Kur kirurgët më hoqën shpresën…Si u çlirova nga dhimbjet në 4 ditë

Kur kirurgët më hoqën shpresën…Si u çlirova nga dhimbjet në 4 ditë

Ky është rrëfimi i qytetarit amerikan Robert K. McClain, i cili ishte invalidizuar nga nervi shiatik

Mendjet më të mira në mjekësi vendosën se isha i pashpresë. U largova nga klinika çalë-çalë, i vendosur se duhej të ketë një mënyrë më të mirë për të rifituar shëndetin. Nisa të kërkoj në internet diçka për të kuruar natyrshëm inflamacionin, derisa…

“Në vitin 2004 unë kam qenë me aftësi të kufizuara deri në pikën që nuk isha në gjendje për të veshur çorapet dhe të brendshmet e mia. Fëmijët e mi nga 4 dhe 8-vjeç më ndihmonin për t’u veshur çdo ditë. Për tre muaj, gruaja ime më kishte ndihmuar të ngrihesha nga dyshemeja në mëngjes, sepse unë nuk isha në gjendje që të shtrihesha në shtratin tonë. Unë nuk mund të bëja shumë gjëra. E kisha humbur aftësinë për të funksionuar normalisht. Gjendja ime u diagnostikua si dhimbje e nervit shiatik, e cila në rastin tim ishte rezultat i një disku ndërvertebror të fryrë në kurrizin tim dhe që bënte presion mbi nervat më të afërta. Ky presion i përflakte nervat. Si rezultat i kësaj, kam përjetuar efekte të mëdha negative, dhimbje në shpinë, kërbishte dhe këmbë. Troç, unë isha me aftësi të kufizuara.

Gjatë kësaj kohe, dy nga neurologët më të mirë të zonës Cleveland më thanë t’i nënshtrohesha një operacioni në shumën prej $ 4,000, duke mos numëruar paratë e paguara nga kompania ime e sigurimeve. Iu nënshtrova elektrodave, fushave manjetike dhe një MRI si dhe trajtimit me COX-2 frenues, që e bënë sëmundjen time edhe më të dhunshme. Unë gjendesha përballë rrezikut real të humbjes së karrierës sime, kursimeve të jetës dhe madje edhe të familjes. Kur dy mjekët u takuan me mua për herë të fundit, shtatlartë qëndruan pranë meje, më vunë krahun rreth shpatullave dhe më thanë: “Ju nuk keni ç’bëni tjetër, vetëm do të duhet të mësoni të jetoni me këtë gjendje.”

Pra, kjo ishte e gjitha. Mendjet më të mira në mjekësi vendosën se isha i pashpresë. U largova nga klinika çalë-çalë, i vendosur se duhej të ketë një mënyrë më të mirë për të rifituar shëndetin. Nisa të kërkoj në internet diçka për të kuruar natyrshëm inflamacionin, derisa gjeta lajmet shpëtimtare të Mjekësisë Ortomolekulare. Krejt rastësisht, unë fillova studimet si një student i mjekësisë ortomolekulare. Kam mësuar se si të ushqyerit mund të përdoret për të trajtuar dhe kuruar një grup sëmundjesh, që përbëjnë ‘lopët fitimprurëse’ të mjekësisë moderne. E pra, dukej mjaft e thjeshtë: Të mposhtja inflamacionin me vitaminë C. Gruaja ime mori në një dyqan ushqimor shëndetësor, për 8$ një kavanoz 240 ml me pluhur acid Askorbik. Unë nisa të përdor protokollin Klenner për vitaminën C. Kam filluar me një regjim prej 3 gram (vetëm 1 lugë) në një gotë me ujë, 10 herë në ditë, një total prej 30.000 mg e përditshme.

Deri në fund të ditës së parë, asgjë nuk kishte ndryshuar. Në mëngjesin e ditës së dytë, kam ndjerë një lirim, por shpina dhe këmbët ende ndjeheshin sikur kishin pasur litarë dhe dhimbja djegëse ndihej. Në mëngjesin e ditës së tretë, kam veshur veten, çorapet dhe të brendshmet dhe atë natë kam fjetur në shtratin tim për herë të parë pas disa muajve. Dhimbje në këmbët e mia dhe shpinë ishte ende atje, por jo një ngacmuese si më parë.

Në mëngjesin e ditës së katërt, isha në një gjendje të plotë të shëndetit. U vesha për punë jashtë shtëpisë dhe fillova prerjen e një ngarkese prej pllakash druri, që e kisha lënë pas dore për tre muajt e fundit. Kur gruaja më pa, erdhi drejt meje dhe më tha: “Çfarë po bën?” Ajo bërtiti duke u përpjekur të frenojë duart e mia. Unë e sigurova se isha shëruar plotësisht, nuk kisha asnjë dhimbje dhe nuk mund të prisja më, për të nisur punët. Gjatë dy javëve të ardhshme, unë vazhdova regjimin, i habitur nga sasia e Vitaminës C, që trupi im ishte i gatshëm për të absorbuar.

Përfundimisht, kam arritur tolerancën e zorrëve (deri kur nis diarreja) dhe qëndrova në 50% të dozës, ndërsa vazhdova plotësimin me forma të tjera të dietës. Katër vjet më vonë, unë e gjej veten të habitur me ndryshimin shëndetësor, jo vetëm të hernies diskale, por tërësor, duke përdorur informacionin e Mjekësisë Ortomolekulare. Unë kam ndihmuar veten time dhe kam qenë në gjendje për të ndihmuar miqtë, të afërmit dhe familjen time.

Një shembull i veçantë i kësaj është nëna ime. Në vitin 2006, ne humbëm babanëë me kancer të mushkërive dhe një infeksion stafilokoku. Në të njëjtën ditë me përcjelljen e babait, mamaja na tha se kishte fazën 3A të kancerit të zorrës së trashë, që do të kërkonte kirurgji. Pas operacionit, mamaja u zhvendos në një strukturë rehabilitimi ku u tha se do të duhet të qëndrojë për 6-10 javë. Por duke përdorur plotësimin me superdozat ushqyese të Mjekësisë Molekulare, mamaja u kthye në shtëpi për 18 ditë dhe brenda një muaji filloi të drejtojë makinën e saj. Ne tani besojmë në vlerën e mjekësisë ortomolekulare, sepse ne e jetojmë atë. Duke qëndruar mbi supet e gjigandëve, ne kemi parë në rrugën për shëndetin.”

Robert K. McClain Brunswick, OH

Dr. Klenner:  

“Vitamina C, substanca më e vlefshme në dispozicion të mjekut”

Shumë njerëz pyesin pse profesionistët mjekësorë nuk e kanë përqafuar terapinë me vitaminë C. Ndoshta pengesë kryesore për ekzaminim të gjerë dhe shfrytëzimin e kësaj teknologjie është ideja po aq e përhapur, se duhet të ketë rreziqe të panjohura për dhjetëra mijëra miligram acid Askorbik. Megjithatë, që kur terapia me mega-askorbate u prezantua në fund të 1940-s nga Fred R. Klenner, kjo terapi ka pasur një rekord çuditërisht të sigurt dhe efektiv.

Kur një kirurg me përvojë ortopedike si Dr. Cathcart zgjodhi për t’u dhënë pacientëve sasi të mëdha të vitaminës C, është koha të pyesni, pse mjekët tuaj nuk e japin. Sipas një raporti të NIH të publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (21 prill 1999), asnjë nga problemet e pretenduara nuk ka qenë shkaktuar duke marrë “shumë vitaminë C”. Statistikat kombëtarë të USA në qendrën e kontrollit të helmimit tregojnë se nuk ka pasur asnjë vdekje nga vitamina C. Doza ditore mbi 120,000 mg janë përdorur me siguri mbi minjtë, ndërsa tek njerëzit, doza ekuivalente do të ishte 500.000 mg pa dëm.

Efekti kryesor anësor i vitaminës C është diarreja, që tregon se kjo është doza e lejuar nga trupi. Ndërkohë që drogat farmaceutike, të përshkruara si duhet nga mjekët, vrasin më shumë se 100.000 amerikanë çdo vit. Mijëra njerëz vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe stenoza kurrizore, e cila tani është treguesi më i zakonshëm për kirurgji, tek ata mbi 60 vjeç. Terapia me Vitamina në megadoza është më e sigurt sesa drogat ose trajtimet kirurgjikale. Vitaminë C (askorbate) ka aktivitet të ndryshëm në nivele të ndryshme në trup. Në nivele të ulëta të konsumit, vitamina C thjesht ju mban gjallë, por në mungesë të plotë, do të vdisnit.

Në nivele të moderuara të konsumit, 500-1.500 mg në ditë për një të rritur, vitamina C punon për të ndërtuar shëndet të mirë. Statistikisht do të raportohen më pak ftohje dhe kohëzgjatja e gripit do të jetë më e vogël. Por për të përmbysur gripin do të duhen doza të mëdha nga 8.000- 40.000 mg në ditë për një të rritur. Njerëz të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme. Sasia, shpeshtësia dhe kohëzgjatja janë çelësat për përdorimin efektiv ortomolekular të vitaminës C. Siguria e vitaminës C është e jashtëzakonshme. Pretendimet se Vitamina C prodhon gurë në veshka, nuk janë provuar.

Është provuar për herë të parë nga William J. McCormick më 1946, se vitamina C parandalon dhe trajton formimin e gurëve në veshka. Dr C. Tsao më 1983 botoi “Efekti i konsumit të lartë të Acidit Askorbik në nxjerrjen e Kalciumit”. Ndërsa Frederick R. Klenner i Karolinës së Veriut ka shëruar difterinë, stafilokokun dhe streptokokun, herpesin, shytat, meningjitin kurrizor, hepatitin viral, dhe polio-artritin me doza të larta të vitaminës C (“Journal of Preventive Medicine”, 1974). Dr. Klenner thotë: “Acid Askorbik është i sigurt dhe substanca më e vlefshme në dispozicion të mjekut”.

Statistikat kombëtarë të USA në qendrën e kontrollit të helmimit tregojnë se nuk ka pasur asnjë vdekje nga vitamina C. Doza ditore mbi 120,000 mg janë përdorur me siguri mbi minjtë, ndërsa tek njerëzit, doza ekuivalente do të ishte 500.000 mg pa dëm

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *