4 armë të kombinuara kundër virusit kinez dhe çdo infeksioni tjetër jetëkërcënues
Ky eshte momenti kur edhe njehere, edhe njehere thirren ne skene antioksidantet dhe anti-inflamatoret.
Ndersa publiku po degjon dhe lexon shume per masat fuqizuese te sistemit imunitar, po meson se natyra ka anti-virale me efikas sesa antiviralet farmaceutikale, permes artikujve shpjegues dhe studimeve, kemi celur nje dritare te re per te kuptuar se beteja me infeksionet virale dhe jo vetem, fitohen me me teper siguri, kur krahas trajtimeve qe forcojne sistemin imunitar, perdoren edhe anti-inflamatoret.
Une do ju ndertoj nje skeme te thjeshte te kuptuarit qe t’ju mbetet ne mendje, edhe permes shembujve te sjelle jane vetem nje model, pasi natyra ka edhe alternativa te tjera.
Nje fuqizues imuniteti- Psh Ekinacea
Rekomandohet sidomos ne situatat te ftohjeve, plageve te infektuara etj. Cfare ben? Shton aktivitetin e qelizave imunitare vrasese T dhe bashke me te, shton prodhimin e citokineve prej tyre. Keshtu eshte ndezur lufta, nje proces inflamacioni me synim sherimin.
Nje antiviral- Psh caji i lule balsamit
Per cdo lloj virusi, me cdo lloj shkronje alfabeti. Cfare ben? Vret viruset. Si i vret? Mekanizmat nuk i kam hetuar. Do t’i shohim ne postim e radhes. Shkakton “gjak” ? Jo, i vret pa pasojat tragjike te nje lufte, pa shkaktuar inflamacion dhe demtim te indeve. Perkundrazi. Nxit sherimin. Si e ben? Do shohim mekanizmat
Nje anti-oksidant- Psh. caj trendafili i eger
E solla ne shembull si eshte antioksidanti me i madh ne boten bimore, i arritshem nga shumica e shqiptareve. Ka kapacitetin antioksidant ORAC 10 here me te larte sesa boronica e zeze e eger. Cfare ben? Ja cfare ben! Ndersa ekinacea ka fuqizuar sistemin imunitar dhe ky ka hapur zjarr, ‘rikoshetat’ dhe bombat qe po shperthejne, po i ha edhe i zoti i shtepise, hosti apo pritesi i virusit apo bakterit, sic e quan shkenca. Nga ky zjarr i perhapur inflamacioni, prodhohen me teprice, mbi ate qe eshte normale, radikale te lira. Radikalet e oksigjenit si superoksidi dhe oksidi nitrik (NO) gjenerohen me tepri në një grup infeksionesh mikrobike. Një prodhim i lartë i oksidit nitrik që ndodh në një sërë infeksionesh virale, prodhon specie oksidimi të azotit, mjaft reaktive. Keto specie reaktive shkepusin elektrone nga reja qelizore (kafshojne qelizat, sikurse ju kam thene), por anti-oksidantet e pengojne kete sepse ciftezohen me keto elektrone te lira.
Nje anti-inflamator- Psh, shafrani i Indise
Keto dite ju kam shpjeguar rastet kur nje infeksion perparon dhe shoqerohet me nje stuhi citokinash inflamatore, si rasti i koronavirusit tek pacientet e renduar prej tij. Mirkobi agresiv dhe me virulence te shpejte te qelizave nxit sistemin imunitar te prodhoje jashtezakonisht shume citokina inflamatore per ta vrare virusin. Kjo eshte nje beteje qe te kujtoj ate te Pirros. C’dobi do te nxirrnim nese vrasim virusin duke vrare vete trupin? Kjo eshte ngjashem me pasojat e kimios se rende ne rastin e kancerit. Atehere ku eshte mburoja? Cfare do te mbroje trupin? Anti-inflamatoretl. Si psh shafrani i Indise, qe do ule prodhimin e citokineve inflamatore.
Nje studim tregon: “Lëndimi akut i mushkërive (ALI) dhe forma më e rëndë e tij sindromi akut i shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS) kanë qenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në njësitë e kujdesit intensiv. Aktualisht, nuk ka trajtim efektiv farmakologjik për dëmtimin akut të mushkërive. Curcumin, i nxjerrë nga shafran i Indisë, shfaq veti të gjera anti-inflamatore përmes uljes se citokineve inflamatore. Curcumin analog c26 ka efekte të jashtëzakonshme mbrojtëse. Përbërësi c26, me stabilitet kimik të përmirësuar dhe bioaktivitet te rritur, mund të ketë potencialin për tu zhvilluar më tej në një kandidat anti-inflamator për parandalimin dhe trajtimin e ALI……”
Pra,
le te kombinojme ne luftimin e viruseve keto kater arme:
1. Fuqizuesit e imunitetit
2. Antiviralet natyrore
3. Antioksidantet
4. Antiinflamatoret
5. Mirenjohjen per Perendine
Jo rralle,natyra na ka dhene mjete qe jane njeheresh edhe anti-oksidante edhe fuqizues imuniteti, si psh trendafili i eger,ose edhe antivirale edhe antiinflamatore si shafrani i Indise,ose edhe antivirale, edhe antioksisante edhe imunomodulues si shtogu,ose edhe antivirale edhe antioksidante si caji jeshil,edhe amtikancerogjene, edhe antiinflamator, edhe rregulluese e imunitetit humoral, edhe anti-mikrobike e shume e shume cilesi te tjera.
Ketu po shtoj disa gjera per kete bime, qe e lashe manget nga nje postim tjeter.
BAR PEZMI, NJE ANTI-INFLAMATOR I KONFIRMUAR
Studimi tregoi se bima ul dëmet e encefalitit autoimun
Achillea millefolium – bimë që e ka marrë emrin nga greqishtja, nga thembra e Akilit, është përdorur në mjekësinë tradicionale për një numër të sëmundjeve, përfshirë pezmatimin e lëkurës dhe plagët. Është bimë e njohur nga herbalistët për të ulur pezmatimin, skuqjen, acarimin, atë që quhet INFLAMACION. Por tashmë autoriteti i kësaj bime të dashur për herbalistët është bërë edhe më i fortë. Një studim konkludonte se ‘ekstrakti e bar pezmit mundet përfundimisht të çojë në izolimin e barnave të reja për të luftuar inflamacionin akut dhe kronik. Efekti i ekstraktit ujor të Achillea millefolium zbuti zhvillimin e encefalomielitit autoimun në minj. Studimi tregoi se trajtimi i minjve me A. millefolium çoi në vonimin e shfaqjes së aftësive të kufizuara në sjellje, së bashku me zvogëlimin e ashpërsisë së aftësive të kufizuara në sjellje. Trajtimi me bimën e njëmijëfletëshit apo bar pezmit parandaloi humbjen e peshës dhe rritjen e niveleve në serum të TGF-β. Minjtë të cilët u trajtuan me A. millefolium, kishin më pak infiltrim cerebral të qelizave inflamatore. Rezultatet demonstruan se trajtimi me ekstraktin ujor të A. millefolium (çaj bar pezmi) mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes, përgjigjet inflamatore dhe lezionet demielelizuese te minjtë, të cilëve u ishte shkaktuar eksperimentalisht encefalit autoimun.
Dëmtimi akut i mushkërive, ç’thonë studiuesit!
Po i kthehem edhe njehere studimit te mesiperm, per shafranin e Indise, per te ndricuar disa aspekte teorike per lexuesit.
“Lëndimi akut i mushkërive (ALI) përcaktohet si dëmtim akut inflamator i mushkërive i shoqëruar me ndryshime histopatologjike duke përfshirë infiltratim alveolar te neutrofileve, dëmtimin e aftesise se pastrimit të lëngut alveolar, depozitim të fibrinës dhe edemës së mushkërive. Pavarësisht nga përparimet në terapi, rezultatet e trajtimit te Iendimit akut te mushkerive në pacientët me sëmundje kritike mbeten të mjerueshme me një sëmundshmëri dhe vdekshmëri rreth 40%. Me kuptim të përmirësuar të patogjenezës së ALI, provat akumuluese tregojnë se lëshimi i citokineve pro-inflamatore luan një rol kritik në dëmtimin e mushkërive të shkaktuara nga inflamacioni. Raportet e mëparshme treguan se faktori i nekrozës së tumorit (TNF) α, interleukin (IL) 6, IL-1β dhe IL8 janë ndërmjetësit kryesorë inflamatorë të përfshirë në përparimin e Lendimit Akut te Mushkerive ALI.
Disa nga agjentët terapeutikë më premtues për trajtimin e hershëm të ALI përfshijnë aspirinën, statinat, agonistët adrenergjikë beta-2 adrenergjik, kortikosteroidet, vitaminën D dhe butirate….
Te dashur lexues! Ndersa has ne studim fjalen butirate, mendja me shkoi menjeheret tek gjalpi *butter anglisht, prej nga ka marre edhe emrin. Gjalpi nje nga gjerat me te mira te tij ka acidin bytyrik, shkurt butirate, i cili i jep energji qelizave te zorres se trashe, eshte ushqim per ta dhe eshte njohur nga studiuesit si nje mbrojtes kunder kancerit ne zorre.
Mirepo populli yne e ka njohur si mbrojtes edhe ne rastet e ftohjes dhe gripit. A ju kujtohet pergatitja e gjysheve dhe mamave tona, qe ne cajin e malit na tretnin nje luge gjelle mjalt dhe nje luge gjelle gjalpe te mire dhe na thoshin qe zbut kollen, dhimbjet e dytit dhe te kraharorit dhe sheron me shpejt? Ky eshte rasti kur pervoja popullore dhe studimet e reja konvergojne ne nje pike: Pra, butirate e gjalpit punoja pozitivisht ne lendimet e mushkerive nga infeksionet. Shtoni me kete rast nje menu mengjesi, caj me gjalpe dhe mjalt. Me kushtin qe gjalpi te jete gjalpe dhe mjalti te jete mjalt.
Ju uroj shendet dhe te shkuara sa me shpejt te semureve!