Aty fshihet substanca, që rikthen rininë e gjunjëve 

Ushqimet ku gjendet Acidi Hyaluronik për të lubrifikuar kyçet dhe lehtësuar dhimbjet

Nga Dr. David Williams

Ka një marrëveshje të madhe hulumtimesh të bëra për Acidin Hyaluronik dhe përdorimin e tij në trajtimin e artritit. Ai është injektuar shpesh në gju, në kyçe dhe tashmë është dhe trajtim nga goja. Kapsulat e Acidit Hyaluronik janë bërë në përgjithësi nga lafsha e gjelit dhe kanë treguar se ndihmojnë në trajtimin e artritit. Këta janë të njëjtët përbërës, që gjenden në gjedh (bagëti) dhe kërce të peshkaqenit, të cilat ndihmojnë në riparimin dhe mbrojtjen e kyçeve (nyjeve) të ndryshme në gjithë trupin. Acidi Hyaluronik, i quajtur edhe hyaluronan është një lloj karbohidrati në trup. Ai hidraton sytë dhe lubrifikon kyçet për të shmangur forcën e fërkimit, që çon në konsumim të tyre. Ai konsiderohet si një mundësi e madhe trajtimi për njerëzit, që vuajnë nga Osteoartriti. Disa mund të përdorin shtojcat, ndërsa të tjerë preferojnë të shtojnë ushqimet që rritin prodhimin e Acidit Hyaluronik në trup, për efekte të barabarta. Ju mund të zgjidhni një numër ushqimesh për të rritur nivelet tuaja të Acidit Hyaluronik.

Burimet e lira të acidit Hyaluronik

Supa e kockave

Ndër trajtimet më të lira e të shkëlqyera për kyçet me artrit, gonartrozë etj. është supa e kockave. Edhe pse mbipesha dhe mungesa e ushtrimit janë padyshim faktorët kryesorë, që kontribuojnë në problemet e përhapura të Osteoartritit, unë konstatoj se një pjesë e madhe e problemit është fakti se lëngjet e mishit, si eshtrat nuk janë më pjesë e dietës sonë. Për më tepër, proteinat e kërceve dhe tendinave janë antiinflamatore, ndryshe nga proteinat e mishit të muskujve, që janë inflamatore. Ne kemi denatyralizuar mënyrën tonë të të ushqyerit, duke mos ngrënë të gjitha pjesët e kafshëve, e sidomos ato pjesë që ekuilibrojnë inflamacionin që shkaktojnë pjesët-biftek. Përgatitja me lëngjet nga kyçet e bagëtisë, të pulave, patave, rosave dhe kockat e peshkut, përfshirja e tyre në dietën tuaj çdo ditë, mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm për shëndetin e përgjithshëm. Pjesa më e madhe e dobisë rrjedh nga rritja e futjes së Acidit Hyaluronik, së bashku me minerale të ndryshme, proteina dhe komponimet e tjera të nevojshme për shëndetin e kockave e kërceve. Lëngjet e kockave janë jashtëzakonisht të lehta për t’u përgatitur dhe na japin ushqyesit si kalcium, sulfat kondroitin, kolagjen, glycinë, magnez, fosfor dhe kalium.

Organet e kafshëve

Përveç kockave, lëkurës, kërceve dhe ligamenteve të kafshëve, ne kemi nevojë për Acidin Hyaluronik që gjendet në organet e brendshme të bagëtisë, pulave dhe viçit. Ato lirojnë në zierje, ushqyesit e tyre, shkruan Dr. Cate Shanahan, autor i librit “Pse Gjenet tuaja duan ushqimin tradicional?” Përqëndrime të larta të Acidit Hyaluronik janë gjetur edhe në syrin e peshkut dhe kafshëve të tjera, sipas Dr. Shanahan. Një nga organet me përmbajtjen më të lartë të Acidit Hyaluronik është mëlçia e viçit.

Lafsha e gjelave

Studimet tregojnë se lafsha e kuqe e gjelave dhe pulave përmban ngarkesën e molekulave hyaluronan, që sipas hulumtuesve është gjëja më e mirë në botë për produktet e bukurisë, të përdorura për të hequr rrudhat. Pjesët e tjera të shpezëve si tendinat, nyjet janë gjithashtu të pasura me Acid Hyaluronik. Ju mund të bëni një supë me kockat e pulave, kërcet, lëkurat dhe tendinat për të marrë Acid Hyaluronik. Lëkura e pulës është një burim i Acidit Hyaluronik. Ajo lubrifikon dhe hidraton sytë dhe nyjet dhe dhe është një trajtim për Osteoartritin. Kembet e pulave me membranat e tyre jane te pasura me acid hyaluronik.

Membrana e vezës

Një tjetër burim i Acidit Hyaluronik është veza. Pjesët që ju hani, e bardha dhe e verdha e vezës, janë burime të proteinave të kualitetit të lartë. Por membrana që ndan të bardhën nga lëvozhga është e përbërë kryesisht nga proteina, plus Acid Hyaluronik, glukozaminë dhe kondroitin- treshja e famshme për ripërtëritjen e kockave. Kur ju bëni supë me lëng mishi, aty mund të shtoni cipat e lëvozhgave të vezëve, të mbetura nga mëngjesi. Vetëm hidhini ato, pasi supa është gatuar.

Produktet e sojës dhe vera e kuqe

Farat e sojës janë një burim i pasur i fitoestrogjeneve, që veprojnë si estrogjeni në trupin tuaj. Soja do të rrisë nivelet e estrogjenit në trupin tuaj, e cila nga ana e saj do të prodhojë më shumë Acid Hyaluronik. Shtoni më shumë ushqime të sojës në dietë. Vera e kuqe, kur konsumohet me moderim, mund të përmirësojë nivelet e HA në trupin tuaj. Ajo përmban lëkurën e rrushit, i cili është burim i fitoestrogjeneve. Kjo do të thotë se duke pirë verë të kuqe ose thjesht një gotë me lëng rrushi të kuq, do të rriten nivelet e estrogjenit dhe do të ndihmohet trupi për të prodhuar  më shumë hyaluronan.

Perimet rrënjë 

Një hulumtim i kryer në Japoni tregoi se njerëzit në fshatin Yuzyrihra kishin shikim të mirë, lëkurë pa rrudhë dhe shëndet shumë të mirë edhe në moshën 90-vjeçare. U gjet se këta njerëz hanin perime rrënjë, pasi orizi që përdoret në tërë Japoninë, nuk rritej në këtë shpat. Vetë perimët rrënjë si panxhari, karota, rrepa, rika, patatja e ëmbël nuk përmbajnë HA, por nxisin prodhimin e tij nga trupi. Perimet rrenje jane rekomanduart nga sheruesi mitik amerikan, Cayce, sipas te cilit, ne cdo 3 perime, 1 duhet te jete rrenje.

 

Acidi Hyaluronik punon bashkë me vitaminën C

Hani speca me ngjyra dhe agrume, merrni dhe shtesa askorbate

Vitamina C luan rol të madh në prodhimin e Acidit Hyaluronik në trup. Ju mund të shtoni një shumëllojshmëri të specave në dietë për të marrë bashkë me dozën e vitaminës C, edhe fitosterolet bimore. Hani speca të kuq, të verdhë, portokalli dhe të gjelbër, për shkak se ata janë burimet më të mira të vitaminës C. Shumë bimë si majdanozi dhe korianderi janë gjithashtu një burim i pasur i vitaminës C. Por kapsulat e vitaminës C janë të domosdoshme nëse pini duhan, nëse bëni punë me stres të lartë, nëse konsumoni shumë ushqime të përpunuara apo jo-organike, nëse keni nivele të larta të inflamacionit, që shterojnë rezervat e vitaminës C në trup si dhe nëqoftëse vuani nga sëmundje kronike.

Portokalli, limoni, grejpfruti, limonat jeshil dhe agrume të tjera përmbajnë vitaminë C duke i bërë disa prej më të mirave ushqime për acidin Hyaluronik, pasi vitamina C dhe HA punojnë së bashku për të bërë indet. Por përtej kësaj, ka një çelës tjetër tek agrumet. Hulumtuesit në Universitetin Konkuk të Koresë së Jugut zbuluan se tek agrumet si grejpfrut dhe portokall, por dhe në domate gjendet naringenin, një përbërës bioaktiv që ka efekt të fortë frenues mbi enzimën që prish Acidin Hyaluronik në trup. Bazuar në këto rezultate të publikuara në revistën “Shkenca e Ushqimit dhe Bioteknologjia”, duke ngrënë ushqime të pasura me Naringenin ndihmon trupin për të ruajtur rezervat e tij natyrore të acidit hyaluronik. Jo vetëm lëngjet e këtyre frutave rritin nivelin natyror të HA në trup, por edhe lëkurat e tyre janë po aq efektive. Ju mund përzjeni lëkurat me lëngun dhe madje t’i përdorni në gatim. Disa fruta që përmbajnë magnez ndihmojnë në ngritjen e nivelit të HA, si banane, mollë, avokado, domate, pjepra, dardha, dhe pjeshkë.

Acidi Hyaluronik vepron në:

  1. Shërimin e pucrrave rosacea
  2. Plagë, përfshirë ulcerat në këmbë
  3. Thatësi vaginale
  4. Shëndetin oral
  5. Heqjen e lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës

 

                 Lafsha e gjelit përdoret në kirurgjinë e syrit

Lafsha e gjelit është përdorur për të mbrojtur syrin gjatë operacionit. Hyaluronan u zbulua në vitin 1934 nga Karl Meyer në një laborator të Oftalmologjisë në Universitetin Kolumbia. Meyer gjeti se kjo ishte një substancë në sytë e lopëve që ndihmonte syrin të ruajë formën e tij. Substanca ishte shumë e trashë dhe Meyer mendoi se mund të ketë përdorim terapeutik. Por nxjerrja e HA nga syri i lopës nuk ishte e përshtatshme dhe kështu, më 1940, së bashku me Dr. Endre Balazs, një shkencëtar hungarez, ata të dy arritën të nxjerrin hyaluronan nga lafsha e gjelit. “Lafsha e gjelit është e njohur tashmë si një nga burimet më të pasura të botës të HA,” tha Dr. Vincent Hascall, një studiues në Klinikën Cleveland. “Pulat kanë hyaluronan në lafshë, por jo aq shumë sa gjeli.” Dr. Balazs ia shiti patentën një kompanie suedeze farmaceutike, e cila e futi produktin në kirurgjinë e kataraktit të syrit, për të mbrojtur kornean. HA mbron indet delikate në sy, sipas një artikulli në 2 shkurt 1992 në “New York Times”.  Marrja e ushqimeve ose shtesave me Hyaluronik përmirëson indet e syve duke ndërtuar  kolagjenin në receptorët e dritës. HA shëron kornean e dëmtuar nga përdorimi i lenteve të kontaktit. Hulumtimet per mbi 40 vjet kanë treguar se një dozë e mirë 200 mg HA në ditë është efikase. Hyaluronik është miratuar nga FDA që nga viti 2003.

 

Studiuesit besojnë se kanë gjetur ushqyesin që ribën kockat dhe kërcet

Acidi Hyaluronik, surpriza e shekullit për Osteoartritin

Një lëndë ushqyese thelbësore për strukturën e trupit, kërcet, lëkurën, sytë…..

Denisa Kona

Qelizat në të gjithë trupin e njeriut prodhojnë Acid Hyaluronik si pjesë e riparimit natyror dhe procesit të shërimit të vetvetes. Pyetja është: A janë ato duke bërë mjaftueshëm? Stimulimi për qelizat tona që të bëjnë HA, mund të vijë nga shumë sinjale metabolike. Kështu, stërvitja fizike është një mënyrë për të stimuluar prodhimin e Hyaluronikut. Qelizat përdorin një enzimë për të bërë Hyaluronik  dhe kjo enzimë kërkon magnez dhe energji për të punuar si duhet. Sinteza (bërja) e Acidit Hyaluronik pengohet nga hormonet e stresit, gjë që shpjegon pse stresi shpejton plakjen dhe të lëkurës.

Deri 10 vjet më parë, HA ishte menduar thjesht si një element strukturor, si llaçi në ndërtimin e një muri me tulla. Hulumtimi dramatik shkencor tani po tregon se HA është një nga komponimet më aktive në trupin e njeriut. Acidi Hyaluronik luan rol funksional në formimin e indeve të reja të trupit, duke organizuar të gjitha lëndët ushqyese së bashku, për të ndërtuar indin e i ri lidhor. Në thelb, Hyaluroniku është dirigjenti i ndërtimit të strukturave të trupit. Hyaluroniku ndihmon në riparimin natyror që ndodh gjatë gjumit. Nëse merret 2 orë para se të shkoni në shtrat, rrit riparimin e kyçeve dhe të lëkurës gjatë gjumit. Ai ju ndihmon të flini më mirë dhe të zgjoheni me një ndjenjë të freskët. Gjithashtu, studiuesit po përpiqen të kuptojnë se si Acidi Hyaluronik ndihmon në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.

Acid Hyaluronik gjithashtu është duke u studiuar në marrëdhënie me kërcin dhe formimin e kockave. Kjo nuk do të thotë se ai zëvendëson ushqyes të tjerë si proteina diete, glukozaminë, kondroitinë, sulfur MSM, vitaminë C ose bioflavonoide. Ushqyesit e tjerë strukturorë janë të rëndësishëm, ata bashkangjiten tek HA për të prodhuar indet. Acidi Hyaluronik (HA) mund të jetë kompleksi i vetëm më i rëndësishëm në strukturën e trupit të njeriut. Ai gjendet në kërcet e shtyllës kurrizore, disqet vertebrale, lëngun sinovial rreth kyçeve dhe nën lëkurë, madje edhe në jastëkët xhelatinozë prapa syve. Nëse qelizën e mendojmë si një mur, ajo përmban tullat, që janë proteinat e kolagjenit, përmban edhe llaçin që i lidh, që është Acidi Hyaluronik (HA). HA është një komponent kyç i strukturës qelizore dhe mundëson mbajtjen e ujit në inde, 1000 herë më shumë se pesha e molekulës së tij. Kjo do të thotë që indet janë elastike dhe me lagështi.

Lëngu sinovial dhe kyçet: Acidi Hyaluronik është komponent kryesor në lëngun sinovial që rrethon kyçet. Lëngu sinovial është vajosja për ky]et, ashtu si vaji për pjesët e makinës. Ai gjithashtu ushqen direkt kërcet. HA ndihmon që kyçet të kenë elasticitet, lehtësi në lëvizje dhe shërben si amortizator.

Kërci kurrizor: Hyaluroniku përbën strukturën kërcore të shtyllës kurrizore. Nëse kjo shtyllë nuk ka sa duhet Acid Hyaluronik, kërcet do të humbin elasticitetin. Gjatë 10 viteve të fundit ne kemi parë shumë individë të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e kyçeve, duke përfshirë gjunjët, legenin, problemet e shpinës etj.

Lëkura: Acidi Hyaluronik është një komponent kryesor i lëkurës. Rreth 50% e HA në trup gjendet në matricën qelizore të lëkurës. Rënia e niveleve të tij në lëkurë sjell thatësi dhe rrudha. Në një studim të Universitetit Ostuma në Japoni, 96 grave të moshës 22 deri 65 vjeç, u janë dhënë kapsula Hyaluronik për 45 ditë. Në fund të studimit, 80 gratë raportuan përmirësim në hidratimin e lëkurës dhe qetësim të saj.

Sytë: Acidi Hyaluronik përbën qeset e lëngut prapa syve. HA është i përqendruar në sy për të ndihmuar në mbrojtjen e syrit, duke vepruar si një amortizues. HA zë 80% të vëllimit të syrit, ai mban lëngun në sy dhe kështu ndihmon për të zvogëluar tharjen e syve. Ha është pjesë integrale e shumë kremrave ​​anti-plakje dhe serumeve për rrudhat afër syve.

KORDONI I JETES

ACIDI HYALURONIK gjendet në përqëndrime të larta në kordonin kërthizor

Të gjitha strukturat e trupit:

Acidi Hyaluronik është një glukozamino-glykan (GAG) unik dhe është bazë edhe për strukturat e tjera që përmbajnë sulfat-glukozaminë. Kështu sulfat- kondroitin gjendet në kërce, sulfat keratin gjendet në kërce, kocka dhe kornea, sulfat dermatin gjendet në lëkurë, tendina, mushkëri, enët e gjakut, valvulat e zemrës dhe sulfat heparina gjendet në membranat qelizore. Acidi Hyaluronik është jetik për strukturën e tyre pasi lidh proteinat e tjera dhe kolagjenin për të formuar të gjitha strukturat e trupit.

Për shkak të biokompatibilitetit të tij të lartë dhe pranisë së tij të zakonshme në matricën jashtëqelizore të indeve, hyaluroniku po fiton popullaritet në hulumtimin e inxhinierisë së indeve dhe ilaçet rigjeneruese

EKSPERIMENTET

Injeksionet në gju të Hyaluronikut, epërsi mbi kortizonin

 Nga Chris D. Meletis

Fillimisht, shkencëtarët dhe mjekët mendonin se HA punon thjesht duke rritur viskozitetin e lëngut synovial në gju, derisa ata konstatuan se rolin e HA në stimulimin e metabolizmit të kondrociteve, riparimin e kërceve dhe shërimin e kyçeve. Osteoartriti, lloji më i zakonshëm i artritit, është i karakterizuar nga ulja e lëngut sinovial në kyçe, duke e bërë kërcin të rrezikuar për dëmtim. Ky lëndim në kërc ndodh ngadalë me kalimin e kohës. Pacientët janë trajtuar me droga antidhimbje NSAID (si kortizonet) dhe kirurgji ortopedike. Por kohët e fundit, shkencëtarët kanë hedhur dyshimin mbi përdorimin e kortizonikëve, për shkak të efekteve anësore si gjakderdhja gastrointestinale kur merren nga goja, apo këputja e kërcit kur injektohet në kyçe vazhdimisht. Shkencëtarët kanë konstatuar se ndryshe nga injektimi i NSAID në kyçe, injektimi i Hyaluronikut nuk ka efekte anësore. Injeksionet me kortizon në gju apo supe mund të japin lehtësim më të shpejtë nga dhimbja brenda pak ditësh, por janë injeksionet e Acidit Hyaluronik, që japin rezultate në afat të gjatë. “Ka shumë të dhëna se HA ngadalëson sëmundjen”, thotë Dr. Roland W. Moskowitz, rheumatolog dhe bashkëthemelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkime mbi Osteoartritin. Për shkak të suksesit të injeksioneve HA në kyçe, shkencëtarët po studiojnë efektet e marrjes së tij nga goja. Provat e para janë që në vitin 2008, ku pacientët morën ekstrakt HA të nxjerrë nga lafsha e shpezëve. Në një studim në vitin 2012, u hetuan efektet e acidit Hyaluronik nga goja, ku 60 njerëz morën 200 mg HA në ditë dhe në fund të studimit 12-mujor, autorët konkluduan se, “marrja nga goja e HA përmirëson simptomat në gju në pacientët me Osteoartrit të moshës 70 vjeç ose më të rinj, kur kombinohet me stërvitje për forcimin e muskujve të gjurit.”

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *