Teoria e Vitaminës C, beteja për triumfin e së vërtetës

Gjigandi amerikan

Teoria e Vitaminës C, beteja për triumfin e së vërtetës

Seriali Linus Pauling, intervista e shkencëtarit nobelist për zbulimet e mëdha dhe se si ai, një farmakolog dhe fizikan u bë i interesuar për shëndetin përmes të ushqyerit

“Dy studiues në Kanada kishin zbuluar, se doza shumë të mëdha të niacin (Vitamina B3) ishin shpesh të dobishme për pacientët që vuajnë nga skizofrenia. Pastaj Hoffer dhe Osmond filluan të administrojnë doza të mëdha të vitaminave C. Kjo më intrigoi mua…”

Konspiracioni

Ne jemi të varfëruar kronikisht me Vitaminë C, por nëse njerëzimi do të marrë doza të mëdha prej kësaj vitamine, për disa vite do të ketë triumfuar mbi epidemitë, duke parandaluar ose kundërshtuar sëmundje të shumta, (që nga sëmundjet ngjitëse, kardiovaskulare dhe çdo lloj sëmundjeje vdekjeprurëse), siç tregohet nga Linus Pauling, Irwin Stone, Dr. Klenner MD, Cathcart MD, Archie Kalokerinos MD, e shumë të tjerë. Por mafia mjekësore e ka shtypur këtë njohuri, kryesisht duke e injoruar plotësisht atë, ndërsa përpjekja e tyre e fundit, është për ta shtypur atë. Sipas Owen Fonorow, Vitamina C si ilaç do të shkatërrojë plotësisht industrinë mjekësore, e cila është arsyeja pse ata janë mjaft të lumtur për të lënë miliona njerëz të vdesin ose të vuajnë…

 

By Kas Thomas
January/February 1978

Dy vjet më parë, redaktorët e revistës së shquar britanike “New Scientist” e renditën dy herë fituesin e çmimit Nobel, Linus Pauling, si një 20 shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Pak dijetarë të historisë së shkencës do të vinin në pikëpyetje urtësinë e këtij vlerësimi. Lidhja në mes natyrës fizike dhe lidhjeve kimike, struktura dhe funksioni i hemoglobinës, simetria tre-dimensionale e ADN-së (substancës gjenetike), testimi atmosferik i armëve bërthamore dhe efektet shëndetësore me dozat e mëdha të vitaminës C…i atribuohen punës së Linus Pauling, pionier në këto fusha. 40 vjet kontribut në kimi dhe mjekësi përbëjnë ndoshta trungun më të madh të hulumtimit amerikan.

Pyetje: Dr. Pauling, shumica e njerëzve, me sa duket, mendojnë për emrin tënd si një lidhje mes të ushqyerit dhe mjekësisë. A nuk është kështu, edhe pse ju nuk keni pasur ndonjë trajnim formal në këto fusha?
Po, kjo është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam ndjekur një kurs në biologji. As një kurs në biokimi.

-Ju mendoni për veten si një farmakalog dhe fizikan…Është kjo e saktë?
Po. Unë jam specializuar në kimi, fizikë dhe matematikë. Gradat e mia janë në këto fusha dhe një nga librat e mi të parë është “Hyrje në Mekanikën kuantike”.

-Kur dhe si jeni bërë të interesuar për problemet e natyrës biologjike?
Për shumë vite që nga 1922 deri më 1933 kam punuar kryesisht me substanca inorganike, substanca që kishin 10, 20 apo 30 atome në çdo molekulë. Por pastaj, rreth vitit 1934, fillova të pyes veten, në lidhje me molekulat e mëdha në organizmat e gjalla, molekulat e proteinave që përmbajnë me mijëra atome. Puna e parë në këtë fushë është një studim për fuqinë e kombinuar të hemoglobinës me oksigjen. Siç e dini, qelizat e kuqe në gjakun tonë, marrin oksigjen sepse ato përmbajnë molekula të hemoglobinës. Më rezulton se kurba e ekuilibrit të hemoglobinës me oksigjen ka një formë të çuditshme dhe kam punuar një teori për ta shpjeguar atë.
Tjetra, kam vendosur për të studiuar bashkëveprimet e molekulave të hemoglobinës me fushat magnetike. C.D. Coryell, një nga studentët e mi, kishte bërë një zbulim të habitshëm: domethënë, gjaku arterial shtyhet nga një magnet, ndërsa gjaku venoz (në vena) tërhiqet.
Në vitin 1936, unë isha ftuar për të shkuar në Nju Jork për të mbajtur një leksion në Institutin Rockefeller për Kërkime Mjekësore, në lidhje me këtë punën e hemoglobinës. Në atë kohë, Karl Landsteiner, njeriu i cili zbuloi grupet e mëdha të gjakut, A, B, AB dhe 0 dhe më pas mori çmimin ‘Nobel’ për këtë zbulim, ishte anëtar i Institutit Rockefeller dhe mori pjesë në leksionin im. Më pas, ai më pyeti, nëse unë doja të vija në laboratorin e tij dhe të bisedonim për imunologjinë, një zonë në të cilën ai kishte bërë shumë punë. Unë kam folur me të dhe u përpoqa për të kuptuar shqetësimet e tij. Në fakt, isha i hipnotizuar nga këto probleme kur nisa të punoj me to, pasi u ktheva në Kaliforni. Nga 1940, kam pasur një grup shumë aktiv që punonte me mua në Cal Tech mbi problemet e imunologjisë, që përfshijnë problemet e antitrupave, antigjeneve, antitoksinat, alergjitë, gjëra të këtij lloji. Pra, kjo ishte një mënyrë se si jam përfshirë në fusha biologjike dhe mjekësore.

-A nuk ishit ju, që bëtë disa punë pioniere për aneminë prej qelizave-drapër?
Në vitin 1945, kam pasur idenë se anemia me qelizat e gjakut në formë gjarpri, në kundërshtim me atë që ishte menduar, nuk ishte një sëmundje e qelizave të kuqe, por një sëmundje e molekulës së hemoglobinës. Në vitin 1949, nxënësit e mi botuan një letër me këtë temë: “Anemia qeliza- drapër, një sëmundje molekulare”. Kjo letër çoi në një punë të madhe, duke përfshirë qindra njerëz mbi problemin e hemoglobinës jonormale.

-Si ndodhi që ju të kapërcenit prej këtyre fushave, në problemet e të ushqyerit?
Dr. Itano i cili ishte një oficer i Shërbimit Shëndetësor Publik SHBA, erdhi në laboratorin tim një ditë në në vitin 1946. Ai mori Ph.D. (gradën profesor) me mua dhe më pas vazhdoi kërkimet në laboratorin tim si një akademik, i mbështetur nga Shërbimi i Shëndetit Publik. Por në vitin 1954, Shërbimi i Shëndetit Publik e dërgoi Dr. Itano përsëri në Uashington. Unë vendosa që të mos konkurroj me të në fushën e anemisë së trashëguar hemolitike dhe u bëra i interesuar për disa sëmundje të tjera me bazë molekulare.

Po mendoja të studioja disa sëmundje të rëndësishme. Kanceri, natyrisht, ishte një mundësi, por edhe sëmundjet mendore. Në fund të fundit, unë zgjodha për të punuar në sëmundjet mendore, për arsye se pothuajse të gjithë ishin duke bërë kërkime mbi kancerin, ndërsa praktikisht askush nuk është duke bërë asgjë në fushën e sëmundjes mendore. Kjo ishte 23 vjet më parë.

Kështu në vitin 1954, mora një grant nga Fondacioni Ford dhe ngrita një grup studimi për të punuar mbi bazën molekulare të sëmundjes mendore. Kjo punë vazhdoi për 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe kam mësuar për punën e Hoffer dhe Osmond. Këta dy studiues në Kanada kishin zbuluar, se doza shumë të mëdha të niacin (Vitamina B3) ishin shpesh të dobishme për pacientët që vuajnë nga skizofrenia. Pastaj Hoffer dhe Osmond filluan të administrojnë doza të mëdha të vitaminave C dhe B3 për pacientët e tyre me skizofreni. Kjo më intrigoi mua. Unë kam qenë i hipnotizuar nga ideja se këto substanca, (të cilat ju zakonisht i merrni në sasi shumë të vogla, 16 miligramë në ditë Vitaminë B3 dhe 45 mg Vitaminë C), kanë efekte të vlefshme shëndetësore në sasi 100 apo 1.000 herë më të madhe se kjo futje e zakonishme dietike.

-Çfarë bëtë më pas?
Fillova kërkimin në literaturë për të gjetur nëse vitamina apo substanca natyrale mund të jenë efektive në promovimin e shëndetit të mirë, kur merren në sasi të mëdha. Unë nuk u futa në tekstet shkollore mbi të ushqyerit. Unë shkova tek letrat origjinale, raportet origjinale shkencore mbi të cilat bazohen tekstet shkollore. Madje kërkova atë që kishin vëzhguar dhe ndoshta për fat kam gjetur një ide të pranuar se doza të mëdha të vitaminave mund të jenë klinikisht të dobishme.

-A është kjo befasi, që ju nxiti të shpiknit termin “orthomolekular”(veprim në nivel molekular në superdoza)?
Po, kjo është e drejtë. Në vitin 1967 kam shkruar një artikull “Psikiatria Orthomolekulare”, që u botua në 19 prill 1968 kur kam futur fjalën “orthomolecular”. Orthomolekular, do të thotë- fjalë për fjalë – “molekulat e duhura në sasinë e drejtë”. Në praktikë, kjo do të thotë të ndryshosh sasinë e substancave natyrore si vitaminat, aminoacidet dhe kështu me radhë në trupin e njeriut, derisa të gjesh atë që korrespondon me përqendrimet e nevojshme për të mirën e shëndetit. Mendova se kjo mund të jetë një fushë mjaft e rëndësishme e mjekësisë dhe zgjodha fjalën “orthomolekular”, sepse kjo ishte më e gjerë në fushëveprim, se termi “megavitamin”, që tashmë është duke u përdorur në një kontekst të ndryshëm.

 

Fëmijëria e Pauling

9 vjeç kishte lexuar Biblën dhe Darvinin

Dashuria e Linus Pauling me shkencën filloi në vitin 1910, kur ai ishte 9 vjeç, pasi Linus kishte lexuar çdo libër në bibliotekën e babait të tij, farmacist në Portland-Oregon. Pas kësaj, i ati i shkroi redaktorit të një gazete lokale, që t’i sugjeronte një listë librash për një djalë me “interes të jashtëzakonshëm dhe aftësi në lexim”. “Dhe mos më thoni për origjinën e specieve të Darvinit apo për Biblën, pasi ai tashmë i ka lexuar ato…”, shkruante i ati. “Unë kujtoj që e kam lexuar Biblën në një moshë të re, por fjala e babait tim është e vetmja provë, që unë kisha lexuar Origjinën e llojeve të Darvinit para moshës 9 vjeç, tregon vetë Pauling.- Babai im kishte një ndikim në mënyrën time të të menduarit dhe unë kisha kureshtje të shihja përzjerjet e substancave në dhomën e pasme të farmacisë së tij.”

Fëmijëria e Linusit nisi si e çdo fëmije, me një kureshti të veçantë për botën e gjallë, insektet dhe vijoi me natyrën e Universit. Me kalimin e kohës, ai u bë gjithnjë e më shumë i interesuar dhe kur ishte 12 vjeç, interesi i tij i ri ishin shkëmbinjtë dhe mineralet. “Unë mblidhja shumë- shumë, përveç rubinëve dhe kam lexuar shumë për mineralet. Pastaj kur isha 13 vjeç, u bëra i interesuar në kimi, për fenomenet se si një substancë konvertohej në një tjetër substancë, ose dy substanca reagonin për të prodhuar një substancë të tretë, me cilësi mjaft të ndryshme”…

Karriera prej shkencëtari është e jashtëzakonshme, por ne po i japim vend këtu intervistës së tij dhënë pranë fermës së tij në Kaliforni, e cila vjen e transkriptuar nga Kas Thomas.

 

 Vitamina C, dozat e vogla, asgjë e përbashkët me megadozën

PAULING: Besova se do të plakem me Vitaminën C

 

“Dozat e rekomanduara 60 mg në ditë janë jashtëzakonisht të vogla dhe nuk i përgjigjen nevojave për shëndet të mirë”

 “Pas 30 vitesh kur merrja 100 mg në ditë, nisa të marr me gruan time nga 10 gramë Vitaminë C. Pas kësaj formulova Teorinë Orthomolekulare, që tregon se ka një dozë të caktuar kur Vitamina C ka efekt molekular”

 -Çfarë ju bëri të interesuar për Vitaminën C- acid Askorbik, në mënyrë specifike?
Në mars 1966, unë isha në Nju Jork për të pranuar Medaljen ‘Neuberg Carl’. Në darkë mbajta një fjalim. Unë kam folur në lidhje me shumë zbulime të shquara shkencore, që ishin bërë gjatë 50 viteve të fundit dhe që vazhdojnë të bëhen. Sigurisht, unë shpresoja se do të jetoja një kohë të mjaftueshme, për të parë se çfarë do të zbulohet në 15-20 vitet e ardhshme. Një muaj më vonë, në prill, kam marrë një letër nga një biokimist, Irëin Stone, i cili kishte marrë pjesë në prezantimin e dhënies së çmimeve në Nju Jork. Me sa duket, gjërat që kisha thënë në lidhje me dëshirën për të jetuar edhe 20 vjet, e prekën atë, sepse në letrën e tij ai më tha se ai do të donte të më shihte me shëndet të mirë jo për 15-20 vjet, por për 50 vjet e më shumë! Ai më dha një përshkrim të një konsumi të lartë të acidit Askorbik, që kishte zhvilluar për tre dekada dhe më tha se në qoftë se unë do të marr sasi të mëdha të vitaminës C, ajo do të përmirësojë shëndetin tim. Për të mbështetur kërkesën e tij, më dërgoi katër hulumtime që kishte botuar mbi marrëdhëniet në mes të vitaminës C dhe shëndetit të mirë.

-A ju erdhi e papritur kur Dr.Stone ju tha se mund të jetonit pesëdhjetë vjet?
Oh yes! (të qeshura). Unë nuk e besova. Unë nuk jam i sigurt nëse nuk e besoj ende. Por kam lexuar letrat e tij dhe pas kësaj, sigurisht, gruaja ime dhe unë, të dy filluam të marrim doza të mëdha të vitaminës C, 3 gramë në ditë, që ishte ajo që Dr. Stone kishte rekomanduar.

-A e vëreni ndonjë gjë tjetër pas fillimit të regjimit me dozë të lartë të Vitaminës C, të rekomanduar nga Dr. Stone?
Gruaja ime dhe unë, të dy vumë re një ndjenjë në rritje të mirëqenies dhe ishim më rezistentë ndaj ftohjes. Para pranimit të letrës së Dr. Stone-s, unë merrja 100 miligramë vitaminë C në ditë për 30 vjet, por kjo natyrisht nuk ishte e mjaftueshme për të më mbajtur mua në shëndet optimal dhe unë kam kaluar ftohje të rënda disa herë gjatë këtyre viteve. Pasi fillova të marr 3 gramë çdo ditë, ftohja ishte një ngjarje e shkuar.

 -Ishte kjo koha kur filloi për herë të parë “kryqëzimi” për vitaminën C?
Oh jo. Unë nuk kisha marrë ende një qëndrim publik për vitaminën C dhe të ftohurin, deri disa vite më vonë. Ja çfarë ndodhi në vitin 1969. Unë isha i ftuar për të folur në ceremonitë e hapjes së një shkolle të re mjekësore në Nju Jork, “Mount Sinai Medical School”. Kishin ftuar disa njerëz për të folur në këtë ceremoni dhe unë kam pasur rreth 10 minuta kohë të flas për vlerën e Vitaminës C në parandalimin e ftohjeve, si diçka e rëndësishme në mjekësi. E pra, një nga profesorët të cilët morën pjesë në ceremoni, shkroi një artikull shumë të ashpër, duke më sulmuar për këtë deklaratë në lidhje me vitaminën C. Ai tha: “A doni të mbështesni vitaminën sharlatane, që t’i shkaktoni humbje publikut amerikan qindra miliona dollarë në vit? A mund të më tregoni një studim të vetëm, që tregon se vitamina C ka ndonjë vlerë më shumë se një hapje qetësuese e padëmshme në luftën kundër ftohjeve?” Dhe sigurisht i ofrova jo 1, por 6 raste të tilla të dokumentuara nga literatura. Pastaj i çova porosi për një studim më të hershëm të vitit 1961 të shkruar gjermanisht nga Ritzel.

Por ai tha se ishte shumë i zënë për të kërkuar referencën për Ritzel. E pra, kam bërë një fotokopje të letrës së Ritzel, që ai të mos gjente justifikim. Pastaj ai më shkroi: “Unë nuk jam i impresionuar nga puna e Ritzel”. Unë i shkrova atij se ju nuk mund të thoni thjesht se ju nuk jeni “impresionuar” nga puna… ju duhet të keni një arsye. Sot e kësaj dite, ky profesor vazhdon të shkruaj artikuj duke thënë se askush nuk përfiton nga marrja e vitaminës C shtesë dhe ai refuzon të shikojë dëshmitë. Rezultati i të gjithë kësaj ishte se unë u bëra mjaft i irrituar nga ky qyqar dhe vendosa se duhet të bëj diçka. Kështu që u zhyta në studime dhe për dy muaj shkrova librin ‘Vitamina C dhe ftohjet”.

-Kjo ishte në vitin 1970?
Po, verën e vitit 1970 dhe libri u botua në 17 nëntor. Ju e dini, unë mendoj se interesi im për vitaminat është zhvilluar deri në atë masë, për shkak të dështimit të dukshëm të mjeteve mjekësore dhe ushqimore.

-A është pretendimi juaj ku, se nuk ka studime që hedhin poshtë idenë se vitamina C ndihmon në parandalimin e ftohjeve? A nuk ekzistojnë studime të tilla?
Në librin tim të fundit “Vitamina C, ftohjet dhe gripi”, janë përfshirë 14 hetime të kontrolluara. Studimet përfshinin dy grupe -grupin e “Vitaminës C” dhe grupin e tabletës “placebo” (efekti placebo do të thotë ndikim psikologjik,  përmirësimi me autosugjestion, nga përdorimi i një tablete pluhur pa asnjë lloj efekti). Asnjë nga dy grupet nuk e dinte, nëse po merrte tableta Vitaminë C apo hapje të padëmshme, të padallueshme si acidi citric. Dhe të 14 studimet treguan efekt mbrojtës më të madh nga vitamina C, por kjo nuk do të thotë se kishin të gjithë të njëjtin rezultat sepse edhe dozat e vitaminës C që u dhanë, ishin të ndryshme. Madje, edhe personat që morën të njëjtën sasi të acidit Askorbik dhanë rezultate të ndryshme, sepse përfaqësonin popuj të ndryshëm të rritur në kushte të ndryshme temperaturash. Por gjëja kryesore ishte që çdo studim tregoi një efekt të dukshëm mbrojtës të vitaminës C, madje edhe në ato raste kur studiuesit thanë se nuk pasur një efekt mbrojtës.

-Prisni një minutë…kjo do të thotë që disa studiues nxorrën konkluzion të gabuar nga rezultatet e tyre?
Po, kjo është.

-A mund të jepni një shembull?
Cowan, Baker dhe Diehl nga Universiteti i Minesotës publikuan një raport në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane. Në të, ata përshkruan rezultatet e një studimi të kontrolluar, në të cilën gjetën se personat që kishin marrë 200 miligramë vitaminë C në ditë, përjetuan sëmundje 31% më pak, se personat në një grup kontrolli që mori hapje të padëmshme. Por në përmbledhjen e letrës së tyre, ata thonë: “Ky studim i kontrolluar nuk jep asnjë shenjë se doza e madhe e vitaminës C ka ndonjë efekt të rëndësishëm në numrin apo ashpërsinë e infeksioneve të traktit të sipërm respirator.”

Ata nuk thonë se kishin vënë re këtë rënie 31% në shumën e sëmundjes, pra e konsideruan të parëndësishëm, edhe pse numrat kanë rëndësi statistikore. Ata nuk mund të thoshin që “nuk tregoi asnjë efekt”, natyrisht, sepse kjo do të kishte qenë false. Në vend të kësaj, ata thanë “jo efekt të rëndësishëm”. Kjo deklaratë ka qenë baza për një dezinformim masiv, për më tepër që në tekstet standarde mjekësore, u hoq edhe fjala ‘të rëndësishëm’ duke keqinterpretuar më tej rezultatin e grupit të studimit të kryesuar nga Cowan, Baker e Diehl. Ata janë vetëm një shembull i studiuesve që kanë keqinterpretuar rezultatet e tyre dhe duket e çuditshme kur i referohen 200 miligramëve vitaminë C, si një dozë të madhe!!!!…

 -Për pikëpamjen tuaj, është me të vërtetë vetëm një sasi mjaft e vogël e vitaminës C që duhet marrë?
Po, e vërtetë. Kjo është një dozë shumë e vogël, në krahasim me atë që ka nevojë njeriu për të pasur shëndet optimal. Kjo është vetëm pak më shumë se katër herë doza dietike e lejuar (RDA) që ka përcaktuar Bordi i Këshillit Kombëtar të Kërkimit për Ushqimin dhe Ushqyerjen. RDA e vitaminës C është tani 45 miligramë. Kjo është doza që nëse merret çdo ditë, parandalon që shumica e njerëzve të vdesin nga skorbuti (sëmundja e marinarëve). Qëndrimi i Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Ushqimit është që, për aq kohë sa ju nuk jeni duke vdekur  nga skorbuti, jeni ok, jeni duke marrë mjaftueshëm vitaminë C. Dhe sigurisht, se qëndrimi i tyre është i gabuar.

-Ju ndani të njëjtin mendim me Dr. Irwin Stone, se raca njerëzore si një e tërë vuan nga “hipoaskorbemia”, mangësia në Vitaminë C?
Po, unë jam dakord me të….(Vazhdon në numrin e ardhshëm të Bio Shëndetit)

Libri i dëshmive të zemrave të shpëtuara me Vitaminën C

Fondacioni  “Vitamina C” ka botuar një  për historinë e terapisë Pauling për sëmundjet e zemrës. Ky libër  mbulon historinë 50-vjeçare të teorisë së vitaminës C për sëmundjet e zemrës si dhe historinë 12-vjeçare të terapisë kardiovaskulare, shpikur nga shkencëtari amerikan, Linus Pauling. Zemra e pacientëve që vendosën të ndjekin këshillat e Linus Pauling është rikthyer në një gjendje të re në rreth 30 ditë dhe kanë mjaftuar 10 ditë për të konstatuar ndryshimet e para. Rigjenerimet e zemrës së tyre ndodhën pasi këta pacientë kishin miratuar terapinë Pauling, përgjithësisht pa dijeninë e mjekut të tyre apo pa pëlqimin e tij.

Një nga temat e librit është se këto shpirtra të guximshëm që adoptuan terapinë Pauling, shpejt përfunduan vuajtjet e tyre, ashtu si Linus Pauling kishte parashikuar. Rast pas rasti, shërimi kishte ndodhur pasi individët braktisën kardiologjinë “e vjetër” dhe hynë në një rrugë të pashkelur në botën e mjekësisë orthomolekulare. Por kur disa prej tyre humbën nga rruga Pauling, sëmundja e tyre u kthye. Disa nga rastet e përzgjedhura në libër kanë një histori mbi 10-vjeçare e ku në disa nga këto raste, rikuperimi kishte ndodhur duke ngritur pacientët nga shtrati i vdekjes. Terapia C nuk ka nevojë për recetë, sikurse titullohet në libër “Praktikë medicinale pa licencë” dhe ka ndihmuar mijëra pacientëve të zemrës të kapërcejnë sëmundjen e tyre. Owen Fonorow, bashkëthemelues i Fondacionit jofitimrurës ‘Vitamina C’ mbështet financiarisht këtë fondacion për të ndihmuar në edukimin e publikut në lidhje me përfitimet shëndetësore të vitaminës së zemrës. Këtij misioni i janë bashkuar shumë amerikanë, që kanë qenë të diagnostikuar me sëmundjet koronare dhe i besuan zemrën e tyre Vitaminës C.

(Rrëfime emocionuese do të vijojnë tek “Molla” dhe “Bio”)

 

 

 

editor

Related Articles

1 Comment

Avarage Rating:
  • 0 / 10
  • Elba Rukaj , May 3, 2020 @ 5:47 pm

    Bravoooo Denisa ! Nuk e di e mban mend qe te pyeta per vit C , a ka me kilogram !
    ! Dhe une u keshillova me motren e Canadadge ajo foli me mjekun e faniljes! Atje kishte me kg! Kurse une more vit C me gr dhe pi 10 gr ne dite por te ndara ne vakte ! Dhe ashtu po i vazhdoj ,( kjo nga mjeku ne Canada) Te lumte qe nuk lodhesh asnjehere❤

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *