Intervista me Dr. Walsh për terapitë me vitamina, që ndryshojnë biokiminë e trurit
‘Populli e ka të vështirë të besojë, se ushqyesit mund të kenë fuqi. Ata mendojnë se çrregullime si skizofrenia apo depresioni kërkojnë droga të fuqishme. Unë dua që njerëzit të kuptojnë, se ushqyesit janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe po aq të fuqishëm sa drogat kyçe’
William J. Walsh, Ph.D., është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjekësisë ushqyese. Ai ofron një perspektivë krejt të re për trajtimin e sëmundjeve mendore, të bazuar në dëshmi. Dr. Walsh ka zhvilluar programe trajnimi në terapi biokimike/ ushqyese me mjekët më të përparuar në Australi, Norvegji dhe në disa vende të tjera. Ai i ka paraqitur studimet e tij eksperimentale në Shoqatën Amerikane të Psikiatrisë, në Senatin e SHBA-së dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit. Në bashkëpunim me Prof. Karl C. Pfeiffer, një pionier në fushën e terapisë ushqyese kërkimore, ata zhvilluan protokollet ushqyese të individualizuara për të normalizuar kiminë e trupit dhe kiminë e trurit. Për 30 vjet, Dr. Walsh ka zhvilluar programe biokimike për pacientët me çrregullime të sjelljes, hiperaktivitet, autizëm, depresion, ankth, skizofreni dhe sëmundjen Alzheimer. Ai ka studiuar më shumë se 25.000 pacientë me çrregullime mendore.
Dr. Eeks: A mund të na tregoni, se çfarë bën Instituti i Kërkimeve walsh dhe pse e keni krijuar atë?
Dr. Walsh: Instituti i Kërkimeve Walsh ka një program ndërkombëtar trajnimi në terapi ushqyese dhe deri tani kemi trajnuar 110 mjekë në të gjithë botën, përfshirë edhe psikiatër. Ne kemi filluar programe në Irlandë, Filipine, Angli, Norvegji dhe kemi marrë ftesa nga disa vende të tjera, duke përfshirë Egjiptin dhe Meksikën. Ne u kemi mësuar atyre se si të ndihmojnë njerëzit e sëmurë mendërisht, pa droga farmaceutike. Unë kam trajtuar 25-30 mijë pacientë dhe kam një bazë të madhe të dhënash kimike dhe jam i sigurt, se kjo është baza më e madhe e të dhënave kimike në botë, për njerëzit me sëmundje mendore: Njerëzit me depresion, ankth, autizëm dhe skizofreni. Puna jonë është e bazuar në punën e mëparshme të Abram Hoffer dhe Charles Pfeiffer. Ne kemi çuar punën e tyre më tej dhe tani, ne jemi në gjendje të ofrojnë trajtime vërtet efektive me përdorimin e shtojcave natyrore, në vend se të drogave, edhe pse ne nuk jemi kundër drogave.
Dr Eeks: Çfarë mendoni se i shkakton çrregullimet mendore?
Dr. Walsh: Më parë ishte menduar se depresioni, skizofrenia, ankthi dhe të tjera ishin rezultat i përvojës së jetës. Pastaj në vitin 1960, ka pasur një revolucion biokimik në Psikiatri. Studiuesit kuptuan se arsyeja më e madhe për këto probleme mendore nuk ishte eksperienca e jetës, por kishte të bënte me kiminë e trurit. Kur psikiatrit u përpoqën të korrigjojnë gjërat duke punuar me rrugët jashtë trurit, ata u zhgënjyen. Ata ishin trajnuar që të merreshin me psikanalizë, duke biseduar me pacientët e tyre që rrëfeheshin të ulur në kolltukë. Derisa një ditë atyre iu tha: “Na vjen keq! Cfarë është e gabuar, është e lindur dhe ka të bëjë me kiminë e trurit, me neurotransmetuesit, sinapset.” Problemi është se askush nuk e dinte, se si ta korrigjonte kiminë e trurit. E vetmja mënyrë që ata dinin, ishte me droga (medikamente). Dhe drogat kishin një fillim të mirë. Ka pasur mijëra njerëz, që ishin në gjendje të tmerrshme dhe drogat patën disa dobi, edhe pse efektet anësore ishin me të vërtetë të këqija. Unë dhe kolegët e mi jemi duke thënë, se shkenca e trurit tani po përparon në pikën, ku jemi në prag të një epoke të re: Një EPOKË E RE, ku do të shihen përmirësime në përmasa të mëdha dhe në disa raste, shërime për sëmundje mendore dhe kjo do të jetë e mundur pa droga. Unë jam duke ndërtuar një ekip, që do ta quaja Doktorët Misionarë.
Dr. Eeks: Si do të ndodhë shërimi i çrregullimeve mendore pa drogat psikotike? Cili do të jetë çelësi?
Kjo do të ndodhë për shkak të përparimit dhe njohuri të fundit në Shkencën e Epigjenetikës. Shumica e çrregullimeve mendore janë Epigjenetike në natyrë, çka do të thotë se ndryshimet e mjedisit, qoftë në mitër ose më pas, ndryshojnë shprehjen e gjeneve. P.sh, Skizofrenia shkon në familje. Megjithatë, ne tani kemi mësuar se natyra e skizofrenisë shkel ligjet klasike të gjenetikës. Binjakët identikë e kanë njësoj predispozicionin për skizofreni, por faktorët e mjedisit apo përvojat traumatike mund të ndryshojnë shprehjen e gjeneve tek secili prej tyre. Ne tani e dimë se shumica e njerëzve me depresion (rreth 60% e tyre) kanë aktivitet të ulët të serotoninës. Drogat antidepresive SSRI synojnë të ripërthithin serotoninën nga receptorët e qelizave nervore. Drogat kanë ndihmuar shumë njerëz, por problem kryesor është se ato futin molekula të huaja në tru. Molekulat e huaja, drogat, mund të lehtësojnë simptomat, por ata në mënyrë të pashmangshme kanë efekt anësore mbi qindra gjene të tjera.
Dr. Eeks: Baza e terapisë janë substancat natyrore, që trupi është projektuar për t’i marrë. A ka efekte anësore?
Dr. Walsh: Nëse ne do të normalizojmë nivelet e molekulave ushqyese në gjak dhe në tru, duke u dhënë atë që kanë nevojë dhe sa kanë nevojë, nuk do të ketë asnjë efekt anësor. Efektet anësore mund të ndodhin, në qoftë se ne e bëjmë këtë në mënyrë të gabuar. Për shembull, një pacient që më kontaktoi dje, kishte shkuar në një klinikë të njohur në SHBA, ku ishte diagnostikuar gabim. Ata i dhanë atij acid folik, kur ai kishte nën-metilim. Ky ishte një pacient me çrregullim bipolar. Ai ishte në prag të vetëvrasjes, ishte bërë më keq nga Acidi Folik. Acidi folik u duhet pacientëve të mbi-metiluar (Metilacioni i ADN-së është i lidhur thellësisht me shëndetin mendor). Ndërsa, të vetmet efekte të mundshme anësore që mund të keni nga trajtimi i drejtë me ushqyes janë efektet anësore të tranzicionit. Për shembull, nëse një person ka ngarkesë në bakër apo toksina, si plumbi, kadmiumi ose mërkuri e në qoftë se ju e trajtoni atë pacient shumë shpejt me terapi ushqyese, mund të shihni efekte anësore të përkohshme, në qoftë se këto substanca toksike janë hequr nga trupi shumë shpejt…
Dr. Eeks: Ju keni thënë se Niacina nuk ka bërë rrugë në Psikiatri? Pse ka ndodhur kjo?
Dr. Walsh: Ka disa arsye. Askush nuk ka ndërmarrë studime për të, veç dy studime të kontrolluara dhe punës shumë të hershme të Dr. Hoffer. Një arsye është se studimet janë shumë të shtrenjta. Është për të ardhur keq, se fondet janë përdorur gjithmonë si një justifikim për ta anashkaluar atë. Një arsye tjetër është populli nuk mund të besoj se ushqyesit mund të kenë fuqi. Ata mendojnë se çrregullime si skizofrenia apo depresioni kërkojnë droga të fuqishme. Kjo është arsyeja pse unë e kam quajtur librin tim “Fuqia e Ushqyesit”. Sepse dua që njerëzit të kuptojnë se ushqyesit janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe po aq të fuqishëm sa drogat kyçe. Ky është individualiteti biokimik.
Çfarë është Epigjenetika dhe lidhja e saj me sëmundjet
Epigjenetika nuk është Gjenetikë. Gjenetika merret me ndërhyrjet në kodin gjenetik, ndërsa Epigjenetika merret me faktorët që ndikojnë se cilat gjene do të jenë aktive dhe cilat pasive, por pa ndryshuar zinxhirin e ADN-së. P.sh. një fëmijë ka trashëguar gjenin për diabet nga njëri prind dhe ky gjen ka prirje të shprehet, por nëse ndryshohen faktorët e jashtëm mjedisorë, ky gjen mund të heshtë. Shkencëtarët gjenetistë ndërhyjnë në gjene, që t’i ndryshojnë gjenet e këqij përgjegjës për sëmundje si p.sh kanceri. Ose ndërhyjnë në gjene se si të krijojnë p.sh. trëndafila me ngjyrë blu që natyra nuk i ka, ose se si të ndalojnë plakjen përmes modifikimeve gjenetike. Ndërsa epigjenetistët nuk modifikojnë kodin gjenetik, ata shikojnë mënyrat se si t’i bësh të ‘heshtin’ gjenet e këqija dhe ‘të flasin’ gjenet e mira’. Ata po thonë se ushqimi- vitaminat dhe disa erëza kanë veti epigjenetike. Epi është postblloku që hap/mbyll veprimin e gjeneve të caktuara, duke lejuar/parandaluar shfaqjen e një numri të madh sëmundjesh.
Arritjet e Dr. Walsh
- (a) Solli studime novatore mbi reduktimin e dhunës me terapi ushqyese
- (b) Zbuloi më 1999 çrregullimin e raportit bakër/ zink, që sjell autizëm
- (c) Në vitin 2007 zbuloi lidhjen mes mbingarkesës në bakër dhe depresionit post-partum (i paslindjes)
- (d) Identifikoi 5 nënllojet biokimike të depresionit klinik
- (e) Në vitin 2011 zhvilloi teorinë e skizofrenisë mbi bazat e hedhura nga psikiatri kanadez, Dr. Hoffer
- (f) Drejtoi Projektin e Kërkimit ‘Beethoven’, që zbuloi se kompozitori vuante nga helmimi me plumb të rëndë.
- (g) Ka kryer analiza kimike të më shumë se 25 vrasësve serialë, si Charles Manson, Richard Speck, James Oliver Huberty, Patrick Sherrill dhe Arthur Shaëcross. Ai ka ndihmuar ekzaminimet në Mjekësi Ligjore dhe të FBI-së.
- (h) Ka hartuar programe ushqyese për atletët olimpikë, lojtarët e NBA-së dhe lojtarët elitarë në disa sporte.
Dr. Eeks: Ju keni klasifikuar format e depresionit dhe jeni i pari që keni treguar se trajtimet e tij janë aq të ndryshme, pasi edhe shkaqet janë të ndryshme. A duhet ndonjë test fillestar?
Dr. Walsh: Gjëja e parë, ne duhet të dimë gjithçka për pacientin, duke përfshirë historinë e fillimit të sëmundjes, historinë e familjes dhe më shumë. Gjysma e asaj që ne kemi nevojë për të vendosur diagnozën vjen nga kjo. Pastaj do të duhen disa teste speciale laboratorike, që të na tregojnë nëse keni një çrregullim metilimi, apo një problem të rëndë të stresit oksidativ, një çrregullim metabolizmi prej metaleve, një çrregullim pirol, një çrregullim malabsorbimi (keqpërthithjeje), apo nëse acidet yndyrore omega 3 dhe 6 nuk janë në ekuilibrin e duhur. Pra, Ka një numër arsyesh të mundshme për depresion. Për fat të keq, mjekët vazhdojnë ta shohin depresionin si një çrregullim të vetëm. Ata mendojnë se llojet e depresionit janë vetëm variacione të një teme qendrore. Është e gabuar. Unë kam një bazë shumë të madhe të dhënash kimike për më shumë se 30000 persona depresivë dhe në thelb, depresioni është një emër i vënë për disa çrregullime krejtësisht të ndryshme, me shkaqe krejtësisht të ndryshme e që kërkojnë terapi krejtësisht të ndryshme. Depresionin ne tani jemi në gjendje për ta ndarë në 5 klasifikime kimike.
Dr. Eeks: Për të klasifikuar kimikisht dike me depresion, a do të duhen një test gjaku, test urine? Apo mostër e flokëve?
Dr. Walsh: Një test urine dhe gjaku është e gjitha që ju duhet. Nëse toksinat janë një problem i rëndë, ju mund të bëni një analizë të flokëve. Një nga problemet më të mëdha është që pacientët me depresion marrin droga të paligjshme. Është shumë e vështirë për të ndihmuar njerëzit, nëse ata kanë përdorur kokainë ose heroinë, kështu që unë përdor një analizë të flokëve që t’ju them se çfarë barnash një person ka marrë. Por ne kemi marrë më të mirën nga këto teste laboratorike. Unë dua t’ju jap një shembull. Trajtimi me Niacin për skizofrenët ishte një nga temat qendrore të punës së Abram Hofferit. Tani ne mund të shpjegojmë se si funksionon. Niacina ka punuar bukur, por Hoffer kishte shpjegim të gabuar se pse Vitamina B3 punonte. Vetëm në dy vitet e fundit që unë kam qenë në gjendje të gjej se çfarë po ndodh në të vërtetë. Ajo që ndodh është se ka një efekt epigjenetik. Niacina ka një efekt të madh në receptorët e dopaminës, këtij neurotransmetuesi.
Dr. Eeks: A mund të shpjegojmë për lexuesit, se çfarë janë neurotransmetuesit dhe si lidhen ata me gjendjen e mendjes?
Neurotransmetuesit janë kimikatet e trurit, që komunikojnë informacion në të gjithë trurin dhe trupin. Ata janë si rele që lejojnë sinjaler mes qelizave nervore të quajtura “neurone.” Truri përdor neurotransmetuesit për t’i treguar zemrës që të rrahë, mushkërive që të marrin frymë dhe stomakut që të tresë. Ato gjithashtu ndikojnë në humor, gjumë, përqendrim, peshë trupore dhe mund të shkaktojnë simptome negative, kur ata janë jashtë ekuilibrit. Nivelet e neurotransmetuesve mund të varfërohen në shumë mënyra. 86% e amerikanëve kanë nivele nën optimalen të neurotransmetuesve. Stresi, dieta e varfër, neurotoksinat, predispozicioni gjenetik, drogat (me recetë dhe rekreative), alkooli dhe kafeina mund të shkaktojnë që neurotransmetuesit të dalin jashtë ekuilibrit.
Ka dy lloje të neurotransmetuesve: frenues dhe ngacmues. Neurotransmetuesit ngacmues janë ata që stimulojnë trurin. Ndërsa frenuesit janë ata që e qetësojnë trurin. Neurotransmetuesit qetësues janë varfëruar lehtë kur neurotransmetuesit ngacmues janë tepër aktivë. Disa vitamina kanë treguar se rritin drejtpërdrejtë prodhimin e këtyre neurotransmetuesve frenues apo qetësues si serotonina, noradrenalina dhe dopamine. Ndër to, vitaminat B, si Tiamina (B1), Niacina (B3), acidi Pantotenik (B5) dhe Piridoksina (B6).
Dr Eeks: Ju thatë numrin e shkuar, se Depresioni është rezultat i individualitetit biokimik dhe mbi këtë bazë ju jepni terapi specifike ushqyese?
Dr. Walsh: Po. Pasi kemi marrë të gjitha simptomat dhe tiparet e pacientit, plus kiminë nga laboratori, ne jemi në gjendje t’i tregojmë llojin e tij biokimik. Atëherë ne do t’i japim një terapi të veçantë ushqyese. Disa herë, problemi është mosbalancimi ushqyes dhe jo gjithnjë nga mangësia, por edhe nga mbingarkesa në lëndë ushqyese. Kjo është diçka që njerëzit thjesht nuk e kuptojnë. Shumë njerëz që bëjnë terapi ushqyese janë të mbushur me vitamina, aminoacide, etj, por problemi nuk është një mangësi. Kjo është mbingarkesa. Për shkak të gjenetikës, epigenetikës, dietës, çfarëdo … disa njerëz janë të mbingarkuar habitshëm në faktorë kryesorë lëndësh ushqyese të nevojshme për funksionin e duhur të trurit. Dhe kjo është arsyeja, pse multivitaminat e zakonshme nuk punojnë. Ju mund të bëni më shumë dëm sesa mirë. Dhe ne tani e dime, se çfarë lloj ushqyesish mund të shkaktojnë të keqen më të madhe në nivele të larta.
Dr. Walsh: Acidi folik keqëson depresionin me serotoninë të ulët 
Ka miliona njerëz, që kanë acid folik të tepërt në trupin e tyre dhe kjo ka një efekt epigjenetik, që mundet vërtetë t’i dëmtojë njerëzit
Dr Eeks: Kjo është befasuese! Cili do të ishte një shembull kur një lëndë ushqyese e tepërt dëmton dikë?
Dr. Walsh: Për shembull, depresioni Postpartum (i paslindjes). Në thelb, ky depresion është një çrregullim i sasive të tepërta të bakrit në tru, veçanërisht bakrit radikal të palidhur. Ne e dimë se pse dhe e kemi provuar. Nëse një grua me depresion pas lindjes, merr një multivitaminë që shpesh përmban edhe bakër, ajo do të bëhet më keq. Një shembull tjetër është acidi folik. Ka shumë që flasim se njerëzit kanë nevojë për acid folik dhe tani ata janë duke e shtuar atë në drithëra mëngjesi. Ka gati miliona amerikanë, të cilët kanë acid folik të tepërt në sistemin e tyre dhe kjo ka një efekt epigjenetik, që mund vërtetë të dëmtojë njerëzit. Për shembull, kjo vitaminë dëmton depresivët që kanë serotoninën në nivele të ulëta. Këta pacientë zakonisht psikiatrit i trajtojnë me Prozac ose Paxil. Nëse ata marrin acid folik, ai do të japë efekte anësore në mënyrë dramatike më të këqija. Pra, çelësi është për të gjetur se çfarë ushqyesish janë në mbingarkesë, cilët janë me mangësi dhe si t’i normalizojmë ata. Ne kemi mijëra raste kur kemi bërë me sukses këtë lloj testimi. Çështja më e madhe për mua është se sit ë futen kjo në shkollat mjekësore dhe se si të bindet bota psikiatrike, se kjo është e vërtetë. Libri im është ndoshta libri i pare, që tregon se shkenca bindshëm shpjegon, se si këto gjëra mund të jenë të fuqishme efektive.
Dr. Eeks: Epigjenetika paraqet një çelës për proceset e sëmundjeve, përmes ndezjes dhe fikjes se butonit….Është fjala për grupet metil dhe acetil. A mund të na tregoni më shumë për këtë?
Dr. Walsh: Është me të vërtetë një konkurrencë midis procesit acetil dhe metil në shumicën e sëmundjeve mendore. Kjo njohuri me të vërtetë nuk e ka goditur shtypin popullor, por në një moment, ajo do të jetë një përparim i madh në të gjithë botën. Aftësia për metilim, mbimetilimi dhe nënmetilimi janë të lidhura jo vetëm më sëmundjet mendore por me të gjitha aspektet e shëndetit….
Dr. Eeks: Ekzistojnë shumë shtojca të cilat ndryshojnë nivelin e transmetuesve në tru si 5HTP dhe SAM, që tregtohen si ilaçe natyrore kundër depresionit. A ka rrezik?
Dr. Walsh: Ju jeni absolutisht të drejtë. SAM dhe metionin 5-HTP janë të frikshëm në qoftë se ju keni aktivitet të ulët të serotoninës. Dhe kjo ndodh në rreth 45% të personave me depression. Ata duhet të dinë se çfarë po ndodh me neurotransmetuesit e tyre.
Dr Eeks: Ku mundet që dikush të gjejë një mjek psikiatër i cili bën terapi ushqyese?
Dr. Walsh: Nuk ka shumë mjekë të tillë. Në Çikago ka një klinikë. Nëse jetoni në Australi, unë mund t’ju jap emrat e 80 mjekëve. Norvegjia, Singapori, Filipinet, Irlanda …, të gjitha kanë, por jo SHBA. Ne kemi pasur program trajnimi të mjekëve për 10 vjet, por ne nuk e kemi bërë atë në SHBA dhe ky është hapi tjetër që kemi nisur. Unë kam shumë mjekë amerikanë që duan për ta bërë këtë trajnim.
Dr Eeks: Cili është efikasiteti i Mjekësisë Ushqyese që ju aplikoni?
Dr. Walsh: Unë kam bërë një numër studimesh rezultative me mijëra njerëzve të cilët i vendoëm në terapi ushqyese dhe verifikuam se çfarë ka ndodhur me ta. A kishte ndonjë përfitim? Deri në ç’masë? A janë ata ende duke marrë terapi ushqyese? Ne kemi bërë shumë studime mbi rezultatet për çrregullime të sjelljes si dhuna dhe ajo që kemi zbuluar është se pacientët të cilët ishin në përputhje me terapinë tonë ushqyese, për të paktën një një muaj, patën një rënie 90% të rasteve të sulmeve të dhunshme dhe më shumë se 50% e tyre kishin ndaluar incidentet e dhunshme plotësisht. 10% e rasteve dështuan për t’u përmirësuar. Pajtueshmëria është problemi më i madh me çdo lloj të kujdesit mjekësor. Humbëm 20% të pacientëve që nuk pranuan dhe nuk qëndruan dot në terapi, por kemi pasur rezultate spektakolare tek ata që e respektuan për një muaj. Sjellja është gjëja më e lehtë për ne për të ndihmuar. Në depresionin e pas lindjes, rezultatet tona tregojnë përmirësime vërtet të mrekullueshme. Dhe pajtueshmëria me depresionin pas lindjes është e lehtë për disa arsye. Suksesi ynë në trajtimin e depresionit arrin në një nivel 80-90%, skizofrenia është pak më e ulët (rreth 70%). Shkalla e suksesit tonë në skizofreni varet se sa shpejt ajo është shfaqur te personi dhe sa kohë ka që merr antipsikotikë. A jeni në dijeni të artikujve të botuar, që tregojnë se antipsikotikët tkurret trurin?
Dr. Eeks: Po, i kam lexuar dhe kjo është e frikshme tej përmasave që dinim më parë.
Dr. Walsh: Kjo është e frikshme, madje edhe për një psikiatër. Tani psikiatrit janë duke u përpjekur për të ulur dozën sa më shumë që të munden, sepse ata e dinë se sasia e lëvores së trurit tkurret proporcionalisht me dozën e drogës dhe sa kohë e përdorni atë. Rezultatet që kam parë me terapi ushqyese janë më të mira se çdo gjë që kam parë me drogat (farmaceutike). Psikiatrit janë një grup mjekësh shumë të frustruar tani. Ato nuk mund të kalojnë kohë me pacientët e tyre. Shoqata Amerikane e Psikiatrisë u ka kërkuar të udhëzojnë paciëntët për analizat e gjakut. Për shembull, për depresionin. Por nuk janë analizat e gjakut që mund të tregojnë atyre se kujt do t’i bëjë më mirë një drogë SSRI (që rrit nivelet e serotoninës midis neuroneve). Problemi ynë është Big Pharma. Ajo është një armik i natyrshëm për ne. Nëse njerëzit do të përdorin terapi efektive ushqyese, ata nuk do të ketë nevojë për droga. Për shembull, 80% e pacientëve tanë me depresion, pas trajtimit me lëndë ushqyese, ishin për bukuri dhe ata nuk kanë nevojë për ndonjë mjekim. Kompanitë e Farmaceutikës do të humbasin miliarda dollarë, në qoftë se njerëzit me të vërtetë fillojnë të përdorin terapitë tona. Një anë pozitive, kompanitë e sigurimeve janë aleati ynë i natyrshëm. Ne u shpëtojmë kompanive të sigurimit shuma të mëdha parash për mjekim, shtrime të reduktuara dhe të tilla. Një mjek australian që trajton pacientët skizofrenë me terapi ushqyese i tregoi qeverisë se sa shumë para kjo terapi ka kursyer. Trajtimet më të mira dhe me më pak efekte anësore janë përfituese për të gjithë.




