Misioni

Kjo platformë synon edukimin shëndetësor të publikut mbi mjekësinë natyrore, dhe specifikisht mbi Mjekësinë Ortomolekulare. Platforma është hapur me propozimin e Prof. Andrew Saul, mbështetjen e International Society for Orthomolecular Medicine, ISOM dhe administrohet nga Denisa Kona dhe Irfan Gjeçi, dy themeluesit e Gazetës Molla e Shëndetit

Platfoma e Mjekësisë Ortomolekulare vjen për të bërë një ndryshim cilësor në informacionin për publikun, ashtu si edhe gazeta Molla e Shëndetit. Sepse zbulime ka shumë, por nuk gjejnë vend në portale dhe media dhe mbeten të panjohura për publikun. 

Ato mbeten në arkivat e bibliotekave ndërkombëtare. Paradoksalisht! Ndërkaq, ndonëse ka mijëra e mijëra kërkime, që vërtetojnë vlerat terapeutike të substancave natyrore, ato nuk studiohen prej mjekëve, nuk referohen në kumtesa dhe seminare ndërkombëtare, ku fokusi mbetet gjithnjë promovimi i medikamenteve dhe i metodave të reja kirurgjikale.

Për rrjedhim, mjetet e natyrës, edhe pse të vërtetuara shkencërisht për fuqinë e tyre, disa herë edhe për epërsinë ndaj medikamenteve, nuk gjejnë vend në protokollet zyrtare të mjekimit. Këtu ka një kundërvenie nga zbulimi, tek zbatimi dhe ky është paradoksi brenda vetë mjekësisë zyrtare. 

Sigurisht që Big Farma i korr fitimet nga sëmundjet ose duke i mbajtur sëmundjet nën kontroll, jo nga shërimi i tyre. Dhe këto interesa kanë arritur të infektojnë edhe të vërtetën në nivele shkencore. Por ndërsa një pjesë e shkencës, një pjesë e studimeve është e financuar nga Big Farma dhe industria ushqimore për të thënë të pavërteta, nga ana tjetër, është zëri i shkencëtarëve të ndershëm, mes tyre i shkencëtarëve ortomolekularë dhe për fat, ka mijëra studime të paimplikuara nga interesat ekonomike. 

Shkenca është korruptuar, por jo deri në pikën e politikës. Pikërisht për të qëmtuar, hulumtuar dhe shpjeguar informacionin, u ndërtua kjo platformë online, për të ndarë grurin nga egjra, për të ndarë shkencën e vërtetë nga ajo false, e superfinancuar për publicitet. Qëllimi i platformës është që zbulimet që rrinë në sirtare dhe duan 40 vjet të kthehen në praktikë mjekësore, për shkak të pengesave burokratike dhe interesave, t’i sjellë më shpejt tek njerëzit, t’i bëjë të përdorshme për të kursyer jetët njerëzore.

Përmes informacionit mund të ndryshosh botën dhe mund të arrish një ndryshim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve. Mjekësia Ortomolekulare është e përkushtuar në ofrimin e informacionit mjekësor natyror të bazuar në prova. Përmes aksesit të hapur, platforma u siguron mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, praktikuesve (shëronjësve popullorë dhe natyropatë), nutricionistëve, studiuesve dhe njerëzve të tjerë një burim për të përcaktuar vlerën terapeutike të vitaminave, mineraleve, bimëve dhe ushqimeve. Ne besojmë thellësisht se arsimi është i barabartë me fuqizimin dhe, që me edukimin, njerëzit kanë fuqinë të ndryshojnë jetën e tyre dhe jetët e të tjerëve. Një popull i shëndetshëm është më miqësor, më i fuqishëm dhe më i lumtur. Shëndeti natyror është rruga e lulëzimit dhe e mirëqenies, që aspiron çdo popull.

Përmes informacionit mund të ndryshosh botën dhe mund të arrish një ndryshim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve

Kush është Prof. Andrew Saul?

Andrew Saul është një nga recensentët më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Ai është një shkencëtar dhe kontribues i mahnitshëm. – Abram Hoffer, MD, PhD

Andrew W. Saul lindi dhe u rrit në Rochester, New York. Ai hyri në universitet në moshën 15 vjeç. Pas studimit në Universitetin Kombëtar Australian dhe Spitalin Canberra, ai mori diplomën e tij Bachelor të Shkencave në moshën 19 vjeç. Ai pastaj bëri punë pasuniversitare në Universitetin e Gana, Legon, Afrikën Perëndimore, etj. dhe gjithashtu në Spitalin Brigham në Boston. Pas pak, ai filloi të ligjërojë mbi historinë e kërkimit të ushqimit dhe terapinë me vitamina, dhe ishte në praktikë private si konsulent për 35 vitet e ardhshme. Ai vazhdoi arsimin e tij duke fituar tre Fellowships Mësimore të New York Empire State, duke fituar një Master Shkencash në 1989. Saul mësoi ushqimin, rigjenerimin, shkencën e shëndetit dhe biologjinë e qelizave për 9 vjet në Universitetin Shtetëror të New York-ut, dhe ushqimin klinik për Kolegji Chiropraktik në New York. Ai e përfundoi doktoratën e tij jo tradicionale në Etologji (biologji e sjelljes) në 1995. Bazuar në disertacionin e tij, ai krijoi www.DoctorYourself.com në 1999. Kjo tërhoqi vëmendjen e Dr. Abram Hoffer. Saul shërbeu si kolumnist për Gazetën e Mjekësisë Orthomolekulare duke filluar në 2002, Redaktor Kontribues nga 2003-2006, dhe Asistent Redaktor nga 2006-2010. Ai mbetet në Bordin Redaktues të Revistës së Mjekësisë Ortomolekulare. 

Saul dëshmoi para Parlamentit të Kanadasë në 2005 në emër të sigurisë së terapisë ushqyese. Në të njëjtin vit, ai themeloi Shërbimin e Lajmeve të Mjekësisë Ortomolekulare me qasje të lirë dhe ka shërbyer si Kryeredaktor për mbi 135 botime. Në 2006, ‘Psikologjia Sot’ e emëroi Saulin si një nga shtatë pionierët e shëndetit natyror. Ai ka fituar çmimin e Qytetarëve për Lirinë e Shëndetit, Ai është Drejtor Nderi i Institutit Gerson. Ai është autor dhe bashkëautor në 14 libra, duke përfshirë 4 libra me Abram Hoffer.

Denisa Kona

Përvoja ime si kryeredaktore e gazetës Molla e Shëndetit janë mijëra orë pune kërkimore mbi libra dhe revista shkencore, 15 vjet studime në Mjekësinë Natyrore, që zuri fill, qëkur mjekësia zyrtare dhe farmaceutika nuk mundën ta shërojnë mykun (kandidan sistemike) dhe më detyruan t’i futem vetëmjekimit. Unë bëra atë që thonë mjekët e mëdhenj amerikanë: “Merrni përgjegjësitë për shëndetin, në duart tuaja!” Përvoja ime duke shqyrtuar dokumentacionin shkencor bëhet e dukshme përmes botimit të gazetës MOLLA E SHËNDETIT. Kjo gazetë është avanguardë, ndryshoi perceptimin për mjekësinë natyrore duke e përcjellë atë në format shkencor, ndryshe nga mjekësia popullore (e cila mbart brenda saj përvoja të çmuara, sikurse edhe gabime). Kjo gazetë e ridimensionon qenien njerëzore, e emancipon mendimin përtej informacionit të thjeshtë për shëndetin. Arritja e saj kryesore- elektrizoi gjithë mediat dhe portalet shqiptare për mjekësinë natyrore dhe ndezi një dritë shprese për rimarrjen e shëndetit, tek njerëzit

Irfan Gjeci

Përpara se të hapnim gazetën Molla e Shëndetit, unë kisha një përvojë me programet natyrore të shëndetit, për t’u dhënë njerëzve të shpallur ‘të pashërueshëm” nga mjekësia zyrtare, një mundësi të re për t’u rimëkëmbur. Në këtë mision, udhërrëfyesi im ishte shkencëtari nobelist, prof. Louiss Ignarro i cili ndërmori fushatën globale “Iniciativa e Shëndetit të Zemrës”, një mision për të edukuar botën në lidhje me shëndetin e zemrës. Unë u bëra pjesë e kësaj levizjeje, që ai inicioi. “Shkenca në laborator, nëse nuk i shërben njeriut, nuk ka asnjë vlerë. Dhe që nga koha e eksperimentit, deri tek zbatimi i zbulimit, shpesh kalon një kohë tepër e gjatë, që nuk i shërben jetëve njerëzore’, tha 77-vjeçari, dr. Ignarro. “Prandaj atë që nuk po e bëjnë mjekët, do ta bëni ju. “Midis jush do të dalin ata, që do të bëhen mjekët e së ardhmes dhe do të edukojnë Njerëzimin për shërimin me ushqyesit…” Më pas ne u njohëm me gurthemeluesit e Mjekësisë Ortomolekulare dhe kemi arritur në konkluzionin se trajtimi ortomolekular dhe bimor janë rruga më efikase për arritjen e shëndetit.

Gazeta Molla e Shëndetit

Është gazeta e parë në Shqipëri, e dedikuar tërësisht për shëndetin natyror, që startoi në 1 qershor 2014 me Mjekësinë Ortomolekulare. Kjo gazetë erdhi si një mision i shenjtë për të ndihmuar çdo njeri, për një rritje të shëndetshme që nga fëmijëria deri në plakjen pa vuajtje. “Molla e Shëndetit” ishte dhe është përkrah jush në luftën ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, kancerve dhe sëmundjeve mendore të shtuara. Eksperienca jonë me suplementet ushqyese & bimore në takimet me mijëra njerëz u frymëzua nga gurthemeluesit e Mjekësisë Ortomolekulare, Mjekësisë Funksionale, Mjekësisë Holistike, Kardiologjisë Metabolike, Herbalizmit etj. Kjo u bë gazeta më e dashur për njerëzit dhe më e besueshme, pikë referimi për të vërtetën. Vizioni dhe misioni i kësaj gazete vijon edhe këtu.

Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Ortomolekulare

Është një organizatë jo fitimprurëse, e themeluar më……, me vendimin nr……të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo shoqatë është e miratuar për aktivitetin e saj nga International Society for Orthomolecular Medicine (Shoqëria Ndërkombëtare për Mjekësi Ortomolekulare). Me ngritjen e kësaj shoqate, Shqipëria shenjohet si vendi i 23-të, që aplikon Mjekësinë Ortomolekulare. Shoqata është e hapur për t'u zgjeruar me mjekë, herbalistë, natyropatë, dentistë, infermierë, studentë mjekësie etj... . Aktiviteti i Shoqatës synon shtrirjen e Mjekësisë Ortomolekulare në praktikën klinike në Shqipëri, si një alternativë e sigurt dhe rezultative….

Partnerët tanë

Përkrah nesh janë mjekët dhe shkencetarët e Mjekësisë Ortomolekulare dhe Mjekësisë Funksionale, si Prof. Andrew Saul, Prof. Dr. Atsuo Yanagisawa, President i International Society for Orthomolecular Medicine (ISOM) dhe president i Japanese Society for Orthomolecular Medicine (JSOM) , Prof. Adolfo Panfili, Associazione Internationale di Medicina Ortomolecolare (AIMO) Itali, Dr Thomas E Levy, njeherësh kardiolog dhe jurist për të mbrojtur në gjykatë praktikat e mjekësinë ushqyese, Dr. Ilyes Baghli, President i Algerian Society for Nutrition and Orthomolecular Medicine (SANMO), kardiologu amerikan Dr. William Davis, kardiologu Stephen Sinatra, themelues i Kardiologjisë Metabolike, mjeku i familjes Klinton, Dr. Mark Hyman, përfaqësues i Mjekësisë Funksionale, endokrinologu Prof. David Hoffer, i biri i gjigandit të Psikiatrisë Ortomolekulare, Abraham Hoffer etj shoqata simotra për mjekësi ortomolekulare në vende te ndryshme….

M

Libraria Molla e Shendetit

Libraria Bio Shëndeti