Kjo terapi e panjohur nga mjekët, më riktheu aortën e zgjeruar të barkut, në normalitet!

Unë jam prova e gjallë, se terapia e Pauling punon!

Unë do të doja të ndaja me ju historinë time. Unë kam qenë shtruar në spital në qershor të vitit 2013 për një absces të trurit. Kam pasur një mpiksje gjaku, që krijoi një aneurizëm të aortës së barkut. Ndërsa isha ende në spital, mjekët më bënë një ultratingull, që tregoi se diametri im aortal ishte 4.2 cm i cili u klasifikua shumë anormal.

Kardiologu im ndjeu që kisha nevojë për kirurgji për ta rregulluar atë. E pyeta nëse kishte dëgjuar ndonjëherë për Linus Paulingun dhe për punën që kishte kryer me Vitaminën C dhe ndryshimin e problemeve të zemrës. Natyrisht që ai nuk kishte dëgjuar, por më tha se dëmtimi i zemrës nuk mund të ndryshohej dhe unë duhet të bëja një operacion. I thashë atij se i besoja mendimit të Linus Pauling, pasi kishte marrë një çmim Nobel dhe se dëshiroja të përdorja terapinë e unifikuar të Pauling për sëmundjet kardiovaskulare, duke përdorur megadoza të vitaminës C për të rregulluar problemin e zemrës. Mjeku u tall dhe më tha që të kthehesha për test pas 3 muajve, duke më garantuar se aorta ime do të ishte zgjeruar më tej. Kështu që unë kam ndjekur terapinë e Linus Pauling për 3 muaj. Kur u ktheva për një ultratingull të ri dhe një test rutinë, më thanë se gjithçka dukej mirë, por nuk mund të më jepnin rezultatet, derisa mjeku të kishte shqyrtuar testin. Isha 58 vjeç në atë kohë. Kur më thirrën për rezultatet e testit, personi la një mesazh zanor dhe me zërin e tij, ai tregoi vërtet ngazëllim për rezultatet e mia. Mjeku më tha se ata kurrë nuk kishin parë diçka të tillë më parë. Aneurizmi aortik me një matje të mëparshme prej 4.2 cm ishte reduktuar në 3.2 cm, që ishte brenda intervalit normal të referencës. Mendova se kardiologu im do të ishte i interesuar se si e kisha kaluar një problem të rëndë në zemër. Por ai nuk ishte i interesuar dhe asnjëherë nuk pyeti se si e ndryshova aneurizmin aortal. Gjithsesi unë jam prova e gjallë që terapia e Linus Pauling punon. Unë jam tani 62 vjeç dhe zemra ime është duke u bërë mirë e më mirë.

Greg Owen R. Fonorow, Natyropat Ortomolekular

Pyetje

Hi Greg. Unë jam një i ri i dëshpëruar dhe dua të heq bllokimet e mia të enëve të gjakut. Përveç Cardio-C, çfarë tjetër mund të marr apo të bëj në stilin e jetës, zakonin e të ngrënit etj?

Përgjigje: Ju nuk më keni pyetur, por unë do të përgjigjem gjithsesi. Shtesa si acidi nikotinik (Vimanina B3), taurina dhe karnitina si dhe CoQ10 ofrojnë përfitime shtesë dhe nganjëherë edhe më të mëdha, sesa vetëm terapia e Pauling, për heqjen e pllakave të kolesterolit dhe marrjen e energjisë nga zemra, kur ndodhin ngjarjet kardiovaskulare që mund ta pengojnë zemrën nga marrja e energjisë që i nevojitet. Sa i përket kalcifikimit arterial, nevojitet vitamina D, vitamina K2, vitamina A (lëngu i karotës dhe lëngu i mëlçisë së viçit).

 Formula e Linus Pauling që mbron enët e gjakut

  • Vitaminë C 3000 mg
  • L-lysine 3000 mg
  • Sulfat Chondroitin 1000 mg
  • L-taurine 1000 mg
  • L-proline 500 mg
  • Vitaminë A (retinol palmitate) 8500 IU
  • Vitaminë E (d-alfa- tocopheryl) 422 IU
  • L-arginine 200 mg
  • Vitamina B6 50 mg
  • Magnezi 150 mg
  • Kreatinë 844 mg
  • Vitamina B2 3 mg
  • Acidi folik 400 mcg

Formula Ascorsine-9® zgjat për një muaj në dozën parandaluese të rekomanduar nga Pauling prej 3.000 mg vitaminë C dhe lysine. Dy kavanoza do të ofrojnë dozën e rekomanduar të Pauling për personat me sëmundje të njohur të zemrës, e cila është 6,000 mg vitaminë C dhe lysinë çdo ditë. Kjo formulë është projektuar për t’u përzier me 240 ml ujë, jo me pije me sheqer.

Jo vetëm vitamina pluhur, edhe pilulat punojnë, por në dozat e mëdha farmakologjike të rekomanduara nga Linus Pauling kërkohen shumë tableta. E ndërsa njerëzit moshohen, tabletat thjesht janë të vështira për t’u kapërdirë, plus që përbërësit lidhës në kapsulë mund të shkaktojnë toksicitet në doza të mëdha. Ndërsa formulat pluhur të përziera me pije e bëjnë të lehtë ndjekjen e këshillës së Pauling. Ato janë të këndshme, të ëmbëlsuar me Stevia, nuk kanë mbushës të tjerë, kanë “llojin e duhur” të vitaminës C dhe kanë një rekord të jashtëzakonshëm suksesi.

 

Pyetja e pacientit

Ekzaminimi im ka treguar akumulim të kalciumit në aortën time. Nëna ime kishte një aneurizëm aortal dhe vëllai im më i madh kishte aneurizëm të trurit. Të dy ishin duhanpirës. Ndonëse unë nuk pi duhan, kam shqetësime. Cila nga formulat e Pauling do të ishte më e përshtatshme për këtë: “Heart Technology”, “CardioAde” apo “Ascorsine 9”? Kam lexuar se shtesat si sulfat chondroitin që është përfshirë në Ascorsine 9, si dhe kuercetin, pycnogenol, resveratrol, çaj jeshil, ndihmojnë.

 Përgjigje: Elementi kyç është marrja e vitaminës C, të paktën 10.000 mg nëse mund ta toleroni, në doza të ndara çdo 3 deri në 4 orë. Lysine 6000 mg, gjithashtu në doza të ndara. Ky është protokolli më i rëndësishëm për të forcuar aortën. Megjithatë, nëse kalciumi është një problem, duhet gjithashtu të shtoni vitaminat K1 dhe K2.

Owen R. Fonorow, Naturopat Orthomolekular

 

Terapia që ndalon zgjerimin e aortës

Kardiologu amerikan: “Sipas mendimit konvencional, zgjerimi i aortës është i pandalshëm në vite, por pacientët e mi dëshmojnë ndryshe …”

Nga Dr. William Davis 

Aorta e kraharorit është arteria më e madhe e trupit. Ajo jeton brenda gjoksit duke bërë punën e saj për të dhënë gjak nga zemra në të gjitha arteriet e tjera të trupit. Aorta ndodhet pikërisht nën sternum, fillimisht mbi zemër, pastaj kthehet majtas dhe poshtë drejt barkut, legenit dhe këmbëve. Forcat brenda trupit mund të punojnë për të dobësuar aortën. Kur aorta është dobësuar, ajo zgjerohet. Aortat e zgjeruara gjithashtu priren të rritin pllakën aterosklerotike. Pllaka në aortë paraqet rrezik për goditje dhe mini-goditje (sulme të kalueshme ishemike). Pllaka që thyhet, është e prirur për të qarkulluar deri në arteriet e trurit. Aortat e zgjeruara janë mjaft të zakonshme, veçanërisht në njerëzit me tension të lartë të gjakut dhe anomali të kolesterolit, si dhe ata që janë mbipeshë ose duhanpirës. Metoda më e thjeshtë për të zbuluar një aortë të zgjeruar është me ultratinguj. Mendimi i zakonshëm mjekësor është se, sapo të zgjerohet aorta (3.7 cm ose më e madhe) do të vazhdojë në mënyrë të pashmangshme të zmadhohet me një normë mesatare prej 2.0 mm në vit, duke arritur në 1 cm zgjerim gjatë 5 viteve. Sapo aorta të arrijë 4.5 cm në diametër, ajo klasifikohet si një aneurizëm. Për këtë arsye, diskutimet konvencionale për aneurizmat aortalë të kraharorit thonë të gjithë se “Aortat e zgjeruara duhet të monitorohen çdo vit. Zëvendësimi kirurgjik duhet të bëhet, kur aorta të arrijë një diametër prej 5.5 cm.” Kjo është për shkak se një diametër aortal prej 5.5 cm është i lidhur me gjasat më të mëdha të këputjes. Aneurizmat aortale të prishura janë fatale brenda pak minutash. Shtresa e brendshme e aortës së zgjeruar dhe të dobësuar mund të krijojë një “xhep”, në të cilin mblidhet gjak. Kjo është tronditëse dhe mund të jetë kërcënuese për jetën, nëse nuk ndreqet menjëherë. Kirurgjia për aneurizmat aortale përfshin hapjen e gjoksit dhe zakonisht zëvendësimin e valvulës aortale dhe futjen e një aorte sintetike. Procedura është me rrezik të lartë, veçanërisht nëse përfshihen arteriet e degëve të aortës.

Prandaj, ndërprerja e çdo zgjerimi të mëtejshëm të aortës është me mjaft rëndësi. Mendimi konvencional tek mjekët është se nuk ka asgjë që mund të bëhet për të ndaluar rritjen e pashmangshme të aortës së kraharorit. Nonsens! Ka shumë që mund të bëhet për të ndalur rritjen e mëtejshme të diametrit aortal dhe për të minimizuar, për të mos thënë edhe eliminuar, rrezikun për zhvillimin i një aneurizmi ose çarje të aortës.

Ka dy kategori faktorësh, që bëjnë që aorta të dobësohet dhe të rritet në diametër:

Presioni i brendshëm – Mendoni për presionin e gjakut (BP) si presion të brendshëm në këtë “tullumbace” të aortës. Ulja e “presionit të fryrjes”, pra ulja e presionit të gjakut, zbut efektin e rritjes së diametrit aortal. Unë synoj të mbaj tek pacientët e mi një tension më pak se 130/80, mundësisht 100/70. Ndërsa kjo mund të duket ekstreme nga standardet e dietës moderne, njerëzit që jetojnë një mënyrë jetese natyrale kanë presionin sistolik 90-110 dhe diastolikun 60-75.

Faktorët që dobësojnë muret e aortës – Proceset si inflamacioni, depozitimi i lipoproteinave dhe mangësitë ushqyese punojnë për të dobësuar indet mbështetëse të aortës. Korrigjimi i këtyre faktorëve ndihmon në ruajtjen e murit aortik nga dobësimi, ngadalësojnë ose ndalojnë çdo zgjerim të saj dhe pengojnë formimin e pllakave aterosklerotike.

Hapat përfshijnë:

Korrigjimi i anomalive të lipoproteinave (p.sh., LDL me grimca të vogla dhe lipoproteina (a).

Vini re se kjo nuk është e njëjtë me korrigjimin e anomalive të kolesterolit. Kolesteroli nuk shkakton sëmundje të zemrës; Lipoproteinat- pra proteinat që mbartin lipidet shkaktojnë sëmundje të zemrës. Kolesteroli është vetëm një lehtësi matëse. Matja e lipoproteinave siguron një pasqyrë të mirëfilltë se si mund të dobësohet aorta. Ju duhet të pyesni mjekun tuaj që të urdhërojë në mënyrë specifike këtë test gjaku.

Reduktimi në marrjen e karbohidrateve

Kjo zvogëlon glukozën e gjakut dhe në këtë mënyrë glykacionin ose modifikimin e proteinave, një situatë që shkakton inflamacion. Unë rekomandoj eliminimin e të gjitha produkteve të bëra nga gruri, misri dhe sheqernat, një mënyrë jashtëzakonisht efektive për të korrigjuar LDL me grimca të vogla, HDL e ulët dhe trigliceridet e larta.

Normalizimi i niveleve të vitaminës D

Restaurimi i vitaminës D është i dobishëm për të luftuar reagimet inflamatore në muret aortike që e dobësojnë atë. Unë synoj për një nivel 25-hidroksid vitaminë D në gjak prej 60-70 ng/ ml. Doza e vitaminës D e nevojshme për të arritur këtë nivel ndryshon nga individi në individ, por doza zakonisht varion nga 4000 në 8000 IU vitaminë D në ditë.

Plotësimi me Vitaminë C

Plotësimi i kolagjenit për forcën e murit të aortës kërkon vitaminë C në sasi të bollshme. Një shtesë e thjeshtë (p.sh. 500 mg) vitaminë C me burim natyror, së bashku me perime të bollshme dhe disa fruta, duhet ta bëjë këtë.

Omega-3 nga vaji i peshkut

Vaji i peshkut korrigjon shkaqe të shumta të pllakave arterosklerotike, veçanërisht lipoproteinat që rrjedhin nga trigliceridet e tepërta. Unë përdor një minimum Omega-3 (EPA dhe DHA e kombinuar) prej 1800 mg në ditë ose më shumë. Unë kam pacientë të cilët kanë qëndruar pa zgjerim të mëtejshëm të aortave të tyre të zgjeruara për më shumë se 10 vjet. Ndërsa kjo mund të duket pak e komplikuar, vetëm disa përpjekje si ato të listuara më sipër mund të mbajnë aortën tuaj të shëndetshme.

 

Një vitaminë që parandalon aneurizmën e trurit

Lisa Colagrossi, një gazetare e madhe në WABC në Nju Jork, vdiq nga një aneurizëm i trurit. Një aneurizëm, një fryrje që tregon një mur të dobët arterial, potencialisht mund të parandalohet nga shpërthimi, me doza të larta të vitaminës C. Sipas Shoqërisë së Radiologjisë Intervenuese, 1 në 20 amerikanë kanë një lloj aneurizmi. Si një gomë e mbingarkuar, enët e gjakut dëmtohen gjatë zgjerimit. Është gjetur se pacientët me nivel më të ulët të vitaminës C në gjakun e tyre kanë më shumë gjasa të kenë një aneurizëm. Shumica e njerëzve nuk shfaqin simptoma, siç ishte rasti me gazetaren Colagrossi, e cila sapo arriti të përfundojë një detyrë, ka vdekur. Ndërsa 3% kanë gjakrrjedhje që mund të sjellë pasoja serioze shëndetësore. Shumica e gjitarëve, me përjashtim të njerëzve, e prodhojnë vetë vitaminën C. Megjithatë, njerëzit duhet të mbështeten vetëm në dietë dhe shtesa për të mbajtur nivele të mjaftueshme. Vitamina C ndihmon në formimin e kolagjenit, proteina kryesore strukturore që gjendet në indin lidhës dhe ka një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin arterial. Kolagjeni përbëhet nga disa aminoacide të ndryshme dhe vitamina C. Dr. Sydney Bush, një doktor optometrik në veri të Londrës rekomandon 3000 mg vitaminë C për parandalim në ditë dhe për disa deri në 10 000 mg në ditë. Ai ka treguar ndryshimin e pllakës së arterosklerozës në arteriet e retinës së syrit të pacientëve të tij, me vitaminën C. Doza të larta intravenoze të saj mund të rrisin fuqinë e murit arterial dhe të trajtojnë aneurizmat e trurit.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *