Mjekësia Ortomolekulare, mesazhe ngushëllimi Shqipërisë, për pasojat tragjike të tërmetit

Presidenti i Shoqerise se Mjekesise Ortomolekulare per Afriken dhe Azine me percjell mesazhe ngushellimi per vendin tone

E dashur Denisa!
Ju kërkoj ndjesë për vonesën për t’iu përgjigjur emailit tuaj të fundit. Por unë kam qenë nëpër udhëtime të shpeshta jashtë vendit.
Unë gjithashtu do të doja të ndaj me ju trishtimin dhe dhimbjen time për tërmetin e tmerrshëm që tronditi vendin tuaj kohët e fundit.
Në emrin tim dhe në emër të ekipit SANMO, unë do të doja të shpreh simpatitë e mia për ju personalisht, familjen tuaj, kolegët tuaj dhe për të gjithë popullin shqiptar.
Zoti ju ndihmoftë për të kapërcyer këtë katastrofë!
Uroj që të keni shëndet të mirë dhe gjithashtu te mos keni pasur dëmtime të konsiderueshme në shtëpinë tuaj.

Lidhur me bashkëpunimin tonë në fushën e Mjekësisë Ortomolekulare, unë premtoj t’ju ndihmoj sa më shpejt që situata të stabilizohet në vendin tuaj. Me siguri do t’ju marrë kohë, por shpresa duhet të jetë ideali juaj.
Vazhdoni të fortë, pasi ne kishim të njëjtën fatkeqësi natyrore në vitin 2003, kur humbëm rreth 250 njerëz brenda një nate, në qytetin ku unë vazhdoj të jetoj.
Më njoftoni për situatën aktuale në Tiranë.
Edhe një herë ofroj simpatinë time më të thellë dhe lutem që kjo fatkeqësi të mund të kapërcehet në kohën e duhur dhe të gjithë ju të jeni në gjendje mirë edhe shpirtërisht.

Zoti ju bekoftë dhe ngushëllime nga ana ime për popullin tuaj!
I juaji me respekt
Dr. Tahar Naili

Shenim: Te dashur lexues! Ky artikull eshte publikuar ne 6 Dhjetor 2019, por per shkak te nje difekti ne sistem, u zhduken nje pjese e materialeve, mes tyre edhe ky artikull qe po e rikthejme.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *