Dr. Hoffer: Mjekimi që përmbys sëmundjet koronare dhe ul kolesterolin e keq

Vitamina B3, një trajtim superior jo vetëm për depresionin dhe artritet, por edhe për sëmundjet koronare

Nga Abramit Hoffer, M.D., Ph.D.
Në 1954 ishte e pamundur të parashikoja apo të paramendoja se problemi me gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve, një ditë pas 31 vjetëve, do të më çonte në një zgjidhje të dobishme për njerëzit me sëmundje koronare të lidhura me metabolizmin e kolesterolit dhe lipideve. Dhëmbët e mi ishin të lëvizshëm në rrënjë dhe mishrat e dhëmbëve të mi rridhnin gjak. Duke pasur mungesa në vitaminë C, kishin vështirësi të rigjeneroheshin. Përfundimisht unë u pajtova me idenë se dhëmbët e mi do t’i humbisja së shpejti.
Bashkë me pacientët, fillova dhe unë trajtimin me Niacinë
Por në këtë kohë unë kam qenë duke trajtuar me niacin (Vitamin B3) pacientët me skizofreni dhe me sëmundje të tjera. Në këtë kohë, unë fillova gjithashtu ta marr edhe vetë këtë vitaminë, 1 gram pas çdo vakti, dmth 3 gram në ditë. Unë e bëra këtë, sepse doja të provoja ndjesinë e të nxehtit që provonin pacientët e mi, në fillimet e tyre kur merrnin niacin, efekt që zbehej gradualisht me përdorimin e vazhdueshëm të niacinës (Vitamina B3). Kështu kisha mundësinë që të diskutoja këtë reagim me pacientët e mi. Kam pasur edhe një përplasje, jam akuzuar në rrethet mjekësore për pakujdesi në mjekim, duke shpërfillur efektet anësore të Niacinës. Askush prej tyre nuk mund ta imagjinonte se si një mjek, trajtimin për pacientët e bashkëshoqëron duke e provuar në trupin e tij, sepse askush prej tyre nuk e kishte bërë këtë gjë. Unë nuk do të isha në gjendje të përdorja argument të fortë mbrojtës, nëse nuk do ta kisha përdorur vetë këtë dozë të madhe të Niacinës. Një nga mbrojtjet e mia ishte se unë e kisha provuar vetë për të paktën tre muaj, pa vuajtur ndonjë pasojë serioze. Unë duhet të pranoj, që nuk e mora Niacinën për të kundërshtuar akuzat dhe nuk e kisha diskutuar këtë me ndonjë avokat gjyqësor. Arsyet e mia ishin praktike: Doja të shikoja efektet anësore të Niacinës dhe të testoja veprimin mbi aktivitetin mendor. Madje, unë nuk kisha ndërmend të trajtoja mishrat e dhëmbëve.
Dy javë, pasi kisha filluar të marr Vitaminën B3 (Niacinën), mishrat e mi të dhëmbëve ishin normalizuar. Unë furçosja dhëmbët në mëngjes dhe befasia ishte që nuk kisha gjakderdhje! Dentisti im konfirmoi se mishrat e mi të dhëmbëve nuk ishin më të acaruar dhe unë ende i kam shumicën e dhëmbëve. Përfundimisht unë arsyetova se Niacina (Vitamina B3) ka ringjallur aftësinë e indeve të mia për të riparuar vetveten më shpejt sesa procesi procesi i dëmtimit gjatë përtypjes.
Takimi vendimtar me Dr. Altschul…
Disa muaj më vonë, unë u afrua nga Prof. Rudl Altschul, Kryetar i Departamentit të Anatomisë, Kolegji i Mjekësisë, Universiteti Saskatcheëan. Ai kishte shpjeguar Neurohistologji dhe unë kam qenë një nga studentët e tij. Prof. Altschul kishte zbuluar se si ‘të shkaktonte’ arterosklerozën në lepuj. Ai i ushqeu ata me një tortë të pjekur nga gruaja e tij, Anna, që ishte e mbingarkuar me të verdha vezësh. Lepujt e ushqyer me të verdhat e vezëve, zhvilluan hiperkolesterolemi me shpejtësi dhe më vonë, edhe lezione arteriosklerotike në enët e tyre të gjakut (koronaret). Duhet të themi, se një sasi e madhe vezësh tek lepujt ka ndikim shumë më të madh sesa mbi kolesterolin e njeriut, për shkak se lepuri nuk është projektuar nga natyra për të kosumuar ushqim me kolesterol dhe se ai ka peshë shumë të vogël trupore. Prof. Altschul kishte zbuluar gjithashtu, se rrezatimi me rreze ultravjollcë mbi lepujt me hiperkolesterolemi, ulte nivelet e tyre të kolesterolit. Ai donte të shtrinte këtë hulumtim mbi njerëzit, por një mjeku në Saskatoon nuk i lejohej të provonte mbi pacientët. Njerëzit që marrin bollshëm rrezet e diellit në jug të botës mund të pyesin, pse ky trajtim kishte marrë përgjigje negative si “i rrezikshëm”.
Ky ishte momenti kur Prof. Altschul m’u afrua mua, që në atë kohë isha Drejtor i Kërkimeve Psikiatrike në Departamentin e Shëndetësisë, Saskatchewan. Ne ramë dakord për të ofruar trajtimin e Niacin për mijëra pacientë në dy spitalet mendore, pasi ramë dakord edhe me Dr.Humphry Osmond, Superintendent i Spitalit Saskatchewan në Weyburn. Disa javë më vonë Prof. Altschul erdhi në Regina me tren dhe unë çova me makinën time në Weyburn për të takuar Dr. Osmond dhe stafin e tij. Gjatë rrugës, ai më tregoi një shqyrtim interesant se si e shikonte problemin e arteriosklerozës, të cilën e konsideronte një sëmundje të shtresës së brendshme të enëve të gjakut (endoteliumit). Ai dha hipotezën, se shtresa e brendshme e arterieve kishte humbur aftësinë për të riparuar si duhet dhe në kohë vetveten. Sapo dëgjova këtë, unë menjëherë e çova mendjen te mishrat e mi të dhëmbëve dhe gjakderdhja që kisha pasur prej tyre. Unë pastaj ia thashë prof. Altschul përvojën time me Niacinën dhe e pyeta nëse ai do të ishte i gatshëm që ta provonte Vitaminën B3. Pra, a do kishte ajo të njëjtin efekt, që kishte pasur në ndalimin e gjakderdhjes nga mishrat e mi të dhëmbëve, edhe mbi shtresën e endoteliumit? Ne do të donim të provonim fuqinë e saj anti-arterosklerozë. Prof. Altschul u intrigua dhe ra dakord, për ta shqyrtuar idenë time. I dërgova menjëherë 1 kg Niacin (Vitamin B3) të pastër, Niacin e kristaltë nga një furnizim që kisha marrë falë mirësisë së Merck dhe kompanisë së tij.
Një mbrëmje, rreth tre muaj më vonë, kam marrë një telefonatë nga Prof. Altschul i cili filloi të bërtasë: “Ajo punon! Ajo punon!” Pastaj ai më tha se i kishte dhënë niacin lepujve të tij me hiperlipidemi (lipide të larta). Dhe brenda pak ditësh, nivelet e tyre të kolesterolit ishin kthyer në normalitet. AI KISHTE ZBULUAR SUBSTANCËN E PARË HIPOKOLESTEROLEMIKE (nga hipo-i ulët). Kompanitë e drogave kanë shpenzuar miliona për të gjetur një mjekim të tillë. Por a mund të vepronte ajo edhe në njerëz? …

Ekperimenti, nga lepujt tek njerëzit

Zbulimi mahnitës: Niacina ul kolesterolin dhe trigliceridet

Dr. Hoffer vazhdon rrëfimin në letrën e botuar hollësisht, për shkak të rëndësisë së saj…”Ditën tjetër unë iu afrua Dr. J. Stefanin, patolog në Spitalin e Përgjithshëm, Regina. Unë kam qenë një konsulent biokimik për të. Kërkova ndihmën e tij në disa eksperimente njerëzore. Unë e sigurova atë, se Niacina ishte e sigurt dhe ne do të duhet t’u japim disa gramë në ditë pacientëve. Ai ra dakord menjëherë. Ai tha se do të urdhëronte laboratorin për të shqyrtuar nivelet e kolesterolit në gjak tek pacientët, para se të merrnin Niacinën dhe më pas. Disa javë më vonë, të dhënat e mbledhura treguan se Vitamina B3 uli nivelin e kolesterolit tek pacientët. Sa më e madhe doza, aq më e madhe ishte rënia. Ne i publikuam rezultatet tona (Altschul, Hoffer dhe Stefanin, 1955). Ky raport ishte pikënisja për studimet që përfundimisht provuan se Niacina rrit jetëgjatësinë. Në të njëjtën kohë që ne shqyrtuam efektin e Vitaminës B3 mbi nivelet e kolesterolit, shkencëtarët rusë gjithashtu matën efektin e vitaminave mbi lipidet e gjakut, por ata kanë përdorur fare pak B3 dhe kështu që nuk gjetën asnjë ulje të rëndësishme të kolesterolit (Simonson dhe Keyes, 1961).
Konstatimi se Niacina ulur kolesterolin u konfirmua shpejt nga eksperimentuesit Akorit, Berge, McKenzie, Barker (1956) si dhe Parsons (1961, 1961a, 1962) në Klinikën Mayo e cila filloi trajtimin me Niacin për uljen e kolesterolit. Që atëherë është pohuar si një agjent normalizues për kolesterolin, dmth ajo rrit lipoproteinat me densitet të lartë (këto janë grimcat e kolesterolit të mirë HDL) dhe pakëson lipoproteinat me densitet të ulët- grimcat e kolesterolit të keq, (LDL). Po ashtu, ul edhe trigliceridet. Grundy, Mok, Zechs dhe Berman (1981) gjetën se Vitamina B3 ul kolesterolin me 22% dhe trigliceridet me 52%. “Me sa dimë ne, asnjë trajtim tjetër i vetëm, nuk ka një potencial të tillë, për uljen e kolesterolit dhe triglicerideve së bashku.”
Grundy, Mok, Zechs dhe Berman (1981) gjetën se Vitamina B3 ul kolesterolin me 22% dhe trigliceridet me 52%. “Me sa dimë ne, asnjë trajtim tjetër i vetëm, nuk ka një potencial të tillë, për uljen e kolesterolit dhe triglicerideve së bashku.”
editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *