Profesori italian i Dietologjisë kundërshton akuzat për ushqimet e përpunuara, qumështin, sheqerin, miellin e bardhë etj, si dëmtues të shëndetit
“Lëreni të qetë sheqerin!” Kjo ishte deklarata e Dr. Giorgio Calabrese, që ndezi komentet pro dhe kundër në Itali. Deklarata e tij ishte një mesazh i fortë çoroditës: “Sheqeri nuk ka dëm. Le të ndalet ekstremizmi, kjo kërkon më shumë ekuilibër dhe njohuri shkencore.” Ndërkaq, Profesor Berrino u kundërpërgjigj duke thënë se sheqeri, në vend se të zëvendësohet, duhet të hiqet nga dieta, sepse ne kemi nevojë për shije më pak të ëmbla.,,,,Të dy flasin dhe mbrojnë dietën tradicionale, atë të Mesdheut, të dy flasin në emër të saj e megjithatë ndajnë mendime krejt të kundërta. Madje, edhe pse përmendin termin ‘moderim’. Cila është në fakt Dieta Mesdhetare, ajo e Prof. Franco Berrino-s apo e Dr. Calabrese-s? Ajo pa sheqer të shtuar të bardhë, me konsum të moderuar proteinash dhe me shumë fruta e perime si dhe vajra natyrorë? Apo dieta me bazë karbohidratet, me shumë drithëra (60%) të dietës, përfshirë miellin e rafinuar dhe sheqerin industrial?
‘Profesor BERRINO është një “Taliban” me pozita ekstremiste, që synon të godasë konsumatorët me frikë. Kompanitë tona janë të kontrolluara dhe ofrojnë produkte të cilësisë më të lartë’- Dr. Calabrese
Giorgio Calabrese është një fytyrë e njohur në peizazhin e mediave italiane dhe jo për çudi, në fakt ai është një dietolog i njohur, profesor i Dietikës dhe ushqyerjes njerëzore në Universitetet e Torinos dhe Napolit, në Itali ai është një nga ekspertët kryesorë në edukimin e ushqimit, autor i libra të shumtë për temën. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të New York-ut dhe Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës, në Uashington. Ai ishte anëtar i Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) në Bruksel nga viti 2002 deri në 2008. Libri i tij i fundit është “Ulja e peshës me dietë mesdhetare”.
Unë nuk do ta fsheh, se deklarata ka ngjallur komente të zjarrta si pro, edhe kundër. Çfarë mendoni ju?
Unë jam absolutisht kundër deklaratës për të hequr sheqerin nga dieta. Kjo është një ide, që nuk ka asnjë bazë shkencore. Koncepti themelor, që ne nuk duhet të harrojmë, është kjo: Sheqeri është përdorur për të aktivizuar një prizë të gatshme për muskujt, duke përfshirë zemrën, trurin, të gjitha qelizat e trupit tonë. Sheqeri përdoret që të jetojmë çdo moment me maksimumin e energjisë. Pra, të thuash se sheqeri duhet të hiqet nga dieta, është diçka joshkencore. Ne kemi nevojë për sheqer dhe fruktozë, përndryshe ekziston një rënie e energjisë së vazhdueshme dhe dy organet e para të prekura janë zemra dhe truri.
Por si duhet ta integrojmë sheqerin në dietë?
Në një dietë normale ne do të marrim 60% karbohidrate, nga të cilat 10% duhet të jenë sheqerna të thjeshta. Kjo do të thotë të hash në një ditë 25 gramë sheqer, një minimum. Një shembull praktik: Tre lugë të vogla sheqer tryeze, në kafe, kapuçino ose qumësht, plus dy fruta në ditë.
Kështu ju konfirmoni se sheqeri nuk ka për të lënduar …
Absolutisht jo. Në të vërtetë, një pjesë e AZHR, nivelet referencë të futjes së ushqyesve dhe energjisë për popullatën italiane, sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë e Italisë çdo 10 vjet. Ministrina e Shëndetësisë e quan atë të nevojshëm.
Profesor BERRINO këshillon për të shmangur shurupin glukozë- fruktozë dhe pastaj produktet që i përmbajnë ato, të cilat janë kryesisht industriale. Komenti juaj?
Problemi është gjithmonë sasia. Dhe kjo vlen jo vetëm për shurupin e glukozës, fruktozës, por edhe për ndonjë përbërës apo ushqim. Nuk ka asnjë problem nëse në një ditë, ju hani një produkt mielli të paketuar. Profesor BERRINO është një “Taliban” dhe pozita ekstremiste, që synon të godasë konsumatorët me frikë. Kompanitë tona janë të kontrolluara dhe ofrojnë produkte të cilësisë më të lartë.
Një tjetër deklaratë e tij ka ngjallur debat: “Mjalti është më i mirë se sheqeri, por ende është shumë i fortë. Nëse ju duhet të jepni një fetë bukë me miell të pasitur me mjaltë fëmijës tuaj, mos e bëni atë në mëngjes.”
Është vetëm e kundërta e kësaj që ai thotë. Një fëmijë duhet të ketë mëngjes, sepse ka nevojë për energji. Në mëngjes duhet të hajë fruta, qumësht, drithëra dhe gjithashtu një fetë bukë me mjaltë, gjalpë ose krem lajthie.
Në lidhje me qumështin, Prof. BERRINO thotë se nuk ka asnjë provë shkencore për përfitime, madje ai shkakton osteoporozë …
Ne jemi duke u kthyer në Talibanizëm. Ideja e gabuar në lidhje me qumështin, vjen nga një studim në Kinë, e cila kërkon kontekst, sepse studimi është bërë në një popullsi që prej 300 mijë vjetësh nuk konsumojnë qumësht dhe për këtë arsye nuk i kanë enzimat për ta sintetizuar atë. Ky studim është i mirë për njerëzit lindorë, jo për traditat tona dhe nuk mund të zbatohet për njerëzit perëndimorë. Kur Berrino thotë se qumështi i sotëm është “fals”, ai merr përgjegjësi. Qumështi që ne gjejmë në supermarkete dhe në të gjitha dyqanet tona është testuar, kontrolluar dhe është i mirë, me vlera ushqyese.
Cila është sasia e duhur e qumështit që do të merret në një ditë?
Rreth 500 ml qumësht në ditë, rreth dy gota janë ideale për të qëndruar të shëndetshëm. Mos e hiqni qumështin nga dieta! Qumështi i duhet fëmijës tuaj që ka nevojë të rritet, duhet për burrat dhe gratë të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të moshuarit të jetojnë më mirë me jetëgjatësi.
Dhe në lidhje me frakturat? Profesor Berrino thotë se është një mit, që qumështi dhe prodhimet e qumështit i parandalojnë frakturat.
Nuk është mit por e vërtetë. Qumështi dhe produktet me kalcium dhe vitaminë D, i lejojnë kockat të forcohen dhe në këtë mënyrë, parandalojnë thyerjet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për femrat në menopauzë. Këtë e thotë literatura shkencore botërore. (Dr. Calabreze me sa duket ‘nuk ia ka kapur syri’ studimet e reja, që tregojnë se qumështi është një nga shkaktarët kryesorë të frakturave dhe se ai shkakton kalcifikim, ngurtësim dhe i bën të thyhen më lehtë si shkarpa të thata- gazeta Molla do t’ua sjellë studimet).
Një tjetër temë e nxehtë. Mielli me rreze 00, mielli super i rafinuar, është një nga helmet kryesore në dietën tonë”, thotë Berrino. Si do të përgjigjeshit?
Mielli me rreze 00 është pjesë e karbohidrateve, që ne kemi nevojë të marrim çdo ditë. Që të qëndrojmë të shëndetshëm, ne kemi nevojë për 60% karbohidrate, 10% duhet të jenë sheqerna të thjeshta, karbohidrate komplekse pjesa e mbetur. Dhe këtu vjen mielli, ai është i pasur me niseshte (amidon), ai i jep trupit shumë energji dhe ngadalë prodhon insulinë. Kjo do të thotë se nuk ka nevojtë të merrni yndyrna, madje, niseshteja ju lejon të keni ndjenjën e ngopjes dhe vitalitet. Natyrisht, më mirë është miell gruri, sepse ka më shumë fibra, por nuk duhet të jetë ylli i dietës dhe, mbi të gjitha, është e gabuar për të demonizuar miellin e bardhë.
Ne duhet të kthehemi në traditat tona të dietës mesdhetare dhe t’i kushtojmë vëmendje teknikave të gatimit, si duke shmangur ushqime të skuqura me shumë yndyrë, në vend se të shmangim një ushqim të vetëm. Por mbi të gjitha, të hamë me ekuilibër dhe pa ekstremizma, duke mos pranuar ide të çuditshme, që nuk kanë bazë shkencore dhe nuk janë konfirmuar nga studimet e komunitetit shkencor ndërkombëtar.
Si duhet të jetë mëngjesi për një diabetik?
Diabetiku pa komplikime mund të pijë kafe, çaj ose një gotë qumësht, një fetë të thekur bukë gruri ose integrale – me një shtresë marmalate ose krem lajthie.
Po mëngjesi për fëmijët?
Fëmijët dhe të rinjtë duhet të punojnë me tru dhe ata kanë nevojë për sheqer. Pra, ata duhet të hanë drithëra, kek me marmalatë ose krem lajthie, një gotë qumësht me një lugë çaji sheqer dhe kakao. Një rostiçeri, një produkt të pjekur të paketuar, me kusht që nuk duhet të përmbajë yndyrna të hidrogjenoziara. Në Itali ne jemi me fat, sepse industria ushqimore përdor përbërësit me cilësi të lartë dhe ndjek rregulla të rrepta.
Calabrese: Sheqeri, ushqim i rëndësishëm për jetën
Sheqeri është ushqim i rëndësishëm për jetën, vetëm se duhet të harmonizohet, ashtu si çdo ushqim tjetër. Çështja e vërtetë është për të vendosur rregulla. Nëse një ditë ju e teproni me ushqime të pasura me yndyrna dhe sheqerna, të nesërmen më mirë të hani vetëm perime. Mos harroni se çdo ushqim me tepri mund të dëmtojë. Në qoftë se në një ditë do të pini 16 litra ujë, nuk do t’ju bëjë më mirë, por nuk është vetë uji që ju dëmton, por sasia. Vaji ekstra i virgjër i ullirit është një lloj yndyre e mirë, por në qoftë se unë pi një litër në ditë, është e dëmshme për trupin. Ajo që është e tepërt, është e keqe. Ne duhet të punojmë në doza të sakta. Po sheqer, por në sasinë e duhur.
Molla e Shëndetit -Koment
Në të vërtetë, sheqeri nuk është konsideruar një ushqyes dhe asnjë vend nuk ka miratuar ndonjë normë ditore të përmbushjes së nevojave për sheqer, siç ka një normë apo dozë për vitamina e minerale. Pra nuk ekziston një AZHR apo RDA për të. Ndërsa sasia e sheqerit në gramë apo lugë çaji e përcaktuar si kufi nga shumë organizma, është për t’i ardhur në ndihmë popullsisë, që të ulë konsumin e sheqerit të shtuar, në këto limite apo poshtë tyre. Kjo është vija e rrezikut. Kjo është e njëjtë si miratimi i dozave të shtesave kimike në ushqime të konservuara, doza që nuk tregojnë një domosdoshmëri apo nevojë konsumi të këtyre kimikateve, por një vijë të kuqe rreziku, mbi të cilën nuk duhet kaluar. Lidhur me rekomandimet për kaloritë ditore, mjaft organizma ndërkombëtarë si Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë caktuar një kufi limit prej 5% të kalorive nga sheqeri i shtuar, të cilat jo vetëm plotësohen, por edhe tejkalohen nga konsumi i dhjetëra artikujve ushqimorë industrialë, të mbytur në sheqer. Kini parasysh se edhe kosi ka shtesa sheqeri dhe thuajse ju nuk mund të konsumoni asgjë pa sheqer. Shkurt, ne nuk kemi nevojë për sheqer shtesë për të plotësuar kaloritë, sepse ai gjendet me bollëk si sheqer natyral në fruta-perime e drithëra, pa llogaritur sheqerin e fshehur në qindra artikuj industrialë.
Giorgio Calabrese
Ushqimi hedhurinë nuk ekziston. Eshtë vetëm gatimi!
Annalisa Cavaleri
Që të ndjeheni mirë nuk ka nevojë të demonizohen përbërës të caktuar, duke eliminuar ata krejtësisht nga dieta. Zgjidhja është e thjeshtë: Përdorni ushqime të ndryshme në doza të kujdesshme të marra gjatë ditës dhe teknikat e gatimit. Giorgio Calabrese, profesor diete dhe i të ushqyerit të njeriut, shpjegon pse “faji” nuk është i makaronave.
14 Nëntor është Dita Botërore e Diabetit. Cila është dobia e kësaj ngjarjeje?
Kjo është një ditë e rëndësishme sepse, në qoftë se një herë diabeti ishte sëmundja e “pasur”, ata që mund të përballonin një furnizimit me shumë energji -me shumë yndyrna dhe sheqerna, sot është përhapur. Por të jenë të kujdesshëm, nuk ka nevojë për ta dramatizuar: deri 45 vjet më parë kufiri për sheqerin në gjak ishte 150 ml / dl, tani është deri në 126 ml/ dl. Në praktikë, mijëra njerëz kanë shkuar në shtrat të shëndetshëm dhe u zgjuan “të sëmurë”. Ulja në “prag alarmi”, ka bërë që mjekët e shkëlqyer italianë mund të ndërhyjnë në nivelet e glukozës në gjak, duke përshtatur dietën e pacientit, pastaj menjëherë fillojnë trajtimin me medikamente. Dieta është bërë në këtë mënyrë, trajtimi i parë i vërtetë për parandalimin e diabetit të tipit 2, më i zakonshmi. Kjo është e drejtë që ka një kontroll të kujdesshëm në sheqerit në gjak, sepse kjo mund të hapë dyert për sëmundje metabolike për shembull, sëmundje të zemrës, bronkopati obstruktive, problemet e qarkullimit, sëmundja Parkinson, çmenduri pleqërie dhe disa lloje kanceresh.
Si mund ta shpjegoni në një mënyrë e thjeshtë se ç’është diabeti?
Diabeti është rritja e sheqerit në gjak – e glukozës në gjak. Glukoza në gjak ndryshon gjatë një dite: për shembull, në qoftë se unë jam duke pushuar në shtrat, kryesisht zemra dhe truri kanë nevojë për sheqer që të jenë “efektiv”, ndërsa kur eci, kur pastroj shtëpinë, edhe muskujt kanë nevojë për sheqer. Ju duhet që të rritni glukozën tuaj në gjak, sa më shumë që muskujt e konsumojnë, ashtu si kur ju shkoni me makinë: Në qoftë se unë duhet të bëjë një mijë kilometra është e nevojshme për të mbushur makinën shpesh!
Por, çdo makinë është e ndryshme, e drejtë?
Po, ne kemi nevojë për sasi të drejtën e karburantit të bazuar në “rrugën” që ne kemi për të shkuar. Jo të gjitha makinat janë të njëjta, disa konsumojnë më shumë karburant, të tjerat më pak: varet nga ADN, metabolizmi, gjinia, mosha, puna që bën … të gjithë faktorët që ndikojnë në normën e glukozës në gjak.
Çfarë duhet të jetë benzina jonë?
Menuja e mirë përbëhet nga 5 racione fruta dhe perime në ditë, drithërat dhe bishtajoret katër herë në javë, proteinat – të tilla si mish të bardhë – rreth 2 herë në javë. Pastaj një sasi peshku dhe, pa ekzagjerim – një herë në javë – mishi i kuq, vezë, produkte qumështi dhe djathi. Hani pak nga gjithçka ‘, dhe kurrë duke hequr plotësisht një ushqim.
Kështu që nuk ka përbërës të demonizuar, edhe karbohidratet dhe proteinat shtazore …
Absolutisht jo. Për mua nuk ka ushqim hedhurinë, por vetëm gatim hedhurinë, kjo është rruga e drejtë për të gatuar. Një shembull: tjetër është në qoftë se unë e ha një pjatë makarona me një salcë të freskët domatesh dhe rigon dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, tjetër është në qoftë se unë ha një pajtë me makarona karbonara. Një gjë është për të ngrënë një vezë të zier, tjetër është një vezë e skuqur. “Problemi” nuk janë makaronat apo vetë veza, por se si është gatuar.
Dhe sheqeri?
Sheqeri nuk është i frikshwm. Ai është një ushqim i rëndësishëm për jetën, vetëm se dhet të harmonizohet në ditë, ashtu si çdo ushqim tjetër. Çështja e vërtetë është për të vendosur rregulla. Nëse një ditë ju e teproni me ushqime të pasura me yndyrna dhe sheqerna, të nesërmen më mirë hani vetëm perime. Mos harroni se çdo ushqim që merret me teprim mund të dëmtojë. Në qoftë se në një ditë do ta pi 16 litra ujë, nuk do të bëjë më mirë, por kjo nuk është vetë uji që lëndon, por sasia. Vaj ekstra i virgjër ulliri është një lloj i yndyrës së mirë, por në qoftë se unë pi një litër në ditë është e dëmshme për trupin. Çdo gjë e tepërt që është e keqe, ne duhet të punojmë në doza të saktë. Po sheqer, por në sasinë e duhur.
Duke folur per sheqerin: mirë kafe apo i bardhë?
Çdo lloj i sheqerit jep 4.1 kalori për gram, qoftë ngjyrë kafe ose i bardhë. Gjëja e rëndësishme është të mos e teproni.
A mund të na jepni një tregues?
Një person i shëndetshëm mund të marrë një lugë çaji sheqer në kafe në mëngjes dhe pas drekës.
Kështu që edhe buka, makaronat dhe mielli i bardhë mund të konsumihen lirisht?
Atletët ndërkombëtare dhe të gjithë përshtatin bukën dhe makaronat në dietën e tyre. Mos eliminoni karbohidratet, ato janë jetike. Siç e thashë, problemi nuk është mielli, por “gatimi” i tij. Eshtë shumë e ndryshme për të ngrënë në drekë një sanduiç me pak marule, një fetë moxarela, borzilok dhe domate të freskëta, nga të mgrënit të një sanduiçi me omëletë, mish viçi kotoletë, majonezë dhe sallatë kapriçioza.
Për bukën. E bardhë apo ngjyrë kafe?
Më mirë integrale, e cila përmban më shumë fibra, por pa eliminuar bukën e bardhë. Fibrat e tepërta mund të krijojnë fryrje dhe ndryshime të florës bakteriale. Përsëri, unë nuk e konsideroj betejën me bukën, më të madhe se yndyrën.
Një ushqim që duhet të futet menjëherë në dietë, cili eshte?
Arra, bajame dhe lajthi natyrore. 30 gram në mëngjes dhe pas darke. Ato kanë një funksion anti- plakjes së parakohshme dhe ndihmojnë për të jetuar më mirë dhe më gjatë.
Kohët e fundit, pas një Studimi në Kinë, ata kanë ardhur me shumë pyetje në lidhje me vetitë e e qumështit. Çfarë mendoni ju?
Ky shqetësim ka ardhur nga studimi i një popullsie që prej treqind mijë vjet nuk konsumojnë qumësht dhe për këtë arsye nuk kanë enzimat për të sintetizuar atë. Ky studim është i mirë për njerëzit Lindorë, jo për traditat tona. Pavarësisht nga sasia e konsumit të qumështit në Itali, incidenca e tumoreve nuk është më e lartë, në të vërtetë. Për më tepër, është treguar se qumështi përmban komponentë me një funksion mbrojtës kundër kancerit të gjirit.
Më mirë i plotë, gjysmë-skremuar apo i skremuar? Si duhet qumështi?
Këtu është e mirë për të sqaruar: qumësht i plotë ka 3.5% yndyrë, ndërsa djathi ka 16%. Pra, i gjithë qumështi gjithmonë do të ketë një të pestën e yndyrës që ka edhe djathi i ulët në yndyrë, që ju mund të blini në dyqane.
Cilat janë metodat e gatimit për të shmangur?
Të skuqura dhe Barbecue. Dhe mos përdorni margarinë, yndyrna te hidrogjenizuara.
Si duhet të jetë mëngjesi për diabetik?
Diabetiku pa komplikime mund të ketë kafe, çaj ose një gotë qumësht, një fetë të thekur bukë gruri – ose një RUSK integrale – me një shtresë krem lajthie ose marmalate.
Dhe fëmijët?
Fëmijët dhe të rinjtë duhet të punojnë me tru dhe ata kanë nevojë për sheqer. Pra, ata mirëpresin drithërat, bukë e thekur ose tost ose krem lajthi, një gotë qumësht me një lugë çaji sheqer dhe kakao, dhe lëng. Një rostiçeri ndoshta një produkt të pjekur, të paketuar gjithashtu, me kusht që ajo nuk përmban yndyrna te hydrogjenizuara. Në Itali ne jemi me fat, sepse industria ushqimore përdor përbërësit me cilësi të lartë dhe ndjek rregulla të rrepta.
Gjithnjë e më shumë njerëz ndjekin një stil vegjetarian apo vegan, çfarë mendoni ju?
Unë jam për dietë e gjithëçkaje, për shumëllojshmëri: ha pak dhe çdo gjë. Nëse ju dini të harmonizoni ushqimet, t’i alternoni, trupi juaj do t’ju falenderojë për gjithnjë, sepse çdo ushqim ka veçantitë e veta. Por nëse vegjetarianizmi ose veganizmi rrjedhin nga arsye fetare, unë jam dakord, sepse në vend të parë vjen shpirti dhe pastaj trupi. Por mos i ndiqni këto dieta, duke menduar për të bërë mirë për shëndetin tonë. Për shembull veganët shpesh marrin shumë fibra, të cilat mund të dëmtojnë.
Në ç’kuptim?
Futja e saktë e fibrave në ditë është 20 deri në 30 gramë në ditë. Shumë fibra “kapin” hekurin në gjak duke e bërë të padisponueshëm.
Dhe çfarë është stili i të ngrënit që ju rekomandoni?
Nuk ka dyshim se dieta mesdhetare- e pasur me drithëra, bishtajore dhe peshk. Kohët e fundit kam paraqitur në OKB një dokument, e miratuar unanimisht, gjë që shpjegon pse dieta mesdhetare mund të jetë guida dhe fuqia e së ardhmes, përzier me kulturat e ushqyerjeve të ndryshme të botës. Gjithashtu mos harroni se në bazën e piramidës së ushqimit duhet të jetë i pari i aktivitetit fizik, kjo nuk do të thotë të jeni atletë: Por vetëm 7-10.000 hapa në ditë. Ka aplikacione të rehatshme për të shkarkuar ne smartphonen tuaj për të ndjekur veprimtarinë e përditshme fizike. Universal Exposition i Milanit është një rast i rrallë dhe unik për të krijuar një “kushtetutë” të bazuar në parimet e dietës mesdhetare: Në këtë mënyrë njerëzit mund të jetojë shëndetshëm dhe i lumtur.
Lexoni intervisten e Dr. Berrino-s, duke e kerkuar me Search ne portalin tone si dhe postimet e tjera te ketyre dy autoreve.