Të luash me zjarrin e inflamacionit….

Të luash me zjarrin e inflamacionit….

Inflamacioni luan një rol kryesor në shërim, por kur ai vazhdon dhe bëhet i egër, ky proces mund të çojë në artrit, sëmundje të zemrës dhe Alzheimer.
Inflamacioni është si një zjarr në trupin tuaj, që nuk mund ta shihni. “Është një proces i shkrirjes që dëmton indet, nyjet dhe enët e gjakut dhe shpesh nuk e vini re, derisa të bëhen dëme të konsiderueshme,” thotë Dr. Andrew Luster, nga Qendra për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, i lidhur me Harvardin. Dëmi mund të shfaqet si artrit, sëmundje të zemrës, goditje në zemër, madje edhe Alzheimer, vetëm për të përmendur disa.
Sidoqoftë, inflamacioni nuk është i keq vetvetiu. Ka një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi sistemi juaj imunitar mban trupin tuaj të sigurt dhe të shëndetshëm. “Qëllimi është që të mbahet kontrolli i inflamacionit dhe të mos lejohet që zjarri të vazhdojë sa të djegë”, thotë Dr. Luster.

I mirë kundrejt së keqes
Mbroni veten nga dëmtimi i inflamacionit kronik
Ekzistojnë dy lloje të inflamacionit: akut dhe kronik. Shumica e njerëzve janë të njohur me inflamacionin akut. Kjo është skuqja, nxehtësia dhe ënjtja përreth indeve dhe nyjeve (kyçeve), që ndodh kur prisni gishtin ose goditni gjurin. Kur trupi sinjalizon një dëmtim, sistemi juaj imunitar dërgon një ushtri të qelizave të bardha të gjakut, për të rrethuar dhe mbrojtur zonën. Procesi funksionon në të njëjtën mënyrë, nëse keni një infeksion si gripi ose pneumonia.

“Inflamacioni akut është mënyra se si trupi juaj lufton pushtuesit që mund të shkaktojnë infeksion, si dhe të jetë një pjesë e procesit të shërimit”, thotë Dr. Luster. “Në këtë mënyrë, inflamacioni është një gjë e mirë, sepse mbron trupin”.
Megjithatë, inflamacioni kronik është i ndryshëm. Reagimi është i njëjtë si në inflamacionin akut, përveçse tani flaka vazhdon. Qelizat e bardha të gjakut përmbytin zonën e problemit dhe përfundojnë duke sulmuar indet dhe organet e shëndetshme aty pranë.

Kontrolloni nivelet e inflamacionit
A vuani nga inflamacioni kronik? Një test i thjeshtë gjaku nga mjeku juaj mund t’ju tregojë. Ai mat një proteinë të mëlçisë, proteina C-reaktive (CRP), e cila ngrihet në përgjigje të inflamacionit. Rezultati mund të ndihmojë mjekun tuaj të hartojë një strategji për të ulur nivelin tuaj.
Për shembull, nëse jeni mbipeshë dhe keni më shumë qeliza yndyrore viscerale – lloj yndyre që grumbullohet në pjesën e barkut dhe rrethon organet tuaja – sistemi imunitar i sheh qelizat yndyrore si një kërcënim dhe pompon më shumë qeliza të bardha të gjakut. Sa më gjatë të qëndroni mbipeshë, aq më gjatë trupi juaj mbetet në gjendje inflamacioni. Zjarri thjesht vazhdon të digjet.
“Ky reagim nuk kufizohet në një vend të veçantë,” thotë Dr. Luster. “Inflamacioni mund të udhëtojë nëpër trup dhe të shkaktojë probleme në të gjithë trupin. Nëse ju keni artrit ose sëmundje të zemrës, shanset janë që inflamacioni kronik është një kontribues”, thotë ai.

Mbroni veten
Menaxhimi i dietës dhe stilit të jetës tuaj janë dy mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontroll inflamacionin kronik, thotë Dr. Luster. Siç u përmend, pesha e tepërt është një shkak i shpeshtë i inflamacionit. Humbja e kilogramëve shtesë, veçanërisht rreth barkut, mund të ulë nivelet. Hapat e tjerë parandalues, sipas Dr. Luster, përfshijnë këto:

Luftimi i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve.
Nëse mishrat e dhjamit tuaj gjakderdhin kur i lani,    ka shumë të ngjarë të keni inflamacion. Bëni një takim për të parë dentistin tuaj për një kontroll dhe për të rritur higjienën tuaj orale.

Trajtimi i kolesterolit të lartë.
Testoni nivelet tuaja dhe mbani nën kontroll lipidet, nëse vlerësohen shumë të larta.

Heqja dorë nga pirja e duhanit.
Kjo është këshillë gjithëpërfshirëse shëndetësore. Më konkretisht, toksinat nga pirja e duhanit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin.

Ndryshoni dietën tuaj
Për sa i përket dietës, ju dëshironi të zbrisni dhe shtoni. Zvogëloni ose eliminoni sheqernat e thjeshtë, pijet që përmbajnë shurup misri me  të lartë fruktoze (edhe pijet sportive) si dhe karbohidratet e rafinuara (si buka e bardhë dhe makaronat). “Jo vetëm që këto lloje të ushqimeve janë kalori boshe, por mbingarkimi në to mund të kontribuojë në shtimin e lehtë të peshës dhe kështu të shkaktojë inflamacion”, thotë Dr. Luster.
Ju duhet të shtoni ushqime të pasura me antioksidantë të njohur si polifenole. Studimet kanë treguar që këta antioksidantë kanë shumë veti anti-inflamatore.


Cilat ushqime konsiderohen më të mirat?
Një studim në Maj 2016 në revistën British Journal of Nutrition zbuloi se polifenolet në qepë, shafranin e Indisë, rrushin e kuq dhe çaji jeshil ulën një shënues të inflamacionit në trup. Të gjitha llojet e manave- frutave te pyllit, gjithashtu janë të pasura me polifenole, siç janë qershitë dhe kumbullat si dhe perimet me gjethe jeshile të errët si spinaqi, kale dhe lakër Brukseli.
Vaji i ullirit, vaji i farave të lirit dhe peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbria ofrojnë doza të shëndetshme të acideve yndyrore omega-3, të cilat prej kohësh kanë treguar se zvogëlojnë inflamacionin. Omega-3 mund të ulin edhe nivelet e inflamacionit në tru.
“Qëllimi nuk është që të konsumoni një sasi të caktuar në ditë, por të përfshini sa më shumë nga këto ushqime që të jetë e mundur në ushqimet tuaja rregullisht” thotë Dr. Luster.

Informacioni eshte nga Universiteti i Harvardit

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *