Gabimet që bëjnë pacientët e Covid-it

Pse trajtimet shtepiake nuk po me ndihmojne kunder COVID-19?

Gabimet që bëjnë pacientët e Covid-it

Ndersa jane duke ndjekur mjete shtepie dhe trajtime te tjera qe quhen vitamino-terapi, ne perpjekje per te zvogeluar simptomat e infeksionit dhe parandaluar nderlikimet, konstatoj se jo pak lexues perdorin kuturu cfare t’u dale para, cdo lloj caji, cdo lloj suplementi, dhe mendojne se po bejne shume.
Ja disa nga gabimet qe kam konstatuar.

GABIMI NR. 1

Marrin doza vitamine C nga 1000 apo 2000 mg

Doza te tilla nuk punojne. Ato maksimumi ndihmojne nje organizem te fuqishem, te ri, te pasemurur, per te parandaluar qe te semuret. Ne gjendjen virale, duhen doza shume te larta te vitamines C, qe punojne si antiviral dhe qe pengojne stuhine e citokineve inflamatore, midis shume te tjerave. Dozat e vitamines C qe duhet te perdorni per te qene te sigurt se po merrni mjaftueshem, jane ato ku kapercehet toleranca e zorreve (pra, kur nis diarreja).
Normalisht, shumica e pacienteve me COVID do te tolerojne pa diarre 30 gr vitamine C ne dite, sepse leukocitet, qelizat e bardha te sistemit imunitar jane duke konsumuar doza te cmendura te vitamines C. Doza te tilla te kesaj vitamine nuk mund te konsumohen si tableta, por vetem si pluhur, acid askorbik i paster.

GABIMI NR.2

Marrin doza te vitamines D3 zakonisht 1000-2000 IU

Doza te tilla te vitamines D nuk arrijne te permbysin nje gjendje serioze infektive. Normalisht, nje person ne stinen e dimrit, pa qene i semure duhet te marre 4-5 mije IU vitamine D3 ne dite, per te ruajtur nivelet ne gjak, brenda vlerave normale. Qe te bindeni se dozat e vitamines D qe po merrni nga mjeku ose me mendjen tuaj, nuk jane te mjaftueshme, beni analizen e 25-Hydroxy Vitamin D dhe do te shikoni qe jeni te manget ose me mungese te saj. Pra, ndersa ju mendoni se po beni cdo gje qe duhet bere, duke marre vitamina, ne fakt, po merrni doza jo-terapeutike. Merrni 10 mije IU vitamine D3 ne dite. Sidomos personat qe vendosen ne oksigjen, duhet te marrin edhe me shume, 20 mije IU ne dite, sepse studimet kane treguar se kjo vitamine mbron mushkerite nga djegia e oksigjenit.

GABIMI NR.3

Marrin cajra cfaredolloj, qe nuk jane antivirale

Edhe pse pirja e cajrave te ndryshem qe jane popullore, nuk do te beje ndonje dem dhe mund te kete ndonje efekt ndihmes, kur eshte fjala per COVID-in duhet te perdoren cajrat qe jane studiuar me pare si antivirale si dhe qe jane rikonfirmuar edhe kunder COVID si caj lule balsami, caj timusi, caj bar blete, caj rrenje hithre, caj jamballi (per ata qe nuk kane hipertension), caj lule shtogu ose shurup nga frutat e shtogut ose te qingles.
Caji cistus incanus (alpin) i mbeshtetur nga studimet per infeksionet e rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe njeheresh antiviral i forte, edhe pse jo i provuar ndaj COVID-19.
Po ashtu, gjethet e ullirit jane antivirale te provuar, por ende jo qarte ndaj COVID-19.
Nderkaq, degjoj perdite lexues te me thone qe po perdorin caj mali, trendafil te eger, dafine, radhiqe, cikore etj. Keta nuk jane antivirale. Dafina ka vajra esenciale anti-virale, por qe humbasin ne caj ose mbeten ne sasi shume- shume te vogel. Ajo punon si esence vajore. Deri diku, edhe si avull nga hundet, per te parandaluar zbritjen e virusit ne mushkeri. Por pirja si caj e dafines nuk do te jape efektin qe japin cajrat e tjere, qe i ruajne perberesit antivirale.
Kush ka mundesi te bej aromaterapi, kush ka nje pajisje difuzer, mund te hedhe aty vajra esenciale me veprim antiviral si esence dafine qe eshte studiuar vecanerisht, por edhe esence pishe, esence timusi, esence limoni, esence eukalipti, vaj esencial hudhre, karafili, nenexhiku, geraniumi (barbaroze) etj (verifikova studimet [ara se t’i listoja ketu). Vajrat esenciale punojne ne dy drejtime: 1. Ulin ngarkesen virale ne ajrin e nje mjedisi te mbyllur, shtepi ose zyre ose dyqan dhe keshtu ulin rrezikun e transmetimit te virusit ne njerezit e tjere ne ate mjedis 2. Nepermjet ajrit futen ne hunde dhe mushkeri dhe molekulat e ketyre vajrave esenciale ushtrojne vetite e tyre anti-virale, anti-inflamatore, etj.

GABIMI NR.4

Thone se po pine leng portokalli ose lengje te tjera, por po pine sasi te pamjaftueshme

 Lengjet e shtrydhur ne shtepi jane shume te rendesishem per te dhene energji qelizore, per te bere pastrim qelizor sa me shpejt nga virusi dhe toksinat e virusit (metabolitet e tij teper toksike) si dhe per te dhene flavonoidet qe luftojne viruset. Mirepo pacientet e COVID pine jo mjaftueshem prej tyre. Zakonisht pine 1 ose 2 gota. Kujtoni nga GAZETA Molla e Shendetit, se gjigandi Maks Gerson jepte 13 gota lengje te shtrydhur ne dite per pacientet e kancerit, por edhe te gjtha diagnozat e tjera serioze i trajtonte me terapi lengjesh ne doza te medha. Edhe gjendja COVID eshte serioze dhe ngjashmerisht duhet trajtuar me terapi lengjesh. Une do te keshilloja te pini te pakten 5 gota me lengje te shtrydhur ne dite.
Nese mund te pini me teper, edhe me mire. Kam sugjeruar portokallin, karoten kryesisht dhe ndonje leng perimesh te gjelbra. Por tani do te specifikoj edhe nja dy perime te tjera, referuar studimit qe po ju sjell me poshte.
“Sëmundja e virusit Corona-19 (covid-19) shkaktohet nga një koronavirus që njihet gjithashtu si sindromi akut i rëndë respirator koronavirus 2 (SARS-CoV-2) dhe karakterizohet përgjithësisht nga ethe, inflamacion i frymëmarrjes dhe dështim i shumë organeve. Një nga gjërat e para gjatë inflamacionit është përgjigja nga proteinat e fazës akute të shoqëruara me mpiksjen. …Përgjatë këtyre linjave, një trajtim anti-acid është sugjeruar gjithashtu për zbutjen e komplikimeve të kovid-19. Interesante, ekzistojnë tre perime kryesore (selino, karrota dhe kungulli i njomë jeshil) të cilat janë alkaline në diapazonin e tyre të pH, në krahasim me shumë të tjera.
Prandaj, trajtimi me lëng të freskët (pa ndonjë ruajtës) nga këto perime si dhe antioksidantët që rrjedhin nga karota dhe lakra e purpurt, së bashku me medikamentet anti-koagulim mund të ndihmojnë në parandalimin ose zvogëlimin e efekteve të dëmshme patologjike të covid-19. Këto mjete shëruese të sugjeruara mund të përfshihen në listën e ndërhyrjeve të supozuara që aktualisht janë duke u hetuar në drejtim të zbutjes së dëmtimit të shumë organeve nga Covid-19 gjatë pandemisë në vazhdim”…
Studimi permend perberesin anthocianine tek lakra e kuqe, por ky perberes gjendet me shumice edhe ne boronica te zeza dhe aronia prandaj do t’i shtoja keto. Studimi thote se anthocianinat ushtrojne nje rol mbrojtes antioksidant, mbrojne enet e gjakut, endotelin nga demtimi dhe minimizojne rrezikun e demeve te shumta prej infeksionit te koronavirusit.

GABIMI NR.5

Ndersa perdorin antibiotike, nuk marrin fare probiotike ose marrin doza te vogla probiotikesh qe nuk mjaftojne.

Psh, eshte nje suplement qe mjeket e japin shpesh, shenon italisht (megjithese nuk gjeta asnje faqe te kompanise italiane dhe asnje burim tjeter, qe te me provonte se eshte produkt italian!!!!!). Nejse, produkti shenon 25 miliarde fermente laktike (dmth probiotike) qe permbahen ne 7 flakone. Ne vend qe te jape permbajtjen per flakon, jep permbajtjen totale te kutise. 1 flakon ne dite ka me pak se 4 miliarde koloni, nje doze qe eshte vetem per te mirembajtur dhe ruajtur gjendjen e flores bakteriale ne kushte te zakonshme. Ndersa kjo eshte krejt e pamjaftueshme ne kushtet e nje infeksioni dhe aq me keq, pas perdorimit te antibiotikeve.
Probiotiket jane studiuar ne studime shkencore per COVID-19. Studimet deshmojnë aftësinë e probiotikëve për të rregulluar përgjigjet imune në sistemin e frymëmarrjes. Studiuesit kane gjetur se ka lidhje te afërt te traktit gastrointestinal dhe atij respirator, gje qe sugjeron se mosfunksionimi i njerit sistem, mund të nxisë sëmundjen tek sistemi tjeter.
CITIM STUDIMI
“Për më tepër, disa raporte kanë treguar praninë e ARN të SARS-CoV-2 në mostrat fekale të disa pacientëve të infektuar, që kanë rezultuar negativ për praninë e SARS-CoV-2 ARN në mostrat e tyre të frymëmarrjes (Wu et al. 2020; Xiao et al .20202; Kopel etj. 2020). Këto copa provash sugjerojnë ndërprerje midis boshtit zorrë-mushkëri, i cili në një farë mase mund të modulohet nga probiotikët, duke ndryshuar në mënyrë të favorshme simptomat gastrointestinale dhe duke mbrojtur sistemin e frymëmarrjes. Përparimet në hulumtim kanë çuar në të kuptuarit se ekziston një komunikim dinamik midis mikrobeve të boshtit të zorrëve-mushkërive.
Ky përparim tronditi dogmën antike të mjedisit steril të mushkërive (Marsland et al. 2015). Lidhja e zorrës dhe e mukozës së mushkërive ndërmjetësohet përmes këtij boshti, pasi është një rrugë për kalimin e hormoneve, metabolitëve mikrobikë, citokinave dhe endotoksinave në qarkullimin e gjakut. Një komunitet i ekuilibruar i zorrëve ka një rëndësi jetësore në imunitetin pulmonar. Disa studime sugjerojnë që dysbioza në mikrobiotën e zorrës ndikon në mosfunksionimin pulmonar duke moduluar përgjigjet imune të neutrofileve, nëngrupet e qelizave T, citokinat inflamatore (Scales et al. 2016) dhe shumë më tepër. Modulimi imun lokal ose distal i mikrobeve komensale në mushkëri dhe zorrë ndikon në fillimin e procesit të infeksionit. …
Përveç marrjes orale të probiotikëve, spërkatjet e nazofaringut gjithashtu kanë treguar rezultate premtuese për sa i përket infeksioneve të reduktuara virale (Lehtoranta et al. 2014). Zbatimi lokal i probiotikëve spraj është provuar efektiv kundër Rhinosinusitit Kronik (CRS) dhe astmës. Aftësia e probiotikëve për të luftuar infeksionet virale mund të jetë një zgjidhje për mungesën e agjentëve antiviralë (Kassaa et al. 2015). “
Keshtu te dashur lexues, ndersa bota prodhon suplemente me qindra bilione koloni, mjeket ketu ofrojne doza minimale, qe jane me te uleta se ato te provuara efektive edhe tek femijet per rastet e diarrese infektive dhe te diarrese nga antibiotiku. Sa te merrni? Nuk ka dicka fikse, sepse varet nga gjendja juaj, simptomat gastro-intestinale, diarrheja nese eshte prezente dhe sa antibiotike keni marre. Nese keto jane te dyja ose njera, merrni nje probiotik me 50 bilione CFU (fuqi ditore).

GABIMI NR. 6

Sapo behen mire, u duket se sherohen, ulin luften kundr COVID, pakesojne dozat dhe mjetet qe perdorin.

Ky eshte nje nga gabimet me te renda. Asnjehere mos ulni vigjelencen, pavaresisht se nisni te ndiheni me mire, siptomat ju lehtesohen dhe ju mendoni se jeni vene ne rrugen e sherimit. COVID-19 eshte nje virus shume i pabese. Ai ju godet sapo te ulni vigjelencen dhe te pakesoni mjetet e luftimit. Vazhdoni intensivisht terapine natyrore, derisa te jeni shpallur pa COVID nga testi. Ruhuni nga ekspozimi ndaj te ftohtit gjate kohes se sherimit. E ngrohta ndihmon per t’u sheruar, sepse ne nje mjedis te ftohte ju humbni energjine e vlefshme per procesin e sherimit. Mos perdorni duhanin, embelsirat, me mendimin qe virusi kaloi, sepse do tju rrezoje befas sistemin imunitar dhe virusi do t’ju vere serish perpara dhe me keq.
Edhe pasi te jeni i sheruar nga infeksoni, nuk do te thote se jeni i sheruar totalisht. Infeksioni nuk eshte me prezent, por pasojat e tij mund te jene dhe te mbeten gjate. Si lodhja, diarrheja, demtimet e mushkerive, trashja e gjakut etj tregues qe tregojne inflamacion dhe stres te larte oksidativ. Krahas mjekimit qe ju ka dhene mjeku specialist per te arritur rikuperimin, perdorni edhe mjetet natyrore, shume nga te cilat i kane neglizhuar nje pjese e juaja. Edhe njehere, futuni dhe kerkoni postimet e shumta qe kam bere per produktet qe duhet te perdorni dhe, ne rast se ndjeni nevoje, me shkruani ne inbox.
Ju uroj sherim te shpejte te semureve, kuraje atyre qe kane humbur te dashurit, kujdes per parandalim atyre qe jane ende te paprekur dhe ftese per lutje te gjitheve, qe pandemia te marre fund me nje mrekulli Perendie. Dora dhe mendja e njeriut nuk kane arritur ndonjehere ne histori, te mbyllin ndonje pandemi. As maskat, as distancat, as karantina me mbyllje te puneve, shkollave dhe kufijve, nuk do ta arrijne ate, vetem se do ta ngadalesojne dhe zgjasin ne kohe. Madje, as vaksinat nuk kane anuluar apo mbyllur ndonje pandemi te meparshme. Ne presim vetem doren e Perendise. Por kemi nevoje per pastrim zemrash, qe te pastrohemi nga virusi.
BEKIME TE KALTRA!
editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *