Dr. Fauci i Institutit Amerikan te Shendetit: Marr 1gr Vitamine C

Dr. Anthony Fauci i Institutit Amerikan te Shendetit deklaron: Marr 1000 mg ne dite Vitamine C

Zyrtari i larte i shendetesise me kete deklarate le te kuptohet se sasite ditore te miratuara zyrtarisht dhe te marra nga ushqimi, jane te pamjaftueshme.

Dr. Anthony Fauci i NIH (Instituti Kombetar i Shendetit, USA) çdo ditë merr 11 herë me teper vitamine C sesa RDA e SHBA -së (dmth doza zyrtare e miratuar si nevoje ditore). Kjo është mjaft mirë! Sigurisht që më shumë është edhe më mirë. Por nëse doktori do t’u thoshte vartësve të tij përmes TV, që thjesht të merrnin 1000 mg / ditë që ai po merrte, shëndeti i kombit do të ishte shumë më i mirë. Keshtu shprehet Prof. Andrew Saul, shefi e editorialeve te “Orthomolecular Medicine News Service”.

Dr. Anthony Fauci eshte drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të NIH që nga viti 1984, i cili mbikqyr hulumtimet në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive nga gripi deri tek HIV.

Ai personalisht merr doza shume me te larta sesa ato qe NIH ka miratuar, qe jane 75 mg per femrat dhe 90 mg per meshkujt. Fakti qe ai merr shume me teper sesa dozat qe institucioni i tij rekomandon, do te thote se ai vete eshte koshient se keto doza jane minimalisht te uleta dhe te papranueshme.

Megjithate, ai ka ndare disa keshilla ne kuadrin e mbrojtes nga COVID 19, ku midis te tjerave, pervec larjes se duarve para se te prekesh fytyren, ai rekomandon: “Merrni vitaminë C. Mund të përmirësojë mbrojtjen e trupit tuaj kundër mikrobeve. Unë marr 1.000 miligram në ditë. Shumë njerëz gjithashtu nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D, e cila ndikon shumë në funksionet e trupit, në mënyrë që të jetë e dobishme gjithashtu. Kujdesuni për veten. Bëni shtatë deri tetë orë gjumë – shumica prej nesh, përfshirë edhe mua, nuk flemë aq sa do të dëshirojmë. Ushtrohuni, hani mirë dhe qendroni të hidratuar.”

Nderkohe qe Mjekesia zyrtare propagandon se marrja e shtesave te vitaminave eshte e panevojshme, pasi nevojtat ditore per to, perfshire vitaminen C, realizohen nga ushqimi, deshmia e Dr. Faucit tregon hipokrizine e ketyre pretendimeve zyrtare: Aq sa ofron ushqimi, nuk mjafton!

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *