Ushqimi i spitalit dhe jo ilaçet, duhet të jetë çelësi për shërim
Guida juaj ortomolekulare për të minimizuar rreziqet e qëndrimit në spital
“Dr. Hoffer thoshte se ilaçet kanë rreth 10% shkallë kurimi. Ai mendonte se ilaçet ndoshta shkonin në drejtim të gabuar dhe spitalet jepnin shumë ilaçe. Kur njerëzit hyjnë në spitale, ata do të kenë probleme…”


Edukimi i publikut për aspekte të rëndësishme sesi duhet qëndruar shëndetshëm dhe si të shmangni pasojat mjekësore të sistemit tradicional shëndetësor, është një nga gjërat për të cilat flitet pak sot, për të mos thënë aspak. Prandaj, Dr. Andrew Saul ofron një guidë fantastike praktike për shëndetin natyral dhe atë që duhet të bëjmë, për t’i shmangur sa më shumë që të jetë e mundur, spitalet. Në një intervistë për mjekun e mirënjohur Joseph Mercola, Dr. Saul ofron këshilla praktike, të marra nga libri i tij “Spitalet dhe Shëndeti”, për rëndësinë e ushqimit natyral dhe informacionin e dobishëm që duhet të dimë për sistemin shëndetësor që na ofrohet, i cili lë për të dëshiruar jo vetëm në vendin tonë, por edhe në SHBA, ku të gjithë mendojmë se pacienti merr shërbimin më të mirë që ofron tregu.
Përshëndetje të gjithëve. Unë jam doktor Mercola dhe sot më është bashkuar Dr. Andrew Saul, i cili numëron mbi 35 vite eksperiencë në edukimin shëndetësor natyral. Ai ka studiuar në gjithë botën, në Afrikë dhe Australi dhe poseidon një sërë certifikatash për përcjelljen e dijeve të tij, ushqyerjen klinike. Aktualisht, ai është kryeredaktori i Buletinit të Mjekësisë Ortomolekulare dhe është autor i mbi 100 publikimeve dhe 7 librave, përfshirë dhe atë për të cilin do të diskutojmë, “Spitalet dhe Shëndeti: Guida juaj ortomolekulare për një qëndrim më të shkurtër në spital”. Ai është edhe fitues i “Çmimit të Aktivistit për Lirinë e Shëndetit të Shkëlqyer të Qytetarit”. Ai është shpallur një nga 7 pionierët e shëndetit natyral nga revista e përdymuajshme amerikane “Psychology Today”. Mirësevini dhe faleminderit që na u bashkuat sot doktor Saul!
Dr. Saul: Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu me ju.
Dr. Merkola: Ju keni shkruar shumë libra për shëndetin natyral. Na tregoni diçka më tepër për librin tuaj të ri, “Spitali dhe Shëndeti”.
Dr. Saul”: “Spitali dhe Shëndeti” ka marrë shkas nga dorëshkrimi i fundit i doktor Abram Hoffer, psikiatri i famshëm kanadez, i cili zbuloi në studimet e tij në vitin 1953, se dozat e larta të Niacinës ishin kurative për skizofreninë dhe sëmundje të tjera mendore. Dr. Hoffer (ai kishte gradën Ph.D- profesor) në biokimi dhe mjekësi), vinte në dukje se ndër vite kishte pasur përpjekje për t’i kuruar sëmundjet psikiatrike, nga komunitete të cilat nuk kishin spitale. Një nga këto komunitete ishin “Quakers”-at (vëllazëri kristiane e mesit të shekullit XVII në Angli). Dhe “Quakers”-at, thotë Dr. Hoffer, zbuluan se nëse ata i merrnin njerëzit me sëmundje mendore dhe i strehonin në një shtëpi komode, u jepnin ushqim dhe siguronin kujdes, atëherë ata kishin një shkallë kurimi 50%. Dr. Hoffer thoshte se ilaçet kanë rreth 10% shkallë kurimi. Ai mendonte se ilaçet ndoshta shkonin në drejtim të gabuar dhe spitalet jepnin shumë ilaçe. Kur njerëzit hyjnë në spitale, ata do të kenë probleme.
Dr. Merkola: Pyetja e vetme është: Çfarë problemi do të kemi në spitale?

Dr. Saul: Statistikat tregojnë se bëhen kaq shumë gabime në spitale, sa mesatarja është minimalisht një gabim për pacient në ditë. Në fakt, spitalet janë aq të rrezikshme në këto kohë, sa në korridore dhe dhomat e pacientëve shikon tabela paralajmëruese për stafin, që të lajë duart. Një gjinekolog shkruante në një buletin mjekësor në Britani, se ai nuk i lante duart kur ndërronte pacientet. Ai ndërronte vetëm dorezat dhe ai tha: “Nëse unë e bëj këtë, atëherë do të më duhet t’i laj duart ndoshta 50-60 herë në ditë”. Ai llogariti kohën që do t’i duhej për këtë dhe pyeti: “Kush do më paguajë mua për këtë?” Çdo fëmijë e di, që ai duhet të lajë duart përpara çdo vakti… e megjithatë spitalet duhet t’u thonë stafit të tyre, që të lajnë duart! Por pjesa më interesante është se çfarë duhet bërë, për t’i bërë spitalet më të mira.
Dr. Merkola: Ushqimi në spitale, sa i rëndësishëm është për shërimin?

Dr. Saul: Një nga gjërat më të mira që Dr. Hoffer theksonte, ishte se njerëzit kanë nevojë për ushqyerje të mirë. Kur përmendet ushqimi i spitalit, mendja të shkon te ushqimi i keq. Të gjithë njerëzit, gati në çdo spital dhe në çdo vakt, nëse do t’u hidhni një sy tabakave, shërbehen me ushqim të paketuar (jo të freskët). Do doja të mos ishte e vërtetë, por kështu është. Në shumë spitale, nëse do të kërkoni, mund të merrni ushqim më të mirë. Mund të kërkoni ushqim vegjetarian. Ndoshta ata do t’iu japin ushqim vegjetarian të gatuar ose do t’ju surprizonin vërtet, duke ju dhënë atë që ju kërkuat. Ndoshta kjo mund t’ju tingëllojë sikur po përzgjidhni menunë në një restorant, apo operën më të mirë për t’u parë, por kjo është shumë më e rëndësishme. Ushqimi është i rëndësishëm.
Dr. Merkola: Në librin tuaj, ju krahasuat qëllimin origjinal të spitaleve, me atë që ato janë shndërruar sot, në sipërmarrje biznesi. Cili është rekomandimi juaj për të kaluar në një sistem më të shëndetshëm?
Dr. Saul: Unë nuk e kisha planifikuar që të bëja rekomandime për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por meqë ju më pyetët, do t’ju përgjigjem me kënaqësi. Ndonjëherë, klientët e mi mendonin se unë isha me humor. Unë u thosha atyre: “Unë e di se ju keni një çështje serioze shëndetësore. Të dy e dimë këtë. Tani le të përpiqemi ta zgjidhim, apo jo”? Këtë e mësova nga Bernie Siegel (kirurg i njohur për fëmijët). Elementi më i rëndësishëm që mund t’i japësh një klienti, është shpresa, forca brenda tyre dhe unë besoj te kjo. Çfarë duhet të bëjmë tani?… Gjëja e parë që duhet të bëjmë, është që çdo person që hyn në spital, të marrë nivelin e duhur të multivitaminave në çdo vakt. Kjo do t’i kushtonte spitalit rreth 10 qindarka. Nëse spitali nuk ua siguron ato, atëherë shkoni në një farmaci, merrni një multivitaminë të mirë dhe piheni çdo vakt. Një multivitaminë natyrale është më e mira. Një multivitaminë me fuqi të lartë do të jetë më efikasja. Por ky është fillimi.
Dr. Merkola: Si ta kuptosh nëse një spital është i mirë apo jo?
Dr. Saul: A do të dish nëse një azil është i mirë apo jo? Atëherë hyr vetë brenda, ndjej çfarë ere mban. Kur punoja në një burg në Nju Jork Stejt, ishte një burg me kopshte të bukura, godina të këndshme dhe padyshim i rrethuar nga një gardh i trefishtë. Ishte një burg grash. Gjëja e parë që vije re, kur hyje brenda ndërtesës, ishte era e tmerrshme e një azili pleqsh. Sot ti nuk do ta dërgoje një person të dashur në një ndërtesë si burgu, për kujdes spitalor. Nëse një spital mban erë si burg, diçka nuk shkon. Shikoni përreth, hidhini një sy stafit. Mund të kuptosh shumë duke u folur infermiereve. Shikoni njerëzit e fundit për nga radha në staf, si e bëjnë punën e tyre? A janë të kujdesshëm, të pastër dhe të sjellshëm? Nëse është kështu, nëse njerëzit janë të sjellshëm me ty, atëherë me shumë mundësi do të bëjnë një punë më të mirë.
ANDREW SAUL: Vitaminat dhe ushqimi i freskët në burgje ulin dhunën
Ju tregoj përvojat e mia me të burgosurit pas trajtimit me vitamina dhe krunde!
Dr. Merkola: Ju keni një përvojë me vitaminat në burgjet e Amerikës dhe ne do të ishim shumë të interesuar të dëgjonim rreth saj
Dr. Saul: Unë kam dhënë mësim në dy burgje shtetërore dhe u kam folur të dënuarve për dëmin e drogave, alkoolit, u kam folur për ushqimin dhe u kam dhënë edhe një kurs biologjie. Kur u përmenda fjalën ushqim, të burgosurit u bënë shumë të interesuar. “Këta na ushqejnë me plehra këtu. Mish i përpunuar, brumë dhe sheqer”, u ankuan. Dhe kur i pyeta nëse hanë sallatë apo fruta, ata qeshën me njëri-tjetrin duke u parë dhe thanë: “Jo mor burrë. Ne marrim atë që na hedhin dhe ajo që na hedhin është mish, niseshte dhe sheqer”. Kur i pyeta, “po vitaminat”? “Ato mund t’i blesh në depo”, m’u përgjigjën. “Ok, po krundet, po drithin kokërr të papërpunuar”? i pyeta. “Edhe ato blihen në depo”, më thanë. Merrini ato, u thashë, dhe përpiquni të merrni edhe multivitaminë në çdo vakt. Ndërprisni sheqerin dhe nisni të hani krunde mielli.
Dr. Merkola: Si burgjet, ashtu edhe spitalet nuk u kushton shumë të përdorin krundet dhe disa multivitamina të lira. Por çfarë rezultati prodhoi porosia juaj në burgje? 
Dr. Saul: Kaloi fare pak kohë dhe pas mësimit me një klasë në burg, një ditë më afrohet një burrë trupmadh dhe me pamje të frikshme. “Mund të flas me ty një minutë”? më pyeti. Ngrita sytë dhe i thashë “po”. “Doja që ta dije ,që unë kam bërë atë që më thatë, nuk kam ngrënë sheqer. Kam marr vitamina dhe kam ngrënë krunde mielli. Dhe dua t’ju them që ndihem më i kthjellët”. Tani, cilat do të jenë rezultatet afatgjata të një shoqërie, ku të burgosurit janë më të qartë mendërisht? Mendoni për paratë që ne do të kursenim, nëse do t’i bënim njerëzit të punonin apo silleshin si qytetarë normalë, në vend që të paguanim 50 mijë, 60 mijë apo 80 mijë dollarë në vit për të burgosur, që t’i mbajmë pas hekurave. Le t’i bëjmë ata të punojnë dhe t’i përfshijmë në sistemin e taksave për të ulur borxhin e vendit. Ky më duket një plan shumë i mirë. Ne duhet të ndërtojmë ferma pranë burgut, ku ata të kultivojnë dhe konsumojnë perimet e tyre, të dalin në diell për të përfituar vitaminën D, të mësojnë të bëjnë tregti dhe të dalin nga bota e agresivitetit. Kjo mund të bëhet. Shumë burgje kanë qenë më parë me ferma burgu. Në burgjet që unë kam dhënë mësim, ka pasur ferma. Por kjo nuk ndodh më sot. Sot ushqimi që qarkullon, është i paketuar dhe ai konsumohet nga pjesa më e madhe e të burgosurve, përveç atyre që janë me fat. Një rast i tillë ishte në një burg në Britani. Atje u përpoqën të eksperimentojnë duke u dhënë ushqim të gjallë dhe suplemente vitaminash të burgosurve. Dhe ata patën një rënie të menjëhershme të dhunës me 35%.
Nëse kjo i ndihmon të burgosurit, do të ndihmojë edhe gjyshërit në azile. Dietat në institucione janë të tmerrshme. Ne mund ta ndryshojmë këtë menjëherë. Njerëzit duhet të refuzojnë plehrat që u vënë në pjatë dhe të kërkojnë ushqim të freskët, të papërpunuar. Nëse ka mjaftueshëm njerëz që e bëjnë këtë, atëherë spitalet do jenë të detyruar ta ndërrojnë ushqimin. Kjo është diçka që mund ta bëjmë. Ne mund t’i fusim vitaminat.
Merrni me vete Vitaminat C, kur shkoni në spital ose tek dentisti
Kjo është vitamina që duhet mbajtur në xhepin tuaj për të ulur dhimbjen, hemorragjinë dhe rrezikun e infeksionit

Një tjetër gjë e rëndësishme që duhet të kujtojmë, është se spitalet nuk u japin pacientëve vitamina. Nëse keni një recetë nga doktori juaj, atëherë ajo do t’ju hyjë në punë. Mjafton vetëm një shënim i mjekut tuaj të përgjithshëm që thotë: “Zoti Smith duhet të marrë vitaminat”, e firmosur nga Dr. Bill. Kjo do të shmangte një konfrontim si rasti i mikeshës sime 85-vjeçare, që pati me doktorët pasi shkoi në spital për një ndërhyrje në kockat e legenit. Ata po e pyesnin për historinë e saj dhe donin të dinin për ilaçet që ajo po merrte. ishin mprehur lapsat për të shkruar një listë të gjatë, ndërsa ajo u tha: “Asnjë”. Ata u befasuan: “Si jo, nuk merrni asnjë ilaç”? Dhe ajo iu përgjigj: “Asnjë, por unë marr vitaminat e mia” dhe bëri me shenjë nga tavolina ku kishte portofolin e saj. Ata thanë: “Oh, ti nuk mund t’i marrësh ato vitamina në spital” dhe shkuan t’ia heqin. “Ndal!”, i paralajmëroi ajo: “Ato janë të miat dhe nëse ju i merrni, atëherë po i vidhni dhe unë do t’ju denoncoj”. Kjo është një përplasje për të cilën unë nuk jam i sigurt se do ta bënin shumë njerëz, por konfirmon një thelb shumë të rëndësishëm: Nëse doni të merrni vitamina në spital, atëherë merrini. Por nga ana tjetër, nëse spitali, mjeku apo kirurgu ju shpjegon për një procedurë të veçantë apo mjekim specifik, se ju nuk mund t’i merrni vitaminat, atëherë ju mund të hiqni dorë nëse ata arrijnë të jenë specifikë dhe bindës. Zakonisht ajo që ata thonë rëndom është: “Ju s’mund të merrni asnjë vitaminë”. Kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë duhet të marrin vitaminë C, përpara se të shkojnë në spital. Të gjithë duhet të marrin vitaminë C përpara se të shkojnë te dentisti për të ulur rrezikun e infeksionit, për të ulur dhimbjen, për ta shëruar më shpejt plagën dhe pasur më pak hemorragji. E njëjta gjë vlen edhe për kirurgjinë. Njerëzit që marrin vitaminë C ka më pak gjasa që të kenë koagulim të gjakut, inflamacion apo ndërlikime të tjera, që janë mjaft të njohura mes stafit të kirurgjisë.
Nëse dikush të thotë: “Ti s’mund të marrësh vitamin E, sepse ne do të të japim Warfarin (Coumadin), atëherë kjo është një arsye e vlefshme. Por pastaj shkojmë në anën tjetër. Ka prova, se kur merr vitaminë E, nuk ke nevojë për medikamentin Warfarin. Kisha një pacient njëherë, që kishte pikërisht këtë dilemë. Ai kishte tromboflebit dhe merrte Warfarin. Ai më pyeti: “Çfarë duhet të bëj”? Unë i thashë: “Gjëja më e mirë është të ulësh gradualisht dozën e ilaçit me konsultën e doktorit tënd dhe rritjen e dozës së vitaminës sërish me konsultën e mjekut.” “Jo, jo. Nuk mund ta bëj këtë”, me tha. Në fakt, ai kishte frikë të fliste me doktorin e tij. Dhe në vend të kësaj, nisi të merrte me kokën e tij vitaminën E. Përfundimisht, koha e koagulimit (mpiksjes së gjakut) u zgjat deri në pikën sa doktori e pyeti: “Çfarë po ndodh?” Sepse koha e koagulimit të tij u zgjat shumë tani me efektin e dyfishtë të medikamentit dhe Vitaminës E. Nëse koha e koagulimit zgjatet kaq shumë, atëherë ti duhet të mos e marrësh më medikamentin. Cili është efekti anësor i marrjes së dozave të larta të drogës farmaceutike Warfarin? Zgjatja e kohës së koagulimit, do të thotë se gjaku nuk ka aftësinë e duhur koaguluese (të mpiksjes). Mbidoza e Warfarinës shkakton gjakderdhje të madhe. Ndërsa mbidoza e vitaminës E mund të shkaktojë gjithashtu gjakderdhje, por jo jashtë vlerës normale. Kur pacienti i tregoi doktorit, ai i hoqi vitaminën E, jo Warfarinën. Është e trishtë, por kjo ndodh rëndom.
Pacienti pasiv është i destinuar për t’u vrarë. Jini vigjëlentë nga gabimet në spital
Merrni në spital një shoqërues, për të mbikqyrur të gjitha veprimet e personelit

Një tjetër gjë, që njerëzit duhet të bëjnë kur hyjnë në spital, është kjo që do t’ju them tani dhe që unë e kam mësuar nga një infermiere. Ajo më tha: “Merr një njeri me vete. Unë nuk do ta lija kurrë një pjesëtar familjeje të shkonte i vetëm në spital. Sigurohu që një shok apo familjar të jetë me pacientin 24 orë në ditë”. Çfarë bën kjo? Siguron që të shmangen gabimet ose në rast se ndodhin, ti ke një dëshmitar. Më e pakta, personi do të ketë shoqëri të mirë.
Dr. Merkola: Çfarë tjetër mund të bëjmë lidhur me spitalet?
Të përpiqemi t’i shmangim sa më shumë që të jetë e mundur. Spitalet bëjnë një punë shumë të mirë për të shpëtuar jetë, kur bëhet fjalë për një emergjencë si psh. gjakderdhje. Por përsa i përket kujdesit kronik, janë të tmerrshme. Sa i përket sëmundjeve që shumica e njerëzve duhet të durojnë, që u kushtojnë shumë para, që zgjasin pafundësisht dhe që në fund vdesin prej tyre, spitalet kanë një rekord tejet negativ. Të moshuarit konsumojnë pjesën më të madhe të parave për kujdesin shëndetësor, por njihet gjerësisht se ata kanë edhe dietat më të këqija. Ja një shembull: Një miku im kishte babanë, i cili shkoi papritmas në spital. Ai i kishte të gjitha llojet e shqetësimeve. U mblodh familja dhe ata menduan se ai do të vdiste. Njëri nga miqtë u tha njerëzve të tij, se ai ndoshta kishte nevojë për vitamina. Të gjithë nënqeshën dhe thanë: “Jo. Jo. Kjo është shumë më serioze.” Për t’i rënë shkurt, doli që ai kishte mungesë vitamine B12. Pas marrjes së disa dozave vitamine B12, ai u bë shumë mirë dhe e dërguan në shtëpi. Është e habitshme sesi sa shumë sëmundje të vërteta rezultojnë të jenë sëmundje mangësish.
Dr. Merkola: Nuk ka një bazë me statistika zyrtare për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin. Ekzistojnë vetëm statistikat e shkaqeve të vdekjes, që vijnë për shkaqe të ndryshme siç janë gabimet e mjekëve, gabimet e recetave, diagnozat e gabuara e kështu me radhë.
Me sa duket, mjekët kërkojnë të bëjnë punën e tyre, por për shkak të orientimit të tyre dhe shumë sfidave të brendshme të këtij sistemi, kjo thjesht nuk është e mundur. Dhe në të vërtetë, i gjithë sistemi shëndetësor është shkaku kryesor i vdekjes. Nga të gjitha këto, ndoshta më e rrezikshmja është të jesh në spital.
Dr. Merkola: Ju përmendët të marrësh një roje me vete ne spital. Dr. Steve Hickey, një autoritet në teorinë e lojërave, kibernetikës dhe gjithë rebuseve matematikore shkroi për “lojërat e spitalit” dhe si duhen luajtur ato. Ai e mbështet këtë me një sasi të konsiderueshme shkence, për të treguar se rezultati varet nga ty. Ti duhet të jesh lojtari.
Dr. Saul: E vërtetë. Nëse ti hyn në spital, heq këmishën dhe shtrihesh në krevat pa bërë zë, ti je ai që Dr. Hoffer e quan një “pacient besimtar i dorëzuar”. Pacientët besimtarë kanë tendencën për t’u vrarë. Gabimet e spitalit nuk janë thjesht: “Ups! Prisha diçka duke bërë një ndërhyrje”, por janë shumë më të rënda se kaq. Po flasim për trupa njerëzish dhe vdekje të vërteta. Ju përmendët numrin e vdekjeve në vit në spitale, nga mjekimi modern. Ata që japin vlerësimin më të butë për spitalet, i rendisin spitalet si një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA. Ndërsa ata që i vlerësojnë më ashpër, i rendisin spitalet dhe ilaçet, si shkakun numër 1 të vdekjeve. Ndoshta e vërteta është diku mes tyre dhe ky është një problem i madh, por ne mund ta zgjidhim. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, është të dish të luash lojën. Abraham Hoffer kishte 55 vite praktikë spitalore. Ai brodhi nëpër spitale, fitoi shumë eksperiencë. Dhe në çfarë konkluzioni arriti? Ushqimi i mirë, kujdesi i mirë, sa më pak ilaçe që të jetë e mundur dhe vigjëlencë për shëndetin e vetes.
“Pacienti ka fuqi të pabesueshme, por problemi është se kur shkon në spital, është në dhimbje dhe i frikësuar. Por nëse ka dikë me vete, ai ka një avokat. Kjo nuk është thjesht një ide e zgjuar. Kjo është një procedurë shpëtuese për jetën. Nuk ka një zëvendësues për të pasur dikë që qëndron roje për ty…”
Dr. Merkola: Duke qenë se unë kam bërë praktikën në spital për disa vite, do të shtoja diçka. Ne nuk duam të themi, ‘mos shko në spital!’ Kur je i detyruar të shkosh, do të shkosh. Mirëpo ekziston tendenca për t’iu drejtuar spitalit për raste që mund të shmangen, sepse ekziston mentaliteti se spitalet dhe sidomos spitalet universitare janë vendet më prestigjioze, ku ti do të marrësh kujdesin maksimal. 
Dr. Saul: Po e vërtetë. Por njerëzit mund të marrin edhe kujdesin më të keq, veçanërisht sepse atje bëjnë praktikën studentë, praktikantë. Sugjerimi im: Mos shkoni në spital në ditë festash dhe përgjithësisht duhet të bëni shumë, po shumë kujdes gjatë fundjavave.
-Sikur të kishin një kujdestar (truprojë) në krah, unë do të thosha se ky është momenti kur do të të duhej më tepër. Sepse gjatë fundjavave ndodhin gabimet. Studimet kanë treguar se kjo është periudha kur ndodhin numri më i madh i vdekjeve në spitale.
Dr. Saul: Keni shumë të drejtë. Faleminderit që e thatë këtë në vendin tim. Shumica e njerëzve pranojnë faktin, se e shtuna ose e diela janë vetëm për të pushuar. Në fakt ashtu është për shumicën e njerëzve. Po për spitalet? Për ta nuk duhet të ketë kurrë pushim.
-Pyetja tjetër është: A do dalësh nga dera e parme, apo nga e pasmja e spitalit?
Dr. Saul: Njerëzit duhet të kuptojnë se kur ata janë të detyruar të shkojnë në spital, personi më i rëndësishëm në gjithë sistemin e spitalit është pacienti. Sistemi punon me supozimin, se pacienti nuk do ta kërkojë këtë pushtet. Nëse pacienti nuk e ushtron pushtetin dhe kontrollin e tij, atëherë dikush do ta shkelë atë dhe do ta bëj në vendin tënd. Pacienti mund të thotë: “Jo, mos më prek!” dhe ata s’mund ta bëjnë. Nëse e bëjnë, është një sulm dhe ju mund ta denonconi në polici. Nëse pacienti nuk është i ndërgjegjshëm apo i mungon guximi, atëherë personi më i pushtetshëm pas tij është bashkëshorti/ja. Ai ose ajo kanë ndikim të jashtëzakonshëm. Nëse nuk është prezent bashkëshorti/ja, atëherë njeriu më i pushtetshëm në sistem janë fëmijët e pacientit. Dhe pas familjarëve, çdokush tjetër mund t’i zëvendësojë. Doktorët dhe administratorët duan që ju të mendoni për ata, se janë më të pushtetshmit në spital, por ata nuk janë. Është një iluzion se ata drejtojnë atë vend. Ata thjesht ju ofrojnë juve shërbimin dhe përpiqen që ju ta pranoni atë pa asnjë pyetje. Një gjë tjetër që mund të bëni kur shkoni në spital, është të merrni një penë të mprehtë me vete dhe të hiqni kryq mbi gjithçka për te cilën nuk jeni dakord që të përmbajë kontrata. Po ju thanë: “Nuk ju pranojmë në spital”, atëherë kërkojini që t’ua lëshojnë me shkrim këtë përgjigje. Atëherë, ata vihen para drejtësisë.
Dr. Saul, faleminderit për gjithçka bëni dhe vazhdoni të bëni për ndihmën në edukimin e publikut për aspekte të rëndësishme, sesi duhet qëndruar shëndetshëm duke shmangur pasojat mjekësore të sistemit tradicional shëndetësor.
Dr. Saul: Ju falenderoj shumë për këto komplimente, por ato duhet t’u shkojnë njerëzve që më kanë mësuar mua, Dr. Hoffer-it dhe atyre mjekëve të tjerë të mrekullueshëm dhe kërkuesve, të cilët treguan se ushqimi është më i mirë se ilaçet.
Njerëzit duhet të kuptojnë se kur ata janë të detyruar të shkojnë në spital, personi më i rëndësishëm në gjithë sistemin e spitalit është pacienti. Sistemi punon me supozimin, se pacienti nuk do ta kërkojë këtë pushtet. Nëse pacienti nuk e ushtron pushtetin dhe kontrollin e tij, atëherë dikush do ta shkelë atë dhe do ta bëj në vendin tënd
1 Comment