Vaji i kokosit bën mrekulli, i kthen gjuhën pastorit me Alzhejmer
Infeksioni mykotik i kishte shkaktuar endokardit dhe shkatërrim të indeve të trurit
‘A nuk shëroi Jezusi sytë e të verbrit duke përdorur baltë? A nuk përdori Perëndia fiqtë për të shëruar Ezekian? E pra, gjethet, frutat janë për shërim të kombeve dhe Perëndia do të na tregojë, se ne kemi nevojë për të ushqyer trupin tonë me ato që Ai krijoi për ne, jo me mbeturinat e bëra nga shtrembërimi i krijimit të Tij’ –Carol Flett
Rev Bruce Flett ishte duke luftuar me çmendurinë (Alzhejmer). Ai nuk mund të lexonte apo të fliste si duhet. Ai kishte nevojë për ndihmë me të gjitha nevojat e tij themelore. Mjeku tha se, pastori Bruce kurrë nuk do të mund të predikonte përsëri. Por, brenda tri orëve pas marrjes së vajit të kokosit, gjithçka ndryshoi. Ai sërish predikoi dhe madje, drejtoi pas kësaj edhe një ceremoni martese. “E dija që diçka duhej të ndodhë së shpejti”, tha Carol Flett, e shoqja e Bruce. “Burri im, Bruce ishte duke u përkeqësuar dhe çmenduria e tij po përparonte me shpejtësi. Ai e kishte gjithnjë e më të vështirë për të formuar një fjali të thjeshtë. As nuk mund të komunikonte për të thënë nevojat e tij. Ai nuk mund të bënte detyrat e thjeshta për vete.” Bruce Flett është autor i katër romaneve të krishtere. Në vitin 2010, ai zhvilloi endokardit, inflamacion në zemër, e cila në rastin e Bruces ishte shkaktuar nga një infeksion fungal (myku). Infeksioni shkatërroi një pjesë të zemrës së tij, duke e detyruar që të bëjë kirurgji në zemër, zëvendësim valvule. Infeksioni nisi të përhapet në gjak dhe infektoi shpretkën e tij, tëmthin, mëlçinë, trurin. Ai ishte në gjendje kritike dhe pothuajse vdiq dy ose tre herë, por arriti të mbijetojë. Infeksioni, megjithatë, shkatërroi indet e trurit duke e lënë atë me Alzhejmer. Mjeku tha se dëmi ishte i përhershëm dhe se ai kurrë nuk do të predikonte përsëri. Bruce nuk mund të lexonte më apo edhe të fliste si duhet. Carol, e shoqja duhet të përgatiste gjithçka për të. “Unë u dorëzova, mendova se e kisha humbur burrin tim”, thotë Carol. “Tani do të më duhej të kujdesesha për të, si për një fëmijë të vogël.”
Bruce bëri një test, që quhet Provimi i Statusit Mini Mendor (MMSE), që shërben për të vlerësuar dhe monitoruar shkallën e Alzhejmerit. Testi ka 30 pyetje. Në rast se pikët e grumbulluara nga përgjigjet janë 25-30, statusi konsiderohet normal. Një rezultat nga 21-24 tregon dëmtim të butë, nga 10-20 dëmtim të moderuar dhe 9 më pak, dëmtim të rëndë. Bruce shënoi 11, duke treguar se ai ishte në prag të çmendurisë së rëndë. Por, kujdesi i treguar për burrin e saj me aftësi të kufizuara, ia ktheu shpërblimin gruas Carol Flett. Mjeku i sugjeroi që ta dërgonte të shoqin në një shtëpi pleqsh. Ajo nuk mund ta bënte këtë. Ajo pëshpëriti në dëshpërim: “Zot, kam nevojë për diturinë tënde! Më trego se çfarë duhet të bëj, për të ndihmuar burrin tim.”
Ditën tjetër, ajo kishte një mik të ri në Facebook. Ky mik kishte publikuar në faqen e saj, një intervistë me një mjek, i cili kishte pasur sukses me vajin e kokosit për të përmbysur Alzhejmerin. Disa javë më parë, Carol kishte blerë vaj kokosi në dyqan ushqimor për gatim, pasi një infermiere e kishte rekomanduar. Ajo kishte harruar në lidhje me të. E frymëzuar nga videoja, ajo i dha Bruce-s nja dy lugë vaj kokosi. Brenda tre orësh, ai po fliste në fjali të qarta, për herë të parë pas një muaji. Ajo vazhdoi t’i japë atij vaj kokosi përditë. Një muaj më vonë, ai ishte duke u kujdesur për të gjitha nevojat e tij personale; ishte duke përdorur telefonin, duke lexuar libra, madje filloi ndërtimin e një rrafti librash. “Mjeku ka qenë i habitur,- tregonte e shoqja.- Ai urdhëroi një tjetër test mendor, MMSE dhe prova e bindi se Bruce ishte përtej shpresës. Këtë herë ai shënoi 24 nga 30 pikë, duke e vënë atë në krye të gjendjes normale. Kur Carol i tregoi mjekut për atë që kishte bërë, lutjen dhe përdorimin e vaj të kokosit, ai nuk u tall. Mjeku vetëm tha: “Vazhdoni të bëni atë, që jeni duke bërë, për shkak se ajo është duke punuar.”
Vaji i kokosit, ç’thonë studimet
Për njerëzit që kanë filluar të provojnë harresën, nuk ka frikë më të madhe sesa të përfundojnë një ditë me Alzhejmer. Por studimet e fundit tregojnë se disa ushqime organike si vaji i kokosit mund të parandalojnë dementian (çmendurinë). Bëni disa gjëra si këto: Ushqehuni drejt, zvogëloni stresin, bëni ushtrime fizike dhe mendore për të mbajtur trurin të angazhuar në aktivitete sfiduese. Sa i përket dietës, vaji i kokosit ka marrë një vëmendje të madhe nga mbrojtësit e tij si Dr. Mary Newport. Në librin e saj të vitit 2011, “Alzheimer: Po nëse është një kurë? Historia e ketoneve”, Dr. Newport deklaron se burri i saj ka treguar përmirësim të qartë në ndaljen e çmendurisë me përdorimin e rregullt të vajit të kokosit. Në disa qarqe, tema është mjaft e diskutueshme. Megjithatë, ata që e mbështesin, thonë se vaji i virgjër në presion të ftohtë, jo vaji i hidrogjenizuar, ofron përfitime në përmirësimin e përdorimit nga trupi të insulinës, në rritjen e kolesterolit të mirë HDL etj. Universiteti i Oksfordit tregon se, edhe pse efektet e vajit të kokosit mund të jenë të përkohshme, Alzheimer dhe pacientët e demencës kam parë përfitime nga përdorimi i tij. Ky studim mbështet teorinë e Dr. Newport që ketonet, të cilat janë derivate të yndyrave në trup, luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Duke nxitur ketonet, të cilat truri i tyre do t’i përdorë për energji, vaji i kokosit përmirëson funksionin njohës.
Kush duhet të përdorë vaj kokosi dhe sa?
Njerëzit që kanë sëmundje neuro-degjenerative ku neuronet nuk thithin dot glukozën, mund të përfitojnë nga pirja e vajit të kokosit. Ndër këto sëmundje janë Dementia, Alzheimer, Parkinson, Skleroza e Shumëfishtë, Distrofia Muskulare Duchenne, Autizmi, Sindromi Doën dhe Huntington. Mos nisni shpejt me sasi të mëdha, sepse mund të përjetoni të përziera ose diarre. Merreni me ushqim dhe filloni me 1 lugë çaji vaj kokosi për vakt. Rritja e dozës bëhet pas një jave. Për shumicën e njerëzve, duhet të arrihet në 4-6 lugë në ditë, e ndarë në vakte. Për fëmijët me Sindromin Doën ose Autizëm dozat janë 1/3-1/4 e dozës për të rritur. Vaji organik i kokosit është ideal në gatime, në vend të vajrave të rafinuar. Gatuani me të, duke e përzier me vaj ulliri, në temperaturë mesatare.
Rëndësia e provës së gjallë
Në rrethet e mjekësisë konvencionale, dëshmitë e pacientëve konsiderohen ‘anekdota”. Ato nuk merren në konsideratë, jo vetëm kur janë publikuar nëpër rrjete sociale, por as kur raportohen si raste klinike në arkivat e shkencëtarëve dhe mjekëve të Mjekësisë Ushqyese, Ortomolekulare, Herbaliste, etj. Kur pacientët u tregojnë vetë mjekëve të tyre, për mjekimet natyrore që kanë përdorur me sukses, shpesh ata habiten, dikush ironizon, mohon që pacienti të jetë shëruar dhe në rast se analizat e provojnë, thotë ‘i zhgënjyer’: ‘Do të ketë qenë diagnoza e gabuar!”
Ndërkohë, një fakt interesant, që tregon se dëshmia e pacientit është ndër më të rëndësishmet për çdo sistem shëndetësor: Në çdo fletë shoqëruese medikamenti, shënohet që pacienti t’i tregojë mjekut apo farmacistit të tij, për ndonjë efekt anësor, që ka ndjerë. Kjo do të thotë, se këto raportime apo dëshmi pacientësh që mblidhen dhe përpunohen, janë prova e gjallë e veprimit të një mjekimi. Këto dëshmi janë edhe më të vlefshme se një pjesë e studimeve që bëhen mbi kavje, ose që kanë përplasje interesash. Një pjesë e studimeve janë të kompromentuara, dhe kur bëhët fjalë për substanca natyrore, minimizohen përfitimet ose shoqërohen me kundërthënie të tipit “Mangësia në vitaminë D është gjetur në rastet e këtyre sëmundjeve…por kjo nuk do të thotë se plotësimi me këtë vitaminë, do të kurojë këto sëmundje…” Realisht kemi dy kategori njerëzish: 1.Ata që kanë frikë më tepër nga veprimet anësore të ilaçeve (edhe pse del ‘garant’ receta e mjekut) dhe guxojnë të përdorin mjekimet ushqyese 2. Ata që kanë frikë nga vetëmjekimi me mjete natyrore, sepse këto nuk gjejnë inkurajim nga mjeku dhe dorëzohen tek receta me ngushëllimin: “Këtë e jep mjeku për të tërë”. Kjo na kujton parimin e madh të Mjekësisë Ushqyese: Merr përgjegjësi për shëndetin tënd! Kujdesu për trupin tënd, sepse askush nuk do ta bëjë këtë për ty, më mirë sesa vetë ti! Mjeku kryesor i vetes je ti, Mjeku i diplomuar është ndihmësi yt.
Uji i freskët i kokosit, një diuretik për infeksionet e traktit urinar
Ka një thënie popullore në Filipine që thotë: “Një arrë kokosi në ditë, mban urologun larg”. Kjo tingëllon e pazakontë, por duket të jetë e vërtetë. Vendasit pinë ujë kokosi sa më shpesh që munden, jo vetëm për shijen e tij freskuese, por për fuqinë për të parandaluar dhe lehtësuar infeksionet e dhimbshme të traktit urinar (UTI). Lëngu i kokosit nuk është qumështi i kokosit; Ai është një lëng gjysmë i kthjellët, që mbush brendësinë e arrës së kokosit, kur mishi i frutit është ende “i ri” apo i butë. Ndërsa qumështi i kokosit është likuid yndyror i bardhë i nxjerrë nga fruti i pjekur i kokosit, uji i kokosit është pa yndyrë. Los Angeles Times raporton se “uji i kokosit” është bërë kohët e fundit një modë shëndetësore në Shtetet e Bashkuara dhe ka përvetësuar reputacionin si ‘pije sportive e natyrës’ dhe një kurë tropikale.
Në librin e tij “Kura e kokosit: Parandalimi dhe trajtimi i përgjithshëm i problemeve shëndetësore me kokosin”, Dr. Bruce Fife thotë se një nga cilësitë e tij më të dokumentuara është se vepron si diuretik natyror, ose një mjet për të rritur urinimin. Së bashku me antibiotikët, jepen edhe diuretikët në rastet e një infeksioni urinar, për të ndihmuar në largimin sa më të shpejtë të baktereve, nga trakti urinar. Uji i kokosit duket të jetë një alternativë e përshtatshme në vend të drogave diuretike. Dr. Fife shkon më tej, kur thotë se uji i kokosit zvogëlon mundësinë e formimit të gurëve në veshka si dhe ndihmon në nxjerrjen e tyre. Ai njofton se testet e Spitalit të Përgjithshëm në Filipine tek pacientët me probleme në veshka dhe gurë uretralë treguan përmirësim, kur ata filluan të pinë rregullisht ujë kokosi. Por siç thotë ‘Huffington Post’, kërkohen më tepër prova për të treguar se uji i kokosit largon gurët nga veshkat.
Elektrolitet
Sipas bordit të “Zhvillimit të Indit të Kokosit”, uji i kokosit ka një ekuilibër pehashi (pH) acid prej 4.5, ndërkohë që përmban glukozë, fruktozë, kalium, hekur, sodium, kalcium, magnez, bakër, fosfor, amino- acide të ndryshme dhe më pak acid askorbik dhe Vitamina B. Lëngu i kokosit mund të jetë një pije e mirë pas stërvitjes dhe në kohë me diell, pasi përmban në ekulibër ideal elektrolitet potasium- natrium (kalium-kripë). BabyCenter në Filipine e rekomandon atë si një pije për fëmijët që vuajnë nga diarreja si dhe për të ndihmuar në parandalimin e dehidratimit. Ajo duhet të jetë në mënyrë të ngjashme të dobishme për Uti sufferers. Por siç raporton Huffington Post, nuk është e mjaftueshme dëshmi bindëse për të provuar se parandalon apo largon gurët në veshka.
Freski e kërkuar
Një studim klinik në Arkivin e Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë në vitin 1954 konfirmoi pastërtinë natyrore të ujit të kokosit pas hapjes së zhguallit të fortë të frutit. Por pasi fruti është hapur dhe ekspozuar ndaj ajrit dhe temperaturave të ngrohta, lëngu i kokosit fillon të humbasë ushqyesit. Si rezultat i kësaj, në qoftë se ju pini lëngjet e shisheve që shkruajnë ujë kokosi, në fakt jeni duke pirë një lëng që përmban preservativë (kimikat që shtohet në ushqime për ta ruajtur nga prishja).
Vaji i kokosit përmirëson të folurin dhe sjelljen e fëmijëve autikë
Shumë mjekë që punojnë me pacientë autikë, u kanë rekomanduar vajin e kokosit për disa vite dhe po ndihmojnë në çrregullimet e sistemit imunitar. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se dieta ketogjenike redukton nivelet e radikaleve të lira në tru dhe ketonet ndërmjetësojnë neurombrojtjen.
Vaji i kokosit është parë se vepron në Alzhejmer dhe ka dëshmi anekdotike se ka rikthyer gjuhën e humbur. A mundet që kjo aftësi për rizgjimin e gjuhës, të vlejë edhe për Autizmin?
Dr Kaku Kyiamah, një shkencëtar ushqimor ka zbuluar se çrregullimi i spektrit të Autizmit (ASD), mund të trajtohet me dietë dhe mbështetje të përshtatshme. Ai thotë se strategjitë bazohen në acidet yndyrore të ngopura me zinxhir të shkurtër dhe të mesëm, që gjenden kryesisht në qumështin e gjirit dhe vajin e kokosit për të kuruar dhe parandaluar Autizmin. Duke folur për Agjencinë e Lajmeve të Ganës, Dr Kyiamah shpjegoi se për të shmangur Autizmin, ushqyerja me gji ishte thelbësore dhe duhet të ndërmerret për rreth 2 vjet, pasi qumështi i gjirit përmban nivele të larta të acideve yndyrore të ngopura dhe nuk ka acide yndyrore me zinxhir të gjatë. “Një analizë e kujdesshme e studimeve dhe rekomandimeve të ndryshme tregon se dieta e përshtatshme me durim dhe mbështetje nga prindërit mund të shërojë Autizmin”, shtoi ai. Dr. Kyiamah e përshkruan Autizmin si ‘mëma e të gjitha sëmundjeve’. Ai vuri në dukje se një fëmijë nën 4 vjeç me tendenca autike mund të shërohet lehtësisht nga anomalitë e sjelljes duke përdorur ushqime që përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore të ngopura me zinxhirë të shkurtër dhe të mesëm dhe duke shmangur çdo acid yndyror me zinxhir të gjatë. Ai këshilloi eliminimin e plotë të vajrave vegjetale të përpunuara të pangopura. Dr Kyiamah thotë se vaji i kokosit mund të përdoret në trajtimin e Autizmit, sepse përmban sasi të larta të triglicerideve me zinxhir të mesëm, si acidi laurik dhe acidik kaprilik. Uji i kokosit, shpjegoi ai, gjithashtu mund të zvogëlojë stresin oksidativ, mbështet sistemin imunitar, stimulon tiroiden, kontrollon sheqerin në gjak, përmirëson njohjen, riparon indet e dëmtuara, mbështet tretjen e shëndetshme dhe ka aktivitet të fuqishëm antiviral, antimikrobik dhe antiparazit.
Por vaji i kokosit ushqen trurin, ndihmon në funksionimin e trurit, riparimin dhe mbrojtjen e trurit, duke lehtësuar funksionimin e duhur të neurotransmetuesve. Dr Kyiamah këshilloi prindërit e fëmijëve me Autizëm të marrin në konsideratë përdorimin e vajit të kokosit dhe gjithmonë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë ndryshimeve të vogla që ndodhin në fëmijët e tyre në një moshë shumë të butë.
Alexander Akotia, një prind i cili ka një fëmijë 10-vjeçar autik, në një intervistë tha se djali i tij, Shann, u diagnostikua kur ai ishte 4 vjeç, pasi “kuptuam se fjalitë e tij nuk ishin të sakta “. Ai thotë se me vajin e kokosit fëmija ka përmirësime të jashtëzakonshme në të folur dhe sjellje.
1 Comment