Niacina ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit të dëmshëm në gjak. Një tjetër tipar i niacinës është aftësia e saj për të reduktuar në masë të madhe ankthin dhe depresionin. Një tipar tjetër i saj është se Niacina, Vitamina B3 zgjeron enët e gjakut dhe krijon një ndjesi nxehtësie e quajtur “flushing”. Kjo është shoqëruar shpesh me një ‘skuqje’ të përkohshme të lëkurës. Kur ju provoni këtë ndjesi, do të thotë se keni marrë niacin mjaftueshëm. Një ndjesi skuqjeje dhe djegieje do të ndihet në faqe, veshë, qafë, parakrahë dhe ndoshta gjetiu. Kjo nxehtësi e vogël niacine duhet të përfundojë për rreth 10 minuta apo më shumë. Nëse ju merrni shumë niacin, nxehtësia mund të jetë më e theksuar dhe më e zgjatur. Dozat e mëdha të niacinës me stomak bosh do të shkaktojnë nxehtësi më tepër. Dr. Hoffer shkruan: “Në doza të mëdha fillestare, nxehtësia është më e theksuar dhe zgjat më shumë. Por me çdo dozë shtesë, intensiteti i skuqjes ulet dhe në shumicën e pacientëve bëhet një telash i vogël, sesa një ngacmues. Niacina duhet gjithmonë të merret menjëherë pas mbarimit të vaktit.”
Rritni dozën gradualisht për të shmangur skuqjen
Unë kam gjetur se mënyra më e mirë për të kontrolluar me saktësi ndjesinë e skuqjes është që të filloni me sasi shumë të vogla të niacinës dhe ta rritnit gradualisht. Një metodë është që të filloni me një dozë minimale prej 25 miligram (25 mg) tri herë në ditë, pas çdo vakti. Ditën tjetër, të përpiqeni të merrni 50 mg në mëngjes, 25 mg në drekë dhe 25 mg në darkë. Një ditë më pas, të merrni 50 mg në mëngjes, 50 mg në drekë dhe 25 mg në darkë. Dhe, të nesërmen, 50 mg në secilin nga tre vaktet. Ditën pasuese merrni 75 mg në mëngjes dhe nga 50 mg përkatësisht në dy vaktet e tjera. … Dhe kështu me radhë. Duke rritur vetëm 25 mg në ditë, do të arrini të shmangni shqetësimin e skuqjes dhe nxehjes.
Nxehtësia, një tregues i rëndësishëm për nevojat e trupit
Është e vështirë të parashikohet një nivel kufitar për Vitaminën B3, sepse çdo njeri është i ndryshëm. Si rregull i përgjithshëm, nëse ju ndjeni skuqje që në fillim në një dozë të vogël, kjo mund të thotë se ju nuk keni nevojë për shumë niacin. Nëse skuqja nuk ndodh, derisa ju të keni marrë një sasi më të madhe, atëherë kjo tregon se trupi juaj është duke përdorur sasi të lartë të vitamins B3. Pra, nëse nuk keni skuqje kur merrni 25 mg, as kur merrni 50 mg, por keni skuqje kur merrni 75 mg në vakt, kjo është doza që ka nevojë trupi. Nëse ju ndjeni skuqje kur merrni 1000 mg, atëherë, kjo tregon se trupi ka nevojë për këtë sasi.
Kur trupi ndjen nxehtësi nga marrja e Niacinës, çfarë duhet të bëni? Kjo tregon një nivel ngopjeje me Niacin dhe ju mund ta shtoni vetëm pak dozën. Ju do ta merrni këtë dozë 3 herë në ditë. Për të fjetur më herët gjatë natës, niacina mund të merret para kohës së gjumit.
Varianti i Vitaminës B3 që nuk jep skuqje, më pak efektiv
Ekzistojnë doza të ndryshme të Niacinës të cilat mund të copëzohen më tej. Ju mund të përdorni dozat 50 mg, 100 mg ose 250 mg. Në varësi të rastit dhe diagnozës mund të jenë më të përshtatshme dozat më të mëdha si 500 deri në 1000 mg. Në qoftë se një tabletë Vitamin B3 (Niacin) është marrë me stomak bosh, një ndjenjë të nxehti do të ndodhë brenda 20 minutave. Nëse Niacin është marrë pas një vakti, ndjenja e të nxehtit mund të vonohet, saqë ju të keni harruar se keni marrë Niacinë. Nëse merrni Niacinën varianti që nuk shkakton nxehtësi, në fakt ky pretendim mbi kuti, mund të mos jetë krejtësisht i vërtetë dhe vetëm se ndjenja e të nxehtit mund të shtyhet. Nga ana tjetër, mungesa e të nxehtit nuk lejon të dallohet niveli i ngopjes me Niacin të trupit. Ky lloj i Vitaminës B3, e quajtur Niacinamide është edhe më e kushtueshme sesa Niacina e pastër. Ajo është gjetur shpesh në multivitamina, në vitaminat B-kompleks. Niacinamide nuk shkakton një ndjenjë të nxehti tek të gjithë. Sipas mendimit tim, ajo është më pak efektive në induktimin e relaksit dhe efekteve qetësuese. Niacinamide gjithashtu nuk ndikon në mënyrë të konsiderueshme në nivelet e kolesterolit në gjak.
Mbështetni B3-shin me ekipin e saj të vitaminave B kompleks
Është një ide e mirë për të marrë të gjitha vitaminat e tjera B-kompleks në një shtojcë të veçantë, përveç Niacinës. Vitaminat B kompleks, ashtu si lojtarët e bejsbollit, punojnë më mirë si ekip. Megjithatë, trupi duket se ka nevojë më shumë për Niacinë se për vitaminat e tjera B. Edhe rekomandimet zyrtare në SHBA (Recommended Daily Allowance (RDA) për Niacinën është shumë më tepër se për çdo tjetër Vitaminë B. Shumë mjekë e konsiderojnë kufirin e miratuar nga RDA për Niacinën prej vetëm 20 mg, si një sasi shumë të ulët për shëndetin optimal. Ndërsa qeveria vazhdon të diskutojë këtë kufi, është e mundur që të vendosni për veten tuaj, bazuar në suksesin e mjekëve që përdorin Niacin për pacientët e tyre çdo ditë.
‘Arsyeja që një lëndë ushqyese mund të shërojë sëmundje shumë të ndryshme është për shkak se një mangësi në një lëndë ushqyese mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme’. Andre Saul
Pyetja e lexuesit
A duhet të shkaktoj skuqje apo jo?
“Ne kemi mësuar shumë nga librat tuaj dhe ata na gëzojnë. Ne kemi përfshirë edhe disa nga sugjerimet tuaja në stilin e jetës tonë. Pyetja ime për ju është një përpjekje për të sqaruar atë, që duket të jetë një ndryshim i opinionit në lidhje me ndjenjën e të nxehtit që jep Niacina, një diferencë në opinionin tuaj dhe të Dr. Hoffer-it. Ai kishte shkruar se skuqja që jep Niacina tek shumë njerëz është normale dhe do të zvogëlohet ose do të shkojë larg, nëse pacienti vazhdon të përdorë Niacin në nivelin e rekomanduar prej tij, 3.000 miligram në ditë. Ju, megjithatë, gjendjen e skuqjes e shihni si një tregues se njeriu nuk ka mangësi për Niacin në dozën e skuqjes. Cila është e saktë apo unë e kam keqinterpretuar këndvështrimin? ”
Përgjigja e Andrew Saul
Kjo është ajo se se si e shoh unë: Në përgjithësi, njerëzit me shëndet mjaft të mirë, zgjedhin të rritin dozat e tyre gradualisht, në mënyrë që të minimizojnë skuqjen. Nëse ata e rrisin dozën ngadalë, ajo që unë përshkruaj është shumë e saktë. Për shembull, unë kam qenë duke marrë Niacin për vite me radhë, në doza të përditshme, por të ndryshme, në varësi të nivelit tim stresit apo futjes dietetike. Unë e kam kuptuar nga ndjenja e të nxehtit që kam provuar, se kur unë kam marrë mjaftueshëm për momentin. Ajo është sikur del nga uji i nxehtë. Dr. Hoffer është me shumë përvojë në rastet e rënda psikiatrike. Pacientë të tillë kanë një varësi nga Niacina, jo një mangësi të thjeshtë. Abrami Hoffer shkruan: “Ne jemi të dy të saktë. Shumica e njerëzve ndjejnë nxehtësi në fillim dhe gradualisht përshtaten, nëse e ndalojnë për disa ditë dhe pastaj e rifillojnë atë. Disa nuk mund të mësohen kurrë me të, dhe ata kanë nevojë të marrin variantin e Vitaminës B3, që nuk jep skuqje (Inositol). Por intensiteti i ndjenjës së të nxehtit është shumë i ndryshueshëm. Në përgjithësi njerëzit që kanë nevojë për të, skuqen më pak. Kjo përfshin artritin, skizofreninë dhe njerëzit e moshuar me probleme kardiovaskulare. Disa skizofrenë nuk ndjejnë nxehtësi dhe skuqje, derisa të kenë marrë një dozë të mirë. Por prania e skuqjes ose intensiteti i saj nuk mund të përdoren në mënyrë unike për të matur nevojën që ka shumë variabla të tilla si ushqimi në stomak, nëse pijet janë të nxehta apo të ftohta, çfarë lloj ushqimi apo ilaçesh të tjera janë marrë etj. ”
Dr. Hoffer: “Niacina nuk ka vrarë askënd”…
….Megjithatë, në rast përdorimi afatgjatë të dozave të mëdha, është mirë të kontrolloni mëlçinë
Një pikë e rëndësishme këtu është se Niacina është një vitaminë, jo një drogë. Niacina nuk kërkon recetë për shkak se ajo është se e sigurt. Ajo është një lëndë ushqyese, për të cilën të gjithë kanë nevojë çdo ditë. Njerëz të ndryshëm në rrethana të ndryshme kërkojnë sasi të ndryshme të Niacinës apo Vitaminës B3. Dr. Abram Hoffer thotë: “Kufiri i sipërm i dozës për një person është sasia e cila shkakton të përziera ose të vjella. Doza nuk duhet të qëndrojë në këtë kufi të sipërm. Gama e zakonshme e dozës është 3,000- 9,000 miligramë në ditë, e ndarë në tri doza, por herë pas here disa pacientë mund të kenë nevojë për më shumë. Doza toksike për qentë është rreth 5,000 miligram në 1 kilogram peshe trupore. Ne nuk e njohim doza toksike për njerëzit, Niacina kurrë nuk ka vrarë askënd.”
Skepticizmi i pashmangshëm i mjekëve dhe pyetjet në lidhje me sigurinë e provuar të niacinës dhe efektivitetin marrin përgjigjet më të mira në Psikiatrinë Ortomolekulare, redaktuar nga David Haëkins dhe Linus Pauling. Janë gati 700 faqe tekst mbi terapinë me Niacinë. Personat me çrregullime të mëlçisë, diabetit ose shtatzanisë, duhet që të monitorojnë përdorimin e sasisë së Niacinës nën mbikqyrjen e mjekut. Monitorimi në rastin e përdorimit afatgjatë të Niacinës është një ide e mirë për këdo. Pra, nëse përdorni për një kohë të gjatë Niacin, duhet të kontrolloni funksionin e mëlçisë me një test të thjeshtë gjaku.
Vitaminat sjellin ndryshime biokimike në tru
Vitaminat në doza të mëdha përmirësojnë funksionin mendor të të moshuarve
“Për sa kohë që përpunimi i ushqimit vazhdon të rrëmbejë nga ushqyesit thelbësorë, shëndeti mendor do të vazhdojë të bjerë. “- Abram Hoffer
Hulumtuesit e Mjekësisë Ortomolekulare thonë se e ardhmja e Psikiatrisë është në të ushqyerit, sepse ushqimi ka një histori kaq të gjatë, të sigurt dhe efektive në korrigjimin e shumë problemeve mendore. Ushqyes të tillë si grupi i vitaminave B janë më të suksesshëm, kur merren rregullisht, në doza relativisht të larta dhe sidomos kur merren bashkë me vitaminën C, acidet yndyrore esenciale nga vaji i peshkut dhe mineralet magnez dhe selen.
Denisa Kona/ Irfan Gjeçi
Mjekësia Ortomolekulare, siç e cilësoi fituesi i dyfishtë i çmimit “Nobel”, Linus Pauling, ka për qëllim për të rivendosë mjedisin optimal të trupit, përmes korrigjimit të mangësive ushqyese dhe zhbalancimeve të bazuara në biokiminë unike të çdo individi. Kjo është arritur duke përdorur substanca të njohura për trupin si minerale, vitamina, elementë në gjurmë (mikrominerale), acide yndyrore dhe aminoacide. Koncepti kryesor në mjekësinë ortomolekulare është se faktorët trashëgues mund të ndikojnë më shumë sesa vetëm karakteristikat fizike të një personi. Konfigurimet biokimike janë edhe ato të trashëguara. Rrugët biokimike në trup (zinxhiri i reaksioneve kimike të enzimave dhe faktorëve të tjerë) janë me interes në studimet e sëmundjeve të tilla si kanceri, skizofrenia, arteroskleroza dhe madje edhe depresioni, për shkak se kanë treguar se anomalitë specifike biokimike mund të izolohen si kontribues ose faktorë shkakësor të sëmundjes. Mjekësia Ortomolekulare synon për të korrigjuar problemet e shëndetit, përmes krijimit të ekuilibrit biokimik dhe kjo varet nga ushqimi.
Në shoqërinë perëndimore të sotme, industria ushqimore ka bindur shumë njerëz për të ngrënë ushqime të cilat janë të ndryshuara nga gjendja e tyre e parë dhe origjinale dhe tashmë janë ushqime të vdekura, ushqime shumë të rafinuara, të përpunuara. Prandaj, edhe kur hani nga këto ushqime të përpunuara, jeni ende të kequshqyer. Për të na bindur që të hamë këto ushqime, prodhuesit e ushqimit të përpunuar shtojnë ngjyra artificiale, ëmbëlsues artificialë dhe kimikate, që janë të gjitha modifikime artificiale. Dr. Abram Hoffer, një themelues i Mjekësisë Ortomolekulare, një herë tha: “Për sa kohë që përpunimi i ushqimit vazhdon të rrëmbejë nga ushqimi, ushqyesit thelbësorë, shëndeti mendor do të vazhdojë të bjerë”. Kur truri përdor oksigjenin dhe ushqyesit nga gjaku, që duhet t’i shkonte një organi tjetër, truri dhe gjithë sistemi qendror nervor fillojnë të ndjejnë efektet e mungesës biokimike, shumë kohë para simptomave të dukshme fizike. Për të patur shëndet të mirë, trupi dhe truri kanë nevojë për të stabilizuar ushqyesit.
Sëmundjet e shëndetit mendor, për shkak të mangësisë së ushqyesve në tru
Studiuesit raportojnë se problemet e shëndetit mendor duke përfshirë depresionin, çrregullimin bipolar, skizofreninë, çrregullimin e vëmendjes (ADHD) dhe çrregullimet e të mësuarit, maninë etj. shpesh kanë një shkak të përbashkët: ushqyesit e pamjaftueshëm në tru. Mjekët e ushqyerjes (nutricionistë) pohojnë se kura për këto probleme është që t’i japësh trupit ushqyes shtesë që i duhen, sidomos nën stres jonormal.
Hulumtuesit e Mjekësisë Ortomolekulare thonë se e ardhmja e Psikiatrisë është në të ushqyerit, sepse ushqimi ka një histori kaq të gjatë, të sigurt dhe efektive në korrigjimin e shumë problemeve mendore. Ushqyes të tillë si grupi i vitaminave B janë më të suksesshëm, kur merren rregullisht, në doza relativisht të larta dhe sidomos kur merren bashkë me vitaminën C, acidet yndyrore esenciale (EFA) nga vaj peshku dhe mineralet magnez dhe selen. Një përmbledhje e asaj që është studiuar, vijon më poshtë.
Siguria e vitaminave dhe mineraleve është e jashtëzakonshme dhe shpenzimet e tyre janë shumë më pak se kostoja e drogave të rrezikshme (që i quajmë gabimisht barna, edhe pse shumica nuk janë me prejardhje nga barishtet). Duke marrë 1.000 mg vitaminë B 3, 3 herë në ditë, shpejt shërohet depresioni i butë dhe i moderuar. Rezultatet dramatike janë arritur brenda një jave që nga fillimi këtij programi ushqyes, veçanërisht tek alkoolikët.
Ndonjëherë, një mungesë e thjeshtë si ajo e vitaminës D, shkakton depresion. 3.000 IU/ ditë nga të gjitha burimet mund të lehtësojë problemin. Ekspozimi në orët me diell ndryshon humorin e njerëzve. 3.000 mg/ në ditë ose më shumë Niacin (Vitaminë B-3), së bashku me të njëjtën sasi të vitaminës C, të marra në doza të ndara gjatë ditës, mund të trajtojë me sukses si skizofreninë, edhe çrregullimin bipolar. Vitaminat B-3, B-6 dhe Vitamina C si dhe mineralet magnez dhe zink, shpesh prodhojnë një përgjigje të mirë në njerëzit me ADHD (hiperaktivë dhe me çregullime të vëmendjes, që haset zakonisht tek fëmijët, por mund të vazhdojë edhe në mosha të tjera). Ky kombinim vitaminoz ka prodhuar rezultate të pëlqyera edhe në trajtimin e fëmijëve autikë. Ndërsa Vitamina B-6, folate (B-9) dhe B-12, të marra së bashku ulin nivelet e larta të homocisteinës në të moshuarit dhe përmirësojnë funksionin mendor të tyre.
Siç vë në dukje zbuluesi i vitaminave B, kryetar i Shoqërisë Kimike Amerikane në vitin 1957 dhe këshilltar për sëmundjet e zemrës, në Panelin Këshillues të Presidentit të Amerikësn, Nikson, Prof. Roger J. Ëilliams, PhD, ‘çdo individ ka nevoja të ndryshme ushqyese dhe përgjigjet ndryshe ndaj ushqyesve”.
Rrëfimi i Dr. Hoffer
Fëmija me çrregullime të sjelljes dhe të të nxënit
Në 1960, Bruce 7-vjeçar erdhi tek unë me babain e tij. Bruce ishte diagnostikuar me të meta psikike. Ai nuk mund të lexonte, nuk mund të përqendrohej duke zhvilluar probleme të rënda të sjelljes, si braktisja e shkollës pa dijeninë e prindërve. Ai do të dërgohej në klasa të veçanta për fëmijët me vonëse mendore. Ai sekretonte sasi të mëdha kryptopyrrole. E vendosa në trajtim me nikotinamide, një gramë. Brenda katër muajve, ai ishte mirë. Ai u diplomua nga shkolla e mesme, është i martuar tani, ka qenë i punësuar plotësisht dhe ka paguar tatimin mbi të ardhurat. Ai është një rast nga rreth 1500 rastet me ADHD që unë kam parë që nga 1960.
Pengimi i injeksionit me B12
Një mjek ortomolekular në Mbretërinë e Bashkuar testoi tek pacientët e tij mangësinë në vitaminë B12 dhe u injektoi këtë vitaminë në vena, (e cila mund të jetë shumë e vështirë të futet në gjak përmes zorrës). B12 u përdor në pacientët që vuajnë nga depresioni, lodhja kronike dhe sëmundjet e ndryshme neurologjike, përfshirë neuropatinë diabetike dhe pagjumësinë. Pacientët tashmë kishin nivele normale të B12 në serumin e gjakut, por autoritetet mjekësore britanike këmbëngulën që kjo terapi të ndalohet derisa të testohet, pavarësisht nga qindra suksese, para të cilave fatkeqësisht mjekësia zyrtare mbyll sytë, duke i quajtur ‘anekdota”!
1 Comment