Studimet tregojnë se aktiviteti fizik ul antigjenin specifik të prostatës edhe tek pacientët që kanë bërë kimioterapi
Irfan Gjeçi
Tradicionalisht, rëndësia e aktivitetit fizik është parë për djegien e kalorive. Në të vërtetë, përfitimet më të mëdha vijnë nga përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe sistemit limfatik, prej nga e ka origjinën parandalimi i gati çdo sëmundjeje. Por në lidhje me kancerin e prostatës, përfitimi më i madh është në ndikimin që ka aktiviteti fizik mbi sistemin endokrin (hormonal). Shoqata Amerikane e Kancerit e cila ndërmori një studim me 72174 burra për 9 vjet, konstatoi se nuk kishte ndonjë ndryshim në rrezikun e përgjithshëm për kancer të prostatës në mes të njerëzve që bëjnë më tepër aktivitet fizik dhe atyre që bëjnë më rrallë. Por, kur ishte fjala për kancerin agresiv të prostatës, aktiviteti fizik shfaqi veti mbrojtëse të dukshme. Një studim i 2005-s në San Francisco dha një vështrim të ri: Tek pacientët që kishin trajtuar kancerin e prostatës me kimioterapi etj, grupi që kishte ndjekur program ushtrimesh, pati rënie të PSA (antigjeni specifik i prostatës) me 4% pas një viti, ndërsa burrat që nuk bënë ndryshim të stilit të jetesës, patën rritje të PSA me 6%. Rezultati tregoi se shkalla e rrezikut të kancerit agresiv ulet me rritjen e aktivitetit fizik. Studimi gjithashtu tregoi se, pacientët që iu nënshtruan terapisë së rrezatimit për kancerin e lokalizuar të prostatës dhe që ndoqën një program ushtrimesh kardiovaskulare për 8 javë, përmirësuan forcën e muskujve dhe patën më pak lodhje, sesa pacientët që nuk u ushtruan.
Por, sa ushtrim duhet të bëni, nëse ju jeni të shqetësuar për kancerin e prostatës? Cilat mund të bëjnë mirë? A duhet të bëni vrapim? A duhet të shkoni në palestër për të mbajtur prostatën tuaj të shëndetshme? Nuk ka asnjë program specifik ushtrimi për njerëzit e diagnostikuar me kancer të prostatës ose që janë në rrezik të lartë. Por një program i harmonishëm ushtrimi, që përfshin vetëm gjysmë ore aktivitet fizik në shumicën e ditëve të javës, sjell përfitime të forta. Dhe ju nuk duhet ta bëni aktivitetin fizik në të njëjtën kohë; ju mund ta ndani deri në tre segmente kohore 10-minutëshe.

Ndoshta biçikleta nuk është për ty
Pasioni për biçikletën, ndoshta nuk është gjithjë i duhuri. Një udhëtim mbi shalën e biçikletës bën presion mbi nervat në perineum, zona mes skrotumit dhe anusit, duke çuar në mpirje në penis. Rrallë ndodh impotenca. Problemi mund të zgjasë nga një javë deri në një muaj pas një udhëtimi të gjatë me biçikletë. Ndoshta përdorimi i një xheli paraprak mund të ndihmojë, por më mirë shmangni xhirot e gjata me biçikletë, nëse jeni në rrezik të lartë për kancer të prostatës.
Një ngarkesë fizike e arsyeshme
Po si ta dini, se çfarë intensiteti duhet të jetë aktiviteti juaj fizik? Një udhëzues i mirë është që ju duhet të jeni në gjendje për të kryer një bisedë me fjali të shkurtra ndërsa ushtroheni. Nëse merrni frymë me vështirësi dhe nuk flisni dot qetë, uleni intensitetin e ushtrimit. Ndërsa kur një aktivitet fizik bëhet lehtësisht prej jush, rritni kohën e stërvitjes ose shpejtësinë. Ecja është një nga aktivitetet fizike më të sigurta për gati çdo njeri. Ajo nuk do t’i rritë rrahjet e zemrës në një nivel që do të ishte i rrezikshëm. Jepini vëmendje sinjaleve të trupit, si gulçimi, vështirësia në frymëmarrje. Aktiviteti me intensitet të lartë fizik si vrapi në distanca të gjata, ngre rrezikun e dëmtimit të muskujve por mbi të gjitha, rrit rrezikun e vdekjes së papritur, si pasojë e çrregullimeve në ritmin e zemrës, veçanërisht në qoftë se ju jeni një “luftëtar i vrapimeve të fundjavës”. Në vend të këtyre sforcimeve, që kapërcejnë kompetencat e zemrës suaj për moshën, bëni ecje, gjimnastikë mëngjesi, ushtroni kopshtarinë si mbledhja e gjetheve, mblidhni bimë medicinale, bëni golf, tenis, volejboll të qetë, vallëzim të lehtë.
Këshilla të thjeshta
- Shmangni pirjen e të gjitha lëngjeve dy orë para gjumit
- Eliminoni përdorimin e ilaçeve, që përkeqësojnë urinimin
- Bëni fizkulturë
- Relaksohuni përmes meditimit
- Bëni frymëmarrje të thellë
- Dëgjoni muzikë qetësuese
- Shmangni qëndrimin ulur me orare të zgjatura
- (Njeriu ulet mbi prostatën e tij)
- Shmangni alkoolin
- Shmangni kafeinën
- Shmangni yndyrnat trans
- Kontrolloni nivelin tuaj të insulinës
Brengat e fshehura shkaktojnë kancere hormonale
Shpesh, kanceri i prostatës tek një burrë, shfaqet pas një konflikti në gjykatë, ku dalin në dritë ngjarje zhgënjyese
Gjithnjë e më shumë kërkime na provojnë tezën e gjigandit të Homeopatisë, njeriut që diagnostikonte sëmundjet në kohën kur aparaturat diagnostike nuk kishin dalë, Edgar Cayce (Kejsi). Ai thoshte se sistemi endokrin apo sistemi hormonal është ura lidhëse e trupit me shpirtin. Sot është provuar se ndryshimet hormonale shkaktojnë si probleme shëndetësore që lidhen me trupin, por ashtu edhe probleme shëndetësore që lidhen me shpirtin, me emocionet. Studimet po provojnë tezat e hershme të Mjekësisë Ortomolekulare se stresi, shqetësimet e ndryshme ndryshojnë kiminë e trupit dhe të trurit, ndryshojnë neurotransmetuesit në tru. Por nga ana tjetër, edhe neurotransmetuesit apo kimia e ndryshuar e trurit, që mund të vijë edhe nga faktorë ushqimorë (pasi ushqimi është kimi), sjellin ndryshime në emocione dhe në sjellje. Cfarë ka të bëjë e gjitha kjo me kancerin e prostatës?
Hulumtuesit kanë gjetur se pacientët e kancerit të gjirit apo të prostatës kishin strese të forta, të ndrydhura, ata luftonin me zemërimin, agresivitetin ose impulset seksuale. Dr. Eugene M. Blumberg dhe kolegët e tij në Mjekësinë Psikosomatike, Kaliforni, raportojnë se: “Ne jemi të impresionuar nga sjellja, shfajësimi, pranimi pothuajse i dhimbshëm i pacientëve me sëmundje kanceroze që përparon shpejt, në kontrast me shumë karaktere ekspresive dhe nganjëherë të çuditshme, që i përgjigjen shkëlqyeshëm terapisë dhe mbijetesës së gjatë.” Ndërkohë, ekipi mjekësor në U.C.L.A. në Çikago thonë se ka dëshmi gjithnjë e më të qatra se ka një lidhje në mes të emocioneve dhe kancerit. Ata thonë se pacientët, para se të shfaqnin kancerin agresiv, vuanin nga trazirat e brendshme shpirtërore, duke i mbuluar ato me një fasadë gjendjeje ‘të kënaqshme.’ Ata nuk i tregonin brengat e tyre.
Është e rëndësishme që burrat të identifikojnë konfliktet emocionale. Mjekësia e Energjisë, duke përfshirë punën e “Mjekësisë së Re Gjermane” të zhvilluar nga Dr. Ryke Geerd Hamer, parashtron se çdo sëmundje, duke përfshirë kancerin, e ka origjinën nga një goditje e papritur emocionale. Dr. Hamer jep shembujt e mëposhtëm të traumave emocionale, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit të prostatës:
-Një vajzë e çon të atin e saj në gjykatë për një çështje të trashëgimisë
-Burri kap gruan/partneren e tij në shtrat me të dashurin
-Një burrë i moshuar është divorcuar me gruan e tij dhe fakte të shëmtuara dalin në dritë gjatë një divorcit.
Sa më intensiv është konflikti, aq më shpejt rritet tumori. Sa më gjatë që zgjat konflikti, aq më i madh bëhet tumori. Megjithatë, sa më shpejt zgjidhet konflikti emocional, çdo gjë shfuqizohet dhe kanceri do të shërohet vetë.