Do bërtas sa të tunden malet! Vitamina B3 shpëtoi tim bir!

Vitaminat shëruan djalin tim me autizëm dhe depresion bipolar

Transformimi i pabesueshëm i Wyatt, që shkatërronte dhe luftonte me fuqinë e tre burrave

Vëmendje!

Ju lutem vini re, kjo histori nuk duhet të interpretohet si këshillë mjekësore. Unë nuk jam një mjeke, unë vetëm dëshiroj të ndaj përvojën time personale me djalin tim në përdorimin e vitaminave. Konsultoni me mjekun tuaj për këshilla mjekësore!

7 nëntor 2010

Unë do të festoj se kjo javë është dy-vjetori i tim biri në përdorimin e megadozave të vitaminave, që e çliruan nga çrregullimi bipolar, autizmi dhe simptomat e çuditshme. Ai peshon 65 £. (29 kg) dhe merr 4000 mg niacin që nuk skuq, 4000 mg vitaminë C dhe 2100 mg Omega-3. Ai gjithashtu ende merr barin Ritalin dhe Clonidine për të fjetur. Wyatt është i ëmbël, i lumtur dhe i shëndetshëm dhe ai kurrë nuk merr ndonjë antipsikotik për të kontrolluar problemet psikotike ose të dhunshme të sjelljes, qëkur ne kemi zbuluar terapinë me niacin. Ne jemi duke jetuar jetën tonë. Nëse dëshironi, lexoni historinë time më poshtë.

***

Djali im, Wyatt, ka lindur normal. Unë nuk kam marrë medikamente, alkool dhe nuk kam pasur probleme gjatë shtatzënisë. Ai ka lindur dy javë me vonesë dhe ishte i bukur. Ai peshonte 4 kg e  45 gr. Unë ndjehesha me fat si nënë, që kisha një fëmijë të përkryer, të shëndetshëm. Asgjë të çuditshme ai nuk kishte treguar në lindje, asnjë shenjë të autizmit apo sëmundjeve mendore. Ai ishtë ‘hajdut’ i heshtur i gëzimit të nënës. Por pikërisht kur ke menduar se jeta jote si prind do të jetë e ndriçuar me këtë fëmijë, një armik i padukshëm vjen për të shkatërruar gjithçka ke ëndërruar…

Emri Wyatt do të thotë “luftëtar trim”. Për mua kjo ishte një zgjedhje e mirë për shkak të përkatësisë sime fetare, dhe une e kam menduar se kjo do të thotë një luftëtar trim për Zotin. Unë besoj se ky emër ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në jetën e Wyatt. Nga dita e katërt e jetës së Wyatt, sytë e tij dukeshin si sytë e një plaku të bllokuar në trupin e një foshnjeje. Shikimi i tij ishte i mprehtë, sikur kërkonte të thyente prangat e këtij organi në miniaturë (syrit). Ai zhvilloi një antipati ekstreme për ta mbajtur në gji. Ai nuk do të pushonte së qari, derisa ta vije në shtrat me shishen e tij të qumështit. Kur ishte 8 muajsh, flinte mbi 8 orë në natë dhe kur zgjohej, nuk qante, por luante me gishtat e tij dhe argëtohej me veten. Ai ishte i zënë me lojën e tij, derisa të vinte sërish orari i ushqimit. Ai ishte një djalë i lezetshëm për të cilin nuk kërkohej ndonjë vëmendje e veçantë.

Shenjat e para të sëmundjes

Problemet e tij filluan rreth 18 muajsh, kur Wyatt nuk donte më të shkonte për të fjetur. Ai ishte i zënë gjatë gjithë kohës. Problemet me gjumin u bënë edhe më keq, kur ai ishte 2 vjeç e gjysmë. Nëse mua më zinte gjumi para tij, ai do të përpiqej të largohej nga shtëpia, largonte çdo objekt që i pengonte rrugën dhe kërkonte diçka për të bërë. Gjumi u bë një betejë e vullnetit. Unë nuk do të përpiqesha ta vë në shtrat deri pas orës 9 të mbrëmjes. Drita e natës, CD me muzikë qetësuese, freskia, Aromaterapia…asgjë nuk punonte tek ai. Ilaçi Benadryl ishte gjithmonë sugjerimi i parë dhe i vetëm i mjekut dhe sigurisht që nuk punonte.

Një mjek më tha që ta mbaj në shtrat pranë trupit tim, por në mënyrë të vendosur, derisa të hiqte dorë nga rezistenca dhe të flinte. Ky ishte vetëm një eksperiment torture për të dy ne dhe që do të zgjaste për orë të tëra, duke luftuar me mua, derisa fëmija të lodhej dhe zemërohej. Më në fund, të lodhur pas javëve dhe muajve të pagjumë, që do të na mbyllte në dhomën e gjumit së bashku, u shtrimë në dysheme para derës rreth orës 11:00 (të mbrëmjes) dhe u përpoqëm për të fjetur me Wyatt-in që luante. Lodhja e një dite nuk mund ta vinte atë për të fjetur 90% të kohës. Ai u bë edhe më shumë hiperaktiv, më nervoz, më agresiv, më sfidues dhe më guxues-djallëzor, çdo ditë e më tepër.

Wyatt gjithashtu bënte gjëra të tilla, si fshihej nën mobilje kur se ishte i trembur, apo për të shmangur disiplinën. Ai ka një shenjë në ballë nga një vidë metalike nën tavolinë, por e çuditshme është se ai nuk ndjente dhimbje. (Shpjegimi i “Mollës”. Disa pacientë me sëmundje mendore, nuk ndjejnë dhimbje fizike, për shkak të prodhimit të ulët të histaminës, ndërsa tek të tjerë, dhimbjet ndjehen shumë, për shkak të mbiprodhimit të histaminës).

Në spiralen e dëshpërimit…

Djali im nisi të tregojë momente me humor të tepruar. Ai shihej i lumtur një minutë, i ndezur në zemërim të çmendur minutën tjetër. Ky cikël përsëritej disa herë në ditë. Unë fillova të pyes, nëse ndoshta ai kishte personalitete të shumta. Ka pasur raste, që pushtohej nga një valë e madhe adrenaline dhe nëse shihje në sytë e tij, ai nuk ishte aty. Sytë e tij ishin të uritur, të vdekur, të frikshëm. Betohem se ka pasur raste, kur ai dukej i demonizuar, me forcën e 3 burrave. Ai luftonte me të gjithë me fuqinë e instinktit. Ai shikonte si një kafshë e egër. Ai filloi të kishte kriza të buta, nisi të shkatërronte gjërat, të shkarraviste dhe dëmtonte dhomat të tëra në një kohë. Unë fillova ta frenoj fizikisht gjatë shkretimit. Wyatt ishte vetëm një fëmijë i vogël, që peshonte 22.6 kg dhe ai mund të luftonte si njeri i sertë dhe kjo do të vazhdonte për një orë ose më shumë. Ndonjëherë, ai dëmtonte veten dhe mua. Nëse jo, ne shpesh do të shkonim në një raund të dytë. Ai po bëhej gjithnjë e më shkatërrues, me sjellje të rrezikshme dhe unë duhej ta frenoja për të parandaluar nga dëmtimi i vetes ose shkatërrimi i shtëpisë. Kam qenë një e burgosur me këtë fëmijë në shtëpinë time. Unë nuk mund të bëja ndonjë gjë tjetër, pa i mbajtur të dy sytë mbi të. Vëllai i tij i vogël ishte pësuesi i vazhdueshëm i abuzimit të dhunshëm nga Wyatt. Kam qenë e zënë ngushtë dhe e turpëruar shumë herë kur e merrja Wyatt me vete në dyqan, pa përmendur rrezikun se mund të largohej çdo moment. Çfarë duhet të bëni, kur keni me vete një fëmijë të dhunshëm 3-vjeçar dhe një më të vogël 18 muajsh? Unë jam ndodhur në situata paragjykuese si nënë, kur në një rast, blerësit më kujtuan se duhet të përdorja zinxhirin për të mbajtur fëmijën tim të sigurt ose të përgjigjesha para ligjit për dëmet e tij.

Depresioni im kur Wyatt nisi dhunën

Unë fillova të ëndërroj se burgu do të ishte një vend shlodhjeje, një pushim i shkëlqyer për mua. Unë mund të ulesha në një qeli të vogël, ku të mos isha përgjegjëse për askënd, të flja dhe të qetësoja zemrën time. Unë fillova të fantazoj për të qenë një e droguar alkoolike apo me droga të tjera, në mënyrë që të mund t’i shpëtoja këtij mjerimi. Tani ju mund të mendoni, se çfarë dreqin jam duke thënë? Nuk ka fjalë për thellësitë e depresionit dhe dëshpërimin që ndjeja. Unë kam qenë vetëm me një fëmijë të egër, të dhunshëm, që nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontrolluar. Ai ishte abuzuesi dhe kërcënuesi i vëllait të vogël, 18 muajsh. Unë mund të shkoja për të punuar për disa orë në ditë, por kurrë nuk mund të pushoja apo të flja, sepse duhet të ndiqja Wyatt nëpër shtëpi, duke u përpjekur për ta mbrojtur. Disa herë mendoja se kisha nevojë të ndiqja disa klasa për edukimin e prindërve, sepse ndoshta duhet të ndryshoja stilin tim prindëror. Kjo që më ndodhte mua, ishte diçka që unë kurrë nuk e kisha dëgjuar nga ndonjë nënë. Kjo nuk ishte as depresion i paslindjes. Por unë kam qenë në depresionin e shkaktuar nga gjendja e Ferrit, duke mos ditur se si të dal.

Unë fillova të ëndërroj se burgu do të ishte një vend shlodhjeje, një pushim i shkëlqyer për mua. Unë mund të ulesha në një qeli të vogël, ku të mos isha përgjegjëse për askënd, të flja dhe të qetësoja zemrën time. Unë fillova të fantazoj për të qenë një e droguar alkoolike apo me droga të tjera, në mënyrë që të mund t’i shpëtoja këtij mjerimi. Tani ju mund të mendoni, se çfarë dreqin jam duke thënë?

Kura e Dr. Hofferit eliminoi haluçinacionet e fëmijës tim 7-vjeçar dhe sjelljet vrasëse

Në spital psikiatrik, Wyatt u diagnostikua me një formë të rëndë të autizmit. Kur Wyatt erdhi në shtëpi, gjërat ishin më mirë për pak kohë, por u përkeqësuan shpejt. Ai u kthye në spital 10 javë më vonë, kur unë e kapa me një thikë në dorë, gati për të çarë fytin e vëllait të tij. Wyatt kishte haluçinacione, shikonte figura të paqena dhe dëgjonte zëra që i vinin nga brenda…Vendosa të shkoj tek pediatri për të marrë një plan shëndetësor për djemtë. Unë e mora Wyatt-in tek pediatri dhe i tregova sjelljet ekstreme. Sigurisht, mjeku sugjeroi medikamentin Benedryl, të cilin unë tashmë e dija që nuk punonte. Kjo ishte një humbje kohe. Ne nuk kishim nevojë për sugjerime, kishim nevojë për përgjigje. Kam marrë një autorizim nga kompania e sigurimeve për të bërë një vlerësim nga një psikolog, të gjendjes së Wyatt. Ne mbushëm formularët dhe në fund, përgjigja që morëm, ishte kjo: Wyatt u diagnostikua me ADHD, çrregullim bipolar dhe çrregullim opozitar sfidues. Ndjeva lehtësim të menjëhershëm. Sjellja e tij nuk vinte nga edukimi i keq. Tani unë e dija si ta shpjegoja këtë për të tjerët, dhe më e rëndësishmja, si të merrja ndihmë. Ndalesa jonë e ardhshme ishte tek një psikiatër. Në takimin e parë i dhashë diagnozën dhe iu luta për të na ndihmuar që Wyatt të bëhen një djalë disi më normal. Ai na dha ilaçet Depakote dhe Clonidine. Wyatt mund të flinte të paktën 4 orë me Clonidine, dhe në qoftë se isha me fat, ai do të qëndronte në gjumë deri rreth orës 7 të mëngjesit. Depakote ndihmoi pak në fillim, por ne duhet ta rrisnin dozën shumë, që të punonte me të vërtetë. Papritmas unë nisa të marr frymë përsëri, pas 2 vitesh pa ndihmë mjekësore apo sociale. Por vazhdimi ishte tablo e zymtë…

Barnat antipsikotike nuk bëjnë më efekt tek fëmija

Ishte fillimi i moshës 3 vjeç e gjysmë për Wyatt dhe gjatë kësaj kohe unë kam provuar 18 barna të ndryshme tek ai. Kam mësuar se ka medikamente për nivelin e parë dhe të dytë të depresionit bipolar. Shumicën e kohës ne i dhamë medikamente për të dyja nivelet bashkë. Wyatt u bë ‘drogë-rezistent’. Tek ai kurrë nuk kishte efekt vetëm një medikament dhe më është dashur t’i jap kufijtë maksimalë të dozave. Çdo dy javë, unë kthehesha në psikiatri për të ngritur dozat. Asnjë prej tyre nuk ishte më në gjendje për të kontrolluar obsesivitetin ekstrem të djalit tim. Ato thjesht kishin zgjatur kohën e shpërthimit të episodeve të dhunës. Medikamenti Depakote i shkaktoi Wyatt-it dridhje sikur të kishte Parkinson. Risperidon, i kombinuar me Depakote, i shkaktonin djalit dystoni, e cila na dërgoi direkt në spital. Ne kemi qenë në spital dy herë për dystoni dhe një herë për mbidozë medikamenti. Dystonia shkaktonte spazma të ngadalshme dhe paraliza të grupeve të mëdha të muskujve në të gjithë trupin. Kur Wyatt i ndodhi kjo herën e parë, iu paralizuan muskujt e fytyrës dhe fyti. Ai nuk mund të pinte dot as ujë. E dija se alergjitë e medikamenteve mund ta mbyllin fytin fare duke shkaktuar shok anafillaktik dhe pata frikë se kjo po i ndodhte. I quajtur babai i tij dhe unë e çuam në spital, ku stafi na kërkoi listën e ilaçeve që i kishim dhënë fëmijës. Mjekët i kishin dhënë një injeksion venoz rreth një orë më parë, derisa muskujt e tij u kontraktuan, u ngurtësuan plotësisht dhe trupi i tij u harkua pas, ndërsa ai u asfiksua. Falë Zotit, një mjek i ditur ishte thirrur atë pasdite dhe ai na shpjegoi se çfarë po ndodhte. Ai na tha se ky ishte një reagim i medikamentit, i quajtur distoni dhe se fyti i fëmijës nuk ishte me të vërtetë i mbyllur. Atëherë një mjek vrapoi dhe i injektoi 2 lugë Benadryl dhe brenda 10 sekondave, gjendja u ndal. 1 minutë më vonë trupi i tij dukej normal. Ai ishte transformimi më i mahnitshëm që kam parë.

Në spital psikiatrik, Wyatt u diagnostikua me një formë të rëndë të autizmit. Kur Wyatt erdhi në shtëpi, gjërat ishin më mirë për pak kohë, por u përkeqësuan shpejt. Ai u kthye në spital 10 javë më vonë, kur unë e kapa me një thikë në dorë, gati për të çarë fytin e vëllait të tij. Wyatt kishte haluçinacione, shikonte figura të paqena dhe dëgjonte zëra që i vinin nga brenda…

Tentativat vrasëse dhe izolimi i fëmijës në Psikiatri

Rikthehem në momentin para kurës me vitamina…Për sa kohë që Wyatt mori medikamente, bashkë me dozat shtoheshin edhe vitet e ‘Ferrit’, derisa gjërat dolën krejtësisht jashtë kontrollit dhe unë telefonova 5150-n. Ky është një kod i policisë, që do të thotë se këtu kërkohet ndihmë për një person me çrregullim mendor, për ta transportuar kundër vullnetit të tij në një institucion psikiatrik, për shkak se sjellja e tij rrezikon atë vetë dhe/ose të tjerët. Procedura e marrjes së një të mituri është një proces i gjatë që kërkon shqyrtim të vlerësimeve mjekësore dhe sigurimin e një “shtrati” me strukturën e duhur për protokollin e spitalit. Mjekët nuk mendonin se një fëmijë kaq i vogël ka vërtet nevojë për roje të sigurisë në spital, që ata e ofrojnë për rastet e të rriturve. Por pas 5 orësh përpjekjeje me qetësues, u bindën që ishte e nevojshme për ta marrë në spital në kushte izolimi. Më në fund, e morën Wyatt-in me automjetin e gatshëm për në spital psikiatrik. Ajo dukej si një makinë policie e paidentifikuar, me dyert e mbyllura dhe një portë për të ruajtur shoferin nga pasagjeri. Kjo ishte dita më e keqe e jetës sime. Fëmijën tim, që unë e doja, e nisën si një kafshë në një kafaz. Zemra ime ndjehej si e rrëzuar përtokë …

Ndërsa në spital psikiatrik Wyatt u diagnostikua me PVD-NOS, një formë e rëndë e autizmit. Kur Wyatt erdhi në shtëpi, gjërat ishin më të mira për pak kohë, por u përkeqësuan shpejt. Ai u kthye në spital 10 javë më vonë, kur unë e kapa atë me një thikë në dorë, gati për të çarë fytin e vëllait të tij. Wyatt kishte haluçinacione, shikonte figura të paqena dhe dëgjonte zëra që i vinin nga brenda. Tani ai ishte duke treguar tendenca vrasëse. Largimi i tij i dytë me makinën-kafaz drejt Psikiatrisë nuk ka qenë më i lehtë sesa i pari. Këtë herë unë u kërkova mjekëve t’i largonin të gjitha medikamentet, përveç Clonidine për të fjetur dhe medikamentit për hiperaktivitetin, Ritalin. (Shënim i “Mollës së Shëndetit” – Në Amerikë ky medikament i lehtë i jepet një numri të madh fëmijësh, që ndjekin shkollat normale, me qëllim për të ulur sjelljen e keqe dhe për të rritur rezultatet e tyre akademike).

Dita e fatit në jetën time, kur lexova Dr. Hofferin

Ndërsa Wyatt ishte në spital, një mik më postoi disa shkrime të Dr. Abram Hofferit dhe Dr. Andrew Saul. Aty unë mësova në lidhje me provat klinike të Dr. Hofferit, i cili tregonte se si Niacina, kur përdorej në skizofreni, shëronte simptomat psikotike. Isha e habitur, se si kjo mund të ishte kaq e thjeshtë! Unë kurrë nuk e kisha dëgjuar këtë nga mjekët tanë dhe isha e vendosur për të provuar Niacinën tek Wyatt. Wyatt u kthye në shtëpi nga spitali, për Halloween dhe unë fillova t’i jap 500 mg niacinamide (varianti që nuk jep skuqje). Unë nuk e pyeta se si ndihej, sepse nuk doja të merrja përgjigje të rreme. Unë vetëm desha të shoh se si ai do të vepronte. I dhashë 1000 mg ditën e parë dhe e rrita dozën me 500 mg në secilën nga ditët e ardhshme, derisa arriti në 2500 mg/ditë. Në ditën e parë të marrjes së 2500 mg Niacinë, Wyatt u tërhoq mënjanë dhe pëshpëriti në veshin tim: “Mama, unë nuk jam duke i parë më gjërat që shikoja!” Unë isha kaq e gëzuar! Unë i thashë: “Ti do t’i thuash mamit, çdo gjë tjetër që ndodh. Në rregull?” Ai vrapoi jashtë i lumtur. Unë vendosa që Wyatt të qëndrojë në dozën 2500 mg për një javë dhe të shoh nëse rezultatet do të ishin të qëndrueshme. Dy ditë pas kësaj fitoreje të parë, Wyatt u tërhoq mënjanë përsëri dhe më pëshpëriti: “Mama, unë nuk jam duke i dëgjuar më zërat që dëgjoja më parë!” Unë mezi mund t’u besoja veshëve. Këto ishin disa nga fjalët më të ëmbla, që kisha dëgjuar ndonjëherë. E dija se prej atëherë e tutje, Wyatti im, fëmija im të cilin e kisha humbur prej sëmundjes, ishte kthyer tek unë.

                                                                                   Transformimi i Wyatt, si në një përrallë

Wyatt ka pasur vetëm një zemërim të vogël në 11 muajt e fundit të përdorimit të Niacinës. Ky ishte rasti kur ai përdori vetëm 1/4 e dozës së zakonshme. Ndërsa tani Wyatt buzëqesh gjithë kohës. Ai nuk është më i rrezikshëm, mendon në mënyrë të qartë dhe tregon kontroll mahnitës dhe aftësi për të zgjidhur problemet. Ai ka mëshirë për vëllain e tij. Unë tani kam një djalë të vogël 8 vjeç, që më ëmbëlson dhe mban dorën time kur hyjmë në dyqan. Ai më puth dhe më përqafon dhe më tregon se më do. Të gjitha vitet që ishin të humbura, unë ndjej se janë zëvendësuar nga ky djalë i ëmbël, që falë Niacinës, shpëtoi dhe u kthye tek mua. Unë do të bërtas sa të tunden malet. Faleminderit Perëndisë!! Faleminderit për mëshirën tënde, që më lejove mua për të zbuluar “kurën” për djalin tim!

Në ditën e parë të marrjes së 2500 mg Niacinë, Wyatt u tërhoq mënjanë dhe pëshpëriti në veshin tim: “Mama, unë nuk jam duke i parë më gjërat që shikoja!” Unë isha kaq e gëzuar! Unë i thashë: “Ti do t’i thuash mamit, çdo gjë tjetër që ndodh. Në rregull?” Ai vrapoi jashtë i lumtur.’

 Drogat farmaceutike janë të frikshme

Eshtë e panevojshme të thuhet, se drogat (farmaceutike) janë të frikshme. Ato janë të nevojshme në shumë raste, por shumë të frikshme. Unë tani i konsideroj të nevojshme, derisa ju të gjeni një vitaminë ose alternativë homeopatike, që punon për situatën tuaj. Ashtu si jo të gjitha drogat do të punojnë njësoj për të gjithë njerëzit, unë besoj se edhe ju duhet të eksperimentoni me vitaminat, derisa të gjeni kombinimin e duhur për ju. Dhe vitaminat janë shumë më të sigurta. Vitaminat që shkrihen në ujë nuk janë toksike në çdo dozë. Ndërsa vitaminat vajore mund të shkaktojnë probleme, nëse jeni duke përdorur shumë, kështu që bëni hulumtimin tuaj për të gjetur dozën e sigurt për ju.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *