Mjekët më dhanë 2 muaj jetë. Ja ku jam pas 8 vitesh!
Nuk kisha qenë sëmurë asnjëherë në 20 vjet, as me një ftohje, kur kanceri u shfaq si rrufe në qiell të kaltër
“Unë isha 52 vjeç në kohën e diagnozës sime të kancerit pankreatik në fazën IV (adenokarcinoma e pankreasit), me metastazë në mëlçi. Ishte gusht 2004. Nuk kisha simptoma nga sëmundja. Unë nuk kisha qenë sëmurë në 20 vjet, madje as ftohje! Kanceri u zbulua në një skanim rutinë pa ngjyrosje CT, pasi bera trajtimin tim të dytë me litotripsi për shpërbërjen e gurit në veshka. Unë u referova tek një kirurg lokal që urdhëroi një biopsi të mëlçisë sime.
Pasi prita një javë për rezultatet, patologu dha diagnozën dhe tha që kisha fibrozë të mëlçisë, por ndryshoi mendje, një orë pasi kirurgu u takua me të. Me sa duket ai harroi të bente “SPIN TEST”. Unë dhe gruaja ime vendosëm të shkonim në Tampa për të parë mjekun më të mirë të kancerit pankreatik në Florida. Pasi u ul në dhomën e pritjes të mbushur me njerëz shumë të sëmurë, mjeku pa skanimet e mia për 5 minuta, u kthye përreth dhe më tha që kisha edhe një vit për të jetuar! Ai tha se kimio vetëm se do të më bënte të sëmurë dhe ishte si gjuajtja me armë BB e drerit! Ai më sugjeroi trajtimin me medikamentin Gemzar, por tha që kjo vetëm do të ngadalësonte kancerin pak dhe do të më jepte disa muaj shtesë.

Ai më kërkoi të bëja punët e mia në rregull dhe të kthehesha javën tjetër për të filluar trajtimet. Unë u largova që atje, i vendosur për të marrë një mendim tjetër, sepse isha i bindur që kjo nuk do të më vriste! Disa ditë më vonë shkova në Qendrën e Trajtimit të Kancerit të Amerikës (CTCA) në Zion, Illinois, ku ata rishikuan të gjitha testet dhe më thanë që mund të bënin diçka për mua. Ata treguan shpresë dhe mirësjellje të zakonshme, që nuk i kisha parë në dy spitalet e mëparshme. Pas tetë muajsh, qershor 2005, siç verifikohet nga një skanim PET, unë kam qenë i pastër.
Trajtimet e mia konsistonin në FUDR dhe Leucovorin të dhëna me një mediport për katër orë në ditë gjatë pesë ditëve. Një ditë gjatë seancës pesë-ditore më dhanë kimioterapi ndër-arteriale (Mitomycin dhe Cisplatin) direkt në mëlçi dhe pankreas. Kjo rutinë përsëritej një herë në muaj gjatë tetë muajve.
Pas kësaj, kthehesha çdo tre muaj për një skanim CT, teste gjaku dhe provim fizik. Gjithashtu ata më kishin dhënë një ilaç oral kimioterapie (Xeloda) e cila u ndërpre më 5 qershor 2006, pasi një skanim tjetër i PET ende nuk tregoi kancer! Rezultatet e testit tim CA19-9 kanë qenë rreth 20 për më shumë se një vit. Rezultatet e mia të testit CA19-9 të parë në fund të vitit 2004 kishin qenë mijëra!
Kam përjetuar shumë pak efekte anësore gjatë trajtimeve në CTCA: pa humbje flokësh, pa vjellje, shumë pak humbje peshe, pa humbje ekstreme të trombociteve, pa humbje të qelizave të bardha të gjakut dhe shumë pak humbje të qelizave të kuqe të gjakut. Së bashku me kimioterapinë, ata më dhanë shtesa natyrale: tableta fara gjëmbgomari, tableta çaji jeshil, tableta vaji peshku, tableta kërpudha maitake, melatonin, selen dhe vitamina A, C, E dhe B6 etj. Po ashtu, kam ndryshuar dietën time të keqe, duke përfshirë shumë brokoli dhe perime, pa ushqime të skuqura dhe pa mish të përpunuar me nitrate (proshuta, sallam), shumë ujë të distiluar dhe të pagazuar.

Unë gjithashtu i kërkova Zotit të më tregonte se çfarë duhej të bëja shpirtërisht. Përgjigja ime ishte të shpëtoj nga pafalësia. Unë shkova te rreth gjashtë vetë, me të cilët kisha mbajtur mëri (isha zënë) dhe u kërkova që të më falnin. Kam mbajtur edhe një mendim, se Zoti do të më çlironte nga kjo sëmundje e pashpresë. Gjithashtu, mbështetja e gruas time më bëri të vazhdoja. Pa të nuk do të isha këtu sot.
Pasi bisedova me shumë njerëz në spital, zbulova se mjeku në Tampa nuk ishte vetëm! Mjekët në të gjithë këtë vend japin një dënim të ngjashëm me vdekje për pacientët e tyre me kancer. Mendja është një mjet i fuqishëm në luftën kundër kancerit. Kur një pacient me kancer dëgjon dhe beson një mjek negativ, pacienti fillon të programojë vdekjen e tij. Pacientët bindin veten, se trajtimet nuk do të funksionojnë. Shumë njerëz kanë vdekur fjalë për fjalë, pothuajse në ditën, kohën kur u dha nga mjeku!
Falënderoj Jezusin çdo mëngjes, për dhuratën që Ai më dha dhe që kurrë nuk e humba shpresën dhe besimin, se do të shpëtoja nga kjo skamje. Unë planifikoj të jetoj mirë në 80-tat e mia. Faleminderit JEZUS!
19 gusht 2012. Kam pasur një kontroll vjetor këtë korrik në CTCA në Zion, Illinois. Skanimet e mia të CT ishin të pastra dhe CA-19-9 ishte 20.3. Më 26 gusht, mbushen 8 vjet nga diagnoza ime e kancerit të pankreasit.
1 Dhjetor 2013. Lajme të shkëlqyera përsëri! Skanimet e mia ishin të pastra, duke mos treguar kancer.
STUDIMET/ KËRPUDHA CHAGA ‘ARRESTON’ KANCERIN E MËLÇISË
Kërpudha Chaga (Inonotus obliquus) shkakton arrestimin G0 / G1 dhe apoptozën në qelizat e mëlçisë njerëzore HepG2. Njës tudim nga Korea tregon se një kërpudhë e veçantë që rritet në trupin e disa drurëve si mështekna, mund të shkatërrojë ciklin e kancerit në mëlçi. Kjo është kërpudha çaga, e cila rritet në klimat më të ftohta veriore. Që nga shekulli XVI (16), Chaga është përdorur si një ilaç popullor në Rusi dhe Siberinë perëndimore. Kohët e fundit, shumë komponime polifenolike, përfshirë triterpenoidet, steroidet dhe peroksidet ergosterol nga Inonotus sclerotia kanë treguar aktivitete të ndryshme biologjike, përfshirë efektet anti-bakteriale, hepato-mbrojtëse dhe efektet anti-tumorale. Studiuesit koreanë shprehen se produktet natyrore përfshirë mijëra përbërës që ekzistojnë në fruta, perime, kërpudha dhe bimë mjekësore janë përdorur si burim i agjentëve terapeutikë për disa lloje të kancerit te njerëzit. Sidomos, kërpudhat medicinale, duke përfshirë gjinitë Auricularia, Flammulina, Pleurotus dhe Trametes janë vërtetuar se shprehin efekte premtuese anti-tumor, moduluese imunitare, veprim antiviral dhe antiparazitik. Eshtë raportuar se kërpudhat medicinale treguan efekte citotoksike në qelizat kancerogjene nga induksioni i apoptozës që shoqëron përparimin e ciklit qelizor të moduluar.

Përhapja e qelizave dhe vdekja e tyre janë të përfshira në mirëmbajtjen e homeostazës në qelizat normale; megjithatë, homeostaza shpesh ndërpritet në qelizat e tumorit me përhapje të pakontrolluar. Efektet anti-tumorale të kërpudhës Chaga mund t’i atribuohen mekanizmave biokimikë të ndryshuar, duke përfshirë frenimin e përhapjes, induksionin e arrestimit të ciklit qelizor në pikat e kontrollit të ciklit qelizor, apoptozën e zgjeruar dhe rregullimin e rrugëve të transmetimit të sinjalit, të cilat kanë të bëjnë me shprehjet e ndryshuara të enzimave kryesore. Vitet e fundit, ekstraktet e kërpudhave janë zbuluar se kanë veti anti-inflamatore, anti-tumorale. Megjithëse është raportuar se kërpudha Chaga dhe kërpudha të tjera kanë efekte terapeutike, mekanizmat e efekteve anti-inflamatore dhe anti-tumor të kërpudhave Chaga nuk kanë qenë të qarta. Studiuesit koreanë vijonë: “Në hetimin e tanishëm, ne treguam se ekstrakti ujor i kërpudhave Chaga, i cili është përdorur në trajtimin e kancereve dhe sëmundjeve të sistemit tretës, frenoi ndjeshëm qëndrueshmërinë dhe përhapjen dhe shkaktoi vdekjen e qelizave apoptotike në qelizat hepatoma njerëzore HepG2, por ky efekt nuk u gjet në qelizat jo-tumorale. Që do të thotë se ekstrakti ujor i kërpudhës nuk i dëmtoi qelizt e shëndëtshme. Këto të dhëna tregojnë se ekstrakti Chaga ka efekte citotoksike selektive në qelizat hepatike (të mëlçisë) njerëzore. Ky selektivitet mund të jetë avantazh i madh i ekstraktit Chaga për përdorim terapeutik ose parandalues në trajtimin e kancerit.
Tani të dashur lexues, të vijmë në një nivel më të thjeshtuar të studimit dhe të shpjegojmë se çfarë ndodh dhe cilat janë qelizat që i përgjigjen veprimit të kërpudhës. Duhet të dini, se edhe brenda një organi, linjat qelizore janë të ndryshme. Kjo është arsyeja që i njëjti ilaç kimio ose trajtim natyror që vret me sukses qelizat kanceroze të një personi, nuk e arrin këtë si duhet tek një person tjetër, edhe pse kanë të njëjtin organ të prekur nga kanceri. Por linjat qelizore të prekura nuk janë njësoj të ndjeshme ndaj trajtimit. Është një gjen p53, një gjen shtypës i tumorit që kodon një faktor transkriptimi. Aktiviteti i tij shtypës i tumorit përfshin frenimin e përhapjes së qelizave përmes arrestimit të ciklit qelizor dhe/ ose apoptozës (domethënë ndërpret ciklin e riprodhimit të mëtejshëm të qelizave kanceroze) . Mirëpo ka raste që ky gjen i çmuar pëson mutacion. Kur gjeni p53 mutohet, dmth i dëmtohet edhe atij ADN-ja, shfaqet kanceri. Gjeni shtypës i tumorit p53 është i dëmtuar ose i bllokuar për të vepruar, në më shumë se gjysmën e kancereve njerëzore. Prandaj, aktivizimi i p53 nga agjentët antikancerogjenë mund të shkaktojë ndalimin e ciklit qelizor të kancerit dhe vdekjen e qelizave kancerogjene. Në mëlçi ka disa qeliza që quhen HepG2. Këto kanë ka një funksionues p53, megjithatë qeliza të tjera në mëlçi të quajtura Hep3B nuk kanë një funksionues p53. Në studimin korean, autorët thonë se qelizat HepG2 u dëmtuan më ndjeshëm nga ekstrakti Chaga, sesa qelizat Hep3B. Një studim tjetër nga grup autorësh tregonte se xhenxhefili shkaktonte arrestimin e G0 / G1 me rregullimin e shprehjes së gjenit p53 në qelizat e kancerit pankreatik. “Në studimin e tanishëm, rregullimi i shprehjes së proteinave pRb dhe p27 si dhe p53 u zbulua në qelizat e mëlçisë HepG2 të trajtuara me ekstraktin e kërpudhës Chaga.
Një tjetër studim bptuar në revistën “Integrative Cancer Therapies” (arshivuar ne PMC) i ndërmarrë nga studiues francezë dhe ukrainas, tregoi se përbërësit e kërpudhës Chaga si betulina dhe acidi betulinik (që gjenden edhe tek pema e mështeknës- Betula) janë të njohura për veprimtarinë e tyre antikancerogjene. Studiuesit thonë se ekstrakti ujor i Chagës tregoi aktivitet antiproliferativ në modele të ndryshme qelizore si në qelizat e kancerit të mushkërive A549, por edhe në qelizat e melanomës, qelizat kancerogjene të mëlçisë si dhe në qelizat e kancerit sarkoma. Chaga e zbuluar së fundmi në pyjet e Normandisë përmban inotodiol sikurse kërpudhat e mbledhura në Kanada dhe Ukrainë, dhe metoda e studimit tregoi se origjina gjeografike e kërpudhave ka një ndikim në përqendrimin e këtyre metabolitëve. Rezultatet biologjike konfirmojnë një aktivitet citotoksik të Chagës Franceze ashtu si edhe asaj siberiane.
Mjekësia bimore vepron ndryshe nga ajo perëndimore
Formulimet e mjekësisë bimore janë nxjerrë nga vëzhgimet empirike te nje rëzit gjatë mijëvjeçarëve. Për dallim nga mjekësia perëndimore (dmth zyrtare), që përdor përgjithësisht përbërës të pastruar dhe synon një aspekt të vetëm fiziologjik, përbërjet tradicionale të mjekësisë barishtore zakonisht përmbajnë bimë të shumta dhe përbërës që ndërveprojnë dhe veprojnë njëkohësisht përmes synimeve të shumta molekulare dhe mekanizmave qelizorë. Këto barishte të shumta shërbejnë në funksione të ndryshme; disa mund të jenë përgjegjëse për efikasitetin, ndërsa të tjerat mund të zvogëlojnë toksicitetin ose të rrisin përthithshmërinë e tyre.
Pjesa është shkëputur nga studimi i botuar nga Medical Oncology, Yale University School of Medicine. New Haven, CT, USA në JOP. Journal of the Pancreas, ku ndwr të tjera studiuesit vërejnë se ‘rezultatet paraprake sugjerojnë që një kombinim i gemcitabine dhe curcumin (nga shafrani i Indisë) për pacientët me kancer të përparuar të pankreasit është i mundshëm. Sidoqoftë, duhet të merren parasysh dozat orale më pak se 8 g/ ditë. Studime të mëtejshme për të vlerësuar aftësinë e kurkuminit për të rritur efektivitetin kemoterapeutik të gemcitabines në pacientët me kancer janë të garantuara.”
Tek menuja Studimet moderne, lexoni Studimin mbi rezultatet klinike te trajtimit me bimet kineze, te pacienteve me kancer ne pankreas