Historia e dokumentuar e gruas, skizofrene kronike, që endej prej 10 vitesh në Psikiatri dhe që u kthye në një grua të hijshme
Gjigandi kanadez, Dr.Hoffer: Vitaminat B shërojnë përgjithnjë skizofreninë
Nga ABRAM HOFFER

“Pacientët kronikë përgjigjen më ngadalë në trajtim. Kjo mund të zgjasë deri në dhjetë vjet, para se të vihet re përfitimi maksimal. Pas një studimi të kohëve të fundit tek një mostër e vogël me rreth 500 pacientë kronikë nën kujdesin tim, unë arrita në përfundimin, se rimëkëmbja më e madhe ka ndodhur rreth 5-7vjet pasi trajtimi ka filluar” – shkruante Hoffer më 1994. “Në qoftë se, për ndonjë arsye, trajtimi është ndërprerë shumë shpejt, efekti terapeutik optimal nuk do të shihet. Një nga ankesat e mia rreth spitaleve psikiatrike është se, në rastet e rralla kur pacientët e mi janë pranuar, atyre menjëherë u është ndaluar programi im, janë trajtuar me mjekim tjetër dhe kur ata janë kthyer tek unë, kam filluar gjithçka nga e para. Kjo ndërpret trajtimin e këtyre pacientëve dhe vonon shërimin e tyre.”
Ky rast tregon ritmin e ngadaltë të rimëkëmbjes dhe rezultatin përfundimtar të lumtur
Lena erdhi për herë të parë tek mua në tetor 1988 me babain e saj. Kur ata dolën nga zyra ime, përshtypja ime e parë ishte se ajo ishte një skizofrenike kronike. Kam marrë të dhënat e para nga babai i saj, pasi ajo nuk ishte në gjendje të më thoshte asgjë. Babai i saj u ankua, se ajo pati nishane të pazakontë në lëkurë dhe duart e saj djersiteshin kur gëzohej. Prindërit e saj ishin të befasuar kur në klasën e gjashtë u thanë, se ajo nuk ishte në gjendje për të mësuar. Prej atëherë e tutje, ajo shkoi në klasa të veçanta. Rreth një muaj para se ta takoja për herë të parë, ajo kishte rënë në gjumë në karrigen e saj dhe e kishte kaluar natën aty. Prindërit e kishin zgjuar. Ajo i akuzoi ata, se po përpiqeshin ta mbysnin dhe u largua me vrap. Policia e kapi dhe ajo shkoi në shtëpi me prindërit. Provimi shtetëror mendor zbuloi vetëm se ajo ishte njeri paranojak. Unë arrita në përfundimin se ajo ishte një person me çrregullime të pranishme nga fëmijëria.
Unë i dhashë një kurë me Niacinamide 1 gram pas çdo vakti, të njëjtën sasi të vitaminës C, Pyridoxine (Vitamina B6) 250 mg çdo ditë dhe Zink Gluconate 50 mg çdo ditë. Gjashtë muaj më vonë, lëkura e saj ishte normale, ajo ishte më pak në depresion, kishte më shumë besim në veten e saj dhe ishte më e lehtë për të komunikuar me të. Ajo nuk ishte më paranojake.
Gjatë korrikut 1988 ajo kishte qenë pranuar në spital. Ajo ankohej se dëgjonte zërat e babait të saj ose nënës, kur ata nuk ishin të pranishëm. Ajo kishte filluar në doza të vogla thioridazine. Vajza u pranua përsëri në mars 1990 pasi nëna e saj e kishte këshilluar të ndalonte qetësuesit. Ajo u shtrua për herë të fundit në mars 1990 për 7 ditë. Ishte trajtuar me të njëjtin program me vitaminë dhe thioridazine 300 mg në ditë, kjo është doza mesatare për këtë qetësues. Ajo nuk dëgjonte më zërat e prindërve të saj. Deri në fund të 1990, unë kam qenë në gjendje t’i zvogëloj ilaçet në 100 mg në ditë. Deri në fund të 1991, ajo ishte mirë dhe punonte me kohë të pjesshme. Kishte qenë e lirë nga zërat. Në prill 1992 ilaçi u ul në 75 mg. Ajo ishte e gëzuar në njëjtën punë, duke ndejtur së bashku edhe me punëtorët e shokët e saj. Në janar 1993 ajo arriti në 25 mg të medikamentit qetësues plus vitamina. Ajo ishte më pak e fjetur, e gëzueshme dhe shumë më tepër komunikuese. Por në fund të 1994-s e rriti dozën në 50 mg. Në fillim të 1996 ilaçet ishin poshtë 25 mg në ditë. Ajo erdhi për të më parë në korrik 1996 dhe ishte shumë e ngazëllyer. Ajo ishte e lirë nga të gjitha simptomat. Solli me vete rezultatet e testit të saj të matematikës që e kishte bërë 100%. Ajo me krenari më tregoi certifikatën që kishte marrë për performancën e shkollore. Ajo më tha se ishte shumë e lumtur, sepse për herë të parë në shumë vite, prindërit e saj mund ta gëzonin në shoqërinë e njëri-tjetrit përsëri.
Gruaja që kisha parë 8 vjet më pare, nuk ekzistonte më. Ajo ishte shndërruar nga një grua e sëmurë që kishte pamjen e një personi të vonuar siç përdoret për të portretizuar në libra të vjetër të psikiatrisë, në një grua të re, të veshur mirë dhe me një të folur të lirshëm. Ajo ishte e gëzuar që vinte në zyrë dhe veçanërisht përshëndeste sekretaren time dhe merrte një përqafim nga ajo. Unë mendoj se ajo është rritur…”
Kriteret e mia, që masin shërimin e pacientit, janë shumë të thjeshta:
- Nuk duhet të ketë simptoma dhe shenja të sëmundjes
- Pacienti sillet mirë me familjen
- Pacienti sillet më mirë me komunitetin
- Pacienti është në gjendje të punojë
Nga spitalet në rrugë, drama e re e të sëmurëve mendorë
Skizofrenia mbetet një nga sëmundjet më të rënda kronike duke sulmuar 1-2% të popullsisë. Dyzet vjet më parë pacientët që vuanin nga skizofrenia zinin gjysmën e të gjithë shtretërve te spitalit psikiatrik dhe një të katërtën e të gjithë shtretërve të spitalit. Sot, shumica e spitaleve mendore janë mbyllur, por ata nuk janë zhdukur. Duke refuzuar të pranojnë pacientë dhe me shkarkimin e tyre para se të jenë të gatshëm për jetesë të pavarur, ata konvertojnë komunitetin në një spital mendor. Rreth gjysma e njerëzve të pastrehë në rrugët tona janë skizofrenë, shumë prej të cilëve kanë qenë të trajtuar në spitale mendore apo repartet psikiatrike, të trajtuar me qetësues, dhe pastaj të lënë të qëndrojnë vetëm. Dallimi kryesor është se më parë ata trajtoheshin në spitale të përshtatshme, të cilat ofronin strehim, ushqim, kujdes pleqsh dhe disa kujdese të tjera mjekësore. Pacientët ishin të mbrojtur nga shoqëria dhe shoqëria ishte e mbrojtur nga pacientët më të dhunshëm dhe agresivë. Këta pacientë kishin pak liri personale. Sot, spitali modern mendor, i cili është në rrugë, shtëpi pleqsh, jetimore dhe kështu me radhë, ofron qetësues, nuk i kushton vëmendje ushqimit, siguron pak strehim dhe nuk ofron mbrojtje për pacientët dhe për shoqërinë.
Kur psikiatrit e diagnostikonin homoseksualitetin, si çrregullim të personalitetit
John Conolly, shefi i një spital psikiatrik në Angli shkroi indikacionet në librin e tij “Çmenduria e vërtetë”. Përkufizimi i tij ishte i qartë dhe elegant dhe është përkufizimi më i mirë i kësaj gjendje. Sipas tij ajo ishte një sëmundje e perceptimit të kombinuar me një paaftësi për të treguar nëse këto ndryshime perceptuese ishin të vërteta apo jo. Unë kam përdorur këtë përkufizim që atëherë dhe më duket më i vlefshmi. Por për fat të keq, psikiatrit amerikanë nuk e dinë këtë përkufizim dhe përdorin përkufizimin nga E. Bleuler. Përkufizimi i Dr Bleuler e përkufizonte skizofreninë nga prania e çrregullimit të mendimit, me shumë pak theks tek ndryshimet perceptuese. Kjo ende mbetet bazë për diagnostikimin.
Unë gjithashtu u bëra i vetëdijshëm shumë vite më parë, se diagnoza varion si ndryshimet në modelet e veshjeve. Kështu, në fillim të 1950-së psikiatrit nën ndikimin e psikoanalizës nuk do diagnostikonin me skizofreni, nëse nuk kishte prova të homoseksualitetit latent. Mbaj mend se në një konferencë klinike për psikiatrit u paraqit rasti ku ishte diagnostikuar pacienti si skizofren dhe pastaj u shtua se ai ishte homoseksual. Gjatë diskutimit pyeta, nëse pacienti kishte qenë ndonjëherë në të vërtetë homoseksual. Mjeku i tij u përgjigj se ai nuk ishte, por shtoi se duhet të jetë një homoseksual i fshehur, sepse Frojdi kishte deklaruar që kjo ishte baza për skizofreninë paranoide (shqetësim personaliteti).
JO MË SËMUNDJE MENDORE!
Avantazhet e mjekimit ortomolekular, domethënë mjekimi me shumë vitamina
Qetësuesit ulin simptomat e të sëmurëve dhe sëmurin njerëzit normalë, pra nuk ka se si shërojnë
Kimioterapia psikiatrike është ekuivalente me kimioterapinë e praktikuar nga onkologjistët për format më të mëdha të kancerit; ajo bënë shumë-pak mirë dhe shkakton shumë dëm. Kimioterapia psikiatrike i lë pacientët për të ardhur keq, me një zgjedhje të mjerë: Ose të mbeten skizofrenë pa marrë këto barna për zvogëlimin e vuajtjeve, ose të vuajnë nga efektet e qetësuesve
Një nga avantazhet e regjimit ortomolekular (mjekimi me superdoza vitaminash) është që pacientët janë më të qetë, ata nuk vuajnë efekte të mëdha anësore dhe kur marrin ilaçe qetësuese, sepse efektet anësore janë të minimizuara ose shmangen nga vitaminat. Me këtë regjim, ata kanë nevojë për doza të vogla ilaçesh. Është shumë e rëndësishme të shmangen efektet anësore të mjekimit. Efektet anësore mund të ketë qenë një faktor kryesor në karrierën kriminale të Manley Eng, që e detyruan atë të qëndrojë në burg për 11 vjet. Z. Eng ishte fajtor për zjarrvënie dhe është zbuluar të jetë skizofrenik. Ai refuzoi të marrë ilaçe sepse i shkaktojnë fjetje dhe tronditje (Ëested, 1996.) Unë kam parë pacientë të shumtë, që nuk mund të merrnin në vazhdim mjekim, për shkak të efekteve të rënda anësore.
Kjo anekdotë ilustron pikat e mëposhtme:
1) Pacientët kronikë duhet të trajtohen me durim dhe vazhdimisht me mbështetje të përshtatshme.
2) Një kombinim i ilaçeve dhe terapive ushqyese kombinon avantazhet e efektit të shpejtë të ilaçeve dhe efektin e ngadaltë kurativ të ushqimit.
Skizofrenët vuanin më parë jashtëzakonisht nga injoranca për këtë sëmundje të refuzuar nga shoqëria, dhe ata vuajnë sot nga refuzimi i psikiatërve për të shqyrtuar një trajtim shumë më të mirë të quajtur ‘terapi ortomolekulare’. Ilaçet moderne, kryesisht qetësues, janë shumë të dobishëm në përmirësimin e simptomave të sëmundjes, por vetëm, ato nuk mund dhe nuk çojnë në shërim. Kimioterapia psikiatrike është ekuivalente me kimioterapinë e praktikuar nga onkologjistët për format më të mëdha të kancerit, ajo bën shumë-pak mirë dhe shkakton shumë dëm. Kimioterapia psikiatrike i lë pacientët për të ardhur keq, me një zgjedhje të mjerë: Ose të mbeten skizofrenë pa marrë këto barna për zvogëlimin e vuajtjeve, ose të vuajnë nga efektet e qetësuesve.
Qetësuesit krijojnë një dilemë të madhe për pacientët dhe psikiatrit e tyre. Merreni me mend, tek pacientët, ata ndihmojnë të zvogëlojnë frekuencën dhe intensitetin e simptomave, por nëse u jepen njerëzve normalë, i bëjnë të sëmurë. Nën regjimin komunist në Rusi, disidentët ishin të mbyllur në spitale mendore dhe u jepeshin qetësues. D.m.th. ata persona që nuk pajtoheshin me sistemin, këta njerëz u bënë psikopatë nga qetësuesit. Kur pacientëve u janë dhënë të njëjtat barna, ata fillojnë që të përmirësohen, simptomat e tyre lehtësohen në një farë mase, ata ndihen më rehat dhe familjet e tyre shpresojnë se do të shërohen përsëri. Por sapo ata bëhen më mirë apo më normal, ata fillojnë t’i përgjigjen këtyre ilaçeve si të ishin normalë, d.m.th ata sëmuren. RRETHI VICIOZ! Qetësuesit shkaktojnë simptoma psikiatrike dhe fizike. Simptomat psikiatrike janë apati, indiferencë, përqendrim i dobët dhe probleme të kujtesës, që pacientët nuk mund të studiojnë dhe të mësojnë, përkeqësimi i personalitetit dhe pamundësia për të qendruar pa mbikëqyrje. Nga ana fizike, ata zhvillojnë lloje të tjera të kushteve neurologjike, impotencë, shëndoshje dhe probleme të lëkurës. Shumë prej pacientëve preferojnë të jenë psikotikë, në vend që të vuajnë pasojat e kundraindikacioneve . Terapia Ortomolekulare i ofron pacientëve një zgjedhje të tretë për t’u bërë normal.
Historia e Elizabeth, pacientja e dr.Hoffer, që vuante nga depresioni dhe u shërua në disa muaj
Si u shërua pacientja, që kishte tentuar 12 herë të vetëvritej
Elizabeth kishte qenë një nxënëse shumë e mirë duke me nënta dhe dhjeta, një atlete e mirë, ishte e kënaqur me shkollën dhe me familjen e saj. Gjatë intervistës time të parë, ajo u ankua se kishte qenë në depresion dhe e shqetësuar për katër vjet. Një ekzaminim shtetëror mendor zbuloi një larmi të madhe të simptomave perceptuese duke përfshirë dëgjimin e zërave dhe pasjen e vegimeve. Paraqiste dhe ndryshim në perceptimin e shijes, nuk mund të tregonte diferencën nga aluçinacionet dhe fenomenet reale. Në testin për skizofreni, ajo pati pikë jashtëzakonisht të larta, shanset për të qenë skizofrenike ishin mbi 90%. Unë fillova kurën e saj me Niacin (Vitaminë B3) 500 mg, acid Askorbik (Vitaminë C), 1 gramë, piridoksin (Vitamina B6) 250 mg një herë në ditë dhe sildenafil zink 50 mg një herë në ditë. Terapia Ortomolekulare përfshin përdorimin e kombinuar të dietës ushqyesve në sasi optimale dhe ilaçeve të nevojshme.
Që nga koha kur e takova Elizabetën, për herë të pare, ajo ka qenë vetëm njëherë për vizitë tek Departamenti i Emergjencave të Spitalit. Ndërsa më parë: Në vitin 1992 kishte shkuar në urgjencë 6 herë. Në vitin 1993, 12 herë për mbidozë të ilaçeve. Në vitin 1994 u paraqit 16 herë dhe kaloi 95 ditë në spital. Në vitin 1995 është paraqitur 16 herë me 2 overdoza ilaçesh. Pesëdhjetë vizita në shërbimet e emergjencës gjatë një periudhe katër-vjeçare me 12 tentativa për vetëvrasje dhe një total prej 101 ditësh shtrimi në spital. Ajo filloi trajtimin ortomolekular më 18 dhjetor të vitit 1995 dhe që nga ky moment, është parë vetëm një herë në shërbimet e urgjencës. Pasi pacientja u diagnostikua si duhet, kjo çoi në trajtimin korrekt ortomolekular dhe ajo ishte pothuajse normale brenda disa muajve. Nga një person i deklaruar i papërshtatshëm (çrregullim personaliteti), i cili kishte pësuar depresion dhe migrena të rënda, dhimbje koke, ajo u bë personi normal që kishte qenë para se të sëmurej, e lirë nga migrena, e lirë nga depresioni. Ajo është edhe më e aftë për t’u kujdesur për fëmijët e saj.
“Disa vite më parë, ndërsa isha ulur në drekë me Dr. Abramit Hoffer, mora disa pilula vitamine. Dr. Hoffer u përkul drejt meje dhe tha: “Ju e dini që do të jetoni shumë më gjatë, në qoftë se i merrni ato”. Ai shtoi: “Ju garantoj per këtë. Nëse nuk është kështu, kthehuni dhe më thoni.”-Linus Pauling, babai i Mjekësisë Ortomolekulare dhe i Vitaminës C
Duhen rreth dy gjenerata, para se një ide me të vërtetë e re mjekësore, të pranohet. Ndoshta në rastin e terapisë me vitamina, duhen tre breza. Idetë e mëdha në mjekësi apo kudo tjetër, nuk janë kurrë të dukshme vetëvetiu.-Dr. Hoffer, Themelues i Mjekësisë Ortomolekulare në Psikiatri
BIOGRAFI
Kush është Dr. Hoffer dhe teoria e tij ortomolekulare
Abramit Hoffer ka lindur në Saskatcheëanin jugor, Kanada, në 1917. I interesuar fillimisht për bujqësinë, Hoffer fitoi një bachelor shkencor dhe një diplomë master në kimi bujqësore nga Universiteti i Saskatchëan. Pastaj mori një bursë pas-universitare në universitetin e Minesotës. Aty zhvilloi testet për nivele të ndryshme të niacinës (Vitamina B3) në një laborator të produkteve të grurit. Hoffer fitoi një doktoraturë në biokimi në 1944, në të cilën përfshihej studimi i vitaminave (veçanërisht vitaminat B dhe efekti i tyre në trup) dhe me një interes në të ushqyerit shkoi për të studiuar Mjekësi në Universitetin Manitoba në 1945. Hoffer mendonte se biokimia dhe fiziologjia e njeriut mund të përdoreshin në vend të mjekësisë tradicionale. Ai hipotezoi se tek skizofrenët mund të mungonte aftësia për të hequr nga truri i tyre halucinogjenin e quajtur adrenochrome catecholamine metabolitit. Hoffer mendoi se vitamina C mund të përdoret për të reduktuar adrenochromin dhe Vitamina B3 mund të përdoret për të parandaluar kthimin e hormonit noradrenalinë në adrenalinë. Hoffer e quajti teorinë e tij ” hipoteza adrenochrome”. Në 1950-n Abramit Hoffer u bë drejtor i kërkimeve psikiatrike për Departamentin e Shëndetit Publik të Saskatcheëan. Ai ka qenë themelues i Fondacionit Kanadez të Skizofrenisë e më pas i Fondacionit Ndërkombëtar të Skizofrenisë. Qëllimi kryesor ishte të studionte shkakun e kësaj sëmundjeje dhe të gjente një trajtim më të mirë. Kjo metodë quhet “Mjekësi Ortomolekulare”. Mjekësia Ortomolekulare ka për qëllim të rivendosë mjedisin optimal të trupit, duke korrigjuar pabarazitë apo mangësitë në bazë të biokimisë individuale, duke përdorur substancat natyrore të trupit: të tilla si vitamina, minerale, aminoacide dhe acide yndyrore. Termi “ortomolekular” u përdor për herë të parë nga Linus Pauling, në një letër që ai shkroi në revistën ‘Science’ në vitin 1968. Në vitin 1994 Hoffer themeloi shoqatën ndërkombëtare për mjekësinë ortomolekulare, duke e përuruar në Vankuver në prill të të njëjtit vit.