Studiuesit japonezë: Veshjet e lirit shpejtojnë shërimin e plagëve pas operacionit

A mund të shërojë një copë pëlhure?

Studiuesit japonezë: Veshjet e lirit shpejtojnë shërimin e plagëve pas operacionit

       

Jillian Hergenrather/ Rodney Pere’rah

Shkencëtarët kanë zbuluar se fibrat prej liri reflektojnë dritën dhe se drita ka energji shëruese. Energjia e organizmave të gjallë është matur nga shumë autorë brenda komunitetit shkencor, por çmimi Nobel iu dha Dr.Otto Heinrich Warburg, i cili identifikoi një numër frekuencash në qenien njerëzore, që luhaten si mesatare nga 70-90. Të gjitha rezultatet më pak se 50 janë identifikuar si frekuenca të sëmundjeve kronike. Çdo numër më pak se 15 është identifikuar tek ata që kanë një gjendje të diagnostikuar të pashërueshme, si kanceri.

Fituesi i Çmimit Nobel, Dr. Otto Heinrich Warburg ishte një nga shkencëtarët e parë, që zbuloi se qelizat e kancerit rriten në një mjedis acidik. Ai u bë shumë i përkushtuar ndaj procesit të mbajtjes së trupit në gjendje oksigjeni dhe alkaline. Ai kryente teste mbi frekuencat e pëlhurave të ndryshme dhe aftësinë e tyre për të pasqyruar jetën dhe për të rritur dridhjet, forcën e jetës në trupin e njeriut.  Ai zbuloi se liri i pastër dhe leshi i pastër kishin frekuenca të larta që ishin shëruese, oksigjenuese. Fibrat e lirit dhe dhe të leshit arrinin në 5000, frekuenca e matur në Angstrom. Pambuku i zbardhur dhe i ngjyrosur ishte pothuajse neutral, 40 angstrom energji, por pambuku organik i pazbardhur tregonte 100 njësi të energjisë në fijen e tij, që është një nivel normal për shëndetin. Ndërsa tekstilet e bëra nga njeriu kishin dridhje negative. Çdo pëlhurë e zezë, duke përfshirë lirin dhe leshin, ka energji negative dridhjeje. Fibrat bimore si pambuku dhe kërpi nuk janë ndikuese. Ndërsa pëlhura e mëndafshit ka frekuencë valore 10, një frekuencë mjaft e ulët që do të dështojë për të mbështetur shëndetin në trupin e njeriut. Mëndafshi është prodhuar nga një insekt “i papastër”. Mundet që mëndafshi të përmbajë shumë kimikate, që e bëjnë atë një pëlhurë të sëmurë. Ndërkohë, në pëlhurën me fije artificiale, frekuenca valore e dritës është nën 15. Në këto nivele sëmundshmërie janë poliestra, akriliku, materiali elastik, mëndafshi artificial dhe deri tek najloni me frekuencë zero, që nuk e reflekton aspak dritën.

Matjet e mjekut hebre Dr. Warburg u provuan edhe nga mjeku tjetër hebre, Heidi Yellen, i cili bëri eksperimentet e tij për frekuencat e pëlhurave. Sipas matjeve të tij, trupi i njeriut ka një frekuencë valore prej 100 dhe pambuku organik është i njëjtë – 100. Studimi tregoi se, nëse numri është dukshëm më i vogël se 100, ai e vendos trupin nën stres. Një person i sëmurë, pothuajse i vdekur ka një frekuencë rreth 15, dhe kjo është e njëjtë me frekuencat valore të poliestrës dhe veshjeve sintetike.  Është e qartë, ashtu si ushqimi i vdekur apo artificial nuk e mban jetën, as veshjet artificiale nuk e mbështesin. Megjithatë, nëse pëlhura ka një frekuencë të lartë, ajo i jep energji trupit. Kjo është ajo ku liri vjen si një super-pëlhurë. Frekuenca e tij është 5000.

Bob Graham deklaroi se ‘frekuencat janë identiteti i specieve bimore’. Frekuencat janë të ndryshme dhe ai provoi se vaji esencial i trëndafilave ruante frekuencat më të larta. Dr. Philip Callahan, një mjek dhe studiues ishte në gjendje të provonte ekzistencën e kësaj energjie duke përdorur gjethet e bimëve të lidhura me një oskiloskop. Ai kishte zbuluar se pëlhurat prej liri, siç sugjerohet në Librat e Moisiut, vepronin si një antenë për energjinë. Ai zbuloi se kur pëlhura e pastër e lirit ishte vënë mbi një plagë ajo përshpejton shumë procesin e shërimit. Ai gjithashtu përdorte leckën e farës së lirit si një antenë të sofistikuar për oskiloskopin e tij. Kjo na kujton porosinë e murgeshës herbaliste Hildegard Von Bingen si dhe të herbalistes Maria Treben, që rekomandonin kataplazmat me fara liri të zjera mbi vendet e djegura ose mbi kyçe.

Një pajisje tjetër, që zhvilloi një shkencëtar bujqësor i shkëlqyer, mat frekuencat e bimës së lirit. Ai identifikoi frekuencat e sëmundjeve dhe ato frekuenca që i ndihmonin njerëzit të bëheshin më mirë.  Shpikësi amerikan Dr. Royal Raymond Rife kaloi tre dekada duke studiuar frekuencat specifike vibracionale që ‘vrasin’ qindra mikroorganizma. Me ekspertizën e tij në optikë, Rife zhvilloi mikroskopin me rezolucion deri në 17,000 herë në diametër krahasuar me standardin 2,500. Me ndihmën e mikroskopëve të tij të fuqishëm, Rife metodikisht vëzhgoi dhe katalogoi rezultatet, duke ekspozuar mikroorganizmat patogjenë ndaj frekuencave elektrike. Në punën e tij, Rife konfirmoi mijëra frekuenca vibracionale të gjalla. Ai përcaktoi se frekuenca mesatare e një trupi të shëndetshëm njerëzor ishte midis 62 dhe 72 Hz dhe se kur frekuenca bie nën këtë mesatare, ajo nënkupton një sistem imunitar të komprometuar. Në nivel elektronik qelizor, qelizat e lirit janë shumë komplementare me qelizat e njeriut, duke prodhuar një efekt dashamirës në organizmin e njeriut. Qelizat njerëzore janë të afta të tretin krejtësisht një qelizë liri. Është interesante se fijet e lirit duket të jenë i vetmi material natyror, që përdoret për qepjet në kirurgji.

 

Leshi dhe liri ose lesheli

E keni dëgjuar shprehjen ‘lesh e li’? Epo me sa duket, dikur-dikur në popull ka qenë i njohur fakti, se përzierja e leshit dhe e lirit bashkë, i katranos gjërat, edhe pse ky transmetim është harruar sot dhe shprehjes i ka mbetur vetëm përdorimi metaforik. Dhe nuk paska qenë gabim: Leshi i pastër ka 5000 njësi drite dhe ai është gjithashtu një material shërues si liri, por nuk duhet veshur njëkohësisht me lirin, sepse frekuencat anulojnë njëra-tjetrën dhe bien në zero. Arsyeja për këtë mund të jetë se fushat e energjisë së leshit rrjedhin nga e majta në të djathtë, ndërsa ato të lirit rrjedhin në drejtim të kundërt, nga e djathta në të majtë. Të vëna së bashku si psh triko leshi me pantallona liri janë shembuj të fushave elektrike, që sillen si mbajtja e rrobave me ngjyrë të zezë. Tek njerëzit e ndjeshëm sjellin dhimbje në trupin e njeriut.

Faktet më të mahnitshme rreth lirit
Frekuenca atomike e fibrave e matur në Angstrom (njësi drite)

  • Pëlhura e lirit 5.000
  • Leshi i palarë 5.000
  • Pambuku 40
  • Pambuku organik i pazbardhur 100
  • Pëlhurë mëndafshi 10
  • Poliestër, akrilik, material elastik dhe najloni, 0 njësi drite

Kuriozitet

Liri është një bimë e familjes Linaceae. Ka mbi 200 lloje të bimëve të lirit. Lulet e lirit janë kaltëroshe, detare-blu, dhe më rrallë, violet, rozë ose të bardha, që hapen në agim dhe mblidhen rreth mesditës nga ngrohja. Çdo lule lulëzon për disa orë. Bletët mbledhin afër 15 kg mjaltë nga një hektar i fushës së lirit. Hulumtuesit kanë gjetur se ne do të biem në gjumë të shpejtë, do të flemë thellë dhe zgjohemi me humor të mirë, duke fjetur me lir! Liri ndihmon riparimin e trupit duke harmonizuar qelizat.

Drita është materie dhe valë me funksione biologjike

De Broglie: “Drita është forma më e shpejtë, më e pastër, më e mirë dhe më e lehtë e materies që ne dimë dhe forma më e shpejtë dhe më e pastër e energjisë që ne njohim. Elektroni është gjithmonë dhe në të gjitha gjendjet, edhe valë, edhe materie në të njëjtën kohë. Elektroni është një formë e materies, e rrethuar vazhdimisht nga magnetizmi dhe elektromagnetizmi. Në varësi të metodës së matjes, mund të matet si materie ose si valë të lehta. Që këtu, kufiri mes materies dhe energjisë është zhdukur, pasi elektroni i takon të dyja formave dhe kjo është jashtëzakonisht interesante dhe shumë e rëndësishme për problemet fiziologjike, mjekësore dhe biologjike dhe do të jetë një nxitje e fortë për objektivat tona”. Radhakrishnan thotë: “Sekreti i të gjithë urtësisë është shkenca në përputhje me mënyrat e natyrës. Shkenca perëndimore urgjentisht ka nevojë për ringjallje në këtë frymë”.

 

SHËRIMI ME DRITËN

Veshjet me fibra liri kanë frekuencën e jetës

Studiuesit japonezë: Veshjet e lirit shpejtojnë shërimin e plagëve pas operacionit

Pëlhura e lirit është një filtër i shkëlqyer për mbrojtjen kundër ekspozimit kimik, zhurmës dhe pluhurit. Veshja e lirit redukton rrezatimin diellor gama pothuajse 50%, duke mbrojtur njerëzit e veshur me pëlhurë liri. Fibrat e bimës së lirit janë plotësisht rezistente ndaj rrezatimit të dëmshëm. Është interesante se në fushat me ndotje radioaktive, fibrat e lirit u gjetën të pakontaminuara. Sipas studiuesve japonezë, pacientët që qëndrojnë gjatë në shtrat, nuk zhvillojnë plagë, kur shtresat dhe veshjet e tyre janë prej fibrave të lirit. Dhe pas operacioneve, plagët shëroheshin më shpejt. Dëmtimi ose dhimbja pas-kirurgjikale u zvogëluan ndjeshëm pa medikamente. Veshjet me rroba liri ndihmojnë për të kuruar disa sëmundje të lëkurës, që nga skuqjet e deri tek ekzema kronike. Liri është shumë “hidroskopik”, që do të thotë se thith dhe heq lagështinë. Ai e heq ujin më shpejt sesa të jetë krijuar një pellg djerse, sepse rrobat e lirit thithin më shumë se 20% të peshës së tyre të thatë. Liri është i dobishëm në trajtimin e problemeve alergjike, inflamatore, reduktimin e etheve, duke ofruar një shkëmbim të shëndetshëm të ajrit.  Edhe njerëzit me sëmundje neurologjike përfitojnë nga përdorimi i veshjeve prej liri.

Në mot të nxehtë, veshja me rroba liri është gjetur të tregojë temperaturën e lëkurës 3° -4° C më poshtë, se kur njeriu ka veshur mëndafsh ose pambuk. Sipas disa studimeve, një njeri i veshur me rroba prej liri djersitet 1.5 herë më pak, sesa kur është i veshur me rroba pambuku dhe 2 herë më pak, sesa kur është veshur me mëndafsh. Ndërkohë liri në mot të ftohtë është ideal për ngrohtësi. Veshjet e brendshme prej liri shtojnë emocione pozitive si dhe posedojnë veti të rralla bakterologjike dhe pengojnë zhvillimin e kërpudhave.
Silici i pranishëm në fije liri mbron kundër kalbjes. Ai është i qëndrueshëm. Mumjet e faraonëve egjiptianë ishin të mbështjella me lecka liri. Kur u hap varri i Tutankhamenit, pëlhurat e lashta prej liri janë gjetur plotësisht të paprishura. Liri nuk pranon papastërtitë dhe prandaj materialet lino pastrohen lehtë në ujë të nxehtë, mund të zjehen dhe të thahen në diell, madje edhe të hekurosen, duke siguruar sterilizim maksimal. Liri ofron një ndjesi të butë natyrore. Sa më shumë që është larë, aq më i butë dhe i ëmbël bëhet.

Në përmbledhje, nëse vishni rroba të zeza ose veshje pambuku të rafinuar, pëlhurë prej fijesh artificiale si poliestër dhe najlon, këto ulin frekuencat e energjisë trupore, gjatësinë e valëve të dritës dhe shërbejnë për të mbajtur trupin në një ‘mesatare’ me sëmundje tipike perëndimore. Frekuencat e ushqimeve dhe veshjeve ndikojnë mbi sistemin elektrik veçanërisht të zemrës dhe të trurit, organet me aktivitetin më të lartë elektrik. Nën efektin e veshjeve me frekuencë të ulët, do të ndodhë efekti i baterisë ‘së vdekur’, e cila kur thahet, funksioni qelizor bëhet i pamundur. Nëse ju doni shëndetin optimal dhe shërimin dhe një sistem imunitar të fortë, duhet të zgjidhni veshjet e shenjta.

 

REFERENCA BIBLIKE PËR VESHJET E LINOSË, SI VESHJET E ENGJËJVE

Porosia e Mojsiut për shërimin e lebrozit…

Dhe asaj iu tha që të vishej me li të hollë, të pastër dhe të ndritshëm, sepse liri i hollë është drejtësia e shenjtorëve” – ​​Nga Bibla, Zbulesa 19: 8

Që nga kohët më të hershme, liri ka qenë i njohur për cilësitë shëruese. Paralajmërimi biblik i veshjeve prej liri është dëshmuar në studime shkencore. Në gjuhën latine, fjala ‘lir’ do të thotë ‘të jesh më e dobishme’ dhe Shkrimet e Shenjta e kanë theksuar këtë material mbi të gjitha pëlhurat e tjera për veshjen e Shenjtë. Gjuha origjinale hebraike paraqet veshjet e Adamit dhe Evës, si një mantel prej liri të dritës (Zanafilla 3:21). Në krijimin e ‘statuteve të protokolleve të shëndetit’, profeti Moisi ka marrë udhëzime të veçanta. Pastrimi i një lebrozi shërohej vetëm me tre pëlhura të dallueshme: Veshje ose leshi ose liri ose lëkure. U theksua si e ndaluar të vishej liri dhe leshi së bashku. Historikisht, veshja e bukur e bardhë lino e popullit hebre ishte me dekrete të veçanta. Liri prej të cilit bëhen veshje, ishte simbol i drejtësisë dhe bashkë me bimën prej së cilës vjen, simbolizon dritën dhe drejtësinë e Perëndisë. Kjo është një pëlhurë që “merr frymë”, duke e bërë atë jo vetëm të rehatshme për t’u veshur, por edhe një metaforë për marrjen e Frymës.

Historia e Tabernakullit, që formoi pikën qendrore të adhurimit për fiset e Izraelit, na tregon se prej liri ishin rrobat për priftërinjtë e kombit për lavdi dhe për bukuri. Aroni, kryeprifti, hynte në vendin e shenjtë, pasi vinte një mbulesë të shenjtë prej liri dhe një brez. Kjo tregon vendin unik të lirit në kohët e lashta, ndërsa në Zbulesën e Gjonit, të shtatë engjëjt të cilët mbanin në duart e tyre të kaluarën dhe të ardhmen e njerëzimit, ishin veshur me pëlhura liri të pastra dhe të bardha. Një citim i fundit nga libri i Veprave të Zbulesës na tregon se rrobat e atyre që janë zgjedhur për jetën e përjetshme dhe lumturi do të ishin prej liri të hollë.

Asnjë pëlhurë nuk e konkurron lirin në forcë natyrore, famë dhe qëndrueshmëri. Sekretet e lashta shëruese të shpalluara në Shkrimet e Shenjta udhëzojnë se pëlhura e linosë konsiderohet shkëlqimi i shenjtërisë dhe pjesë e rrugës për shenjtërim. Liri është ideal jo vetëm për veshjen, por për tryezën tuaj në çdo vakt, si një mbulesë tavoline dhe peceta me energji të lartë.

 

Dëshmia/ Shpëtoi foshnjen me shallin e lutjeve të linosë
Shumë njerëz kanë dëshmuar se shërimi i tyre ishte i shpejtë, kur janë veshur me lino. Një dëshmi më e shquar vjen nga një hebre: Ai dëshmoi se shalli i tij i lutjes prej liri ishte i çmuar për të. 13 vjet më parë, gruaja e tij ishte në punë, kur foshnja e tyre pati një bllokim të frymëmarrjes. Ai thirri ekipin e emergjencave 911. Ndërsa hidhërimi e kishte goditur, ai mori shallin e tij të lutjeve dhe e mbajti vajzën e tij në krahë për 30 minuta. Ai recitoi lutjet e besimit, ndërsa ishte duke pritur ekipin mjekësor. Kur ekipi ende nuk kishte mbërritur, ndodhi një ndryshim dramatik në ngjyrën e foshnjes dhe frymëmarrja kishte rifilluar! Ky shall lutjesh prej liri demonstroi të mirat e bindjes ndaj kërkesave specifike hyjnore për të përdorur lirin për ceremonitë fetare. Dëshmi nga shumë individë konfirmojnë se ky protokoll i veshjeve biblike solli shërimin në trupat e tyre. Shkrimet e Shenjta përshkruajnë veshjen prej liri ose leshi (veç e veç natyrisht) për ata që janë të sëmurë dhe “të pashërueshëm”.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *