Terapia me megavitamina shëron sjelljen e keqe të fëmijëve

Dr. ABRAM HOFFER

Terapitë e sjelljes dhe terapia me medikamente nuk i zgjidhin mangësitë ushqyese në tru

Çrregullimet në sjellje, duke përfshirë ADHD, janë rezultat i të ushqyerit të pamjaftueshëm në tru. Disa faktorë të tjerë përfshijnë helmimin toksik të indeve të buta me metale të rënda, një aftësi e dëmtuar për të menaxhuar glukozën dhe alergjia ushqimore.

Në vitin 1938, “The American Journal of the Medical Sciences” botoi një artikull të titulluar: “Simptomat mendore të pelagrës. Lehtësimi i tyre me Vitaminë B3”. Ky artikull përshkroi ‘pelagrën subklinike’ tek fëmijët. Pelagra është një sëmundje, që çon deri në çmenduri dhe vdekje dhe vjen si pasojë e mangësisë ekstreme në Vitaminë B3. Artikulli pëshkruante se simptomat e ‘pelagrës subklinike’ përfshijnë hiperakivitet, sjellje të papërshtatshme sociale dhe, kuptohet, probleme me shkollën. Sot, fëmijët me këto simptoma të njëjta janë etiketuar “hiperaktivë”, me “ADD”, “emocionalisht të shqetësuar”, “disleksikë” ose “me tru minimalisht të dëmtuar”. Pelagra ndikon në perceptimin, në proceset e mendimit, mbi humorin dhe sjelljen.
Në librin e tij “ABC-ja e të ushqyerit natyror për fëmijët” (ABC of the natural nutrition for children), Dr. Abram Hoffer, një pionier në Psikiatri Ortomolekulare, tregon lidhjet mes pelagrës, të shkaktuar nga mangësia në Niacin dhe anomalive të sjelljes. Psikiatri kanadez, Dr. Hoffer filloi trajtimin duke përdorur doza të mëdha me vitamina (veçanërisht B3) dhe minerale për të trajtuar skizofrenët në vitet 1950. Ndërsa, interesi i tij në trajtimin e fëmijëve ‘të vështirë’ filloi kur hyri në praktikën private në vitin 1967. Ai konstatoi se sa shpejt fëmijët iu përgjigjën megadozave në vitaminë B-3. Ai erdhi në përfundim, se shumë prej fëmijëve me sjellje të keqe në shkollë, në të vërtetë ishin duke vuajtur nga varësia në vitaminë B-3’ ose ‘Pelagra subklinike’.

 Fëmijët hiperaktivë mund të dëgjojnë zëra si skizofrenët
Depresioni mund të prekë fëmijët hiperaktivë (ata që nuk lënë dy gurë bashkë) dhe hipoaktivë (fëmijë ‘të fjetur’). Ashtu si njerëzit me skizofreni, fëmijët e prekur nga pelagra, mund të dëgjojnë zëra. Ushqimet mund shijojnë ndryshe për ta. Letra duket me kokë poshtë dhe fjalët kalojnë nëpër faqe. Fëmijët mund të shohin objekte apo krijesa në hije, në gjysmë-errësirë. Zakonisht, fëmijët janë në gjendje të përshkruajnë këto ndryshime në perceptimet e tyre pa ndihmë. Dr. Hoffer ndërtoi një test-provë për të treguar shkallën e problemit tek fëmijët. Në vitin 1960, Humphrey Osmond zhvilloi ekranin për skizofreninë. Testi Hoffer-Osmond mund të përdoret për të vlerësuar shëndetin mendor në fëmijët mbi 10 vjeç. Përveç këtyre pyetësorëve, një test urine mund të identifikojë krytopyrrolurinë, një substancë që haset në urinën e pacientëve skizofrenë. Kjo substancë në urinë tregon një mangësi në vitaminë B-6 (pyridoxine) dhe zink, pasi ajo lidhet me këta ushqyes dhe i largon nga trupi nëpërmjet urinës. Ndërsa të gjitha këto teste mund të tregojnë për mangësi në vitamina, testi kryesor është dhënia e dozave të mëdha të niacinamidës ose Niacinës (B3), shpesh duke filluar me 1 gr në ditë. Nëse problemet perceptuese dhe të sjelljes janë shkaktuar nga një mangësi, Dr. Hoffer thotë se përmirësimi do të vërehet brenda muajit ose më shpejt.

Fëmijët që hanë shumë sheqer, të prirur për çrregullime emocionale


Dëshira për sheqer dhe alergjitë ushqimore janë faktorë të tjerë, që Hoffer i vlerësoi kur trajtoi problemet perceptuese dhe të sjelljes së fëmijëve. Shumë sheqer në dietë mund të tregojë shterrim në lëndë ushqyese. Nga ana tjetër, një mangësi në Zink mund të shkaktojë dëshirë për sheqer. Fëmijët e ushqyer dobët (me sheqerna), kanë më shumë gjasa të thithin metale toksike, që janë të njohura si shkaktarë të sjelljeve anormale.
Nga ana tjeter, identifikimi i alergjive ushqimore është me rëndësi jetike. Psikiatri Hoffer i referohet studiuesve dhe klinicistëve, puna e të cilëve gjatë 75 viteve ka treguar se “çdo alergji ushqimore mund të riprodhojë pothuajse çdo sindrom të njohur psikiatrik, nga autizmi infantil dhe skizofrenia, tek çrregullimet e sjelljes.
“Çrregullimet e perceptimit dhe të humorit e bëjnë shumë të vështirë për fëmijën, të rritet dhe të zhvillohet si duhet”, shkruan Hoffer. “Vështirësia për të përparuar si bashkëmoshatarët e tyre dhe pritshmëria e prindërve, krijon aq shumë stres për këta fëmijë, saqë ata zhvillojnë ‘teknikat’ e tyre për evitimin e problemit, për shembull, nuk shkojnë në shkollë ose ikin larg.” Për Dr. Hofferin, problemet biokimike në tru janë si problemet e programeve kompjuterike dhe duhet të korrigjohen me ‘riprogramim’, aplikim të terapive psiko-sociale apo të tjera terapi. Terapia e sjelljes, megjithatë, nuk do të zgjidhë pabarazitë biokimike dhe mangësitë në vitamina. As drogat dhe qetësuesit nuk do ta zgjidhin këtë mangësi. Terapia Ortomolekulare ose Ushqyese sjelli përmirësim, megjithatë, Dr. Hoffer do të përshkruante edhe medikamentet farmaceutike, kur ishte e nevojshme. Baza e planit të psikiatrit Dr. Hoffer qëndron në një dietë të shëndetshme, terapi me megavitamina dhe eliminimin e të gjithë sheqernave të rafinuar dhe ushqimeve ‘hedhurinë’. Vitaminat B-3, B-6 dhe C si dhe mineralet ushqyese si Zinku janë më shpesh të nevojshme, por, Dr. Hoffer gjithashtu përdori doza optimale të vitaminave të tjera, mineraleve, acidet yndyrore dhe aminoacidet.

Efektet anësore nga megadozat, vështirësia për të bindur fëmijët
Pajtueshmëria me terapinë është problemi më i madh me këtë trajtim. Ndonjëherë, prindërit nuk do ta vazhdojnë. Ndonjëherë, fëmijët refuzojnë të bashkëpunojnë, për shkak të efekteve anësore të terapisë. Vitamina B-3 mund të shkaktojë skuqje, vjellje dhe verdhëz, e cila zhduket kur terapia është ndalur. Hoffer tregon për një fëmijë, i cili u kthye në ngjyrë të verdhë brenda ditëve të fillimit të terapisë B-3 me megadoza, edhe pse testet e funksionit të mëlçisë së tij mbetën normale. Ndërsa duke marrë Inositol niacinate, ky efekt anësor nuk është parë, gjatë një periudhe 5-vjeçare të vëzhgimit.
Për shumë prej fëmijëve të cilët kanë varësi ndaj ëmbëlsirave, terapia mund të jetë një sfidë. Kur fëmijët refuzojnë të shmangin sheqerin, Dr.Hoffer u jep atyre leje për të ngrënë sheqer sa të duan, ditën e shtunë, në qoftë se ata bien dakord për ta shmangur atë gjatë javës. Dhimbjet e kokës, të përzierat, të vjellat, që rezultojnë nga qejfi i të shtunës, shpesh i bindin fëmijët, për të shmangur shkakun sheqer.

Mangësia në vitamina që i kthen fëmijët në vrasës pa koshiencë

Ndërsa shkruante këto shqyrtime, Dr. Hoffer dëgjoi për një fëmijë shkolle, i cili qëlloi katër shokët e shkollës dhe nuk e dinte që i kishte qëlluar apo përse i kishte qëlluar me armë. Psikologët flasin për kontrollin e armëve dhe bëjnë thirrje për lutje dhe moral në shkolla, të ofruara si zgjidhje. Por, kjo rritje e dhunës mund të shkaktohet nga një problem në “hardëare”- një mosfunksionim biokimik i trurit, për shkak të mangësisë në lëndë ushqyese. ‘Ne po shohim një interes në rritje për efektin e emocioneve dhe mendimeve mbi biokiminë e trurit, por ana tjetër e ekuacionit, efekti biokimi mbi sjelljen dhe emocionet ka marrë pak vëmendje’. Studimi i Dr. Hofferit për ushqyerjen natyrore të fëmijëve ofron informacion jetik për parandalimin dhe shërimin e çrregullimeve mendore dhe të dhunës, të demonstruar nga shumë prej fëmijëve të sotëm.

Përkufizimi i ADHD
Hiperkativiteti dhe Çrregullimet e Vëmendjes (ADHD) konsiderohet një çrregullim i zhvillimit, me natyrë neurologjike, që ndikon në 5% të popullsisë së botës. Çrregullimi zakonisht paraqitet gjatë fëmijërisë dhe karakterizohet nga një model i vazhdueshëm hutimi dhe/ ose hiperaktiviti si dhe harresë, kontroll i dobët i impulseve (dëshirave) ose impulsivitet.

Trajtimi Ortomolekular për fëmijët me ADHD

Një tabletë multi-vitaminë, që nuk përmban bakër 
Vitaminë B3 (Niacinamide ose Inositol hexaniacinate)
Vitaminat B Kompleks
Vitamina B6
Vitamina B9 (acid folik)
Vitamina D
Vitamina C
Zink
Selen
Kalcium dhe magnez
Omega 3

 

Është menduar të jetë një sekret, por unë do t’jua them gjithsesi. Ne mjekët nuk bëjmë asgjë. Ne vetëm ndihmojmë për të inkurajuar mjekun brenda jush.” -Albert Schweitzer, M.D.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *