Letra e kimistit për kimistin për ditëlindje: “Vitamina C ju bën të pashkatërrueshëm!”

  

Në 1978, Stone shkroi një letër për redaktorin e të ushqyerit . Letra e tij tregon se sa besnikërisht ai besonte tek hipoaskorbemia (mangësia gjenetike në acid askorbik e racës njerëzore).

Katër vjet pasi Irwin Stone së pari e bindi Linus Paulingun që të fillonte marrjen e megadozave të vitaminës C, Pauling vendosi të ndante me botën, sukseset që ai kishte parë në shëndetin e tij të përmirësuar mendor dhe fizik.

Në vitin 1970, Pauling filloi të punonte mbi një libër, “Vitamina C dhe ftohjet” dhe i shkroi Dr. Stone-s duke  i kërkuar leje për t’i bërë një dedikim. Stone i shkroi më pas duke lavdëruar punën e tij. “Libri është i shkëlqyer dhe duhet të shkojë shumë larg për të eliminuar këtë sëmundje tërësisht të panevojshëm dhe të bezdisshme, të paktën mes lexuesve tuaj. Publiku do të rritet gjatë viteve, veçanërisht nëse Mjekësia do që ta shohë dritën në fund të tunelit”.

Stone vazhdoi të haste në vështirësi për të botuar artikujt e tij shkencorë rreth acidit askorbik dhe sigurisht nuk kishte fonde për të drejtuar gjykimet e tij klinike. Ai u përpoq që të vendoste presion mbi mjekët dhe nutricionistët për të bërë kërkime në këtë fushë.

“Vitamina C dhe ftohjet” ishte një sukses popullor. Shumë lexues anembanë botës u bindën nga idetë e Pauling dhe filluan të marrin vitamina C shtesë për të parandaluar dhe trajtuar ftohjet. Një pjesë e njohjes dhe e suksesit të kësaj vitamine shkoi për Irëin Stone-n. Në vitin 1971, Stone u tërhoq në San Jose, Kaliforni dhe i kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij studimit dhe promovimit të nevojës për konsum të lartë të vitaminës C nga njerëzit. Po atë vit, ai përfundoi librin e tij “Faktori shërues: Vitamina C kundër sëmundjes” dhe kërkoi që Pauling të shkruante një parathënie për të. Pavarësisht apelit të tyre popullor, Pauling dhe Stone vazhduan të hasnin probleme për të bindur mjekët dhe studiuesit të marrin seriozisht idetë e tyre rreth acidit askorbik. Stone besonte se kjo ndodhte, sepse vitamina C do të ishte një kurë shumë më e lirë sesa trajtimet aktuale të kohës, duke bërë që kompanitë farmaceutike dhe mjekët të humbnin paratë.

Një mjek, Ewan Cameron, besonte në efektivitetin e vitaminës C kundër kancerit dhe po trajtonte pacientët e tij të kancerit terminal me megadoza të saj, në Glasgow të Skocisë. Ai krijoi një partneritet kërkimor trans-atlantik me Paulingun në vitin 1971 dhe ata filluan të bashkëpunojnë në letrat që diskutojnë përdorimin e vitaminës C kundër kancerit dhe botuan 10 artikuj së bashku. Nëpërmjet partneritetit të tij me Pauling, Dr. Cameron gjithashtu filloi korrespondencën me Stonen rreth implementimit të vitaminës C kundër kancerit. Dr. Cameron mbante një pikëpamje unike për trajtimin e kancerit dhe se si acidi askorbik mund të përshtatet në një regjim klinik. Në dhjetor 1974, ai i shpjegoi pikëpamjet e tij Stones. “Është krejtësisht në kundërshtim me të gjitha mendimet bashkëkohore mjekësore, sipas të cilave, një substancë e tillë e zakonshme si acidi askorbik s’mund të ketë ndonjë vlerë në një sëmundje të tillë të komplikuar si kanceri. Kjo për shkak se kërkimi i kancerit po përqendron të gjitha energjitë në gjetjen e mënyrave më të sofistikuara për shkatërrimin selektiv të qelizave të kancerit. Hulumtimi është duke u bërë aq kompleks dhe kaq joproduktiv, saqë është e natyrshme të supozohet se ‘përgjigja’ duhet të jetë jashtëzakonisht komplekse dhe pothuajse përtej kuptimit njerëzor …. Ne do të bënim shumë më shumë përparim, nëse pranojmë që qelizat e kancerit janë qeliza normale, që thjesht ndodhin të sillen në një mënyrë anormale. Ne pastaj do të pranonim që qelizat e kancerit kanë të drejtë të barabartë për të jetuar dhe përqendrojnë energjitë tona në shtypjen e sjelljes jonormale të tyre”. Gjatë gjithë korrespondencës së tyre, Dr. Cameron përshkroi sukseset e tij duke trajtuar kancerin me acid askorbik. Por ai gjithashtu vuri në dukje, se një numër i pacientëve nuk treguan ndonjë përmirësim prej tij. Ai ishte i zhgënjyer, që sukseset e tij kryesore ishin kryesisht duke rritur kohën e mbijetesës së pacientëve, jo në shërimin përfundimtar. Dr. Cameron mendonte se suksesi më i madh do të ishte në profilaksinë – marrja e megadozave të acidit askorbik gjatë gjithë jetës për të parandaluar kancerin.

Në 1978, Stone shkroi një letër për redaktorin e të ushqyerit . Letra e tij tregon se sa besnikërisht ai besonte tek hipoaskorbemia (mangësia gjenetike në acid askorbik e racës njerëzore). “Unë mendoj se problemi më serioz mjekësor është vetëkënaqësia e rrezikshme dhe nënvlerësimi, që institucioni mjekësor ortodoks tregon ndaj skorbutit kronik nënklinik dhe refuzimi i tij për të mos bërë asgjë për të korrigjuar dhe lehtësuar këtë defekt potencialisht fatal, që nga lindja e njeriut. Skorbuti kronik subklinikal ka vrarë më shumë viktima njerëzore, ka shkaktuar më shumë sëmundje dhe mjerim në mesin e njerëzimit, se çdo faktor tjetër i vetëm në të kaluarën dhe po vazhdon këtë rekord të keq në të tashmen. Unë jam i shqetësuar për të ardhmen dhe për këtë po shpenzoj pjesën tjetër të jetës sime. Ndërkohë, marrëdhëniet e Stones dhe Paulingut vazhduan të lulëzojnë. Në vitin 1977, Pauling ftoi Stonen, të bëhej anëtar i Bordit të Bashkëpunëtorëve të Institutit të Shkencave Linus Pauling (ky institut aktualisht ka devijuar krejtësisht nga rruga e Paulingut), një ofertë që u pranua.

Në vitin 1981, Pauling festonte 80-vjetorin dhe Stone nuk ishte i pranishëm, por i dërgoi atij një mesazh. “Ju do të kujtoni premtimin që ju kam bërë në vitin 1966, me 50 vjet të shëndetshme me mega-askorbik. Ju menduat se po e ekzagjeroja dhe thatë se do të ishit të kënaqur me 15 vjet. E pra, viti i 15-të është tani dhe unë pres, që të festoni ditëlindjen tuaj të 115-të në vitin 2016. Mega-askorbiku ju bën praktikisht të pashkatërrueshëm”. Në përgjigje, Pauling shkroi: “Unë jam i kënaqur të shpreh falënderimet e mia për ju, që më keni shkruar në vitin 1966. Letrat tuaja ndryshuan jetën time.”

Pauling nuk e arriti vitin 2016, ai jetoi deri më 1994, duke iu afruar moshës 94- vjeçare. Letra e fundit që Pauling i shkroi Stones kishte të bënte me një çmim të përbashkët nga Akademia e Psikiatrisë Ortomolekulare dhe Shoqëria Mjekësore Ortomolekulare. Instituti Linus Pauling i Shkencës dhe i Mjekësisë po ashtu do ta befasonte atë me një çmim të dytë. Pauling shkroi: “Për shumë vite ju keni qenë një një frymëzim për mua, për shkak të përkushtimit tuaj ndaj vitaminës C dhe bindjes tuaj, se një sasi e lartë e vitaminës C ka vlerë të madhe në përmirësimin e shëndetit të qenieve njerëzore. Ju keni bërë një shërbim të madh për njerëzit e botës nëpërmjet studimit tuaj të vazhdueshëm të vitaminës C gjatë një periudhe prej 50 vitesh.

Për fat të keq, Dr. Irwin Stone vdiq më 4 maj 1984, në moshën 77 vjeç. Ai u mbyt aksidentalisht duke ngrënë ushqim. Stone kishte një ezofag të ngushtuar, që i kishte ndodhur si pasojë e një aksidenti me makinë shumë vite më parë. Irwin Stone mori dy doktorata nderi, shumë çmime të tjera dhe 26 patenta. Ai gjithashtu botoi mbi 120 dokumente shkencore gjatë gjithë jetës së tij (të paktën 50 ishin rreth vitaminës C) dhe shkroi një libër, “Faktori shërues”, i botuar në vitin 1972.

Dr. Irwin Stone ishte një biokimist dhe inxhinier kimik, i cili mbajti një interes të veçantë dhe entuziazëm për vitaminën C. Stone ishte personi i pare, që ngjalli interesin e Linus Paulingut për vitaminën C. Stone  punoi në Laboratorin Pease, një laborator i njohur biologjik dhe kimik, nga viti 1924 deri në vitin 1934. Ai filloi punë si bakteriolog, por u bë më pas Shef i Kimisë. Në vitin 1934 Kompania Wallerstein, një prodhues i madh i enzimave industriale, e rekrutoi Stonen për të ngritur dhe drejtuar një laborator kërkimor për enzimat dhe fermentimin. Acidi i askorbik ose Vitamina C sapo ishte identifikuar dhe sintetizuar nga një ekip kërkimor hungarez, i udhëhequr nga Albert Szent-Györgyi, i cili më vonë fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1937. Stone nisi të eksperimentonte vetitë antioksiduese të acidit askorbik në mjediset industriale. Një aplikim specifik që Stone bëri, ishte përdorimi i acidit askorbik si një ruajtës për ushqimin – një risi që i dha atij tre patenta.

Interesi i Irwin Stones për vitaminën C zgjati gjatë gjithë jetës së tij. Ai filloi të studionte skorbutin intensivisht dhe nga fundi i viteve 1950 ai kishte formuluar një hipotezë, se skorbuti nuk ishte thjesht një çështje diete, por një mangësi në gjenetikën njerëzore. (Ai e quajti atë “një defekti të lindjes njerëzore potencialisht vdekjeprurëse për enzimin e mëlçisë GLO”). Stone zbuloi se sasia e vitaminës C, që nutricionistët rekomandonin në një dietë të shëndetshme – Recommended Daily Alloëance (RDA) – ishte larg së qeni e mjaftueshme . Në vitin 1968, rekomandimi ishte 55 mg për gratë dhe 60 mg për burrat. Standardi aktual është rritur pak në 75 mg për gratë dhe 90 mg për burrat, me rekomandime më të larta për gratë shtatzëna dhe me gji. Por asnjë nga këto shifra nuk i afrohet rekomandimeve të Stones. Stone besonte se njerëzit vuajnë nga “hipoaskorbemia”, një mangësi e rëndë e vitaminës C, e shkaktuar nga pamundësia jonë për të sintetizuar substancën ashtu siç bëjnë pothuajse të gjithë gjitarët tjerë. Shumica e gjitarëve të tjerë sintetizojnë vitaminën C në sasi të mëdha, në krahasim me peshën e trupit; në mënyrë proporcionale, njerëzit teorikisht duhet të marrin mes 10-20 gramë në ditë. Stone tregoi se rreth 25 milionë vjet më parë, paraardhësit e primatëve të qenieve njerëzore jetonin në një mjedis në të cilin ata ishin në gjendje të konsumonin sasi relativisht masive të acidit askorbik, krahasuar me atë që marrim nga dietat tona sot. Këto rrethana materiale krijuan një mjedis, në të cilin ndodhi një mutacion gjenetik, që i lejonte këta paraardhës njerëzorë, të ndalonin sintetizimin e substancës. Në ditët e sotme, vuri në dukje Stone, këto sasi të acidit askorbik nuk janë lehtësisht të disponueshme në dietat tona, kështu që njerëzit mund të marrin vetëm 1-2% të asaj që u nevojitet. Kjo hipotezë fillimisht bëri që Stone të propozonte marrjen e vitaminës C prej 3 gramë në ditë për shëndetin optimal, 50 herë më shumë se RDA (norma zyrtare) dhe pasi hulumtoi më gjatë, ai rekomandoi doza gjithnjë e më të larta. Ai ishte i bindur, se marrja e më pak se shuma që ai rekomandoi, do të shkaktonte “skorbut kronik subklinik (domethënë jo në fazën e shenjave klinike), një gjendje të dobët imuniteti, që rrit ndjeshmërinë ndaj një sërë sëmundjesh. Ai pohoi se doza të mëdha të acidit askorbik duhet të përdoren për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet infektive dhe kardiovaskulare, avarinë në prodhimin e kolagjenit, kancerin, SIDA-n, defektet e lindjes dhe problemet shëndetësore të lidhura me plakjen.

Duke praktikuar atë që predikonte, Dr. Stone dhe gruaja e tij filluan të marrin megadoza të vitaminës C dhe ata gjetën se ajo përmirësoi në masë të madhe shëndetin e tyre të përgjithshëm. Kur çifti u aksidentua rëndë në një aksident automobilistik, ata u trajtuan me doza të mëdha të vitaminës C dhe raportuan një shërim të shpejtë.

Letra nga Irwin Stone për Linus Paulingun, më 4 prill 1966. Ky është komunikimi që nxiti interesin e Pauling-ut në vitaminë C.

Në mars të vitit 1966, Linus Pauling dha një fjalim, me rastin e marrjes së medaljes ‘Carl Neuberg’ për punën e tij në integrimin e njohurive të reja mjekësore dhe biologjike. Në fjalimin e tij, Pauling – i cili ishte 65 vjeç në atë kohë – përmendi se shpresonte të jetonte edhe për 15 vjet, në mënyrë që të shihte disa përparime të shkencës në mjekësi, që ai parashikoi të ndodhnin gjatë asaj periudhe.

Irwin Stone ishte në audiencë në këtë leksion dhe më 4 prill 1966, ai i shkroi Paulingut një letër ‘fatale’ në të cilën ai shkruante: “Ju shprehët dëshirën, gjatë fjalimit, që ju dëshironi të jetoni për 15 vitet e ardhshme … Unë marr guximin t’ju rekomandoj acidin askorbik në nivele të larta, sepse do të doja të shihja, që të mbeteshit në shëndet të mirë për 50 vitet e ardhshme”. Pauling fillimisht ishte skeptik për këshillën e Stone-s, por ai kishte mësuar kohët e fundit për përdorimet e tjera të terapisë me megavitamina dhe sukseset e tyre, kështu që ai vendosi t’i jepte një prove vetes. Kjo ishte koha kur Linus dhe Ava Helen Pauling filluan të marrin 3 gramë vitaminë C në ditë. Në korrik, Pauling i shkroi përsëri Stones: “Jam gëzuar duke lexuar letrën dhe dorëshkrimin tuaj rreth hipoaskorbemisë. Kam vendosur të provoj regjimin tuaj të acidit askorbik të nivelit të lartë, për të parë nëse më ndihmon kundër ftohjeve” (pika e dobët e Pauling ishin ftohjet e rënda). Pauling, siç doli, u impresionua nga rezultatet. Për pjesën më të madhe të jetës së tij të rritur, ai kishte vuajtur nga ftohjet e rënda disa herë në vit dhe kishte marrë një dozë të përditshme të penicilinës nga viti 1948 deri në fillim të viteve 1960. Pauling mendonte se dozat e penicilinës ishin mbrojtja e tij primare kundër ftohjeve, por me siguri se ai ishte duke vrarë vetëm bakteret e tij të mira dhe duke e bërë veten më të ndjeshëm ndaj ftohjes nëpërmjet përdorimit të tepërt të antibiotikëve. Sapo familja Pauling filloi marrjen e vitaminës C, ata raportuan një rritje të dukshme në energjinë e tyre fizike dhe emocionale, dhe vuanin më pak nga ftohjet.

Dy vjet pas komunikimit fillestar, Stone vuri re se Pauling e kishte cituar atë në një artikull të revistës të botuar kohët e fundit. Stone i shkroi një letër ku i tregoi vështirësitë e tij në hulumtimet e tij dhe reagimin që po përjetonte nga mjekët. Ai gjithashtu e pyeti për shëndetin. “Herën e fundit që ju kam shkruar në vitin 1966, keni përmendur se do të provoni regjimin e acidit askorbik për të parë nëse do të ndihmonte në parandalimin e ftohjeve. Si funksionoi? Në atë kohë kishit edhe një këmbë të thyer. Unë e di nga përvoja personale pas aksidentit me makinë, se është e shkëlqyer në shërimin e eshtrave”. Pauling u përgjigj se ai dhe bashkëshortja, kishin qenë më pak të trazuar nga ftohjet gjatë dy viteve të fundit, duke marrë 3 deri në 5 gram askorbik në ditë (Më pas, Pauling do të shkonte shumë më larg se dozat e Stones dhe do të përdorte deri në 40 gr acid askorbik kundër ftohjes së tij). Ai gjithashtu pyeti për kërkimin e Stones mbi acid askorbik dhe leuçemi. Deri në fund të viteve 1960, Pauling nuk bëri ndonjë promovim për përdorimin masiv të megadozave të vitaminës C në popullatë, megjithëse ai kishte mbështetur përdorimin e terapisë me megavitamina për trajtimin e skizofrenisë (gjigandin kanadez, psikiatrin Dr. Abram Hoffer). Por më 1969, ai u bind plotësisht për argumentet e Irwin Stones, si dhe për sukseset e tij personale me vitaminë C dhe filloi ta promovonte publikisht vitaminën C.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *