Spinaqi, një neuro-ushqim, i përdorur si bimë anti-Alzheimer

Spinaqi, një neuro-ushqim, i përdorur si bimë anti-Alzheimer

Kombinimet më të mira në kuzhinë me spinaqin, me përfitime për shëndetin mendor, shëndetin kardioaskular, shëndetin e syve… 

Spinaqi (Spinacia oleracea)

Neuro-ushqyerja është ushqimi i nevojshëm për të arritur shëndetin e trurit dhe funksionin neurokognitiv. Dietat e pasura me antioksidantë, vitamina, flavonoide dhe komponime polifenolike do të ndihmojnë në shtypjen e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit. Spinacia oleracea (Familja: Amaranthaceae) e njohur zakonisht si spinaq, është një nga bimët medicinale më të pasura në ushqyes (pra, është njëherësh bimë medicinale dhe bimë ushqyese, diçka e rrallë). Mikronutrientët në spinaq përfshijnë një gamë të vitaminave dhe mineraleve, të cilat mund të parandalojnë sëmundjet e mangësive ushqyese por jo vetëm, dhe janë thelbësore për funksionimin normal fiziologjik. Fitokimikatet e tij parandalojnë probleme kronike shëndetësore, si dhe sëmundje të tjera që lidhen me plakjen. Qëllimi i këtij artikulli ishte të bënte një përmbledhje të përdorimeve të ndryshme etnomedicinale të spinaqit dhe ndikimet e tij në patofiziologjinë e sëmundjes së Alzheimerit, bazuar në një përmbledhje të

Popeye (Pompei), marinari i njohur i një filmi vizatimor, përforcoi imazhin e spinaqit, sepse ai ia atribuoi forcën e tij, konsumit të spinaqit. Kjo perime me gjethe jeshile të errët, Spinacia oleracea (SO), e quajtur si “ushqim me energji” është e mbushur me lëndë ushqyese thelbësore si proteina, minerale dhe vitamina. Ekzistojnë prova të qarta që konsumi i bimëve medicinale është i dobishëm për shëndetin . Për më tepër, studimet e fundit me substanca antioksiduese tregojnë se mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Alzheimeri është një çrregullim neurodegjenerues multifaktorial, shkaqet dhe përparimi i të cilit ende nuk janë kuptuar mirë. Autorët kinezë Chan et al. vlerësuan epidemiologjinë e sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të çmendurisë në Kinë dhe raportuan se përhapja ishte 1.8% dhe 2.6% në moshën 65-69 vjeç; 42.1% dhe 60.5% në moshat 95-99 vjet përkatësisht në 1990 dhe 2010. pra, duket se ka një rritje të dukshme. Numri i personave me sëmundjen e Alzheimerit në Kinë ishte 1.93 milion në 1990, 3.71 milion në 2000 dhe përparimi në 5.69 milionë në 2010. Autorët Rao et al. raportuan se sëmundja e Alzheimerit që prek më shumë se 5 milionë amerikanë, do të rritet në 7.7 milionë deri në vitin 2030. Patofiziologjia e sëmundjes së Alzheimerit përfaqësohet kryesisht nga ngjarjet neurotoksike të shkaktuara nga kaskada β-amiloide. Këto procese çojnë, përkatësisht, në formimin e pllakave neuritike ose pllakave të plakjes dhe neurofibrilare, shqetësime të neurotransmetuesve dhe deficit kolinergjik, të cilat janë shenjat dalluese patologjike të kësaj sëmundjeje. Kështu, përpjekjet për të rivendosur këto karakteristika kanë qenë një objektiv racional për ilaçet e përdorura për të trajtuar simptomat e sëmundjes së Alzheimerit. Qasjet për të përmirësuar funksionin kolinergjik kanë përfshirë stimulimin e receptorëve kolinergjikë ose zgjatjen e disponueshmërisë së acetilkolinës të lëshuar në çarjen sinaptike të neuroneve duke penguar hidrolizën e acetilkolinës nga acetilkolinteraza. Trajtimi aktual me medikamente, d.m.th. frenuesit e acetilkolinesterazës si rivastigmina, galantamina, donepezil kanë ndikim minimal në sëmundje dhe aspektet e vonshme të sëmundjes. Këto ilaçe ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, ofrojnë lehtësim simptomatik, por nuk arrijnë një kurë të caktuar.

SUBSTANCAT FITOKEMIKALE

Produktet natyrore nga bimët medicinale kanë fituar interes të madh nga studiuesit në të gjithë botën si ilaçe të reja për shkak të efekteve të tyre pozitive të bioaktivitetit. Ashëagandha (Ëithania somnifera), Brahmi (Bacopa monnieri), Maca (Lepidium meyenii) dhe Turmeric (Curcuma longa) janë disa prej tyre. Spinaqi është një nga bimët më të rëndësishme antioksiduese, që zakonisht konsumohet ose gjethe e freskët ose e ngrirë. Ekstrakti i spinaqit përmban nga përbërësit më të rëndësishëm me veprim farmakologjik. Ai ka përbërës fenolikë si acidi ferulik, flavoinoide si apigenin, kaemferol, myricetin, spinacetinë etj, ka karotenoide si lutein, β-karoten, violaxanthinë dhe neoxanthinë. Spinaqi përmban një përqendrim të lartë të vitaminës A, E, K, dhe C, dhe gjithashtu folate, acid folik dhe acid oksalik. Nga mineralet janë kalciumi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, kaliumi dhe zinku. 100 g spinaq i freskët përmban acid askorbik (13-53 mg), β-karoten (5626 μg), karotenoide (17.8 mg), flavonoide (1-4 mg), folate (194 μg), acid folik (194 μg ), nitrat (31-117 mg), oksalat (400 mg), vitaminë A (9377 IU) dhe minerale të tilla si kalcium (99 mg), magnez (79 mg), dhe kalium (558 mg). Spinaqi është përdorur tradicionalisht për antianemi, antibakterie, antikonvulsant, antidiabetik, anthelmintik (kundër parazitëve), antihiperlipidemik (kolesterol), anti-inflamator, antioksidues, antiulcer dhe aktivitet antiviral. Përdoret gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve nervore, hepatike, dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.

Efektet neurofarmologjike

Ende nuk ka shumë të dhëna në dispozicion në lidhje me potencialin neuroprotektiv të kësaj bime ushqyese dhe medicinale njëherësh. Grupi i studiesve të udhëhequr nga Ëang kanë demonstruar që minjtë që morën dietë të pasuruar me spinaq kanë një ulje të ndjeshme të vëllimit të infarktit në lëvoren cerebrale, aktivitet më të ulët te enzimave oksiduese dhe një rritje të aktivitetit lokomotor pas goditjes në tru. Grupi i autorëve gjithashtu thanë se përveç aktivitetit antioksidant, mekanizmat anti-inflamatorë mund të përfshihen në zvogëlimin e dëmtimit të trurit. Studiues të tjerë si Das dhe Guha raportuan se trajtimi me ekstrakt spinaqi (400 mg/kg peshë trupore) ndryshoi dukshëm gjendjen e konvulsioneve të shkaktuar te minjtë nga substanca pentilenetetrazol. Ata përmendën gjithashtu se spinaqi rriti nivelet e serotoninës dhe uli nivelet e norepinefrinës dhe dopaminës në lëvoren cerebrale, cerebellum, në trurin e mesit, në medulla dhe në zona të tjera të trurit. Rezultati tregoi që esktrakti i spinaqit ushtroi efekt anti-depresiv në sistemin nervor qendror.

Në njëjtët autorë (Das dhe Guha) gjithashtu raportuan rolin mbrojtës të gjetheve të freskëta, të reja dhe të shëndetshme të spinaqit, kundër zhvillimit të epileptogjenezës eksperimentale të llojit amigdala. 36 minj u ndanë në mënyrë të barabartë në grupe. Njëri grupi i kontrollit, grupi i dytë mori ekstrakt spinaqi, një grup i tretë mori vetëm një kimikat dëmtues (AMK), grupi i kartët bashkë me kimikatin dëmtues mori edhe spinaqin, grupi i pestë mori medikamentin diazepam, krahas kimikatit dëmtues (AMK). Të gjitha grupet e minjve ndoqën trajtimet për 14 ditë radhazi. Në grupin që përdori kimikatin AMK, fazat e konvuolsioneve arritën deri në fazën 4-5 brenda javës së 2-të. Gjurmimet elektroencefalografike treguan se grupi që mori edhe spinaq, pati më pak raste konvulsionesh 1-2 të tilla nga java 1 deri në javën 4. Kështu, autorët e përmblodhën konkluzionin se spinaqi vonon zhvillimin e epilepsisë në kafshët eksperimentale duke moduluar aspektet e sjelljes dhe neurokiminë e trurit.

Mbrojtje ndaj endotoksinave në tru

Për më tepër,  autorë të tjerë si Sharma et al. studiuan mekanizmin e mundshëm neuron-mbojtës të spinaqit kundër një lloj endotoksine bakteriale e cila shkakton sëmundje neurodegjenerative. Studiuesit ua injektuan minjge këtë endotoksinë intraperitonealisht (nga barku). Ata zbuluan se endotoksina bakteriale prodhonte simptoma si funksione të dëmtuara motorike, rritje të ngarkesës oksiduese,  dhe të aktivitetit të citokineve pro-inflamatore dhe ulje të qarkullimit të dopaminës. Sidoqoftë, ekstrakti i gjetheve të spinaqit (50 mg / kg), edhe ky i injektuar me shiringë nga barku për 21 ditë zbuti në mënyrë të konsiderueshme ndryshimet e sjelljes, biokimike, neurokimike dhe qelizore të shkaktuara nga endotoksina lipopolisaharid.

Spinaqi posedon efekt anti-Alzheimer duke përdorur mekanizma të shumëfishtë. Nga rishikimet e literaturës që mund të përmblidhen këto mekanizma janë si më poshtë:

Përmirësimi i njohjes: Vitamina B luan një rol të veçantë në dietën e shërimit të kujtesës. Ndihmon në sintetizimin dhe rregullimin e neurotransmetuesve, e cila mund të mbrojë nga rënia e aftësive mendore. Studimi i më shumë se 200 grave zbuloi se një dietë e lartë me folate dhe vitaminë B6, si ajo që gjendet në spinaq dhe zarzavate të tjera me gjethe të errëta, ndihmuan në përmirësimin e aftësisë mendore dhe kujtesës afatshkurtër.

Aktiviteti antioksidues: Është zbuluar se marrja e dietës së pasur me antioksidantë është efektive në zvogëlimin e efekteve të dëmshme të plakjes dhe sjelljes. Kombinimet e komponimeve polifenolike që gjenden në spinaq mund të tregojnë efikasitet në sëmundjen e Alzheimerit.

Mbrojtje ndaj pllakave të vjetra: Flavonoidet, d.m.th., kaempferol, apigenin, luteolin dhe kuercetin ulën ndjeshëm vdekjen neuronale të shkaktuara nga β-amiloid dhe rritja e prodhimit të specieve reaktive të oksigjenit. Prandaj, spinaqi i pasur me flavonoide është në gjendje të mbrojë në sëmundjen Alzheimer kundër peptideve β-amiloide dhe / ose toksicitetit të shkaktuar nga stresi oksidues.

Aktiviteti antikolinesterase: Një nga ilaçet aktualisht në dispozicion është rivastigmina, frenuesi i acetilkolinesterazës. Prandaj, bimët natyrore, të cilat tregojnë aktivitete antikolinesterase do të jenë kandidatët për sëmundjen kundër Alzheimerit. Autorët Boga et al. zbuluan aktivitete të madh antikolinesterase nga ekstraktet etanolike (alkoolike) dhe ujore të spinaqit.

PËRFUNDIM

Studiuesit sugjeruan se një rritje e acetilkolinës në hipokampus mund të jetë baza neurokimike për përmirësimin e mësimit dhe kujtesës. Mekanizmi tjetër është një nxitës i rritjes neurogjenike, që përmirëson mbijetesën, rritjen dhe zhvillimin e neuroneve të porsalindura, kritike për riparimin dhe rivendosjen e qarkut normal nervor në sëmundje të ndryshme, veçanërisht sëmundjen e Alzheimerit. Studiuesit konkludojnë se spinaqi nuk është thjesht një ushqim por, edhe një bimë medicinale, bima anti-Alzheimer.

Studimi është arshivuar në Bibliotekën e Institutit Amerikan të Shëndetit Pulik dhe është botuar në revistën shkencore   Pharmacognosy Review. Studimi është realizuar nga Department of Pathobiology, Faculty of Science, Mahidol University, Bangkok 10400, Thailand.

Ky ushqim funksional duhet përdorur nga viti i parë i jetës deri në fund të saj, mbi 2 herë në javë 

REKOMANDIME NGA MOLLA E SHENDETIT PER TE MARRE ME SHUME PERFITIME NGA SPINAQI

  1. Zjeheni spinaqin lehte. Koha maksimale e zjerjes eshte sipas nje studimi 4.5 minuta (ndersa per brokolin 15 minuta)
  2. Kombinojeni spinaqin me domate, pasi shton kapacitetin antioksidant te ushqimit
  3. Realizoni leng te shtrydhur spinaqi per te marre sasi me te madhe te spinaqit dhe rrjedhimisht edhe te acidit folik
  4. Kombinojeni spinaqin me perime te tjera te gjelbra per te realizuar nje spekter sa me te plote te vitaminave B dhe flavonoideve te cilat punojne si orkester ne harmoni
  5. Kombinojeni spinaqin me melci viçi, pasi keshtu keni realizuar kombininim acid folik (vitamine B9) me vitamine B12 qe gjendet ne sasine maksimale tek melcite e vicit
  6. Kombinojeni spinaqin me 1-2 kokrra veze, sepse ky eshte nje kombinim brilant i acidit folik me kolinen, dy lende ushqyese kritike per jeten dhe per shendetin e trurit.
  7. Te moshuarit dhe njerezit te prirur gjenetikisht per Alzhejmer duhet te perdorin spinaq cdo dite si sallate, gjelle ose leng te shtrydhur
  8. Grate qe planifikojne nje shtatzeni duhet te kene ne krye te listes ushqimore spinaqin dhe vezet, ndersa grate shtatzena duhet te marrin edhe me teper, ato kane nevoje per suplemente te acidit folik dhe te kolines.
  9. Femijet te mesohen sa me shpejt me shijen e spinaqit dhe te hane jo me pak se dy here ne jave. Spinaqi duhet te zere nje vend te rendesishem ne kuzhinen e cerdheve dhe kopshteve.
  10. Kombinoni spinaqin e zjere ose sallate te sperkatur me arra ose me vaj liri. Shoqeroni peshkun me supe spinaqi pasi Omega 3 dhe acidi folik se bashku kane treguar ne studime se ulin homocisteinen, nje tregues per rrezikun e semundjeve te zemres.
  11. Kombinoni spinaqin me shume karota ne lengje te shtrydhur ose ne supa, sepse spinaqi ka me shume lutein dhe zeaxanthin, ndersa karota ka me shume se spinaqi beta-karoten dhe se bashku japin me shume ushqyes te syve.
  12. Kombinojeni spinaqin me avokado në pergatitjen e supes ose ne sallata, per te parandaluar renien e kujteses me moshen, depresionin, Alzhejmerin dhe Semundjen Parkinson.
  13. Kombinojeni spinaqin me fasule per te marre folate me teper nga dy burime te ndryshme ushqimore. Fasulja eshte e pasur ne folate
  14. Kombinojeni spinaqin me panxhar te kuq ne lengje te shtrydhur ose ne gatime, pasi te dy permbajne nitrat dietik me efekte vaskulare qe parandalon ishemine. Jane dy ushqime te pasura ne acid folik dhe ndihmojne ne uljen e homocisteines.

   

    

     

       

 

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *