Vitamina C kundër armikut të njerëzimit….Arterosklerozës!

Gjigandi Linus Pauling: Mosprodhimi i vitaminës C nga trupi, shkaku që specia njerëzore pëson sulm në zemër

 Aviva Lev-Ari, PhD, RN & Pnina G. Abir -Am, PhD

Në fund të viteve 1980 deri në fillim të vitit 1990, Linus Pauling dhe një koleg i tij Mathias Rath punuan intensivisht për përfitimet shëndetësore të vitaminës C. Në vitin 1990, ata kërkuan për dy patenta. I pari u titullua “Përdorimi i acidit askorbik dhe acidit tranexamic (varianti sintetik i aminoacidit lysine) për trajtimin e organeve dhe enëve të gjakut para transplantimit”. E dyta, u titullua “Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjes okluzive kardiovaskulare me askorbate (vitaminë C) dhe substanca që pengojnë lidhjen e lipoproteinës (a).” Teknika që Pauling dhe Rath tentonin të patentonin ishte njëkohësisht një agjent farmaceutik për të parandaluar dhe trajtuar ndërtimin e pllakave yndyrore në arterie dhe organe dhe gjithashtu për të parandaluar humbjen e gjakut gjatë operacionit duke futur në një pacient (ose organ), një përzierje të vitaminës C dhe lysines- lidhës frenuese e lipoproteinës (a).

Lp(a) është një përbërje biokimike e lipideve dhe proteinave (dmth bashkim i yndyrës me proteinë). Lipoproteina (a) lidhet me fibrinën dhe fibrogjenin në muret e arterieve dhe organeve të tjera, gjë që shkakton rritjen e pllakave, e cila rezulton në aterosklerozë – trashjen e mureve arteriale si dhe sëmundje kardiovaskulare (CVD).

Patenta e dytë u përqendrua më shumë në CVD dhe më pak në kirurgji. Pauling dhe Rath vënë re se njerëzit dhe një numër mjaft i vogël kafshësh si psh majmumët primatë, janë krijesat e vetme që vuajnë nga sulmet në zemër dhe çështje të tjera që lidhen me ndërtimin e pllakave të arterosklerozës. Një lidhje e përbashkët midis të gjitha këtyre krijesave është fakti se ato nuk prodhojnë natyrshëm Vitamin C dhe prandaj duhet ta marrin atë vetëm përmes dietës. Hipoteza e dyfishtë ishte se grumbullimi i Lp (a) ishte për shkak të mungesës së Vitaminës C dhe se nëse konsumi i vitaminës C rritej, kjo do të ndihmonte trupin të filtronte Lipoproteinën (a) përmes veshkave dhe për këtë arsye të zvogëlonte sasinë e Lp (a) në gjak.

Eksperimenti me lepujt e gjinisë guinea pig, lloji i vetëm që nuk bën vitaminë C

Pauling dhe Rath vendosën të bëjnë teste në një lloj lepuri, që është një nga kafshët e pakta, që nuk sintetizon Vitaminën C vetë. Testi i parë u zhvillua në tri lepuj femra, secila rreth 1 vjeç dhe peshonte 800 gramë. Të gjitha kafshët ushqeheshin me një dietë pa acid askorbik (hipo-askorbate ) dhe iu dha një injeksion i përditshëm i askorbatit, në mënyrë që Pauling dhe Rath ta kishin lehtë të mund të monitoronin dhe kontrollonin marrjen e tyre. Lepurit të parë iu dha askorbat  1 mg për kg të peshës trupore. Lepurit të dytë iu dha 4 mg/kg peshe trupore ( e barabartë me 300 mg vitaminë C për një person 75 kg) dhe lepuri i tretë mori 40 mg/kg (e barabartë me 3 gr vitaminë C për një njeri 75 kg). Eksperimenti zgjati vetëm 3 javë, sepse Pauling dhe Rath nuk donin të shkaktonin skorbut tek kafshët. Krijesat e privuara nga Vitamina C për periudha të zgjatura zhvillojnë skorbut, një gjendje jashtëzakonisht e dhimbshme ku viktima bëhet letargjike dhe fillon të vuajë ndryshime në ngjyrën e lëkurës dhe të strukturës, eshtra të brishta dhe të dhimbshme, shërim të dobët të plagëve, neuropati, ethe dhe eventualisht vdekje. Shkencëtarët Pauling dhe Rath bënë teste të gjakut të lepujve para dhe pas eksperimentit, edhe një herë pas 10 ditësh. Në fund të tre javëve, kafshët u anestezuan dhe u hapën. Rezultatet e tyre treguan se dy lepujt e parë me nivele të ulëta të vitaminës C kishin ngritje të dukshme të pllakave arterosklerotike dhe sasi të përgjithshme të Lp (a) në gjakun e tyre. Pas analizës së organeve dhe të murit arterial, studiuesit zbuluan se lepujt kishin zhvilluar lezione përgjatë mureve të arterieve të tyre, për të cilat Lp ( a) ishte shkak.

Pauling dhe Rath pastaj zhvilluan një test më të madh, me një kohë testimi prej 7 javësh dhe në një grup testimi prej 33 lepujsh meshkuj, secili me moshë 5 muajsh dhe peshë 550g. Në fillim, lepujt u ndanë në grupe. Grupi A përbëhej nga 8 lepuj dhe iu dha 40 mg/kg të vitaminës C çdo ditë, ndërsa Grupi B përbëhej nga 16 lepuj që iu dhanë 2 mg/kg peshe trupore në ditë. Pas 5 javësh, të gjithë lepujt e grupit A si dhe gjysma e grupit B u eutanizuan dhe u studiuan. Gjysma e dytë e grupit B u la, ajo mori doza akoma më të mëdha vitamine C që u rritën në 1.3 g/kg për dy javë (e barabartë me 65 gr vitaminë C për një njeri me peshë 50 kg). Dhe një herë, Pauling dhe Rath panë se lepujt që morën doza të vogla askorbati në grupin B kishin zhvilluar lezione në muret arteriale dhe organet e tyre si dhe patën rritje të pllakave të kolesterolit dhe Lp (a)-së. Në të njëjtin grup, gjysma e dytë e grupit B tregoi nivele të ulëta të Lp (a) në gjakun e tyre dhe ulje të sasisë së pllakës arteriale, pas rritjes dramatike të dozës së acidit askorbik.

Pauling dhe Rath donin të shihnin se si do të funksiononte mbi njerëzit. Metoda e tyre u aplikua në rastet post mortum (pas vdekjes) në muret arteriale njerëzore. Ata i prenë copat në seksione më të vogla dhe për një minutë vendosën një copë që peshonte 100 mg në një sipërfaqe xhami, që përmban 2.5 ml një përzierje të acidit ascorbik dhe acidit tranexamik (lysines). Krahasuar me copat e tjera, pjesët në përzierje lëshuan një sasi të konsiderueshme të Lipoproteionës (a). Shkëputja e Lpa-së nga enët e gjakut të njeriut nën veprimin e acidit askobik dhe lysines, i dha vulën përfundimtare Pauling dhe Rath për të kërkuar patentimin e vitaminës C dhe lysines, si trajtimi më i mirë për lipoproteinën (a) dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Patenta e tretë, shtohet niacina

Në mars të vitit 1994, pas një aplikimi të tretë, Pauling dhe Rath patentuan një përzierje të acidit askorbik, acidit nikotinik (i njohur si Vitamina B3/niacin) dhe lysines. Përzierja duhej të kombinohej në një raport 4: 1: 1 dhe të përfshinte një minimum prej 400 mg askorbate, 100 mg niacinë dhe 100 mg lysine. Përzierja funksiononte pak a shumë si dy patentat e mëparshme, diferenca kryesore ishte përfshirja e Vitaminës B3. Pauling dhe Rath gjithashtu inkurajuan përfshirjen e vitaminave shtesë. Aplikacioni i tretë i patentave u miratua dhe iu dha Pauling dhe Rath në vitin 1997 (pas vdekjes). Ata  nuk morën asnjë përfitim financiar nga asnjëri prej patentimeve.

Qëllimet që synonte trajtimi Pauling-Rath

1-Rritja e nivelit të Vitaminës C në gjak do të parandalonte krijimin e lezioneve tek të cilat Lp (a) lidhet.

2-Lysine, frenues që lidh lipoproteinën (a), do të shkëpuste çdo pllakë, që ishte ndërtuar tashmë.

3- Vitamina C do të ndihmonte trupin për të filtruar Lp (a)-në e hequr nga muret arteriale.

Në këtë mënyrë, mund të përdoret për trajtimin).

 

Kombinimi Vitaminë C+ Lysine, në transplant organesh

Dyshja kombinative Vitaminë C+ Lysine gjithashtu gjeti një përdorim të madh potencial për hulumtimet në kirurgji – veçanërisht angiopati, transplantimin e organeve dhe hemodializë. Lysine ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit dhe gjithashtu vepron si agjent në koagulimin e gjakut, duke reduktuar kështu rrezikun e humbjes së gjakut gjatë operacionit. Gjithashtu, pacientët që i nënshtrohen operacionit të transplantimit të organeve, kirurgjisë anësore dhe hemodializës shpesh vuajnë nga përsëritjet e forta të sëmundjeve kardiovaskulare të cilat Pauling dhe Rath mendonin se ishin për shkak të niveleve të varfra të Vitaminës C nga humbja e gjakut. Në mënyrë të ngjashme, diabetikët shpesh vuajnë nga absorbimi i frenuar i vitaminës C dhe nivele më të larta të Lp (a), duke çuar Paulingun dhe Rath, që të shpresojnë se puna e tyre do të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, që lidhen me diabetin.

Pauling provoi nëse përzierja Vitaminë C+ lysine mund të merret në mënyrë subkutane (e injektuar në nivel më të thellë të lëkurës) dhe në organet e brendshme ose intramuskulare (e injektuar në muskul). Kur u përdorën si përgatitje për operacionin e transplantit, organet që duhet të transplantoheshin duhej të ngjiteshin në përzierje. Studimet e mëvonshme të bëra nga shkencëtarë të tjerë konfirmuan tezën Pauling se Vitamina C e marrë nga goja nuk absorbohet si duhet, por është e kufizuar. Si e tillë, injeksioni është një metodë shumë më efektive për të marrë Vitaminën C në qarkullimin e gjakut.

Çfarë mund të themi për një burrë plak, 93 vjeç e gjysmë, që i shkon ditët e tij duke u përkujdesur për t’i lënë njerëzimit trashëgimi, një zbulim të madh që do të prapësonte sëmundjet kardiovaskulare dhe do të zgjaste jetën e njeriut? Çfarëdo të themi, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të nderuar veprën e tij, është ta përhapim dhe ta çojmë më tej punën e këtij humanisti, një prej më të mëdhenjve që ka njohur historia njerëzore.- MOLLA E SHËNDETIT

 Arteroskleroza, kombinimi triumfues i gjenive

Lipoproteina (a) dhe jo kolesteroli, shkak i pllakave arterosklerotike dhe sulmit në tru dhe zemër

Pauling dhe Rath besonin se kombinimi i lysines dhe prolines, të cilat përdoren për të bërë kolagjenin, së bashku me vitaminën C, niacinën dhe vitaminën B6, do të shërojnë vendin e lëndimit dhe do të zhdukin Arterosklerozën 

David Overton

Kur arteroskleroza është diagnostikuar, kjo do të thotë që në enët e gjakut, pllakat janë akumuluar në heshtje. Ndërsa kapilarët dhe arteriet ngushtohen, furnizimi me gjak i gjymtyrëve, organeve (truri, veshkat, mëlçia, etj.) ose zemra bie, duke rezultuar në një shumëllojshmëri të simptomave. Simptomat e zakonshme në gratë janë lodhje, shqetësime gjumi, ankth, dispepsi ose simptoma të frymëmarrjes së vështirë.

Gjithkush fokusohet tek kolesteroli, ky është një problem dytësor i keqkuptuar. Janë grimcat e oksiduara ose të vogla të kolesterolit, që shkaktojnë arterosklerozë. Glukoza dhe insulina e çrregulluar, infeksionet subklinike, inflamacionet e heshtura, dëmtimet oksiduese prej radikaleve të lira, toksinat dhe shumë faktorë të tjerë gjithashtu shkaktojnë arterosklerozë. Nga llojet e ndryshme të kolesterolit, Lp (a) është një formë e oksiduar shumë ngjitëse, që qelizat e bardha të gjakut e mbartin në muret e enëve të gjakut, në vendin e lëndimit, duke formuar pllaka. Lp-a është tërhequr elektrostatikisht në vendet e receptorëve që e lidhin atë. Përfundimisht një kombinim i kolesterolit, qelizave të bardha të gjakut dhe kalciumit bllokon arterien.

Nga fundi i viteve 1980, hulumtuesit mjekësorë kishin bërë disa zbulime intriguese. Së pari erdhi zbulimi se sëmundja e zemrës fillon me një plagë, një thyerje në muret arteriale. Pyetja që u bë dhe mbetet, është e lidhur me shkakun e këtyre lezioneve në qeniet njerëzore, meqë ato nuk shfaqen në shumicën e kafshëve të tjera. Pastaj një variant i të ashtuquajturit i kolesterolit LDL, i quajtur lipoproteina (a), ose Lp (a) u gjet të jetë vërtet i keq. Lp (a) është ngjitës. Studiuesit gjetën pllaka që përmbanin Lp (a), aty ku muret e arteries vuanin nga thyerjet ose çarjet e brendshme. Studiuesit gjermanë gjatë autopsive, gjetën pllaka arteriosklerotike që përmbanin Lp (a) ose kolesterolin me grimca të vogla (VLDL), por jo kolesterolin e zakonshëm LDL. Puna që solli çmimin Nobel për Mjekësi në 1987, zbuloi se faqet e receptorëve të lidhur me lysinën dhe prolinën shkaktojnë formimin e pllakave aterosklerotike. Pastaj, Beisiegel et. al. në Gjermani shqyrtoi pllaka post mortem dhe gjeti vetëm Lp (a), jo kolesterol të zakonshëm LDL.

Studimi i Framingham Heart zbuloi se Lp (a) dhe jo LDL e zakonshme është shumë parashikuese për problemet e qarkullimit. Hulumtuesit e Oksfordit zbuluan që Lp (a) jonormale rrit rrezikun e goditjes ose të sulmit në zemër me 70%. Drogat farmaceutike që përdoren për të ulur kolesterolin total ose LDL nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar goditjen në tru ose zemër. Vitaminat dhe aminoacidet janë provuar të shërojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë dëmtimin oksidativ, të rritin kolagjenin për shërimin e arterieve, përmirësojnë shëndetin dhe funksionin e tyre.

Mjekët shpesh flasin për kolesterolin duke bërë krahasimin me kalciumin që ndërtohet brenda gypave të ujit. Nuk është e njëjta gjë. Arteriet nuk ngurtësohen në të gjithë trupin. Në vitin 1989, Dr. Linus Pauling, fitues i çmimit Nobel dhe kolegu i tij, Dr. Matthias Rath, teorizuan se Lp (a) rritet, kur vitaminat ose lysine nuk janë të mjaftueshme. Por ky kolesterol nuk do të grumbullohej në këto vende të lëndimeve arteriale, nëse trupi do të ishte i pajisur me dy aminoacide, lysine dhe proline. Ata përdorën vitamina dhe dy aminoacide për të ulur Lp (a) dhe për të ndryshuar arterosklerozën.

 

KANADEZI DR. WILLIS: SËMUNDJET KARDIOVASKULARE  JANË SKORBUTI ARTERIAL

Shpikja Pauling që heq lipoproteinën (a) dhe prish pllakat

Ato pak lloje gjallesash që nuk arrijnë të sintetizojnë acidin askorbik (vitamina C) janë të prirur për një formë të “sëmundjes së zemrës” që nuk është e përhapur në specie të tjera. Teoria që sëmundja kardiovaskulare (CVD) është skorbut- sëmundje e mangësisë së vitaminës C, u propozua së pari nga mjeku kanadez G. C. Ëillis në vitin 1953. Ai zbuloi se pllakat aterosklerotike formoheshin në indet vaskulare të varfra në vitaminë C. Dr.Ëillis krijoi një metodë të fotografimit të pllakave me rreze X dhe vërejti se pllakat aterosklerotike nuk ishin të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë sistemin e enëve të gjakut; përkundrazi këto “bllokime” janë të përqendruara pranë zemrës, ku arteriet janë vazhdimisht të përkulura ose të shtrydhura. Ai kishte zbuluar se indet e pacientëve të zemrës ishin përgjithësisht të varfëruar nga vitamina C dhe dihej se vitamina C kërkohej për arteriet që të jenë të shëndetshme. Ëillis arsyetoi se vetëm stresi mekanik i shkaktuar nga pulsi mund të shpjegojë modelin tipik të aterosklerozës. Për Dr. Ëillis, trupi po e vendoste pllakën pikërisht aty ku ishte e nevojshme për të stabilizuar sistemin e enëve të gjakut.

Në vitin 1989, Linus Pauling dhe bashkëpunëtori i tij Matthias Rath formuluan një teori të unifikuar të sëmundjeve të zemrës dhe shpikën një kurë. Vitamina C dhe lysine e proline, në sasi të mëdha bëhen frenues të Lp (a) dhe janë patentuar për të shkatërruar pllakat aterosklerotike. Procesi themelor i sëmundjes zvogëlon furnizimin me gjak në zemër dhe organet e tjera që çojnë në anginë (“ngërçi i zemrës”), sulme në zemër dhe goditje në tru. Sëmundja karakterizohet nga grumbullime që rriten në muret e enëve të gjakut. Terminologjia e saktë për këtë proces është skorbuti kronik, një formë më e ngadaltë e sëmundjes klasike të vitaminës C.

Lp (a) ishte ndryshimi gjenetik midis qenieve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe atyre që nuk vuajnë.

Ky problem ka një zgjidhje. Molekula Lp (a) ka një numër të kufizuar të vendeve të lidhjes së lysines. Shpikja e Pauling – kurimi për sëmundjet e zemrës – është rritja e koncentrimit në gjak të lysines, për ta bërë Lp (a) jo tërheqëse. Ndërsa më shumë lysine hyn në rrymën e gjakut, probabiliteti rritet që molekulat Lp (a) të lidhen me të, në vend se me sipërfaqen e pllakave në muret arteriale. Pasi të gjithë receptorët e detyrueshëm të molekulës Lp (a) janë të mbushur me lysinen e lirë që lundron në gjak, molekula Lp (a) bëhet e padëmshme si kolesteroli i zakonshëm LDL. Pauling dhe Rath i quajtën substancat që trajtojnë skorbutin kronik arterial dhe shkatërrojnë pllakat ekzistuese Lp (a) ‘frenues të detyrueshëm’. Vitamina C, që shërben për të rritur prodhimin e kolagjenit dhe për të përmirësuar shëndetin dhe forcën e arterieve dhe lysine që parandalon dhe shpërndan Lp (a) , janë frenuesit kryesorë të lidhjes. Këto substanca të marra së bashku janë klinikisht efektive. Linus Pauling besonte se skorbuti kronik mund të parandalohet me një konsum ditor ortomolekular prej 3.000 deri në 10.000 mg ose më shumë vitaminë C. Kjo shumë e përafron atë me kafshët që e sintetizojnë vetë këtë vitaminë dhe përputhja me vetëprodhimin e kafshëve është arsyeja që Pauling mori personalisht 18.000 mg në ditë. Shpikja e Pauling dhe Rath për shkatërrimin e pllakave ekzistuese arterosklerotike përfshin edhe një lëndë tjetër ushqyese me sasi të madhe; aminoacidin lysine. Pauling në një leksion video rekomandoi që pacientët e zemrës të merrnin 2 mijë mg lysine dhe 6 mijë mg Viaminë C çdo ditë dhe akoma më shumë, nëse nivelet e Lp (a) në gjak janë të ngritura. As vitamina C dhe as lysine nuk kanë ndonjë dozë të njohur vdekjeprurëse.

Frenuesit lidhës Lp (a) që zbulon terapia Pauling për sëmundjet e zemrës veprojnë vetëm në doza të larta, midis 3 deri në 18 g për acidin askorbik dhe 3 deri në 6 g për lysinen. Në videon e tij, Pauling rrëfen rastet e para ku terapia e tij me megadoza të vitaminës C dhe lysinës shpejt zgjidhi sëmundjen e avancuar kardiovaskulare tek njerëzit. Efekti ishte aq i theksuar dhe qartësisht i dukshëm dhe kaq jo-toksik, saqë Pauling mendonte se një studim klinik nuk ishte edhe i nevojshëm. Kohët e fundit, aminoacidi prolin është gjetur të jetë një frenues më i efektshëm Lp (a). Shtimi i prolines prej 0.5 gr deri në 2 g mund të jetë me përfitim të konsiderueshëm shtesë.

Kur Lp (a) është ngritur, frenuesit lidhës Lp (a) mund të ndërhyjnë thellësisht në procesin e sëmundjes. Formulat e lidhjes frenuese që përfshijnë prolinën janë dokumentuar për të ulur Lp (a) në 6 deri në 14 muaj. Në rastet kur Lp (a) nuk reduktohet, frenuesit lidhës bëhen edhe më të rëndësishëm për të neutralizuar Lp (a)-në, duke e bërë atë të padëmshme, edhe pse në nivele të larta.

Mungesa e vazhdueshme e kuriozitetit shkencor ose interesit nga mjekësia e organizuar mbi teorinë Pauling- Rath dhe terapia me dozë të lartë të Pauling mund të njihet si kalimi (hapi) më i madh i shekullit të 20-të

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *