Dr. Oz: Çaji i xhenxhefilit në vend të Naproxen-it, për dhimbjet e kyçeve

Dr. Oz: Çaj gjethe papaja në vend të Naproxen-it, për artritet

Kirurgu kardio-torakal, doktori i famshëm amerikan, me origjinë turke, Mehmet Oz kishte ftuar në emisionin e tij televiziv    nga ‘Hunter Medicine’ për të biseduar rreth ushqimeve që pasqyrojnë efektet e ilaçeve anti-dhimbje, por pa efektet anësore. Ai u propozoi teleshikuesve të provonin papaja, shafranin e Indisë, çajin e xhenxhefilit dhe Birrën e hidhur si ilaç.

“Ne jemi një kulturë ilaçesh. Ne nuk jemi të edukuar të përdorim ushqime për t’u marrë me problemet shëndetësore”, tha Chris Kilham, duke shtuar se Dr.Oz po ndihmon për të ndryshuar këtë problem në SHBA. Ai tha se mjekësia e lashtë kineze dhe Ayurveda (sistemi i lashtë i Mjekesisë Indiane) e kanë bërë këtë përmes historisë, por ky është një koncept relativisht i ri në Perëndim.

Dr. Oz: Papaja dhe shafran i Indisë për Dhimbje të kyçeve

Kardiokirurgu torakal, Dr. Oz, një nga rastet e rralla kur një mjek apo kirurg shpallet si një mbështetës i madh i mjekësisë natyrore, Dr. Oz tha se çaji i xhenxhefilit dhe fruti papaja heqin dhimbjet e kyçeve, ashtu siç do të bënte ilaçi Naproxen. Një personazh i ftuar në emisionin e tij, Gladys, tregoi se ka dhimbje të vazhdueshme të nyjeve, veçanërisht në gjunjë dhe se ajo ka tendencën të përdorë Acetaminophen gjatë ditës. Ajo e ka bërë këtë për pesë vjet, por ‘Hunter Medicine’- qendra e ngritur prej Chris Kilman, kishte një zgjidhje ushqimore për nyjet e saj.

Kilham (të cilin CNN e ka quajtur “Indiana Jones of natural medicine”, i sugjeroi të provojë Papaja të freskët, që përmban enzimën Papain që tret proteinat, një anti-inflamatore e shkëlqyeshme për dhimbjet në nyje. Rrënja shafrani i Indisë është gjithashtu i shkëlqyeshëm si një perime e freskët. Prijeni rrënjën dhe skuqeni atë në një përzierje vegjetariane, në mënyrë që Curcumin të zhytet në vaj (Shënim: Denisa Kona. Curcumin nuk do të lëshohet në vaj, edhe pse shafrani i Indisë si erëz mund të duket se përzihet me vajin. Megjithatë, duhet provuar mënyra me skuqje siç propozon Cris ose me banjo-mari që vaji të mos arrijë pikën e djegies dhe të shohim nëse do të përftohet një vaj ngjyrë portokalli. Për skuqje mos përdorni vaj ulliri, por vaj kokosi ose vaj luledielli të shtrydhur në presion të ftohtë.

Ndërsa për përgatitje me banjo-mari, përdorni vajin e ullirit sepse edhe ai ka cilësi të ngjashme me ibubrofenin (antidhimbje), sipas studimeve. Ajo që ju propozoj është që fillimisht të provoni skuqjen dhe banjomarinë secilën metodë me një vaj pa ngjyrë, si psh vaj luledielli, për të kuptuar nëse shafrani i Indisë do të tretet apo jo, nga ndryshimi i ngjyrës. Pasi të siguroheni që vaji është ngjyrosur, herën tjetër përdorni vaj ulliri, në metodën e banjo-marisë, nëse nga prova e parë do rezultojë efikase. Këto që po ndërtoj si hipoteza tani, ende nuk i kam eksperimentuar vetë.  Kjo është për rastin kur duam të marrim shafranin e Indisë nga brenda, për ta bërë të përthithshëm. Por nëse bëhet fjalë për trajtim lokal nga jashtë, nuk ekziston më problemi i metabolizimit të erëzës dhe ajo punon. Megjithatë, ndoshta një vaj që ka kaluar në proces termik bashkë me erëzën kampione, bën një ilaç sinergjik më të fuqishëm.

Dr Oz: Birra e hidhur lehtëson dhimbjet e shpinës

Melissa ishte një tjetër personazh e ftuar në emisionin e Dr. Oz. Ajo tregoi për teleshikuesit se dhimbja e saj në pjesën e poshtme të shpinës ishte e çmendur. Ajo thotë se përdorte një melhem kundër dhimbjes, me erë të rëndë, por tani ekziston një zgjidhje ushqimore që mund të provonte në vend të saj. Birra e hidhur mund të jetë përgjigja e dhimbjes së shpinës. Pini një gotë për të marrë një lehtësim të shpejtë të dhimbjes së kyçeve, shpinës apo legenit. Dr.Oz tha që versionet jo-alkoolike do të funksiononin për këtë. Chris Kilham theksoi se ilaçi i Melissas, është se nuk po vesh më taka të larta, që gjithashtu ndihmon për të lehtësuar dhimbjen e saj.

Dr Oz: Çaji i xhenxhefilit në vend të  Naproxen për dhimbjet e kyçeve

Xhesika u ankua për dhimbjet e muskujve pasi punonte jashtë dhe ajo tha se merrte Naproxen gjatë gjithë ditës. Ajo tha se është një trajtim i lehtë që funksionon mirë, por Dr.Oz i tha se ai është i shqetësuar për një rrezik të shtuar të sulmit në zemër ose goditjes në tru. Ndërsa Kilham rekomandoi rrënjë të freskëta xhenxhefili për këtë problem. Priteni dhe grijeni një copë rreth madhësisë së gishtit të madh. Derdhni ujë të valuar mbi të. Lëreni të qëndrojë për disa minuta para se të kullohet. Përziejini me mjaltë nëse dëshironi, dhe pijeni për të përfituar nga përbërjet e tij anti-inflamatore për dhimbje të muskujve. Themeluesi i ‘Mjekësisë së Gjahtarit’ tha që rrënja është më e sigurt se Naproxen, por sa do të zgjasin efektet, do të varet nga kimia e trupit tuaj.

Pergatiti D. Kona

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *