Lulet kacavjerrëse që bëhen shurupe dhe medicina e tyre
Denisa Kona
Janë 4 bimë që ngjajnë midis tyre. Ato nuk është e vështirë t’i ngatërrosh në pamje, nëse nuk i ke njohur prej një kohe. Cilat janë këto 4 bimë?
- Lulevileja (Wisteria sinensis, familja Fabaceae, dmth e bishtajoreve)
- Jargavani (Syringa Vulgaris, familja Oleaceae, dmth familja e ullirit)
- Konopica (Vitex Agnus Castus, familja Lamiaceae dmth familja e nenexhikut)
- Qerbashi (Galega Officinalis, familja Fabaceae, dmth familja e bishtajoreve)
- Akacia (Robinia pseudoacacia, familja Fabaceae, dmth leguminoze/ bishtajore)
Që të gjitha këto bimë ngjasojnë për lulet e tyre të vendosura në vile, për formën e luleve, bishtajat që krijojnë ato që janë të familjes bishtajore dhe për ngjyrat. Qerbashi dallon se nuk drunjëzohet, konopica i ka gjethet si të kanabisit, akacia dallohet për gjëmbat e gjatë të mprehtë në degët e saj, ndërsa gjethet i ngjasojnë me të lulevilesë. Jargavani i ka gjethet më të gjera, në formë zemre. Që të gjitha janë medicinale, por dëshmitë më të pakta janë për lulevilenë. Ndërkohë, që nga të pesta këto bimë, vetëm dy prej tyre janë të njohura dhe studiuara më mirë: Qerbashi (Galega Officilanis) një bimë nga e cila bëhet ilaçi metformin për diabetin. Bilma ka rrezik toksiciteti. Bima tjetër e studiuar mirë është konopica (Vitex Agnus Castus), e njohur sidomos për problemet e fertilitetit dhe menopauzës.
Lulet duke qenë aromatike nga natyra, janë shfrytëzuar gjatë historisë për parfumim të mjedisit, kopshteve, dhomave, rrobave dhe ushqimit. Një nga mënyra më interesante të shfrytëzimit të luleve si ushqim dhe si medicinë, është përgatitja e shurupeve të tyre.
***
Shurup lulvileje (latinisht Wisteria sinensis)
Përveç shurupit të trëndafilave, në popullin shqiptar nuk ka traditë përgatitja e shurupeve nga lule të tjera. Në mjekësinë popullore dokumentohet rrallë përgatitja e shurupeve bimore, ndërsa forma kryesore e mjekimit janë dekoktet. Wisteria kineze i thonë amerikanët, në ngjashmëri me emrin botanik të bimës. Ndërsa në shqip i kemi dhënë një emër origjinal dhe më të bukur: Lulevileja, ndoshta prej faktit se lulet e saj janë në vile, si vile rrushi. Lulevileja, në kujtesën time fëminore është parë për herë të parë në parkun e Beratit. Sipër stolave të tij, ishin krijuar pjergulla apo tenda me këtë lloj luleje kacavjerrëse dhe aromatike, e cila mbante diellin. Portikë me lulevile kam parë në hyrje të hollit të Pallatit të Oficerave në Berat, pastaj në kampin e punëtorëve në Durrës. Këto kujtime të fëmijërisë e kanë fiksuar lulevilen si një ndër bimët më interesante. Deri para pak kohësh, luleviletë mbulonin ligustrat e pyllit të Fizikës Bërthamore, sepse cilësia e tyre është të kacaviren. Tashmë ato janë prerë barbarisht nga drejtoria e këtij instituti vitin e shkuar.
Në literaturën herbaliste e kam gjetur këtë lule në përgatitjet e uthullave dhe tonikëve. Por më interesant më është dukur gjithnjë përdorimi i luleve për shurupe (francezët i përdorin edhe nëpër sallata për dekoracion dhe për vlerat e tyre. Ndërsa shurupet e luleve bëjnë akulloret me shijet më fantastike e të rralla). Një shurup lulevile është nektar hyjnor për tryezat më të mira të darkës në Britani. Kujdes! Përveç luleve, të gjitha pjesët e tjera të lulevilesë janë helmuese!
Shumë shtëpi private kanë ende lulevile dhe pse kjo bimë duket e zhdukur nga parqet publike.
Receta që do të ofroj më poshtë do të na forcojë të gjithëve dëshirën për të mbrojtur nga zhdukja dhe rikultivuar këto lloj bimësish që përveçse dekorative krijojnë edhe receta të shijshme.
A ka vlera medicinale lulevileja?
Të dhënat janë të pakta dhe të pamjaftueshme për të folur me siguri. Ëisteria floribunda është një specie e e lulëzuar në familjen e bizeles Fabaceae, vendase në Japoni, por tashmë rritet edhe në Europë dhe SHBA. Ajo është e afërt me Ëisteria Sinensis- ëisteria kineze. Një studim nga Departament of Medicinal Chemistry, Giza, Egjipt thotë se ‘ekziston një nevojë e vërtetë për të identifikuar komponimet e reja me aktivitet potencial antikancerogjen, kështu që është me interes të eksplorohet potenciali antikanceroz i përbërësve nga bimët që përdoren nga popujt si ilaçe tradicionale për trajtimin e shumë llojeve të kancerit. Autorët shkruajnë se në studmin e tyre, janë testuar përbërësit e bimës së lulevileë, por janë testuar vetëm ndaj një linje të caktuar qelizore të tumorit: Hep-G2. Prandaj, eksperimente të mëtejshme duhet të ndërmerren për të verifikuar potencialin antikanceroz të komponimeve të lulevilesë, kundër linjave të tjera qelizore.”
Një skedë e kësaj bime e përmend për një numër diagnozash, por nuk kam gjetur konfirmim as nga studimet shkencore dhe as nga përvojat herbaliste.
Një tjetër studim nga Egjipti, por Chemistry Department, Faculty of Science, Mansoura University bën një prezantim të traditës medicinale të kësaj bime. “Ëisteria është një gjini e bimëve të lulëzuara që i përkasin familjes së bizeles (Fabaceae), që përfshin dhjetë
specie kacavjerreëse në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Azisë Lindore e të Kinës, Koresë dhe Japonisë. Ajo është gjithashtu një bimë zbukuruese tejet e njohur në Kinë dhe Japoni. Ëisteria sinensis konsiderohet si një specie pushtuese në zona të caktuara. Vilet e saj të varura, me lulet e tyre të shumta të purpurta blu, me aromë, bëjnë një panoramë të mrekullueshme. Lulet e W. sinensis përgatiten me sheqer, më pas përzihen me miell dhe bëhen një delikatesë e famshme, e quajtur “Teng Lo”. Infuzioni i luleve përdoret gjithashtu si një zëvendësues i çajit.
Është interesante që shumë mjekë orientale përdorin ekstrakte të Wisteria për trajtimin e kancerit të stomakut dhe kancerin e gjirit dhe për pacientët me artrit reumatoid. Disa specie Wisteria janë raportuar gjithashtu se kanë aktivitete antioksiduese dhe antibakteriale. Një studim i literaturës tregoi se në studimet e mëparshme janë zbuliar disa komponime të W. Sinensis (lulevileja kineze) si fenilpropanoid dhe β-chromene të izoluara nga vaji eterik i luleve. Disa specie Wisteria janë gjetur se përmbajnë triterpene saponina, izoflavone dhe lektina.
Ne raportuam këtu gjetjet tona në lidhje me izolimin e një glikozidi të ri flavon, si dhe studimin fitokimik të ekstraktit të pjesës ajrore Ë. sinensis nga rezultoi se ka veprim antikancerogjen, antioksidant, antimikrobik”….
Receta e shurupit të lulevilesë
- Përbërësit
- 85g lule vile (Hiqni ndonjë pjesë jeshile)
- 500g sheqer pluhur
- 500 ml ujë të ftohtë
- Vendosni sheqerin në një tenxhere me fund të rëndë së bashku me ujin.
- Ngroheni përzierjen derisa sheqeri të jetë tretur, pastaj çojeni në zierje për 5 minuta.
- Hiqeni nxehtësinë dhe lëreni të ftohet, në mënyrë që të prekni anën e tenxheres pa sikletin e të nxehtës. Uji është ende shumë i ngrohtë, i nxehtë, por jo i përvëluar.
- Shtoni lulet në ujë dhe i trazoni mirë. Mbulojeni tenxheren dhe lërini për 24 deri në 48 orë.
- Kullojeni shurupin dhe hidheni në shishe të sterilizuara.
Receta 2
Shurup me lulevile të freskëta
- Përbërësit:
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë ujë
- 1-2 gota lulevile (ose sa më shumë që mund t’i mbuloni me lëng)
Hiqni bishtat e luleve. Në një tenxhere shtoni sheqer dhe 1 filxhan lulevile. Derdhni mbi to 1 gotë ujë të valuar dhe përziejini derisa sheqeri të tretet plotësisht. Shtoni sa më shumë lulevile sa mund t’i mbuloni me ujë, duke përdorur një lugë për t’i shtypur poshtë. Mbulojeni tenxheren që ka ujin e valuar me lulet dhe sheqerin e tretur në të. Lëreni të ftohet, pastaj vendoseni në frigorifer të dekantojë për një pasdite. Kullojeni me një sitë apo rrjetë të mirë dhe ruajeni në një shishe qelqi ose kavanoz të pastër. Rekomandohet të shtoni vodka ose alkool ushqimor, më mirë sesa raki, për ta ruajtur këtë shurup. Ose ndryshe ta përdorni brenda 1-2 javësh. Shurupet me përbërës të freskët botanikë nuk mbajnë aq gjatë, sa ato të bëra me bimë të thata. Ruajeni në frigorifer.
Një recetë ëmbëlsirash me lulevile
Përbërësit:
- 2 gota (300 g) miell
- 1/2 filxhan (100 g) sheqer
- 1/2 filxhan (100 g) gjalpë
- 1/2 filxhan (100 g) vaj kokosi (organik, i parafinuar)
- Lëng nga 1 limon
- 1 vezë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1/2 lugë kripë
Nxehim furrën në 350 gradë. Shtojmë të gjithë përbërësit në një tas të madh duke i përzier mirë. Mund të përzien me dorë ose mikser. Formoni brumin në topa rreth 3-4 cm. Vendosini 5 cm larg njëri tjetrit mbi një fletë pjekieje. Piqini për 8-10 minuta ose derisa skajet të fillojnë të marrin ngjyrë kafe. Vendoseni në një rraft për t’u ftohur.
Ndërkohë përgatitni një spërkatje me limon dhe lulevile. Për këtë nevojiten:
- 2 masa pasticerie sheqer (rreth 4 luge gjelle)
- 1 lugë gjelle shurup lulevile
- 3-4 lugë gjelle lëng limoni
Shtoni sheqerin në një tas dhe po aty shtoni shurupin e lulevileve. Ngadalë shtoni lëng limoni, ndërsa e përzieni derisa të arrihet një masë e qëndrueshme e dëshiruar. Përhapeni mbi biskotat e ftohura.
Për dallim nga jargavanët, lulevilea përmban disa komponime shumë toksike dhe duhet të trajtohen me kujdes. Farërat dhe bishtaja duken si diçka ushqimore por ato nuk janë, dhe konsumimi i një sasie të vogël mund të jetë vdekjeprurës. Prandaj, nga çdo bimë dhe pemë duhet të dimë mirë pjesët që mund të konsumohen dhe ato që nuk duhet të konsumohen.
Jargavani (Syringa vulgaris)
Jargavani (Syringa vulgaris) është një gjini e 12 specieve bimore të lulëzuara, me trung që bëjnë pjesën në familjen e ullirit (Oleaceae), vendas nga Evropa Juglindore deri në Azinë Lindore, dhe kultivohet gjerësisht dhe zakonisht në zona të buta. Jargavanët vijnë në shtatë ngjyra, por shumica njohin jargavanin e zakonshëm, Syringa vulgaris, i cili lulëzon në shtetet veriore për 2 javë në fund të majit. Sidoqoftë, ka jargavanë të hershëm dhe të vonë, të cilat, kur rriten së bashku, sigurojnë një lulëzim të qëndrueshëm për të paktën 6 javë.
A ka ndonjë përfitim mediatik jargavani?
Në pasaportën e Syringa vulgaris shkruhet: ” Caji bimor përdoret kundër krimbave të zorrëve, malaries, dhimbjes së fytit dhe etheve. Vaji esencial aplikohet në lëkurë për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës si skuqje, djegie dhe plagë. Në aromaterapi, vaji esencial u rekomandohet pacientëve që vuajnë nga depresioni kronik dhe ankthi, ndërsa në mjekësinë popullore rekomandohet përtypja e gjetheve kundër dispepsisë, fryrjes, diarresë dhe reumatizmit.”
Ja se çfarë thotë një studim në “Journal Frontiers in Pharmacology” që kemi shkëputur: “Përgatitjet e S. vulgaris janë përdorur tradicionalisht në Evropë për të trajtuar disa sëmundje të lidhura me inflamacionin dhe, së bashku me Syringa Aziatik sp., duket se janë një burim interesant i strukturave të ndryshme bioaktive. Qëllimi i studimit ishte të hulumtojë efektet e ekstrakteve fitokemike, që janë përdorur në mjekësinë tradicionale (infuzione dhe ekstrakte etanolike), nga pjesë të ndryshme të jargavanit të zakonshëm (lëvore, fruta, gjethe, lule) në funksionet pro-inflamatore të neutrofileve.
Për herë të parë, ne siguruam një analizë të plotë fitokimike të jargavanit të zakonshëm dhe një krahasim të pjesëve të ndryshme. Ne ishim në gjendje të identifikonim 64 komponime, dhe gjithashtu demonstruam dallime të konsiderueshme në profilet fitokimike të pjesëve të ndryshme të bimës… Në modelin e neutrofileve të gjendjes pro-inflamatore, të gjitha ekstraktet dhe infuzionet ishin në gjendje të ulnin ndjeshëm prodhimin ROS. Kjo ndoshta lidhet me praninë e komponimeve që përmbajnë acid kafeik, acid p-coumaric, hidroksirozol ose tirosol fenolik fenolik, të cilat shfaqin veti antioksiduese. Të gjitha ekstraktet dhe infuzionet ishin veçanërisht aktive në uljen e prodhimit të IL-8 dhe, në një masë më të vogël, lëshimin e MMP-9 dhe TNFα.
Ndalimi i konsiderueshëm i vërejtur i prodhimit të TNF-α dhe kemokinës (IL-8 dhe MCP-1) është me interes të veçantë për trajtimin e sëmundjeve inflamatore siç janë artriti reumatik, sëmundjet e frymëmarrjes dhe arterioskleroza. Efekti pro-inflamator i TNF-α kryesisht rezulton nga aftësia e tij për të stimuluar shprehjen e molekulave ngjitëse në qelizat endoteliale dhe për të promovuar ngjitjen e neutrofileve në endotelin vaskular, përveç degranulimit të tyre dhe aktivitetit pro-oksidues. Përfundime: Studimi i tanishëm tregoi se jargavani i zakonshëm, i cili është përdorur tradicionalisht në Evropë si bimë medicinale, është një burim i vlefshëm i komponimeve aktive, veçanërisht neooleuropein, që meriton hulumtime të mëtejshme në lidhje me përdorimin në trajtimin e sëmundjeve inflamatore, që vijnë nga aktivizimi i tepërt i neutrofileve. – Department of Pharmacognosy and Molecular Basis of Phytotherapy, Medical University of Warsaw, Warsaw, Poland. 2Centre of Molecular and Macromolecular Studies of Polish Academy of Sciences, Lodz, Poland
Studimi 2
Bimët që i përkasin familjes Oleaceae, e cila përbëhet nga 27 gjini dhe 400 lloje në të gjithë botën, kanë aplikime të rëndësishme në jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në vendet në zhvillim. Bimët e shumë gjinive të njohura, përfshirë Forsythia, Siringa dhe Osmanthus, janë përdorur gjerësisht për qëllime medicinale dhe industriale.
Modern Research Center for Traditional Chinese Medicine, studimet fitokimike mbi speciet Syringa (llojet e jargavanit) kanë zbuluar praninë e më shumë se 140 metabolitëve dytësorë, duke përfshirë iridoidet, lignanet, glikozidet, acidet organike dhe vajrat esencialë. Studimet farmakologjike moderne kanë treguar bioaktivitetet e këtyre metabolitëve, siç janë aktivitetet antitumor, antihipertensiv, anti-oksidues, anti-inflamator, etj.
Jargavani është përdorur tradicionalisht jo vetëm si ilaç tradicional për të trajtuar artritin reumatoid, astmën, kardiopalmusin dhe angina pektoris nga vendasit në Kinë, por edhe për të bërë zbukurime, vajra eterikë, aditivë ushqimesh dhe baktericid në të gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim. Syringa pinnatifolia var. alashanensis është një ilaç i njohur në Mongoli, që përdoret tradicionalisht për isheminë e miokardit në praktikën klinike. Sidoqoftë, asnjë provë themelore nuk është në dispozicion për përbërësit e saj bioaktivë dhe mekanizmat e veprimit që mbështesin këtë efekt. Prandaj, ajo meriton studime të mëtejshme fitokimike dhe farmakologjike”.
Shurup me lule jargavani (Syrica vulgaris)
Me lulet e jargavanit mund të bëhet një shurup me aromë jargavan e që mund të përdoret si çdo shurup tjetër i thjeshtë në receta, pije, etj. Sasitë mund të jenë të ndryshme; thjesht sigurohuni që të përdorni një sasi të barabartë të secilit përbërës, psh nga 1 gotë apo kupë prej secilit përbërës. (një pikë e mirë fillestare që kam përdorur më poshtë është 1 gotë e secilit). Metoda e parë është për një shurup më të lehtë, dhe metoda e dytë është për një shurup më të fortë. Mbajeni shurupin në një kavanoz në frigorifer, derisa të jetë gati për t’u përdorur. Përdoreni si çdo shurup tjetër, veçanërisht i mirë të shijohet në një limonadë jargavani.
Për një shurup më të hollë:
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë ujë
- 1 gotë lule jargavani të freskëta, e mbushur ngjeshur
Vendosni sheqerin në një tenxhere të vogël dhe derdhni ujin me sheqerin. Përziejini për t’u kombinuar. Vazhdoni të trazoni dhe vloni derisa i gjithë sheqeri të jetë tretur. Ziejeni për rreth 10 minuta për ta zvogëluar dhe trashur pak, pastaj fikeni sobën, por mbajeni tenxheren mbi vatrën e nxehtë dhe hidhni në të lulet e jargavanit. Përziejini mirë e mirë. Lërini lulet të lëshojnë shpirtrat e tyre në këtë shurup për 30 minuta. Derdhni shurupin e ftohur në një kavanoz përmes një kullese dhe mbajeni në frigorifer.
Për një shurup më të fortë:
- 1 filxhan lule jargavani, e mbushur ngjeshur ose dhe më shumë për më shumë aromë
- 1 gotë ujë të valuar
- 1 gotë sheqer
Të paktën 12 orë para se të bëni shurupin, bëni një infuzion jargavani: Paketoni fort lulet e jargavanit në një kavanoz dhe derdhni mbi ta ujin e valuar. Përziejeni dhe lërini brenda natës (ose të paktën 12 orë). Sa më gjatë që jargavanët të rrinë në ujë, aq më i fortë do të jetë shurupi i jargavanit, më tepër aromë do të ketë. Për të bërë shurupin, shtrydhni infuzionin e jargavanit në një filxhan dhe shtoni vetëm ujë mjaftueshëm për të bërë masën e 1 filxhani caji. Vendosni sheqerin në një tenxhere të vogël dhe shtoni infuzionin e jargavanit. Përziejeni për ta kombinuar. Vazhdoni të trazoni dhe vloni derisa gjithë sheqeri të jetë tretur. Ziejeni për rreth 10 minuta për ta zvogëluar dhe trashur pak, pastaj hiqeni tenxheren nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet.
Limonadë jargavani
- Përziejini përbërësit e mëposhtëm së bashku, në një shishe 2-litroshe:
- 1 lugë gjelle shurup jargavani
- 1 kupë lëng limoni i shtrydhur (200 ml)
- 4 kupa ujë (800 ml ) (shtoni më shumë nëse është e nevojshme)
Shurup i kombinuar, jargavan + boronica 
Kur përgatisni shurupin e jargavanit, nëse dëshironi mund të shtoni boronica të zeza të freskëta. Këto do t’i japin shurupit një ngjyrë vjollce romantikisht të thellë, përndryshe nëse e përgatisni vetëm me jargavanë do të ketë një ngjyrë të çelët livandoje si në rozë. Frutat e pyllit përgatiten si infuzion bashkë me lulet e jargavanit. pra rrinë së bashku rreth 12 orë në ujin që është fillimisht i valuar. Më pas, kullohet duke shtrydhur mirë edhe frutat e pyllit, edhe lulet, merret lëngu i tyre, vihet në zjarr, shtohet sasia e ujit derisa të bëhet baras me sasinë e sheqerit, psh 1 gotë me 1 gotë. Shtohet edhe sheqeri, përzihen mirë. E lë të ziejë minimumi10 minuta. Trashësia e duhur e shurupit arrihet pasi kalon pikën e vlimit të ujit
Më pas derdheni shurupin e jargavanit në kavanoza të pastruar dhe të sterilizuar, me kapakë të përvëluar në ujë të nxehtë dhe vulosini shumë fort.
Tinkturë jargavani
Përdoret për të përmirësuar sëmundjet e traktit respirator, shoqëruar me kollë, në bronkit. Tinktura e luleve të jargavanit përgatitet si më poshtë:
- Një gotë e gjysmë e mbushur me lule jargavan
- Shtohet 1 litër alkool ushqimor
- Mbyllet mirë në një shishe ose kavanoz
- Vendoset në errësirë për 30 ditë, pastaj kullohet.
- Pasi hiqen sedimentet, pija e përftuar përzihet me 250-500 ml ujë të distiluar.
- Nëse e keni bërë me raki të fortë shtoni vetëm 200 ml ujë
- Tinktura e jargavanit.
Infuzioni i gjetheve të jargavanit të bardhë
Gjethet e jargavanit të bardhë mund të përdoren si ilaç kundër të gjitha llojeve të djegieve. Përdoret si fasha për lëkurën e acarruar, në dermatite. Gjethet zgjidhen dhe ziejnë derisa uji të bëhet i zi. E lë të ftohet dhe pasi i kullon gjethet, çajin e aplikon në zonën e prekur të djegies me një garzë ose leckë të pastër. E mban 24 orë, gjatë së cilës garza nuk duhet të lejohet të thahet për të mos përkeqësuar plagën.
Glaukoma – Përdorim i jashtëm i Jargavanit të Bardhë – Bëni një infuzion me një lugë çaji lule jargavani të bardhë për një filxhan ujë të valuar (250 ml). Mbajini mbuluar një minutë dhe pastaj kullojeni. Zhysnië një fashë në çaj dhe vendoseni mbi sy, çdo 15 minuta.
Lulet e jargavanit si ilaç për reumatizmën
Për të bërë një ilaç kundër reumatizmës dhe dhimbjes, merren 40 gram lule jargavan, zhyten në një litër vaj për dy javë në një vend të ngrohtë të errët. Per 3-4 jave mund te nise te perdoret. Me kete vaj lyhen zonat e dhimbshme disa herë në ditë, duke e masazhuar lehtë.