A kam nevoje te marr kalcium si suplement per kockat?

Rreziku i suplementeve te kalciumit nga papergjegjshmeria e mjekeve

A kam nevoje te marr kalcium si suplement per kockat?

Perpara sesa te marresh receten me kalcium nga mjeku yt, bej dicka te mencur: Me dergo mua nje diete ditore, ose me mire te modelin e ushqyerjes se 3 diteve te ndryshme dhe te te llogaris se sa kalcium ke marre, a i permbush nevojat ditore te miratuara zyrtarisht apo jo.

Me shume gjasa, ti nuk merr nje diete te varfer me kalcium, sepse kalciumi eshte minerali me i bollshem ne dieten njerezore. Dieta jote mund te jete plot kalcium, por mjeku yt ta ka keshilluar ate si shtese, sepse kockat e tua jane te varferuara me kalcium, e shprehur kjo ne treguesit e osteoporozes. Kockat e tua jane te varferuara, mjeku ka te drejte. Kockat e tua jane bere teper poroze, vrimat jane zmadhuar, dendesia minerale eshte ulur. Kockat e tua nuk dhembin per shkak te kesaj, osteoporoza nuk ka simptoma (nuk duhet ngaterruar me artritet), mirepo osteoporoza rrezikon per fraktura ( thyerje te kockave) dhe rrezim.

Mirepo zgjidhja e problemit nuk eshte duke marre me teper kalcium, pasi ju nuk jeni vertet te manget ne kalcium. Problemi eshte se kalciumi livadhis neper qarkullimin e gjakut dhe shkon dhe ngulet ne indet e buta, pergjate endoteliumit, zakonisht ne vendet ku ka demtime, aty ku ena e gjakut nuk eshte e shendetshme., Aty shkon dhe vendoset kalciumi duke krijuar kalcifikim te tyre. Aorta dhe valvulat jane zonat e preferuara te depozitimit te kalciumit. Disa kardiologe amerikane dhe studime qe ka botuar me kohe gazeta Molla e Shendetit tregojne domosdoshmerine e ekzaminimeve qe tregojne kalcifikim arterial, pra jo vetem analiza per pllakat e kolesterolit, por edhe te kalciumit, qe eshte nje faktor i pavarur i semundjeve kardiovaskulare si dhe i goditjeve ne zemer ose ne tru.

Pra, ndersa ju nuk jeni te manget ne kalcium, mjeku ju rekomandon nje recete me doza te larta kalciumi, sepse mendon te shpetoje kockat tuaja nga frakturat, te ule indeksin e osteoporozes. Mirepo, a i shpeton vertet? Studime te medha qe jane ndermarre vitet e fundit tregojne qe jo vetem nuk ka ndikuar per te parandaluar thyerjet, por marrja e kalciumit qofte si suplement qofte nga sasite e shtuara te qumeshtit, ka shkaktuar qe kockat vertet te mbushen, te trashen, por te jene me pak fleksible, pra jane si shkarpa te thata qe jane akoma me lehte te thyeshme.

Te dashur lexues! Une po ju shpjegoj thjesht, ate qe e kam hulumtuar prej vitesh ne literature profesionale. Kalciumi i manget e kocka, ne rast se nga ana tjeter shoqerohet me kalcifikim te eneve te gjakut apo te valvulave, ose ne rast se nje person nga rere apo gure ne veshka apo prodhim te gurezave ne mishrat e dhembeve, te gjitha keto tregojne per nje qarkullim te kalciumit jashte kockave, tregojne se kalciumi nuk eshte i manget dhe se nuk keni nevoje per kalcium shtese. Prandaj, nje perllogaritje e dozave te kalciumit nga dieta juaj, do t’ju ndihmonte te kuptonit realisht se sa kalcium jeni duke marre. Per kete me nevojiten gramaturat e sakta te cdo ushqimi te perfshire ne vakt dhe ne cdo gatim. Duhet te perdorni nje peshore kuzhine. Duhet gjithashtu qe per 3 dite te ndani vec masen tuaj te ushqimit, nga familjaret, qe te jem ne gjendje te bej nje perllogaritje te sakte te sasise se kalciumit qe ju keni marre.

Kalciumi eshte nje mineral elektrolit gjithashtu, qe merr pjese ne ruajtjen e homeostazes qelizore bashke me kaliumin, natriumin dhe magnezin. Kjo do te thote qe trupi ben te gjitha perpjekjet te ruaj ekuilibrin e ketyre elementeve ne gjak. Ne rast se kalciumi mungon, trupi ia heq kockave dhe ploteson nivelet ne gjak. Kjo mund te jete nje shkak i varferimit te kockave, por kjo me rralle, kjo ndodh ne hipokalcemi. Hypokalcemia mund te vije jo nga mungesa dietike, por nga mungesa e vitamines D, apo nje prodhim i ulur i hormonit paratiroid, pra kur nje person vuan nga hipoparatidoidja. Ne raste te tjera vjen nga hipomagnezemia apo hipermagnezemia, ne raste te rralla duke cituar te dhena studimore vjen nga ‘Sëmundja renale ose sëmundja e mëlçisë në fazën përfundimtare që shkakton pamjaftueshmëri të vitaminës D, metastazat e kancerit ose metalet e renda baker, hekur, te akumuliuara ne gjendren paratiroide, drogat p.sh., bifosfonatet intravenoze me dozë të lartë). Hipokalcemia paraqitet si ‘rezultat i një gjendjeje të sëmundjes kronike. Një histori e alkoolizmit mund të ndihmojë në diagnostikimin e hipokalcemisë për shkak të mungesës së magnezit, keqthithjes ose pankreatitit kronik. Hipokalcemia akute mund të çojë në sinkopë, dështim kongjestiv të zemrës dhe anginë për shkak të efekteve të shumta kardiovaskulare. Mund të shfaqen edhe simptoma neuromuskulare dhe neurologjike…”

Jua permenda keto per t’ju thene se mangesia e kalciumit (ne gjak) zakonisht nuk eshte rrjedhoje e nje problemi diete, por e nje semundjeje. Megjithate, ne rastet kur mangesia e kalciumit vjen per shkaqe ushqyese, kjo zakonisht ndodh ne te moshuar dhe njerez qe nuk arrijne te thithin mire kalciumin nga zorret dhe qe kane mangesi ne vitamine D. Kur kalciumi mungon ne gjak, do te thote qe mungon ne trup dhe sigurisht qe kerkohet te merret.

Por ne rastet e zakonshme kur nivelet ne gjak te kalciumit ruhen, por jane ulur ne kocka, ne kete rast zgjidha e mencur nuk eshte marrja e kalciumit shtese, por marrja e vitamines D si dhe riparimi i zorreve. Kalciumi si shtese eshte inorganik dhe jo mire i perdorshem nga trupi, pra kjo ben te rritet toksiciteti prej kalciumit.

Ndersa kalciumi nga ushqimet eshte organik, prandaj une i meshoj kalciumit ne ushqim dhe ne disa bime te egra te pasura me kalcium dhe minerale te tjera si hithra, terfili i kuq, gjethet e kufilmes, radhiqja, por sidomos majdanozi i thatë. Majdanozi kryeson me 1468 miligramë kalcium në 100 gramë). Ne prova, majdanozi i thatë kishte më shumë kalcium, sesa edhe pluhur dolomit, një shtesë minerale kalciumi. Ndersa majdanozi i freskët ka 203 mg/ 100 g, serish nje doze shume e mire ditore. Per krahasim 100 ml qumesht ka 125 mg kalcium, 200 ml kos ka 220 mg kalcium.

Marrja e kalciumit shtese duhet te behet vetem ne kushtet e hipokalcemise (pra deficit i kalciumit ne gjak), por jo kur trupi ka kalcium mjaftueshem. Ne kete rast, qe eshte me i pergjithshmi ne popullate, kur kalciumi eshte ne gjak dhe mungon ne kocka, nevojitet qe te orientojme kalciumin drejt kockave, ne vend se te shtojme kalciumin inoraganik, qe do te shtonte depozitat kalcifikuese ne enet e gjakut si dhe guret ne veshka. Duhet te rregullojme dieten per te marre me teper kalcium organik. Dhe ne rast te nje osteoporoze shume te theksuar, kur mund te jepet kalcium, duhet dhene ne doza te vogla, rreth 300 mg ne dite dhe jo per nje kohe te gjate. Nderkaq, duhet bere orientimi i kalciumit drejt kockave me vitamine D3 dhe K2. Edhe vitamina K1 nga perimet gjethegjelbra eshte e rendesishme per shendetin e kockave, prandaj duhet rritur konsumi i te gjelbrave. Magnezi eshte po ashtu shume i rendesishem per te mbajtur kalciumin ne kocka si dhe minerale te tjera qe i duhen kockave.

Nje komponent mjaft i rendesishem i kockave eshte kolagjeni. Kockat tuaja janë bërë kryesisht nga kolagjeni, i cili u jep atyre strukturë dhe i ndihmon t’i mbani të fortë.

Prodhimi i kolagjenit në trupin tuaj bie kur plakeni, po kështu edhe masa kockore. Kjo mund të çojë në osteoporoze, e cila karakterizohet nga dendësia e ulët e kockave. Studimet kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit frenon prishjen e kockave, që çon në osteoporozë. Në një studim, gratë që moren kolagjen, kishin nivele dukshëm më të ulëta të proteinave në gjak që nxisin prishjen e kockave, sesa ato që moren vetëm kalcium.

Një studim tjetër zbuloi rezultate të ngjashme në 66 gra që morën 5 gram kolagjen çdo ditë për 12 muaj. Gratë që morën kolagjenin treguan një rritje deri në 7% në dendësinë e tyre minerale të kockave (BMD), krahasuar me gratë që nuk konsumuan kolagjen.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *