Rezultatet e një studimi kanë treguar se nevojitet konsumi i 2 lugëve gjellë me pure panxhari
Ky është një informacion që i duhet çdo prindi, jo vetëm prindërve të pacientëve të vegjël
Nga Dr. Ray Sahelian
Konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve gjatë dy viteve të para të jetës ul rrezikun e leucemisë tek fëmijët. Fëmijët që hanë rregullisht sallam, mish me nitrate, fast-food mund të kenë një rrezik në rritje për kancer në gjak, ndërsa perimet rritin mbrojtjen kundër tij. Antioksidantët janë parandalues, por edhe trajtues. Tek fëmijët me leucemi nivelet e antioksidantëve bien dhe ky është një efekt anësor i kimioterapisë. Prandaj është e nevojshme që dieta e pacientëve me kancer të përmbajë sasi të mjaftueshme antioksidantësh. Studimi 6-mujor me 103 fëmijë me leucemi akute limfoblastike (ALL)- kanceri më i shpeshtë tek fëmijët, përfshiu trajtimin e tyre me këto antioksidantë: Vitaminë E, karotenoide, beta-caroten dhe vitaminë A. Gjithashtu, studimi përfshiu konsum më të madh të vitaminës C, që duket se ul efektet anësore të terapisë dhe shkurton kohën e qëndrimit në spital. Në mënyrë të ngjashme, rreziku i infeksionit dhe efektet anësore të kemioterapisë u ulën ndjeshëm nga Vitamina C, E dhe beta-caroten në dozë të rritur.
Disa fajtorë të leucemisë mund të mos i keni në dorë, si p.sh gjeni. Por ka rrethana të tjera që mund të kontrollohen. Studimet kanë evidentuar si një shkak të qartë të leucemisë, ekspozimin ndaj ndotjes. Jetesa pranë një stacioni karburanti mund të katërfishojë rrezikun për leucemi akute tek fëmijët. Shkencëtarët francezë që kryen një studim në më shumë se 500 foshnja, gjetën se një fëmijë me shtëpi pranë një pike karburanti ose riparim-automjeti kishte katër herë më shumë gjasa për të zhvilluar leucemi, se një fëmijë që jetonte më larg. Prevalenca e leucemisë së fëmijërisë është 4 në çdo 100.000 fëmijë, por ajo është lloji më i zakonshëm i kancerit të fëmijërisë në vendet e zhvilluara. Linjat e energjisë mund të shkaktojnë një rritje të vogël për leucemi të fëmijërisë, por të jetosh pranë një linje të tensionit të lartë, rreziku është dyfish. Ndërkohë, infeksioni i nënës me Helicobacter pylor – bakteri që shkakton ulcerat në stomak, sjell një lloj rreziku për leucemi tek pasardhësit. Ushqimet me pesticide që konsumon një grua shtatzënë, apo përdorimi i insekticideve në shtëpi prej saj, sjellin rrezik të dyfishuar. Studiuesit thonë se riskues është edhe gripi, pneumonia apo një infeksion seksual rreth kohës së shtatzënisë. Por sidomos fëmijët që jetojnë pranë kullave apo antenave transmetuese të radiovalëve, kanë rrezik të dukshëm për leucemi, sipas ‘American Journal of Epidemiologjia’,1 gusht 2007. Sidomos nën 200 metra largësi, rreziku është më i qartë.
Studimi për çajin jeshil dhe boronicën
Mjekët në Klinikën Mayo në Rochester, Minnesota gjetën se nga katër pacientë që filluan të pinë çaj jeshil ose ekstrakt çaji jeshil, tre prej tyre treguan përmirësime të qarta. Pacientët, të gjithë me leuçemi kronike CLL, një formë e leucemisë që zakonisht shfaqet pas mes-moshës dhe zhvillohet ngadalë. Është interesante, sipas Dr. Shanafelt, se një përbërës në çajin jeshil, i njohur si EGCG, ishte në gjendje për të vrarë qelizat e kancerit. Studimi u sponsorizua nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Përveç çajit jeshil, studime të tjera kanë treguar se flavonoidet që përmbajnë bimët, shkaktojnë vetëvrasjen e qelizave të kancerit. Eksperimenti me flavonoidet e boronicës ka dhënë shpresë.
Shkencëtarët: Sanduiçet, shkak për leuceminë tek fëmijët
Prindërit janë paralajmëruar të mos fusin proshutë apo sallam në bukën e fëmijëve
Denisa Kona
Prindërit janë duke u paralajmëruar, të mos fusin proshutë dhe çdo lloj mishi të fabrikuar, kur u përgatisin mëngjesin apo drekën fëmijëve të tyre. Sanduiçet u janë dhënë me vete për në shkollë, mijëra fëmijëve sepse shumë prindër i konsiderojnë ato si një menu e shëndetshme. Por shkencëtarët paralajmërojnë se ky lloj ushqimi ka rrezik të madh për të shkaktuar kancer tek fëmijët dhe sidomos kancer gjaku, që quhet leucemi. Edhe kur kjo sëmundje e tmerrshme nuk zhvillohet, dëmi vazhdon, sepse fëmijëve u janë ngulitur zakone të dëmshme ushqyerjeje dhe ata do të jenë të rrezikuar për të zhvilluar kancerin në vitet e mëvonshme në jetë, thonë shkencëtarët. Në vend të proshutave dhe kremviçeve, ata rekomandojnë alternativa të shëndetshme si peshk, djathë, mish pule apo viçi pa dhjamë.
Shkencëtarët tregojnë se në Britaninë e Madhe, rreth 3700 raste të kancerit të zorrëve mund të parandalohen, nëse të gjithë do të hanë më pak se 70 gramë mish të përpunuar në javë, që është e barabartë me tre feta të holla proshute. Fondi Bamirës i Kërkimeve Botërore mbi Kancerin thotë se është e rëndësishme të shmanget ky lloj ushqimi që në fëmijëri. Craze Marni në këtë fondacion ka thënë: “Është më mirë t’u ngulisim në kokë fëmijëve, se të hash proshuta e sallame është më e dëmshme, sesa të mos e hash vaktin fare”.
Por studiuesit theksojnë, se paralajmërimi është për mishin e përpunuar në fabrika, që përmban kimikate kancerogjene dhe nuk është fjala për mishin, që përpunohet në shtëpi, edhe pse nuk duhet tepruar as me mishin e gatuar në shtëpi. Sasia e rekomanduar është deri në 500 gramë mish (peshë e gatuar) në javë. Kjo do të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve kur fëmijët të rriten. “Në vend të proshutave, futni në bukën e fëmijëve më shumë lloje perimesh të freskëta”, rekomandojnë shkencëtarët. Sot ka studime të shumta, që e konfirmojnë se mishi i përpunuar është i pasigurt për konsum njerëzor! Atëherë pse këto produkte janë ende në raftet e dyqaneve tona ushqimore? Kjo është një pyetje, që mund ta bëjë çdo fëmijë. Kjo ndodh për shkak se direktivat e shkencës nuk vihen në jetë. Shkencëtarët bëjnë shkencë, por ata nuk bëjnë ligje. Ata e kanë thënë, se ndërsa mishi është thjesht mish, pra me vetëm një përbërës, mishi i bërë sallam, nuk është më vetëm mish. Në shumicën e rasteve ai ka nitrate,- që quhen konservantë dhe që e bëjnë të qëndrojë në banak frigoriferik me muaj pa u prishur. Por nitratet janë kancerogjenë…
Studimi– Fëmijët që hanë më shumë se 12 sanduice apo doner apo sufllaqe në muaj kanë 9 herë më shumë rrezik për të zhvilluar leuçemi”, sipas një studimi epidemiolog të raportuar nga organizmi USC. Dy raporte të tjera thonë se fëmijët e lindur nga nënat, që hanë të paktën një sanduiç në javë gjatë shtatzënisë rritin dyfish rrezikun për tumor të trurit të foshnjave që do të lindin.
Cilat janë kimikatet e rrezikshme në mishin e përpunuar?
Nitrat Sodiumi: Është përdorur në përpunimin e produkteve të mishit, si proshuta, hamburger, mish i paketuar kutie etj. Nitrat natriumi është edhe ngjyrosës edhe aromatizues, si dhe një ruajtës për produktet e mishit. Kjo e bën mishin më tërheqës për konsumatorët. Ai duket rozë dhe jo kafe. Rreziqet që lidhen me konsumin e ushqimit me nitrate janë të mëdha: Gëlltitja e nitrat natriumit formon nitrosaminë, substanca kimike që nxisin qelizat kanceroze. Nitrosamina mund të shkaktojë kancer të zorrës së trashë, kancer të pankreasit etj. USDA- Departamenti i Bujqësisë i Amerikës, u përpoq për të ndaluar përdorimin e nitrat natriumit në vitin 1970, por ndeshi në kundërshtimin e industrisë së mishit në SHBA. Dëme të tjera që shkaktojnë nitratet në sallame, proshuta, hamburger e mish kutie janë vështirësi dhe ankth në frymëmarrje deri helmim të mushkërive, acarim të lëkurës dhe skuqje. Kur lëkura thith kimikate, helmon organet e trupit. Kimikatet në proshuta japin dhimbje barku, të përziera ose të vjella, konvulsione dhe koma.
Msg – monosodium glutamate: Ky është kimikati i dytë më i rrezikshëm. Shtohet për të rritur shijen në mish. Ai është një toksinë (helm), që shkakton çrregullime neurologjike si migrena, dhimbje koke, sëmundjen Alzheimer tek gjyshërit, humbjen e kontrollit të oreksit, obezitet dhe sëmundje të tjera të rënda.
Kripë e përpunuar: Mishrat e përpunuar në fabrikë përmbajnë shumë kripë, që është e lidhur edhe me problemet ushqyese, edhe me presionin e lartë të gjakut. Kjo është një arsye që presioni i lartë i gjakut është shfaqur edhe tek fëmijët. Madje “American Heart Association” (Shoqata Amerikane e Zemrës) rekomandon “që të gjithë fëmijët të kenë matje vjetore të presionit të gjakut. Zbulimi i tensionit të lartë që në fillim do të trajtojë dhe përmirësojë shëndetin e fëmijës.”
Ndotja në mish: Mishi që është rritur jo-organikisht gjithashtu mund të jetë i ndotur me metale të rënda, pesticide nga ushqimi që kafshët konsumojnë dhe nga substanca të tjera të rrezikshme.
Mëngjeset e gabuara
Nënat mendojnë se çdo gjë, që është në rraftet e dyqanit, është ushqim. Por studiuesit mendojnë ndryshe. Ata thonë se nga këto të ashtuquajtura ushqime në supermarket, ne marrim 90.000 toksina. Proshutat dhe salçiçet, patatet e skuqura ose patatinat, moltot, çokokremet, reçelrat e shpeshtë, çibukët, buka e bardhë apo gjoja e zezë me miell të rafinuar, keku, biskotat, amaretat, lëngjet e frutave të fabrikuara me esenca, kanaçet e gazuara, picat dhe sanduiçet- këto ushqime jo vetëm i bëjnë fëmijët mbipeshë, por ato i bëjnë më të prekshëm kur rriten, nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundjet e mëlçisë etj. Këto ushqime ulin aftësitë mendore dhe rezultatet shkollore të fëmijëve. Studimet e reja kanë treguar se fëmijët që hanë shpesh hamburger dhe proshuta, janë më të rrezikuar nga kanceri i gjakut (leucemia). Shkencëtarët kanë gjetur si shkak të saj ushqyerjen e gabuar të fëmijëve.
Studiuesit thonë se ushqimi i mirë është i rëndësishëm për kockat dhe për sytë e fëmijëve. Ëmbëlsirat kanë shumë kalori dhe nëse nuk i digjni, sheqernat do të kthehen në yndyrna, që do t’ju dhjamosin. Sheqeri ju prish dhëmbët. Ndonjëherë ju keni nevojë për ndonjë ëmbëlsirë, pasi mund të keni keni vrapuar fort, por edhe në këtë rast, më mirë do të ishte të pinit lëngje frutash të shtrydhura, që kanë sheqer natyral. Qelizat e trupit duan energji, qelizat e trurit, edhe ato. Energjinë ua jep sheqeri. Por sheqerin për të cilin kanë nevojë, e marrin përmes ushqimeve të tjera. Ndërsa sheqeri i bardhë, me sasi është vështirë të digjet si karburant. Kur ai nuk digjet, bëhet problem. Ju nuk mund të përqëndroheni në mësime, nuk mbani mend shpjegimin, sepse sheqeri është provuar që ul kujtesën, madje edhe tek fëmijët. Sheqeri i bën disa fëmijë hiperaktivë, disa të tjerë, agresivë. Kur ndjeheni të lodhur dhe sytë po ju mbyllen e nuk mund të qëndroni mbi libra, është më mirë të merrni një sy gjumë. Kur jeni lodhur duke luajtur, jepini trupit pushim dhe mos i jepni pije energjike, pasi këto kanaçe në fillim japin energji, pastaj trupi lodhet dhe më shumë. Kurrë mos e stimuloni trupin me koka-kola etj, pasi ai po kërkon pushim dhe jo stimulim.
Studimi për implikimet e dietës së papërshtatshme tek fëmijët me leucemi
Fëmijët me leuçemi limfoblastike akute janë në rrezik të ngritur për sëmundshmëri të lidhura me ushqimin, si gjatë terapisë ashtu edhe pas saj.
Një studim i përbashkët nga disa qëndra studimore nga Kanadaja dhe SHBA, tregon se gjatë 50 viteve të fundit, mbijetesa e përgjithshme për fëmijët dhe adoleshentët me leuçemi limfoblastike akute (ALL) është rritur nga 10% në më shumë se 90%. Përkundër përmirësimit dramatik në shkallët e kurimit, efektet toksike të lidhura me trajtimin, mbesin një problem i rëndësishëm. Fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë një spektër të sëmundjeve ose çrregullimeve të lidhura me ushqimin gjatë dhe pas trajtimit. Për shembull, një përmbledhje e vogël retrospektive raportoi se gjatë fazës fillestare të terapisë, gati 35% e fëmijëve dhe adoleshentëve zhvillojnë hipertrigliceridemi. Deri në 68% të të mbijetuarve kanë masë të ulët kockore, një përqindje më e lartë se ajo e popullatës së përgjithshme. Megjithëse masa e ulur e eshtrave është kryesisht për shkak të trajtimit me kimioterapi për leuceminë limfoblastike, studimet kanë sugjeruar që mangësitë e ushqyesve nga dietat gjithashtu mund të kontribuojnë në sëmundshmërinë e kockave. Autorët Tylavsky et al. raportuan se më pak se 30% e të mbijetuarve plotësonin marrjen e rekomanduar të lëndë ushqyese për metabolizimin e tyre për kockat, kjo ishte më e ulët se sa raportohet në popullatën e përgjithshme. Për më tepër, ekzistojnë gjithashtu të dhëna që sugjerojnë se modifikimi i dietës mund të ketë një efekt në zhvillimin e toksicitetit të lidhur me terapinë. Leucemia limfoblastike gjithashtu është përshkruar si një “gjendje pre-obeze” bazuar në rritjen e numrit të pacientëve që zhvillojnë trashje gjatë dhe pas trajtimit me kimio. Ndikimi i mbipeshës nuk është i parëndësishëm. Meta-analizat e fundit zbuluan se prania e obezitetit në diagnozë është një tregues i dobët prognostik tek fëmijët dhe të rriturit me leuçemi. Në fëmijët me leuçemi, ata të klasifikuar si mbipeshë kanë një rritje të rrezikut të vdekshmërisë 35%, në krahasim me ata që nuk janë mbipeshë. Më e rëndësishmja, disa studime kanë sugjeruar që përmirësimi i nën-ose mbipeshës gjatë terapisë eliminon peshën si një faktor që ndikon në uljen e shansesve të mbijetesës.
Deri më tani, nuk janë kryer studime të mëdha, dietike, në një popullatë pediatrike homogjene me kancer. Për më tepër, shumë nga të dhënat e publikuara për marrjen e dietave në kancerin e fëmijëve janë kryer në studime të vogla, pa përfundime domethënëse. Këtyu paraqitet studimi më i madh dietik i realizuar tek fëmijët dhe adoleshentët që marrin terapi citotoksike në një regjim me një trajtim të vetëm për një diagnozë të vetme.
Klasifikimi i marrjes së dietës
Futja e referencës dietike (DRI) është udhëzuesi më i përdorur për përcaktimin e përshtatshmërisë së dietave individuale dhe kolektive. Në këtë studim, dietat e fëmijëve me leucemi akute limfoblastike u krahasua me vlerat e përcaktuara nga DRI-të e Institutit të Mjekësisë, Akademia Kombëtare e Shkencave. Për kaloritë, vlerat e referencës për marrjet dietike u llogarit për secilën kategori moshe dhe seksi duke supozuar një nivel aktiviteti të ulët. Futja kalorike për secilin pacient u klasifikua në katër grupe: 1) nën- kalori, kur dieta jep 10% më pak kalori se vlerat e rekomanduara; 2) konsumi i kalorive afër vlerave të rekomanduara 3) konsumi i tepërt i kalorive që tejkalojnë vlerat e rekomanduara nga 10% në 24%; dhe 4) konsumi i kalorive që tejkalojnë vlerat e rekomanduara më shumë se 25%.
Futjet dietike për yndyrnat, proteinat dhe karbohidratet u klasifikuan si përqindje e kalorive totale të makroushqyesve.
Ky studim është i pari i kryer në një grup të madh të fëmijëve dhe adoleshentëve, që marrin një trajtim të njëjtë për leuceminë limfoblastike. Studiuesit zbuluan se fëmijët dhe adoleshentët me leucemi kishin nivele më të larta se norma ose më të ulëta të zinkut dhe kjo mund të ketë rëndësi klinike për zhvillimin e infeksioneve, një ndërlikim serioz i trajtimit me kimioterapi të leucemisë. Ndërsa marrja e tepërt e zinkut e lidhur me toksicitetein kërkon hetim të mëtjeshëm, pasi deri në 60% e të anketuarve ishin mbi nivelet e RDA për këtë lëndë ushqyese. Më në fund, implikimi klinik i kombinimit të konsumit të ulët të kalciumit dhe vitaminës D është i lidhur me zhvillimin e dobët të kockave dhe humbjen e kockave.