Repartet spitalore në luftë me COVID-19 duhet të përfshijnë një dietë që rrit imunitetin si dhe vitaminat C dhe D

Repartet spitalore në luftë me COVID-19 duhet të përfshijnë një dietë që rrit imunitetin si dhe vitaminat C dhe D

Denisa Kona/ Irfan Gjeçi

Mjekët në vijën e parë të trajtimit të pacientëve të sëmurë seriozisht me COVID-19 janë duke përmbushur protokollet spitalore të mjekimit, ku përfshihen preparate të ndryshme farmaceutike, përshtatshmërisht me rastin e pacientit. Por dicka e rëndësishme, shumë e rëndësishme u mungon këtyre protokolleve të improvizuara: Dieta spitalore anti-oksidante, dieta anti-inflamatore, fuqizuese e imunitetit si dhe suplementet e provuara në studime shkencore, jo vetëm në mbështetje të imunitetit, por edhe në përballimin e ‘dëmeve kolaterale’ që vetë virusi, mjekimi, apo stuhia e citokineve inflamatore shkaktojnë.

Rasti i pandemisë së koronavirusit është momenti për të ndryshuar një praktikë trajtimi të pacientëve në spitale, duke përfshirë trajtimin dietik dhe me bimë medicinale. Nëse Kina e ka bërë dhe disa spitale në botë e bëjnë, edhe ne mundemi. Natyrisht, stafet ,mjekësore janë të papërgatitura për një implementim të tillë të mjekësisë natyrore, ata nuk kanë njohuri për bimët medicinale. Nuk kane njohuri per vetitë terapeutike të suplementeve, per te cilat nuk kane studiuar ne shkolle, ndersa keto cilesi terapeutike te tyre jane deshmuar nga mijera kerkime shkencore. Por ekipet mjekesore shqiptare mund të adoptojnë të gatshme praktikën zyrtare të Shangait, duke krijuar bashkëpunim me ekspertët mjekësorë të Kinës për të futur formulat bimore të saj, që janë me të vërtetë ndër më të fuqishmet në botë. Në bashkëpunim me herbalistët shqiptarë dhe njohuritë e akumuluara nga ish-Instituti i Kulturës Popullore, mund të përzgjedhin bimët mesdhetare anti-virale dhe me efekte të tjera shëndetësore, që rrit toka jonë, duke i berë pjesë të protokolleve spitalore në rastet e infeksioneve.

Prof. Pipero: Alternativa popullore është e mirëpritur për COVID-19

Infeksionisti Kalo anashkalon Vitaminën C: “Protokolli spitalor ka gjithçka duhet”

Gazeta Molla e Shëndetit kontaktoi me mjekun infeksionist Tritan Kalo, në ‘spitalin e luftës’ ku mjekohen të sëmurët me COVID-19 në gjendje të moderuar ose të rëndë. Cfarë mendon Dr. Kalo, rreth idesë për të praktikuar në spital vitaminën C në doza të larta? Mjeku Kalo u përgjigj telegrafikisht: “Në spital përdoren ato që duhet. Nuk mundet në situatë pandemie të përdoren mjekime jo spitalore”.

Ne gjithashtu kërkuam të mësojmë më tepër nga Prof. Pëllumb Pipero se:

  • A duhet dhe a trajtohen pacientët me COVID-19, krahas mjekimeve të tjera, edhe me vitaminë C, vitaminë D3 dhe mikroushqyes të tjerë?
  • Nëse përgjigja është jo, a lejohen t’i përdorin vetë suplementet, gjatë kohës së qëndrimit në spital?
  • Sa rëndësi i është kushtuar dietës spitalore të këtyre pacientëve?
  • Po në lidhje me trajtimet bimore, a mendoni se do të ishte me vlerë, të implementohen në praktikën spitalore, ashtu si Kina ka bërë tashmë në shumë spitale të saj? Kina ka bimë të shkëlqyera, të cilat ne mund t’i adoptojmë prej tyre bashkë me formulat e gatshme të përdorimit në spitale. Dhe po ashtu, ne kemi edhe bimët tona të shkëlqyera.
  • A mendoni se ka ardhur koha, që çdo lloj trajtimi që është në të mirë të pacientit, të koordinohet për të dhënë shërbimin më të mirë të mundshëm?

Prof. Pëllumb Pipero, i cili nuk është lodhur së përgjigjuri mediave në çdo kohë, u përgjigj kështu për portalin ‘Mjekësia Ortomolekulare’ të gazetës Molla e Shëndetit: “Përshëndetje! Dua të nënvizoj se ky virus është një virus respirator i ri, ndaj konsiderohet sëmundje emergjente, ka ende shumë të panjohura. Ende nuk ka një protokoll mjekimi të gjithëpranuar dhe çdo alternativë mjekimi bazuar në mjekësinë popullore, konsiderohet komplementare dhe është e mirëpritur, krahas rekomandimit për të përdorur vitaminat apo suplementet e tjera ushqimore; gjithnjë me këshillën dhe nën kujdesin e mjekut. Kjo pasi kam dëgjuar ekzagjerime ekstreme sa i takon përdorimit të tyre, veçanërisht limonave dhe disa bimëve të tjera, të cilat jo rrallë kanë dhënë efekte anësore. Kur merren me këshillën e specialistëve janë të rekomandueshme dhe efikase, si mjekim plotësues e suplementar!”

Për herë të parë, një mjek shqiptar, nga pozita zyrtare artikulon publikisht një mendim të tillë ‘oportun’, miqësor ndaj mjekësisë natyrore, dhe kjo mund të konsiderohet si një shenjë e mirë, se nuk do të jetë e largët dita, kur mjekësia natyrore të fitojë një prestigj edhe ndër bluzat e bardha. Megjithëse do të duhet kohë deri në kualifikimin e tyre.

Populli nga ana tjetër, gjithnjë do të ketë një preferencë për bimët e papërpunuara, në gjendjen e tyre të parë. Kjo është ajo që quhet Mjekësi Popullore, për të cilën Shqipëria ka traditë. Përtej përdorimit personal që njerëzit bëjnë në shtëpitë e tyre me çajra, vitamina, erëza, fruta, supëra etj., duket se nuk ka një dritë jeshile që të përfshihen në protokollet tona spitalore, qoftë bimët, qoftë suplementet ushqyese, por së paku ka një qëndrim më miqësor dhe aprovues ndaj përdorimit ndihmës të tyre, duke pranuar përfitimet që ato sjellin për rimëkëmbjen e shëndetit. Ajo që duhet dhe presim më shpejt të bëhet, është rinovimi i menusë së spitalit, si një tjetër ilaç me vlerë, qoftë në pavijonin e së sëmundjeve infektive, edhe në pavijonet e tjerë.

Studimet konfirmojnë efikasitetin e vitaminave C dhe D ndaj COVID-19

Studimet e reja kanë konfirmuar efikasitetin e shtojcave të vitaminave dietike – përfshirë vitaminën C dhe vitaminën D – për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë COVID-19. Shtojcat dietike që përmbajnë mikronutrientë si dhe vitaminat C dhe D janë një mënyrë e sigurt, me kosto të ulët dhe efektive për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë COVID-19 sëmundjet e tjera akute të traktit respirator, sipas një raporti të ri. Studiuesit vërejnë se kjo është në sasi që tejkalojnë nivelet e rekomanduara.

Hulumtimi u krye nga Adrian Gombart i Institutit Linus Pauling të Universitetit Shtetëror Oregon (OSU) dhe bashkëpunëtorëve në Universitetin e Southampton (Mbretëria e Bashkuar), Universitetin e Otago (Zelanda e Re) dhe University Medical Center (Hollanda). Gjetjet janë botuar në revistën ‘Nutrients’.

Nxitja e sistemit imunitar me shtesa vitaminash

Vitamina C, vitamina D, zinku dhe acidet yndyrore esenciale Omega-3 që gjenden tek peshqit, sidomos DHA, janë kritike për funksionin imunitar. Studiuesit thonë se zyrtarët e shëndetit publik duhet të lëshojnë një grup të qartë rekomandimesh ushqyese, për të plotësuar mesazhet e tyre drejtuar publikut për masat sanitare si larja e duarve, distancimi fizik dhe vaksinimet në parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Gombart, profesor i biokimisë dhe biofizikës në Kolegjin e Shkencave OSU dhe një kërkues kryesor në Institutin Linus Pauling, tha: “Në të gjithë botën, infeksionet akute të traktit të frymëmarrjes vrasin më shumë se 2.5 milion njerëz çdo vit. Ndërkohë, ka një mori të dhënash, që tregojnë rolin që luan ushqimi i mirë, në mbështetjen e sistemit imunitar. Si shoqëri duhet të bëjmë një punë më të mirë, për ta përvetësuar atë mesazh, së bashku me mesazhet e tjera të rëndësishme.

Rolet që vitaminat C dhe D luajnë në imunitet janë veçanërisht të njohura. Vitamina C ka role në disa aspekte të imunitetit, përfshirë rritjen dhe funksionimin e qelizave imune dhe prodhimin e antitrupave. Receptorët e vitaminës D në qelizat imune gjithashtu ndikojnë në funksionimin e tyre. Kjo do të thotë që vitamina D ndikon thellësisht në përgjigjen tuaj ndaj infeksioneve. Problemi është se njerëzit thjesht nuk po marrin sa duhet nga këto lëndë ushqyese. Kjo mund të shkatërrojë rezistencën tuaj ndaj infeksioneve. Si pasojë, ne do të shohim një rritje të sëmundjes dhe të gjitha ngarkesat shtesë, që shkojnë së bashku me atë rritje. “, tha Gobart.

Mjekësia ka bërë pak për informimin e publikut mbi rëndësinë e ushqyerjes

Studiuesit po u kërkojnë njerëzve, që të marrin një multivitaminë të përditshme si dhe doza prej të paktën 200 miligram ose më shumë vitaminë C dhe 2000 njësi ndërkombëtare të vitaminës D, në vend se 400 deri 800 të rekomanduara, në varësi të moshës. (Në rast se keni një analizë që tregon për mangësi në vitaminë D3, atëherë nevojat tuaja janë varësisht  mangësisë- Molla).

Gombart tha: “Një numër praktikash standarde të shëndetit publik janë zhvilluar për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes dhe ndikimit të viruseve të frymëmarrjes: larje të rregullt të duarve, shmangien e atyre që tregojnë simptoma të infeksionit, dhe mbulimin me krah kur kolliteni ise teshtini. Për disa viruse të tilla si gripi, ka fushata vjetore vaksinimi. ” Ai vëren se nuk ka dyshim se vaksinat, kur janë në dispozicion, mund të jenë efektive, por ato kanë nevojë për strategjitë plotësuese. Një përqëndrim ushqyes në sistemin imunitar mund të ndihmojë në minimizimin e ndikimit të shumë llojeve të infeksioneve.

“Situata e tanishme me COVID-19 dhe numrin e njerëzve që vdesin nga infeksione të tjera të frymëmarrjes e bëjnë të qartë se ne nuk po bëjmë sa duhet,” tha ai. “Ne inkurajojmë fuqimisht zyrtarët e shëndetit publik, që të përfshijnë strategjitë ushqyese në arsenalin e tyre.”

 

Klinika angleze: Vitamina C intravenoze, një antivital i sigurt

‘Clinica Britannia’ në faqen e saj shkruan: “Koronavirusi i ri, COVID-19, ka infektuar shumë njerëz në të gjithë botën, duke ngjallur frikë dhe ankth tek popullata e përgjithshme. Ende ka një atmosferë pasigurie, që e rrethon këtë sëmundje, por një gjë është e sigurt: Ashtu si infeksionet e tjera virale, praktikimi i rregullave të duhura të higjienës, përkatësisht larja e duarve shpesh, shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës me duar të palara, shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, vendosja e një distancë të sigurt midis vetes dhe njerëzve të tjerë, mbeten të rëndësishme. Sidoqoftë, forcimi i sistemit tuaj imunitar duket se është thelbësor për të mbrojtur shëndetin tuaj kundër Covid-19.

 

Disa protokolle të vitaminës C intravenoze (IV) me vitamina të tjera, kanë treguar për të përmirësuar shanset e parandalimit dhe shërimit. Nëse nivelet në gjak të Vitaminës C janë të larta, ajo është një agjent i thellë anti-viral”.

Më tej, klinika anglezë shkruan: “Viruset përdorin një enzimë, neuramidazë, për të infektuar qelizat. Trupi lufton përsëri duke rritur interferonin dhe mbrojtje të tjera imune. Vitamina C i ben të dyja: pengon neuramidazën, rrit interferonin dhe çaktivizon shumë viruse të testuara deri më tani, në studimet e qelizave, kur qelizat e infektuara ekspozohen ndaj niveleve të larta të mjaftueshme të Vitaminës C. Si përmbledhje, Vitamina C në të vërtetë ka më shumë se një duzinë mekanizmash të ndryshëm për mbështetjen e imunitetit, veçanërisht kundër virusit, dhe mund të injektohet në mënyrë të sigurt IV (në mënyrë intravenoze) në një dozë të lartë praktikisht, pa asnjë efekt anësor.”

 

Thirrje drejtuar FDA-së:

“Miratoni Vitaminën C me dozë të lartë IV për pacientët me koronavirus!”

‘Projekti Coronavirus IVC’ e filloi këtë peticion për Presidentin Donald J. Trump dhe 5 të tjerë.

Ka pasur raporte që tregojnë përfitimet e Vitaminës C të administruar në mënyrë intravenoze (IV) vetëm ose në kombinim me hidroksilklorokuinën/ klorokuinën, si një trajtim shumë i efektshëm për pacientët me Koronavirus COVID-19 në Kinë dhe SHBA. Për fat të keq, Vitamina C intravenoze nuk është njohur ende apo eksploruar nga FDA, CDC, ose HHS.

Deri në Mars të vitit 2020, vetëm hidroksilklorina, klorokuina dhe remdisivir janë renditur si terapi të mundshme për COVID në faqen e internetit të CDC. Ata janë aprovuar nga FDA për “përdorim përdëllyes”, që do të thotë që mjekët mund t’i përshkruajnë ato për Coronavirusin, edhe pse provat klinike zyrtare nuk kanë përfunduar.

Bazuar në disa studime të rasteve të kohëve të fundit të Vitamines C IV dhe efektet e saj të dobishme për pacientët me Koronavirus, ne po i bëjmë kërkesë Presidentit amerikan, FDA-së, politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë shëndetësorë, që të aprovojnë menjëherë dozën e lartë të IV Vitamina C për trajtimin Covid-19 në bazë të ” përdorimit të dhembshur”, me qëllim që mjekëve t’u japin mundësinë të ofrojnë një trajtim më të mirë për pacientët.

Dr. Richard Cheng shkruan:

Dr. Richard Cheng, MD, Ph.D, mjek i Bordit Amerikan të Mjekësisë Antiplakje, shërben në Bordin Këshilldhënës Mjekësor dhe Shkencor në Ekipin Ndërkombëtar të Ndihmës Mjekësore Epidemike të Vitaminës C Kinë. Ai ka qenë një pionier në lehtësimin e këtyre studimeve të reja kërkimore të COVID IV C jashtë vendit. Dr. Cheng botoi një artikull përmbledhës për ‘Elsevier Medicine’ për Vitaminëm IV C për koronavirusin:

Ai shkruan: “IVC intravenoze me dozë të lartë është përdorur gjithashtu me sukses në trajtimin e 50 pacientëve në gjendje të moderuar deri të rëndë me COVID-19 në Kinë. Dozat e përdorura ndryshuan midis 2 g dhe 10 g në ditë inravenoze, dhënë gjatë një periudhe prej 8-10 orësh. Bolus VC mund të jetë i nevojshëm në mesin e pacientëve në kushte kritike. Indeksi i oksigjenimit po përmirësohej në kohë reale dhe të gjithë pacientët u kuruan përfundimisht dhe u liruan nga spitali.Në fakt, IVC me dozë të lartë është përdorur klinikisht për disa dekada dhe një dokument i panelit të fundit të ekspertëve NIH shprehet qartë se ky trajtim (1.5 g / kg peshë trupore) është i sigurt dhe pa ngjarje të mëdha negative “(Cheng).

Tre arsyet e mëtejshme në favor të kombinimit të IV C, me hidroksilkorin / klorokuin / Azithromycin gjatë trajtimit të koronavirusit.

  1. Sukses i raportuar nga një mjek i Nju Jorkut
  2. Sukses i raportuar në Spitalin e Dytë të Universitetit Xi Jiaotong
  3. E miratuar nga Shoqata Mjekësore Shanghai

Shoqata Mjekësore e Shangait vendosi unanimisht për vitaminën C

 Shoqata Mjekësore e Shangait (SMA), e themeluar në vitin 1917, kohët e fundit kishte publikuar konsensusin zyrtar mbi trajtimin e koronavirusit bazuar në disa prova klinike, që përfshinin rreth 300 pacientë në Kinë. Ata këshillojnë mjekët të përdorin Vitaminë C IV në kombinim me antiviralët, hidroksiklorokuinë dhe/ ose klorokuin. Për pacientët që shfaqin simptoma të buta, ata rekomandojnë 50-100 mg / kg të peshës trupore në ditë të Vitaminës C me dozë të lartë IV (IVC). Kjo është e barabartë me rreth 2500-4700 mg IVC për një individ me peshë 110 lb (50 kg) ose 4,000 – 9,000 mg IVC në ditë për një individ 200 lb (90 kg). Për pacientët rëndë dhe me sëmundje serioze, SMA rekomandon 100 – 200 mg / kg IVC. Kjo është e barabartë me rreth 4,700 – 9,000 mg IVC për një individ 110 lb ose 9,000 – 18,000 mg IVC në ditë për një individ 200 lb.

Më 1 Mars, Network-u ” Chinese Journal of Infectious Diseases” (Gazeta Kineze e Sëmundjeve Infektive” i organizuar nga Shoqata Mjekësore e Shangait parapublikoi “Konsensusin e Ekspertit Gjithëpërfshirës të Trajtimit Gjithëpërfshirës të Sëmundjeve të Koronavirusit Shangai 2019”, (http://rs.yiigle.com/m/yufabiao/1183266 .htm). Ky konsensus u formua nga 30 ekspertë, që përfaqësojnë forcën më të lartë mjekësore të Shangait, në trajtimin e pneumonisë së re të koronavirusit, përmes një përmbledhjeje të hulumtimit klinik të më shumë se 300 pacientëve, dhe duke u mbështetur plotësisht në përvojën e trajtimit nga homologët vendas dhe të huaj, dhe në fund, në formimin e “Planit Shanghai”. Në fund të artikullit, është bashkangjitur një listë e këtyre 30 ekspertëve (18 autorë dhe 12 konsulentë), nga institucione të ndryshme mjekësore në Shanghai…………..

Raporti i plotë, gjithëpërfshirës mund të lexohet këtu, ose në një postim më tej.

https://mp.weixin.qq.com/s/bF2YhJKiOfe1yimBc4XwOA

Uebfaqja e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH), USA i referohet një studimi ku IV Vitamina C (IVC) u tolerua në mënyrë të sigurt deri në 1.5 gram/ kg peshe trupore në ditë për individë të shëndetshëm dhe pacientë me kancer, pa sëmundje ekzistuese të veshkave, gurë në veshka ose mangësi të G6PD (NIH). Kjo përkthehet në rreth 75 gramë/ ditë IVC për një individ 110 lb dhe 150 gramë/ ditë IVC për një individ 200 lb! Kinezët vëzhguan përfitime në doza shumë më të vogla në krahasim me këto doza. Ne nuk parashikojmë që doza të tilla do të kërkoheshin për trajtimin e COVID.

Ekzistojnë prova shtesë klinike në Kinë që po studiojnë efektet e Vitaminës C me dozë të lartë IV për pacientët me koronavirus, në doza prej 12-24 gramë/ ditë dhe një studim tjetër në 6-12 gramë/ ditë. Sidoqoftë, Sh.B.A nuk ka përfunduar asnjë hulumtim apo hetim në lidhje me Coronavirus dhe IVC. Spitali i Dytë i Universitetit Xi Jiaotong gjithashtu miratoi terapinë IV Vitamin C duke pretenduar “se për pacientët me pneumoni të rëndë neonatale dhe pacientë me sëmundje kritike, trajtimi me vitaminë C duhet të fillohet sa më shpejt të jetë e mundur pas pranimit në spital” (World Health). Tetë nga pacientët e tyre me Coronavirus fituan rikuperim nga pneumonia, pas trajtimit të IV Vitamin C.

Vitamina C intravenoze (IVC) është aplikuar në 23 spitalet e New Yorkut kohët e fundit. Andrew Weber, pulmonolog në New York, tashmë ka dhënë për disa prej pacientëve të tij me koronavirus, 1.5 gramë Vitaminë C 3 x ditë me rezultate të mira. Weber pretendoi “që pacientët që morën Vitaminë C janë bërë dukshëm më mirë sesa ata që nuk morën Vitaminë C” (Mongelli et al.). Weber, së bashku me mjekë të tjerë në të gjithë Rrjetin 23 Spitalor të Northwell Hospital, kanë integruar Vitaminë IV (intravenoze) në trajtimet e tyre për pacientët me koronavirus. Një përfaqësues nga Northwell pretendoi se përdorimi i IV C për Coronavirus është “i përhapur” në të gjithë sistemin e tyre. Këta mjekë nga Nju Jorku nuk janë duke përdorur vetëm IVC, por në kombinim me hidroksilkorin dhe / ose azitromicin. Atëherë pse nuk po përdorin spitalet e tjera? Thjesht sepse nuk kanë dijeni për të. Me njohjen dhe miratimin e FDA-së, më shumë mjekë dhe spitale do të ndërgjegjësoheshin.

IVC dhe Sepsis

Sepsis, është një gjendje kërcënuese për jetën, kur trupi prodhon kimikate, që mund të rezultojnë në dëmtim të indeve, dështim të organeve dhe vdekshmëri. Zakonisht, një infeksion bakterial para ekzistues siç është një infeksion i traktit urinar ose pneumoni çon në një prani të rritur dhe shumëzim të baktereve në rrjedhën e gjakut, ose septicemi. Simptomat përfshijnë: ethe, rritje të rrahjeve të zemrës, gulçim, djersitje dhe konfuzion. Shkalla e vdekshmërisë është zakonisht 30% -35% në Sh.B.A dhe madje edhe më e madhe në vendet e botës së tretë.

Për fat të mirë, Vitamina IV C, kur u administrua me Vitaminë B1 dhe kortikosteroide nga mjeku nga Virginia, Dr. Paul Marik, u tregua se uli vdekjet e lidhura me sepsis me 79% nga 19/47 pacientë në 4/47 në një studim të vogël klinik (Marik et.al ). Interesante, pacientët me COVID kanë dhe po vazhdojnë të përjetojnë sepsis, pa ndërhyrje me IVC. Me siguri, IVC (vitamina C intravenoze) ka qenë një trajtim i provuar klinikisht në lidhje me sepsin.

Protokolli i Dr. Marik për Vitaminën C

  • 1.5 gram IVC çdo 6 orë x 4 ditë ose më pak, nëse lirohet më herët nga spitali
  • 50 mg IV hidrokortizon çdo 6 orë x 7 ditë
  • 200 mg IV Thiamine (B1) çdo 12 orë x 4 ditë
  • Në këtë protokoll, një pacient mund të merrte teorikisht deri në 6 gramë IVC në ditë.

Klinika me famë botërore, Cleveland, gjithashtu studioi Vitaminën C IV për pacientët me sepsis dhe gjithashtu konkludoi se vitamina intravenoze rriti ndjeshëm shkallën e mbijetesës dhe zvogëloi kohën e qëndrimit në Njësinë e Kujdesit Intensiv ICU (Cleveland). Kemi besim se Vitamina C IV do të ketë gjithashtu rezultate të shkëlqyera për pacientët me koronavirus.

Më tej, ne kërkojmë që të bëhen studime vëzhguese, për pacientët me koronavirusin me zbatimin e IVC. Një studim vëzhgues nënkupton që secilit pacient që studion, do t’i jepet trajtimi/ mjekimi i mundshëm. Kjo është më e lehtë dhe më e lirë për t’u kryer dhe jep përfitime për çdo pacient. Studimet e rasteve pastaj mund të përpilohen dhe publikohen në internet.

Është interesante,që disa onkologë amerikanë ofrojnë IVC në lidhje me kimioterapinë për të përmirësuar rezultatet. Ne nuk shohim arsye, se pse IVC të mos shërbente për një qëllim të ngjashëm në lidhje me COVID dhe farmaceutikët e propozuar.

F.D.A. aktualisht ka rekomanduar këto doza të Vitaminës C:

  • Gratë: 75 mg / ditë
  • Burrat: 90 mg / ditë
  • Kufiri i sipërm i tolerueshëm: 2000 mg / ditë

Eshtë interesante se këto udhëzime fillimisht u krijuan për të parandaluar skorbutin dhe nuk janë të dizajnuara për performancën optimale shëndetësore ose trajtimin e sëmundjeve të tjera të tilla si COVID.

Padyshim, ne e pranojmë se suksesi i përjetuar me IV C për Koronavirusin deri më tani shihet në studime të rasteve dhe anekdotike. Tani një studim më i madh kërkimor është i garantuar! Hydroksiklorokuina, edhe pse fillimisht ishte aprovuar për malarje, ka vetëm prova anekdotike për Koronavirusine ri. E megjithatë, që nga Marsi i vitit 2020, ky medikament është aprovuar nga FDA për ‘përdorim të dhembshur’, ndërsa studimet zyrtare janë ende në vazhdim. Kështu, ne do ta vlerësonim, nëse mund të vlerësonit me të drejtë Vitaminë C, në një mënyrë të ngjashme me ilacin e malarjes. Ne hipotezojmë se vitamina C do të përmirësonte nivelet e mbijetesës, cilësinë e jetës dhe do të zvogëlonte kohëzgjatjen e qëndrimit në ICU. Ne ju inkurajojmë të bëni kujdesin tuaj të duhur dhe nëse jeni dakord me këtë kërkesë, ju lutemi nënshkruani!

Ne kërkojmë që të eksploroni Vitaminën C IV si një tjetër mundësi trajtimi për koronavirusin dhe menjëherë ta përfshini atë në listën tuaj në internet të terapive ekzistuese për Koronavirusin, për përdorimin e mjekut duke i dhënë miratimin e “përdorimit të dhembshur”. Më pas, ne kërkojmë studime të mëtejshme të bazuara në SH.B.A. mbi përdorimin e saj. Ne nuk pretendojmë se IVC është një kurë për COVID, por përkundrazi, një trajtim potencial, eksperimental që kërkon vlerësim të mëtejshëm. Po sikur të sfidohemi me një virus tjetër shumë agresiv, bakter, etj, ne nuk mund të presim e të presim përsëri, derisa “të zhvillojmë” një ilaç ose vaksinë të re!  Ne duhet të kemi një terapeutik të besueshëm, të lirë, të prodhuar lehtë, universal që mund të jepet ndërsa bioteknika, industritë farmaceutike punojnë në hulumtimin dhe zhvillimin e produkteve të tyre.

Faleminderit për kohën dhe konsideratën tuaj.

Me respekt,

Projekti Coronavirus IVC

 

SPITALET E NEW YORK-UT FUTIN VITAMINËN C INTRAVENOZE ME INICIATIVË TË MJEKËVE, PA LEJE NGA FDA

Mjekët që trajtojnë pacientët e koronavirusit me Vitaminë C thonë se po bëhen dukshëm më mirë  

Pacientëve në New York po u jepen doza ekstremisht të larta të vitaminës C, menjëherë sapo sillen në spital dhe më pas vazhdojnë të marrin doza të larta, tre deri në katër herë në ditë. Doktorët që trajtojnë pacientët e tyre me koronavirus me Vitaminë C thonë se ata janë duke u përmirësuar ndjeshëm. Ata thonë se Vitamina C mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të koronavirusit. Përkundër kësaj, ekspertët po paralajmërojnë se trajtimi është vetëm eksperimental dhe aktualisht nuk ka asnjë provë të fortë, që Vitamina C mund të ndihmojë në mundjen e koronavirusit.

Ndërkohë, kjo dozë e vitaminës C që pacientët po marrin, është më shumë se 16 herë rekomandimi ditor i Institutit Kombëtar të Shëndetit (90 miligram për burrat dhe 75 miligramë për gratë). Të dy organizmat- NHS dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thonë se mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga kontraktimi i virusit është të praktikoni një higjienë të mirë dhe të lani me rigorozitet duart tuaja. Ata ende nuk kanë sjellë në vëmendje vitaminën C.

Megjithatë, bazuar në raporte nga Kina ku doza masive të antioksidantit të fuqishëm u ndihmuan pacientëve, SHBA ka nisur trajtimin në disa pacientë. Kina është në “rënie” të shpatit pandemik, me më pak raste të reja, që raportohen çdo ditë dhe besohet se vitamina C është një nga përgjigjet e çudisë kineze.

Zëdhënësi i Northwell, Jason Molinet, i cili operon në 23 spitale, tha se Vitamina C ishte duke u përdorur “gjerësisht” si një trajtim për koronavirusin në të gjithë sistemin spitalor, por theksoi se doza ndryshonte nga pacienti në pacient. Zëdhënësi tha se rreth 700 pacientë janë duke u trajtuar për koronavirus në të gjithë rrjetin spitalor, por nuk është e qartë se sa vitaminë C janë duke marrë.

Që nga e marta, spitalet e Nju Jorkut kanë leje federale për të dhënë një koktejl mjekimi hidroksiklorokuin dhe azitromicinë për pacientët me sëmundje serioze në bazë të “kujdesit të dhembshur”, ndërsa vitamina C po aplikohet pa ndonjë miratim nga FDA, me iniciativën e mjekëve amerikanë.

***

Pulmonologu amerikan, Weber:

Infeksioni shkakton stres të rëndë fiziologjik, me rënie dramatike të niveleve të Vitaminës C

Dr. Andrew Weber, një pulmonolog dhe specialist i kujdesit kritik në Northwell në Long Island, thotë se pacientët e tij të kujdesit intensiv menjëherë marrin 1.500 miligram Vitaminë C intravenoze. Ata më pas vazhdojnë në të njëjtën dozë të shumëfishtë tre ose katër herë gjatë 24 orëve. “Pacientët që morën vitaminë C janë bërë shumë më mirë, sesa ata që nuk morën Vitaminë C,” tha Dr. Weber. “Kjo vitaminë ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme, por nuk i vihet rëndësi, sepse nuk është një ‘ilaç seksi’. Vitamina C administrohet përveç ilaçeve të tilla si ilaçi antimalarie- hidroksiklorokuin, azitromicina me antibiotikë, ilaçe biologjike të ndryshme dhe hollues të gjakut’, tha Dr. Weber.

Pulmonologu Dr. Andrew Weber vëzhgoi se nivelet e vitaminës C në pacientët me koronavirus tregonin një rënie dramatike kur përballen me gjendjen sepsis. “Sepsis është rezultat i një përgjigjeje inflamatore, të shkaktuar kur sistemi imunitar i trupit reagon në mënyrë të tepruar në një infeksion, në këtë rast, virusi SARS-CoV2 që shkakton sëmundjen COVID-19.

Sepsis vjen me një sërë simptomash të shoqëruara gjithashtu me COVID-19 dhe mund të vrasë shpejt një pacient, nëse nuk mjekohet. Njerëzit janë një nga gjitarët e vetëm, që nuk bëjnë vitaminën e tyre dhe ata duhet ta konsumojnë atë,” tha doktori amerikan. “Pra, kur hasim stres të rëndë fiziologjik, si rasti i infeksionit Spepsis, vitamina C deri në IV (intravenoze) është një mundësi për uljen e oksidimit të rritur në kulm dhe inflamacionit”…. “Ka kuptim që të përpiqemi të ruajmë nivelet e vitaminës C”, tha mjeku 34-vjeçar, sidomos kur bëhet fjalë për koronavirusin, pasi mungesa e vitaminës C mund t’i rrezikojë njerëzit më shumë nga sëmundja, për shkak të një sistemi imunitar të dëmtuar.”

Ndërkaq, në një studim italian, 500 pacientë do të marrin 10 gramë vitaminë C. Ata akoma janë duke u rekrutuar. Shkencëtarët në Kinë po kryejnë gjithashtu teste për të zbuluar efektet e vitaminës C në koronavirusin e ri. Por doza që po testohet është rreth 60 herë sasia e rekomanduar ditore e NHS. Studiuesit në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan po u japin 120 pacientëve me virus, 24 g vitaminë C çdo ditë, për shtatë ditë.

Përkundër kësaj, nutricionistët po u bëjnë thirrje njerëzve, të hanë më shumë fruta dhe perime, të cilat përmbajnë Vitaminë C, për të forcuar sistemin e tyre imunitar. Jane Clarke, Dieticiene dhe Themeluese e ‘Nourish’ tha: “Një arsye që frutat dhe perimet janë aq të dashura nga nutricionistët është se ato janë të mbushura me vitamina dhe minerale, që janë thelbësore për sistemin imunitar të trupit që të funksionojë në mënyrë efektive”.

Megjithatë, Molla e Shëndetit thotë: Sasitë e mikroushqyesve që frutat dhe perimet japin, nuk përbëjnë doza terapeutike për të përmbysur gjendjen e sëmundshmërisë. Këto janë ndoshta mjaftueshëm vetëm për njerëzit e shëndetshëm dhe në kushtet ideale të një stresi të paktë.

editor

Related Articles

2 Comments

Avarage Rating:
  • 0 / 10
  • tirane , January 5, 2021 @ 10:23 am

    A gjendet ne TIRANE IV C , sa mund te kushtoje 100 gr ? respekte

    • Denisa Kona , February 19, 2021 @ 7:20 pm

      E gjeni tek dyqani Molla e Shendetit vitaminen C pluhur. Ndersa IV C eshte termi qe perdoret per vitaminen C intravenoze qe aktualisht nuk perdoret si terapi ne spitalet tona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *