Këto trajtime natyrore janë të mira për të parandaluar trombozat, por pacientët që marrin receta për hollim gjaku, duhet të shmangin përdorimin e njëkohshëm ose të ulin dozat e medikamenteve
Beth Waldron/ dhe Stephan Moll
Pacientët të cilët kanë përfunduar kursin e tyre të rekomanduar për trajtimin me barna antikoagulantë me recetë (kundër mpiksjes së gjakut) janë natyrshëm të shqetësuar për rrezikun e përsëritjes së koagulimit. Ata pyesin: “A ka ndonjë gjë, që unë mund të bëj për të parandaluar trashjen e gjakut në të ardhmen?”
Si ndodh mpiksja e gjakut
Mpiksjet e gjakut të cilat formohen në vena janë të ndryshme nga mpiksjet që ndodhin në arterie. Prandaj, medikamentet të cilat do të parandalojnë dhe trajtojnë ato, janë gjithashtu të ndryshme. Arteriet janë enët e gjakut, që bartin gjakun nga zemra, në këmbë dhe krahë, në organet e zgavrës së barkut dhe në tru. Mpiksjet e gjakut të cilat formohen në arterie, çojnë në goditje në tru, sulm ishemik, sulm në zemër, mpiksje periferike arteriale dhe gangrenë, apo infarkt në organet e brendshme (p.sh. veshkë, shpretkë, zorrë). Ndërsa venat janë enët e gjakut, që bartin gjakun në drejtim të zemrës nga gjymtyrët, barku, truri etj. Mpiksja e gjakut e cila formohet në vena, çon në trombozë vene të thellë (DVT) dhe emboli pulmonare (PE).
Dallimi mes dy formave të mpiksjes së gjakut
Mpiksja e gjakut që ndodh në arterie, është e përbërë kryesisht nga trombocite, me një sasi të vogël fibrine. Trombocitet janë grimca të vogla në gjakun tonë, që na ndihmojnë për mpiksjen. Droga më efektive në parandalimin e mpiksjes arteriale, janë ato që parandalojnë bashkimin e trombociteve.
Ndërkohë, mpiksjet që ndodhin në venat (DVT dhe PE) janë të përbëra kryesisht nga fibrina, me një sasi të vogël të trombociteve. Fibrioni është një proteinë, që merr pjesë në mpiksje, si përshembull, të një plage, së bashku me trombocitet. Shumica e bimëve, vitamina dhe ushqime të shqyrtuara më poshtë parandalojnë mpiksjen e gjakut nga efekti i trombociteve, që do të thotë se ato mund të kenë një rol më të madh të mundshëm në parandalimin e mpiksjes arteriale dhe më pak në mpiksjen venoze.
KUJDES!
Nëse ju jeni duke marrë një antikoagulant me recetë ose medikament anti-trombociteve, të jeni të vetëdijshëm se duke marrë një shtesë natyrore dietetike me përbërës anti-trombotikë, kjo shtesë mund të rrisë veprimin e medikamentit dhe të sjellë me vete rrezikun e gjakderdhjes. P.sh. tre komponimet në hudhër (allicin, adenosine, dhe sulfide parafine) mendohet të ketë veti antitrombocitare dhe parandaluese të koagulimit venoz. Shumë hudhra të marra në kombinim me një antikoagulant me recetë mund të çojnë në gjakderdhje.
Shtojca për parandalimin e mpiksjes
- Salicilate (nga fruta pylli dhe sidomos levore shelgu te bardhe)- anti-pllakëzave të gjakut
- Kumarin (nga tërfili i ëmbël)- antikoagulant
- Vitamina E- anti-trombociteve dhe antikoagulante
- Vitamina D- antikoagulante
- Vaj peshku – anti-trombociteve dhe fibrinolitik
- Hudhra- anti-trombociteve
- Enzima Nattokinase e sojës së fermentuar -Fibrinolitik
- Çokollata e zezë- anti-trombociteve
- Vaj aguliçeje- anti-trombocite dhe antikoagulante
- Lumbrokinase (enzima nga krimbi i tokës)- fibrinolitik
Përkufizime:
- Anti-trombocite = Potencialisht më efektiv për parandalimin e mpiksjes në arterie
- Antikoagulant = Potencialisht më efektiv për parandalimin e mpiksjes në vena
- Fibrinolitik= Ndihmon në shpërbërjen e mpiksjes së gjakut, potencialisht në arterie dhe vena
Provat në laborator
- Magnez = Frenon grumbullimin e trombociteve
- Coenzyme Q10 = Nuk ka ndryshuar veprimin e trombociteve
- Glukozamina = Mund të ndalë grumbullimin e trombociteve në njerëz, përveç se në laborator
- Lykopen/ domate = Raporton pengim në grumbullimin e trombociteve
- L-arginine = Ndalon reagimin e trombociteve
- Taurine = Mund të zvogëlojë grumbullimin e trombociteve
- Selen = Frenon një enzimë të nevojshme në formimin e mpiksjes
- Qepë = Ndikon mbi grumbullimin e trombociteve
- Resveratrol (rrushi) = Ndalon fort grumbullimin e trombociteve
- Vitaminat B-kompleks = Dëshmi paraprake për parandalimin e mpiksjes në vena
- Xhensen = Frenon një enzimë të nevojshme për mpiksjen
- Xhenxhefil = Është i konfirmuar si antikoagulant
Farat me Vitaminë E për hollim gjaku
Jo vetëm kolesteroli, por edhe mpiksja e gjakut krijon arterosklerozë dhe rrezik për goditje në zemër e tru


Trashësia e gjakut tuaj varet nga qeliza të specializuara të gjakut, të quajtura trombocitete. Pas dëmtimit të indeve, trombocitet aktivizohen, grumbullohen së bashku dhe fillojnë të sintetizojnë fibrave proteinike, që mbajnë qelizat së bashku në një mpiksje gjaku, për të penguar gjakderdhjen. Koagulimt shumë ose tepër pak ndikon negativisht në shëndetin tuaj, duke kontribuar në sëmundje kardiovaskulare apo çrregullime të gjakderdhjes. Disa nga ushqimet ndikojnë në koagulim e disa ushqime në hollimin e gjakut.
Konsumoni ushqime të pasura në vitaminë E parandalojnë trombocitet të mblidhen. Ajo gjithashtu pengojnë veprimin e vitamins K kur nuk ka nevojë për të ndodhur një mpiksje gjaku. Fara dhe arrat, sidomos fara luledielli, kikirikë, lajthi, bajame dhe arra Brazili shërbejnë si burime të pasura të vitaminës E. Avokado, spinaq dhe rrepat përmbajnë edhe ato sasi të konsiderueshme të vitaminës E si.
100 gr. çokollatë e zezë mbron si aspirina, pa rrezik gjakderdhjeje
- Çokollatë (kakao) është thënë se ka shumë përfitime shëndetësore dhe një prej tyre është për të parandaluar mpiksjen. Çokollatë e errët është gjetur së ndikon në grumbullimin e trombociteve, ndërsa çokollata e bardhë me qumësht nuk ka treguar efekte të tilla. Efektet frenuese të akumulimit të trombociteve nga çokollata e errët janë të ngjashme me të aspirinës në dozë të ulët. Mendohet se flavanoidet e gjetura në kakao janë përgjegjës për efektin frenues mbi trombocitet. Këto flavonoide gjenden edhe në verë të kuqe, rrush dhe çaj. Por se sa çokollatë ose flavonoide do të duhet të konsumojmë për të marrë një efekt potencialisht mbrojtës, është e paqartë. Pjesëmarrësit në studimet kanë konsumuar sasi të lartë flavonoidesh, por për parandalimin e formimit të pllakave të gjakut mund të jetë e mjaftueshme konsumi i 100 gramë çokollatë e zezë me 75% kakao dhe pa pasur efektin anësor për gjakrrjedhje të aspirinës.
Peshk 2 herë në javë ndalon pllakat e gjakut
Peshku i ujërave të ftohta, sipas një numri studimesh, ndikon në koagulimin e gjakut duke ulur lëvizjen e trombociteve. Gjykimet klinike të kontrolluara kanë raportuar efektet e dobishme të omega-3 në parandalimin dhe përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare (sulm në zemër, goditje, presion të lartë të gjakut për shkak të efektit antikoagulant). Një studim i botuar në prill 2013 konfirmonte se njerëzit e shëndetshëm të moshuar, të cilët kanë ngrënë të paktën dy herë në javë peshk, kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga prishja e ritmit të zemrës, ndryshime fatale ose goditje. Studimi përfshiu 2.700 njerëz mbi moshën 65 vjeç dhe u shtri në 16 vjet duke matur nivelin e tyre të Omega 3 në gjak. Studimet tregojnë se vaj peshku ka veti fibrinolitike (që do të thotë ajo shkrin pllakëzat e gjakut si në arterie edhe në vena). Në një deklaratë të American Heart Association (Shoqata Amerikane e Zemrës) thuhet se ‘Ka pak prova për të pohuar se konsumi i më pak se 3 gramëve në ditë Omega-3 do të shkaktojë gjakderdhje klinikisht domethënëse. Megjithatë, vaji i peshkut, kur merret me aspirina mund të rrisë gjakderdhjen me kalimin e kohës.
Barishtet që ulin numrin e lartë të trombociteve
Fuqia e parandalimit të trombozave dhe bllokimit të arterieve qëndron tek dhuratat e tokës
Trombocitet janë qeliza të gjakut, pa bërthamë: Ato janë fragmente të citoplazmës, e nxjerrë nga palca e kockave. Funksioni kryesor i trombociteteve është në hemostasis- procesi i ndalimit të gjakderdhjes në vendin ku endotheliumi është dëmtuar. Pra, ato ndihmojnë për të ndaluar gjakderdhjen nga plagët e lëkurës, ulcerat dhe organet e dëmtuara dhe të sëmura. Në individë të shëndetshëm, çdo mililitër gjak përmban 250.000- 500.000 trombocite, sipas Universitetit të Nebraskës në Omaha. Nëse gjaku juaj përmban përqendrime të larta, ju mund të jeni në rrezik për mpiksje gjakut të brendshme, e cila mund të shkaktojë goditje apo sulm në zemër. Disa barishte mund çmohen se ndihmojnë në kontrollin e trombociteve në gjak dhe se parandalojnë mpiksjen patologjike. Bisedoni me mjekun tuaj konvencional ose herbalist, para se të përdorni ndonjë barishte për të trajtuar numrin e lartë të trombociteve. Mjeku konvencional duhet të dijë se po merrni bimë dhe mjeku herbalist duhet të dijë se po merrni barna me recetë (nëse jeni ende në trajtim).
Gingo Biloba: Është një bimë nga Kina, që është importuar në SHBA dhe Europë (edhe në Shqipëri), e njohur si bimë e kujtesës. Megjithatë, ajo ka një histori të gjatë të përdorimit për të rritur qarkullimin e gjakut. Gjethet e pemës Gingo Biloba përmbajnë terpenoide, të cilat mund të zvogëlojnë palëvizshmërinë e trombociteve, sipas Universitetit të Maryland Medical Center. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e mbikoagulimit të gjakut dhe lejon trupin për të hequr në mënyrë efikase trombocitet e tepërta nga gjaku juaj. Kontaktoni mjekun nëse keni planifikuar të përdorni këtë barishte, që mund të zvogëlojë efikasitetin e barnave antikonvulsant.
Hudhra: Është përdorur në mjekësinë bimore për më shumë se 5000 vjet. Faraonët egjiptianë e shpërndanë këtë barishte tek skllevërit për të parandaluar sëmundjet dhe për të rritur forcën fizike. Sipas Michael Castleman, autor i “Shërimi me Erëzat”, allicin- një kompleks kimik i gjetur në hudhër, mund të ulë aftësinë e trupit për të prodhuar trombocite.
Xhensen (Ginseng): Është i njohur si një bimë e rritjes së energjisë. Megjithatë, kjo barishte mund të ndihmojë në parandalimin e pllakëzave të gjakut dhe të reduktojë sulmet në zemër dhe rrezikun goditjes në tru, sipas Castleman. Ashtu si xhinko biloba, xhensen mund të ndihmojë në uljen e tendencës së trombociteve për t’u grumbulluar së bashku ose për t’u mbledhur në muret e arterieve. Bisedoni me mjekun tuaj, para se ta përdorni bimën. Në raste të rralla shkakton pagjumësi ose siklet në stomak.
Shmangni ose përdorni me kujdes bimët për të trajtuar trombocitet e larta, në qoftë se jeni duke marrë medikamente anti-koagulimit, të tilla si Warfarin apo klopidogrel. Por nëse ju keni kaluar më pare një problem mpiksjeje, si p.sh. një trombozë dhe keni perfunduar kurën e recetës, bimët janë shumë të mira për mirëmbajtje dhe për të mos lejuar rikthimin e një mpiksjeje tjetër.
Vaj aguliçeje, i fortë sa droga Warfarin
Vaji i aguliçes, vaj borage dhe vaj nga rrushi i zi pa fara, përmbajë vajra të pangopur të quajtur acid gama-linolenik. Pacientët që marrin Ëarfarin, janë të këshilluar që të mos marrin vaj aguliçeje, sepse kjo mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Një studim në lepuj, tregoi se vaji i aguliçes ka veprim antikoagulant dhe antitrombocitar. Efekti i dozave të moderuara, sipas autorëve të studimit, ishte “pothuajse i barabartë” me atë të ëarfarinës.
Ku gjendet salicilate përveç Aspirinës?
Salicilatet janë komponimet e gjetura në shumë prej produkteve dhe përfshijnë acetil-salicilik, përbërës aktiv në aspirinë. Që aspirina ndikon mbi trombocitet, kjo ka qenë historikisht e njohur si një terapi efektive në parandalimin e mpiksjes arteriale. Megjithatë, studimi i ri që ka dalë vitin e kaluar sugjeron që pacientët me trombozë të marrin në konsideratë, se aspirina potencialisht ul rrezikun e përsëritjes së mpiksjes. Të dhënat nuk janë bindëse, nëse aspirina parandalon përsëritjen e trombozës venoze dhe embolisë pulmonare. Shumë ushqime përmbajnë salicylate, që mund të imitojë disa nga efektet anti-trombocite të aspirinës. Studimet klinike të cilat kanë shqyrtuar efektet anti-trombotike të aspirinës kanë përdorur doza që ‘tejkalojnë’ atë që mund të merret vetëm nga dieta. Por njerëzit që nuk kanë probleme me koagulimin mund të përdorin dietën për të mirëmbajtur gjendjen e gjakut.
Erëza që përmbajnë salicilate: - Kanellë
- Shafran indie
- Rigon
- Mente
- Spec i kuq djeges
- Xhenxhefil
- Trumzë
- Kopër
Pijet dhe frutat që përmbajnë salicylate
Çaji i zi/jeshil- Lëng ananasi
- Verë e bardhë
- Verë e kuqe
- Boronica
- Rrush
- Luleshtrydhe
- Agrume
- Mjaltë
- Uthull
Ku gjendet Kumarin përveç Warfarinës?
Kumarin është kompleks natyror që gjendet në disa bimë. Është përdorur edhe si ushqim shtues dhe si përbërës në parfum për shkak të aromës së ëmbël. Kumarin ka disa derivate kimike që mund të gjenden në natyrë apo sintetizohen në laborator. Warfarin, një antikoagulant me recetë, është një derivat sintetik i kumarin. Derivatet e kumarin janë të kundërta në veprim me vitaminën K dhe janë efektive në parandalimin edhe të mpiksjes arteriale dhe venoze (DVT/ PE). Vajrat esenciale si vaj kanelle, vaj livando apo çaji jeshil ka nivele të ulëta të kumarin, megjithatë ka disa kultivarë që kanë përqëndrim të lartë.
Përmbajnë kumarin kundër koagulimit

- Jonxha

Rrënja Angjelika- Arnica
- Artemesia
- Boronica
- Pjepri
- Kanella (Më shumë)
- Farë selino
- Çikore
- Luleradhiqe
- Trëndelina
- Rrikë
- Livando
- Rrënjë jamballi
- Hithra
- Majdanoz
- Lule sahati
- Tërfili i kuq
- Karota e egër
- Lakër e egër
Keto ushqime rritin numrin e trombociteve qe jane te uleta nen norme. Edhe njerezit me trombocite mbi norme, edhe ata me tromocite nen norme, rrezikohen nga hemorragjia

