Pse shafrani i Indise nuk m’i heq dhimbjet e reumatizmes si ilaçi Naproxen?

Pse shafrani i Indise nuk m’i heq dhimbjet e reumatizmes si ilaçi Naproxen?

Pyetja e lexueses:
Kam mesuar se shafrani i Indise eshte nje erez shume anti-inflamatore, por nuk arrin te me ule dhimbjet e reumatizmes. Ndersa ilaçi Naproxen me qeteson. Si ka mundesi qe ereza nuk funksionon ne rastin tim, sepse nuk do te doja te perdor shpesh Naproxen pasi me rrit tensionin?

Pergjigje: Shafrani i Indise (Curcuma Longa) eshte nje erez e fuqishme anti-inflamatore, e padyshimte, e provuar me mbi 800 studime shkencore. Per Shafranin e Indise ka me teper studime se per cdo substance tjeter natyrore qe une kam pare. Pershembull, tani sapo shfletova nje studim qe demonstron se si perberesi aktiv i kesaj ereze krijon nje lidhje me te forte me peptidet Aβ1-40 dhe strukturat fibriliare te tyre, sesa medikamentet ibuprofen dhe naproxen. ” Energjitë e lira lidhëse të marra nga metoda molekulare mekanike Poisson-Boltzmann tregojnë se kurkumin tregon një afinitet më të lartë lidhës sesa ilaçet anti-inflamatore josteroide”, thone studiuesit e Institutit për Shkencë dhe Teknologji Kompjuterike.

Nese nuk po merrni perfitimet e pretenduara nga studimet shkencore prej shafranit te Indise, ka disa arsye dhe ne varesi te tyre, do te beni disa gjera:

1. Cdo gje ka efekt ne doze dhe nuk ka efekt nendoze. Ndoshta nuk jeni duke marre shafran Indie mjaftueshem. Shikoni, a jeni duke marre te pakten 2 luge caji me maje ne dite nga kjo erez?

2. Shafrani i Indise ka nje disfafor shume te madh, sepse ka perithshmeri shume te dobet. Per kete arsye duhet shoqeruar me dicka tjeter qe ndihmon absorbimin e tij nga zorret. Numri 1 eshte piperi i zi. Shikoni, a po e shoqeroni shafranin e Indise me 1/3 ose 1/4 luge caji piper te zi? Per llogaritje me te lehte, perdorni lugen e kafese,  gjysme luge kafeje piper te zi.

  1. Piperi i zi mund te jete i perzier me piper te bardhe dhe kjo ul efektshmerine. Merrni nje mulli piperi dhe bluajeni vete piperin e zi kokerr. Shikoni te jete i zi, jo i cngjyrosur si boje kafe qe tregon se mund te jete teper i vjeter dhe ka humbur nje pjese te fuqise se tij.
  2. Shafrani i Indise nuk ka tretshmeri ne uje. Mos e perdorni si caj, por perdoreni me ushqime me vaj.
  3. Perthithja e shafranit te Indise mund te ndryshoje shume nga nje person te tjetri. Shpesh ne formulime farmaceutike, perberesi aktiv Curcumin shoqerohet jo vetem me piper te zi, por edhe me enzimen e ananasit Bromelain. Pra, mund te pini nje gote me leng ananasi ose te merrni suplementin qe permireson tretjes. Kombinimi ndoshta nuk ka kete motiv, por sepse si shafrani i Indise dhe si Bromelain jane te dy antiinflamatore dhe sidomos per inflamacionin e kyç  eve.
  4. Ju mund te kombinoni shafranin e Indise me Boswellia (qe nxirret nga pema e temjanit) per te marre nje veprim te perforcuar anti-inflamator dhe anti-artritik. Gjithashtu mund te kombinoni shafranin e Indise me nje anti-inflamator tjeter te fortesi si trendafili i eger ne doza te larta.
  5. Fakti qe nuk perfitoni nga shafrani i Indise, nese nuk eshte doza e pamjaftueshme shkaku, do te jete nje problem me zorren tuaj, qe mund te mos absorboje mire, mund te kete nje ‘konsumim’, te qimeve thithese me ane te te cilave zorret marrin lendet ushqyese. Ne kete rast do t’ju duhet nje trajtim specifik per te eliminuar inflamacionin apo demtimin e qimeve thithesese ose epitelit te zorreve, qe mund te jete shkaku pse shafrani i Indise nuk po ju ndihmon.
  6. Mund te provoni suplementin Curcumin qe permban vetem perberesin aktiv te erezes. Une si rregull preferoj erezen para kapsules, sepse per me teper permban shume perberes qe punojne si ekip. Por ndonjehere efekti mund te jete me i madh nga perqendrimi i nje perberesi, ose mund te jete me efikas per shkak te kapsulimit. Beni krahasimet dhe shikoni efektet.
  7. Ne rast se ndjeheni mire me medikamentet anti-inflamatore si Naproxen, merrini ato, por ulni mundesine e demtimit prej tyre duke i kombinuar me shafran Indie dhe substanca te tjera antiinflamatore, qe krahas efekteve mbrojtese, ulin nevojen per doza te larta. Pra, merrni Naproxen ne doze me te ulet, qe te mos ju rritet tensioni i gjakut, dhe ne kombinim me antiinflamatoret e natyres qe te rritni efikasitetin e nderveprimit. Sakaq, here pas here merrni masa per te mbrojtur melcine dhe veshkat nga nje rrezik i mundshem toksiciteti qe vjen nga medikamentet anti-inflamatore josteroidale si psh Naproxen qe ju merrni. Duke qendruar ne dozat minimale te medikamenteve, ju jeni pothuajse plotesisht te sigurt, sepse mekanizmat vetembrojtes te trupit i perballojne ato. Dhe nese merrni anti-oksidante dhe antiinflamatore natyrore, i perballojne edhe me mire.
    Jepni mendimin tuaj: Sa i vlefshem ju duket ky informacion?

Krijimi i disa kombinacioneve te shafranit te Indise, me funksione te ndryshme  

Nga hulumtimet e studimeve mbi veprimet medicinale te ushqimeve dhe erezave, duke njohur vetite e cdo produkti vec e vec, kam krijuar disa kombinime qe kane rezultuar te suksesshme ne praktikimin e tyre tek disa njerez.
1. Shafran Indie me piper te zi
Pse?
Piperi i zi rrit 2000-fish thithjen e Shafranit te Indise nga zorra, nje fakt i njohur tashme. Shafrani i Indise perndryshe nuk arrin te thithet.
Piperina tek piperi i zi dhe curcumin tek shafrani i Indise krijojne nje veprim te fuqishem në ndikimin e tyre në sistemin e enzimave metabolizuese të mëlçisë.
2. Shafrani i Indise me hudher
Pse?
Rritet veprimi pozitiv ne hipertrofine e zemres dhe zemren e zmadhuar
Ulen dhimbjet e cdo natyre
Ulen inflamacioni me mire
3. Shafran Indie me Omega 3
Pse?
Ulet me dukshem inflamacioni
Rezultate me te mira ne kurimin e semundjeve te lekures
4. Shafran Indie me spec te kuq djeges
Pse?
Speci djeges rrit qarkullimin e gjakut, ndihmon qe cdo trajtim tjeter, ne kete rast shafrani i Indise, te shkoje ne vendin e semure per ta sheruar
Mbrojtje me e madhe nga ulcera e stomakut
Efekt i dyfishte antioksidant, duke bllokuar speciet teper reaktive te oksigjenit
5. Shafran Indie me xhinxher
Veprim me i forte antikancer
Përmirësojne shërimin e plagëve në lëkurën atrofike ose të dëmtuar
Veprim me i mire ne artrit rheumatoid
6. Shafran Indie me vaj kokosi
Pse?
Trajtim me efikas i mykut kandida albikans, bakterit H pylori dhe infeksioneve te tjera
Veprim me i mire per permiresimin e kujteses (Alzheimer)
Me efektiv ne trajtimin e dermatitit atipik, ekzemes etj.
Trajtim nga brenda dhe nga jashte
7. Shafran Indie me mjalt dhe vaj lulebalsami


Pse?
Ndihmon ne sherimin me te shpejte te plageve pas kirurgjise ne kavitetin oral (goje), si psh pas heqjes se dhembeve
Veprim me i mire kunder dhimbjeve neuropatike (si psh dhimbjet nervore te shtylles kurrizore

8. Shafran Indie plus kimioterapi
Veprim me i fuqishem anti-kancer, rrit efektivitetin e kimios, ul pasojat negative te kimios.

Keto nuk jane gjithe spektri i veprimit te shafranit te Indise vetem apo ne kombinim. Fusha eshte shume me e gjere

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *