Franco Berrino:  Sheqeri dhe ëmbëlsuesit artificialë duhet të hiqen përgjithmonë

Ëmbëlsuesit artificialë ju bëjnë me diabet. Ata janë edhe më keq sesa sheqeri i bardhë

“Sheqeri dhe ëmbëlsuesit artificialë duhet të hiqen nga dieta. Dhe kjo vlen jo vetëm për diabetikët, por për të gjithë ne”. Franco Berrino, epidemiolog dhe ekspert mbi lidhjet mes ushqimit dhe kancerit, shpjegon pse sheqer & kompani duhet të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur nga dieta jonë e përditshme.

Sot, diabeti është një problem serioz?

Kjo nuk është serioze, kjo është shumë serioze. Para se të flasim për diabetin, megjithatë, ne duhet të kuptojmë se çfarë është sindroma metabolike, që do të thotë që ka tre ose më shumë nga këto simptoma: perimetri i belit më shumë se 102 cm për burrat dhe 88 cm për gratë; presioni i gjakut më i madhe se 130 (maksimumi) dhe 90 (minimumi); glukoza në gjak para buke më e lartë se 110 mg/ dl; kolesteroli më i lartë se 200 mg/ dl; trigliceridet mbi 150 mg / dl. Ata që vuajnë nga sindroma metabolike kanë rrezik 5 herë më të madh për t’u bërë diabetikë.

Cili është korrelacioni mes konsumit të sheqerit dhe diabetit?

Sheqeri është i përbërë nga glukozë dhe fruktozë. Sheqeri nuk është aq i dëmshëm për shkak se ka rritur sheqerin në gjak, por si ai përmban fruktozë, e cila dëmton funksionin e duhur të insulinës, hormonin që rregullon nivelet e glukozës në gjak, duke lejuar që ajo të futet në qeliza, ku digjet për energji. Për më tepër, fruktoza kundërvepron leptinën- hormonin që heq ndjenjën e urisë dhe na paralajmëron që të mos hamë më shumë, në qoftë se nuk ka më nevojë. Diabetikët nuk duhet të hanë as fruktozë as ëmbëlsues artificialë.

Ushqime të tjera që duhen shmangur?

Shurup glukozë-fruktozë, e cila rrjedh nga misri. Kjo është më e keqja e të këqija dhe është ndër shkaqet kryesore të trashjes në Shtetet e Bashkuara. Prodhuesit e ushqimit e përdorin atë, sepse kushton më pak se sheqeri, lidhet më lehtë me përbërësit e tjerë dhe i bën produktet më të buta. Nëse lexoni në etiketë “shurup glukozë-fruktozë” mos e blini atë produkt. Për shembull, në qoftë se ju doni të hani një Panettone Krishtlindjesh, shkoni në furrë dhe bëjeni me përbërësit tuaj.

Po shurup agave a duhet të përdoret nga diabetikët?

Përsëri, më të mirë të shmanget. Shurup agave është i përbërë nga 95% fruktozë dhe fruktozë polimere. Ky i fundit do të ishte mirë, por jo fruktoza e lirë. (Për shurup agaven, kardiologu amerikan Dr. Davis thotë se është më i keqi ndër gjithë ëmbëlsuesit. “Mbani mend: fruktoza është një ndërprerës metabolik me efekte të tilla si rritja e rezistencës ndaj insulinës, zgjerimi i yndyrës viscerale, rritja e triglicerideve dhe fruktacioni- modifikim i pakthyeshëm i proteinave në trup, që është 10 herë më i keq se glukacioni nga glukoza.”)

Çfarë mendoni për ëmbëlsuesit artificialë?

Pijet me sheqer dhe pijet e ëmbëlsuara artificialisht ju bëjnë me diabet. Një studim i 100.000 mësuesve francezë tregoi se ata që morën pije “zero kalori,  dmth pa sheqer por me ëmbëlsues artificial u ra sëmundja e diabetit. Këta ëmbëlsues që nuk rrisin sheqerin në gjak, por rrisin absorbimin e glukozës. E njëjta gjë është ndoshta e vërtetë edhe me stevian, ëmbëlsues natyror, për të cilën sot është folur shumë. Vendimtar është në të vërtetë intensiteti i ëmbël i shijes në zorrë, të cilat kanë sensorë për substancat e shijes dhe kur ata marrin një substancë qindra herë më të ëmbël se sheqeri (stevia është 200 herë më e ëmbël), këta sensorë hapin dyert për thithjen e glukozës. Në mënyrë paradoksale, sheqeri juaj në gjak mund të shkojë më lart sesa me sheqerin. (Shënim nga Molla: Jepini trupit mundësi të vendosë nëse Stevia e rrit apo jo sheqerin pas buke në nivele kritike. Mateni sheqerin pas 20 minutave dhe pas 2 orëve. Dr. Davis e konsideron atë një ëmbëlsues të shkëlqyer që ul presionin e gjakut, është i sigurt për diabetikët sepse nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të ndihmojë njerëzit që duan të humbin peshë’.)

Me çfarë mund ta zëvendësoj sheqerin?

Në këtë pikë më lejoni të jem i qartë: Këtu nuk është fjala për të gjetur një zëvendësues, por për të bërë dietën tonë me shije më pak të ëmbël. Kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për diabetikët. Ne kërkojmë që industria ushqimore  të paktën përgjysmojë intensitetin e produkteve të ëmbla. Le të marrim çokollatat. Ato janë me qumësht dhe sheqer dhe janë këto të dyja që dëmtojnë, jo kakaoja. Në çokollata duhet të ulet drastikisht përmbajtja sheqer-qumësht dhe të rritet sasia e kakaos.

Disa ushqime të tjera për t’u shmangur?

Mielli me rreze 00 është një prej helmeve kryesore në dietën tonë. Industria dhe shitësit e mëdhenj preferojnë miellin 00, sepse kurrë nuk u ka dalë keq. (Shënim Molla: Prof. Berrino e quan helm miellin me rreze zero, pra miellin e rafinuar, por jo drithërat e plota apo miellin e pasitur integral. Në të vërtetë të dy përmbajnë niseshte, por mielli i pasitur përmban edhe ushqyes. Doktori italian me sa kuptohet ka parasysh se niseshteja pa fribrat çlirohet shpejt në gjak si sheqer dhe ky është aspekti helmues që ai ka parasysh, pra shndërrimi në sheqer. Ndërkaq, edhe kardiologu amerikan Dr. Davis e ka quajtur miellin një helm, por ai ka parasysh më tepër sesa konvertimin e shpejtë në sheqer, ka parasysh proteinat inflamatore të grurit të sotëm, të cilat i quan edhe më të këqija sesa vetë sheqeri. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, atëherë edhe drithërat kokërr që Dr. Berrino i mbron, janë helm).

Si mendoni, a bëhet mjaftueshëm në shkolla për ushqyerjen e drejtë?

Jo, dhe për fat të keq në shkolla ne kemi parë gjithnjë e më shumë makinat shitëse që përmbajnë soda- sheqer (kanaçet e gazuara si cola, pepsi etj), patate të skuqura, molto dhe ushqim hedhurinë. Bëj thirrje që të futet edukimi i të ushqyerit në klasat efëmijëve dhe të rinjve dhe mbi të gjitha, mbani industritë ushqimore larg shkollave. Qeveritë nuk duhet të delegojnë programet e arsimimit mbi ushqyerjen tek industritë.

A ka ndonjë rast pozitiv që jep shpresë?

Po, po marrim shembullin e Milanit Catering, i cili siguroi ushqim të përditshëm për më shumë se 80.000 vetë për shumë shkolla. Ai hoqi proshutën nga menuja, reduktoi mishin nga 12 deri në 8 herë në muaj, ka prezantuar drithërat dhe makaronat organike, karotat, perimet koprën para vaktit, dy supa perimesh dhe byrekun me bishtajore në javë. Një hap i madh përpara, ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.

 

Jo sheqer te foshnjat, të paktën deri në 2 vjeç

Prof. Berrino: Saharoza, e përfshirë në sëmundjet degjenerative, nga kanceri deri tek Alzheimer

 Nga Anna Alberti

Dhe nëse ato do të ishin sheqernat, jo yndyrnat, shkaku i obezitetit dhe sëmundjeve degjenerative?

Epidemiologu gustator Profesor Franco Berrino flet për këtë. Shumica e ushqimeve industriale, madje edhe duhani dhe konservat e bizeleve përmbajnë sheqer, për ta bërë atë më të këndshëm për shijen. Ky është një mekanizëm që në afat të gjatë shkakton një lloj varësie. Sheqeri shkakton të njëjtën përgjigje si ajo e nikotinës në tru, kokainës, heroinës dhe alkoolit, në atë rajon që quhet ‘qendra e shpërblimit’. Në praktikë stimulon lirimin e të njëjtëve neurotransmetues – dopaminë në veçanti – nëpërmjet  të cilëve ndikon edhe droga. “9 lugë çaji sheqer në pije të gazuara? Shumë, sidomos duke pasur parasysh efektet e ushqimit të zbrazët në ushqyes dhe lartë në kalori në popullatë”, thotë Franco Berrino, një nga zërat më të dëgjuar të epidemiologjisë italiane, i cili së bashku me Luigi Fontana, profesor i të ushqyerit në Universitetin e Uashingtonit, St Louis dhe Brescia kanë nënshkruar një marrëveshje të shkëlqyer. “Nuk është rastësi, që Shoqata Amerikane e Zemrës ka botuar udhëzime të reja, duke rekomanduar që prindërit të ndryshojnë zakonin dhe të mos japin më sheqerna tek foshnjat, të paktën deri në 2 vjet, pastaj ta kufizojnë atë në 6 lugë çaji në ditë, për fëmijët 2 në 18 vjeç, një sfidë e madhe, nëse mendojmë se vetëm një kanaçe soda (e gazuar) përmban ekuivalentin e 9 lugëve çaj, për më tepër në formën e ëmbël të lëngshme, që nuk jep asnjë ndjenjë të ngopjes. Gjithashtu, ata rekomandojnë që të mos kalojmë 5% të kalorive të përditshme të marra nga sheqeri, duke patur parasysh se një person aktiv mesatar ka nevojë për 2000 kalori në ditë, ndërsa ata i marrin 100 kalori (5%) vetëm nga 25 g sheqer ose 5 lugë çaji. Prandaj, nëse deri para disa vitesh ishin yndyrnat armiku nr.1, sot duket të jetë saharoza.

“Fakti është se njeriu në evolucionin e tij nuk ka ngrënë kurrë sheqer të bardhë, konsumi i të cilit është rritur në 100 vitet e fundit. E tani është treguar se saharoza nxit statusin inflamator kronik, mbipeshën, diabetin dhe faktorë të tjerë të rrezikut kardiovaskular si hipertensioni dhe trigliceridet e larta në qeliza,” vazhdon Prof. Franco Berrino. “Përveç kësaj ekziston dyshimi i fortë, se është i përfshirë në sëmundjet degjenerative, nga kanceri deri në Alzheimer. Për të kuptuar më shumë rreth këtyre, Instituti i Tumoreve në Milano po bën një studim mbi sindromën metabolike, gjendja e inflamacionit kronik të shkaktuar nga përzierja vdekjeprurëse e qëndrimit ulur dhe ushqimit të gabuar. “Për ta kuruar atë, ne ju rekomandojmë atyre që kanë 3 prej këtyre kushteve – kanë belin mbi 85 cm (femrat)/ 100 cm meshkuj, kanë hipertension, glukozë në gjak, kolesterol ose trigliceride të larta, për të përmirësuar dietën duke zvogëluar ushqimet e rafinuara në favor të kokrrave, peshqve, bishtajave, perimeve dhe frutave, të bëjnë më shumë lëvizje. Dieta mesdhetare është gjithmonë e drejtë për të mos marrë një ‘jelek shtesë’. Dr. Berrino i cili gjithashtu pëlqen të eksperimentojë në kuzhinë, sugjeron recetën e mëposhtme: Përzihet një patate e ëmbël me gjalpë dhe me një sasi të ngjashme miell bajamesh dhe piqet 40 minuta. Një delikatesë e shijshme me indeks të ulët glicemik. (Receta e doktorit Italian Berrino na kujtoi recetat e ngjashme të kardiologut amerikan, Dr. Davis, me të cilat synon të zëvendësojë drithërat).

 

Plakja mund të jetë e shëndetshme, pa ilaçe

Në vitet e fundit, jetëgjatësia është rritur në masë të madhe, në sajë edhe të zhvillimeve në mjekësi, që ju mbajnë gjallë (jo të shëndetshëm, por me sëmundje kronike. Por sëmundjet kronike nuk janë fat i pashmangshëm” kujton Berrino. “Nuk është e thënë që duke u plakur të presim sëmundje. Këto sëmundje, në shumicën e rasteve, mund të parandalohen vetëm duke ndryshuar zakonet dhe mënyrën e jetesës. 90% e njerëzve të moshuar marrin të paktën një ilaç çdo ditë, për sëmundje që duhet të jenë krejtësisht të parandalueshme dhe të shërueshme, thjesht me ndryshimin e jetesës”, thotë Prof. Berrino, mbrojtës i tezës së Plakjes pa ilaçe.

Të sëmurët tanë në spitale i ushqejmë gabim

Profesor Berrino ka një hipotezë jo shumë inkurajuese: “Shëndeti është tregu më i madh nacional. Shikoni!   Në qoftë se ne sëmuremi, rritet GDP. Shëndeti është industria më e madhe vendase dhe ka një interes të drejtpërdrejtë ekonomike në (para)ndalimin e shëndetit (jo të sëmundjes). Tregu shëndetësor ka interes që ne të jemi të sëmurë! Mjedisi mjekësor gjithashtu është ndikuar shumë nga presioni kulturor dhe ekonomik dhe në fakt të sëmurët tanë në spitale, ne i ushqejmë më shpesh me ushqime që duhet të ishin shmangur.  Kjo është një përzierje e marrëzisë, injorancës dhe interesave. Kjo është gjithashtu e vërtetë, që, kur ekziston një gjendje akute e sëmundjes, drogat janë të dobishme dhe ne duhet t’i përdorim, të paktën për një kohë.”

Prof . Berrino bën thirrje për të shmangur produktet industriale, sheqerin, kripën e tepërt, yndyrnat me cilësi të ulët dhe margarinën, cilat janë gjërat që lufton Organizata Botërore e Shëndetësisë, por që shtohen nga industria, që ta bëjnë të duket më mirë, një ushqim me cilësi të ulët. Prof. Berrino bën thirrje për të mos ngrënë mish përditë dhe të mos teprohet as me peshkun, sepse peshku është i ndotur dhe origjina e tij nuk njihet.

 

Një mëngjes i shëndetshëm për Dr. Berrinon

 Mëngjesi është shpesh një pikë e madhe në kalimin në një dietë më të balancuar. Gabimet tipike që bëjmë janë: Lëmë mënjanë mëngjesin ose thjesht pimë kafe, hamë një mëngjes shumë të ëmbël, hamë me nxitim dhe nuk përtypemi plotësisht. Gabimi kryesor është se ne hamë duke parë TV. Por ushqimi është një akt i shenjtë! Ne shpesh e nënvlerësojnë, por ne nëpërmjet ushqimit, i sigurojmë ushqim trupit tonë, por edhe mendjes dhe shpirtit. Kjo do të na ndihmojë që të bëhemi më të vetëdijshëm dhe të pyesim veten: “Në qoftë se unë nuk do të ha kapuçin dhe brioshin me qumësht apo biskota me margarinë, çfarë mund të shkojë për mëngjes? Sugjerimi është që të konsumojmë drithëra integrale me fara vajore ose fruta të thata (p.sh. qull), një lloj mëngjesi që thithet ngadalshëm, na jep energji dhe bën që sheqeri në gjak të mos rritet shpejt, si në rastin e biskotave të bëra me sheqer dhe miell të rafinuar të cilat në fillim e ngopin trurin në sheqer, më pas, nga mesdita, nivelet e sheqerit në gjak luhaten dhe bien dhe kjo është Hipoglicemia që i bën fëmijët në shkollë, të hutuar. Një mëngjes me shumë sheqer, me kruasane dhe qumësht të ëmbël, shkakton një rritje të sheqerit në gjak, e cila nga ana tjetër shkakton një përgjigje të pankreasit, që prodhon shumë insulinë për të ulur sheqerin në gjak. Dhe shumë insulinë ju çon në hipoglicemi. Kjo pamjaftueshmëri e sheqerit në gjak (hipoglicemia) është pikërisht se nxënësit kanë ngrënë shumë sheqer.

Dr. Berrino nxit prindërit të përgatitin mëngjesin në shtëpi, si psh. një lloj biskote të shëndetshme me miell bajamesh, me mollë të grira dhe me pak sheqer dhe pak kripë deti. Këto toptha mbështillen me fara susami dhe futen në furrë për 10 minuta. Bajamet ndër të tjera, ngadalësojnë thithjen e sheqernave ashtu si dhe bishtajoret. Me këto biskota ne nuk do të kemi problemin e hipoglicemisë, sepse ato nuk do të rritin shpejt sheqerin në gjak, thotë Dr. Berrino. Shumë nga mosfunksionimet e organeve të brendshme kanë në bazë gabimet e të ushqyerit.

Vijon me intervistën e Dr. Giorgio Calabrese

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *