Misteri i fshatit më jetëgjatë në Japoni

Intervista e gazetarit amerikan Bill Sardi dhënë shkencëtarit Prof. Passwater për molekulën e çuditshme që del nga lafsha e pulave ose bakteret dhe premton zgjatjen dhe cilësinë e jetës

Nga Richard A. Passwater, Ph.D.

Interesi im për Acidin Hyaluronik (HA) nga goja u nxit për herë të parë në fillim të vitit 2001 me djalin tim të madh, Richard Jr Richard, i cili ishte në kontakt me Profesor Akio Kobayashi i Departamentit të Biokimisë në Universitetin Osaka. Unë e kisha njohur rëndësinë e HA në ruajtjen e lëngjeve sinoviale të kyçeve dhe viskozitetit në xhelin e tejdukshëm të syrit. Por rëndësia e Acidit Hyaluronik (ha) për zemrën dhe trurin ishte e re për mua. Kjo nuk ishte një surprizë e plotë, duke pasur parasysh se HA është kompleksi kryesor në trup për mbajtjen e ujit në indet lidhës, në lëkurë dhe disa organe, por unë nuk kisha parë studime, që të tregonin përfitime shëndetësore.

Mbi një vit më parë, unë rekomandova HA nga goja për një mik të ngushtë, që kishte biznes veterinerarinë. Disa muaj më parë, miku im më tregoi disa letra, që ai kishte marrë nga klientët e tij. Në to thuhej se të zotët e kuajve, kur gjenin një produkt që ndihmonte kuajt e tyre, e provonin produktin edhe tek vetja, kur kishin të njëjtin problem.

Në një nga letrat, miku im veteriner mësonte se “Pas tre javësh e gjysmë duke marrë HA nga goja, unë jam jashtë mjekësisë me recetë. Duart e mia dhe gjunjët e mi janë pa dëmtime. Vitin e kaluar, mjeku im më kishte thënë se nuk do ta shtyja dot më shumë se dy vjet operacionin e zëvendësimit të gjurit. Por të gjitha dhimbjet e mia janë zhdukur tani”. Kjo me të vërtetë mori interesin tim. Duke ditur se Bill Sardi sapo kishte shkruar një libër mbi Acidin Hyaluronik (HA) oral,  unë i kërkova të ndante disa nga hulumtimet e tij me ne. Billi është një gazetar shëndeti dhe ka shkruar libra të shumtë, duke përfshirë “Pse foshnjat vdesin” dhe librin e tij të fundit, “Si të jetosh 100 pa u vjetëruar tepër”. Ndiqni intervistën.

Passwater: Bill, libri juaj kap entuziazmin tuaj rreth acidit Hyaluronik (HA). Çfarë e ngjalli interesin tuaj fillestar në këtë produkt të marrë nga goja?

Sardi: Ishte një program befasues në ABC Neës, programi Prime Time Live TV (Nëntor 2000) në të cilën Connie Chung shkoi në Yuzurihara, Japoni (“Fshati më jetëgjatë”) dhe tregoi fotografitë e njerëzve të cilët ishin në të 80-tat dhe 90-tat. Ata kishin lëkurë të përsosur (pa rrudha, pa njollat e moshës), kyçe  fleksibël, shikim të mirë (disa mbanin syze) dhe një kokë plot me flokë. Disa madje kishte punuar zakonisht në diell shumicën e jetës së tyre, kishin tymosur duhan dhe ishin dehur me Saki. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një studim të 990 fshatrave dhe qyteteve në Japoni gjeti se Yuzurihara kishte popullsinë më të vjetër. Fshati kishte 10 herë më shumë njerëz, që jetojnë përtej moshës 80 vjeç, se çdo vend në Shtetet e Bashkuara. Ky raport erdhi në kohën e shpalljes nga OBSH, se japonezët jetojnë vitet e tyre pa sëmundje, si asnjë vend në botë.

Unë përfundimisht udhëtova për në Japoni për të parë këtë fakt. Fermerët ishin ende duke punuar në fushat e tyre në të 70-at dhe 80-at e tyre dhe dukeshin si njerëz me gjysmën e moshës së tyre. Një grua në Yuzurihara ishte në vitet ’90-ta të saj dhe kishte lëkurë të përsosur, nuk kishte njollat e moshës, nuk kishte rrudha të thella. Kjo u konfirmua nga Dr. Komori, mjeku e qytetit. Ndryshe nga pjesë të tjera të botës, ku popullsia pretendonte jetëgjatësinë, por që ishte e vështirë për t’u provuar si në rastin e Hundozëve në Pakistanin Lindor, populli i fshatit Yuzurihara kishte certifikata të vërteta të lindjes për të provuar jetëgjatësinë e tij.

Këta njerëz jetojnë një orë e gjysmë larg në veri të Tokios, pranë qytetit të Nishit, në një shpat ku orizi, lënda tradicionale e Japonisë, nuk mund të rritet. Kështu, ata hanin perime- rrënjë, peshk dhe ushqime të varfra në hekur. Kjo dietë i ndihmonte këta njerëz të ruajnë Acidin Hyaluronik (HA) në trup. (Perimet rrënjë nuk ofrojnë vetë HA).

HA është prodhuar natyrshëm dhe mban molekulat e ujit në indet lidhore të trupit. Vetëm 1 gram HA mban rreth 6 litra ujë. Mendoni se si lëkura e foshnjave nuk do të lërë asnjë shenjë nëse gërvishtet. Kjo është ajo që bën acidi Hyaluronik (HA). Ai është agjent shërimi natyral, është skela ndërtuese për lëkurën, flokët, sytë dhe nyjet. Ai gjithashtu shërben si një barrierë kundër sëmundjeve.

Passwater: Në këtë pikë ju keni qenë i ngacmuar mjaftueshëm për të shkruar librin

Sardi: Po. Prova e parë bindëse ishte qeni im 17- vjeçar me artrit, i cili rifitoi aftësinë e tij për të ngjitur shkallët përsëri. Kafshët nuk e dinë se çfarë është efekti placebo. Pastaj vëllai im binjak erdhi në derën time me mbajtësen e tij të gjurit në dorë dhe tha se ai nuk ka nevojë më për të.

Passwater: Kush duhet të jetë i interesuar për librin tuaj?

Sardi: Çdokush që ka kaluar 50 vjeç duhet të mësojë më shumë rreth HA. Ka shumë arsye në lidhje me efekte anti-plakje si rënia e hormonit të rritjes. Nuk ka asnjë dyshim, se humbja e HA me kalimin e kohës është përgjegjëse për shenjat e dukshme të plakjes, lëkurën e rrudhur, humbjen e flokëve, ndryshimin e zërit, shikimin e zvogëluar, Osteoartritin, por shumë- pak është njohur efekti i kësaj molekule të mrekullueshme. Një gjetje e shquar është se këto shenja të dukshme të plakjes mund të përmbysen me shtesat nga goja të HA. Një 57-vjeçare më thirri nga Florida. Ajo punon në një kurs golfi. Gjunjët i dhimbnin dhe “kërcisnin”, kur ajo lëvizte. Pas vetëm dy javësh duke marrë 300 mg HA nga goja çdo ditë, dhimbja e saj në gju ishte zhdukur. Burri i saj i kishte thënë se lëkura e saj dukej më mirë se pas dy operacioneve të mëparshme plastike, flokët e saj kishin filluar të rriten dhe ishin të trashë. Dhe më e habitshmja nga të gjitha, ajo nuk kishte nevojë për syzet e saj të leximit! Të tjerë më kanë shkruar se kishin anuluar operacionet në gju, rrudhat në tëmth u ishin zhdukur. Rezultatet e plotësimit nga goja të HA, nganjëherë mund të jenë të jashtëzakonshme dhe të shpejta.

 

Për gratë në menopauzë      

Xheli që heq thatësinë vaginale dhe shëron lezionet dhe kancerin e mitrës

 Një ankesë e zakonshme e grave në postmenopauzë është thatësia vaginale. Edhe pse trajtimet me bazë estrogjeni janë provuar efektive, shumë gra kanë patur probleme shëndetësore. Duke kërkuar alternativa, studiuesit kanë ndërmarrë gjykime klinike për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e acidit Hyaluronik- xhel vaginal për të trajtuar thatësinë vaginale. 150 gra u ndanë në 2 grupe që aplikuan njëri xhelin e Acidit Hyaluronik dhe tjetri kremin estriol, një herë në çdo tre ditë, gjithsej 10 aplikime për 30 ditë. Shkencëtarët vlerësuan sigurinë që përfshinte shenjat vitale, ekzaminimet laboratorike të mikro-ekosistemit vaginal, vlerën e pH vaginal B dhe incidencën e ngjarjeve të padëshirueshme. Rezultatet treguan se si xheli HA edhe estrioli krem ​​përmirësuan dukshëm thatësinë vaginale në gratë në postmenopauzë. Pas 10 aplikimeve, xheli i Acidit Hyaluronik rezultoi në një normë përmirësimi 84.44%, ndërsa estrioli krem ​​rezultoi në një normë përmirësimi 89,42%. Por aplikimi i acidit Hyaluronik -ovulave vaginale Cicatridine®) në qafën e mitrës nxiti shërimin e përshpejtuar krejt normal në qafën e mitrës dhe kanal. Për më tepër, aplikimi lokal i acidit Hyaluronik në vaginë pas radioterapisë, për shkak të kancerit të qafës së mitrës ose endometriumit inkurajoi shërimin e lezioneve pas-rrezatimit në vaginë dhe përmirësoi cilësinë e jetës.

Cicatridine është propozuar për të mbështetur shërimin e plagëve dhe lezioneve vulvo-vaginale nga çdo origjinë: – Infeksione, veçanërisht mykozat vulvo-vaginale, dëmtim nga lindja e fëmijës (Postpartum dyspareunia), nga Kolposkopia, Kimioterapia, Radioterapia, Kirurgjisë dhe çdo traumë. Lubrifikimi i membranës vaginale me Cicatridine sjell mbrojtje pasi nuk përmban substanca hormonale.

 

‘Ingranazhi’ që rikthen lëvizjen e kyçeve

Acidi Hyaluronik prodhohet natyrshëm nga trupi, por ky prodhim ulet me moshën

Acidi Hyaluronik tek kërcet

HA gjendet në të gjitha kockat dhe kërcet, por askund më shumë sesa te kërci qelqor. Ky kërc mbulon skajet e kockave të gjata, ku ndodh lakimi dhe ofron një efekt jastëku. Kërci qelqor gjendet gjithashtu në majën e hundës, ai lidh brinjët në kafazin e kraharorit dhe formon shumicën e laringut dhe kërcit mbështetës të trakesë dhe tubave bronkiale në mushkëri.

Passwater: Ne përqëndrohemi më shumë në proteinat kryesore në lëkurë-kolagjeni dhe elastina, kur ne flasim për shëndetin e lëkurës. Një shkak kryesor i degjenerimit të kolagjenit është rënia në hidratim e HA, e cila mbështet kolagjenin. Kjo është arsyeja pse lagështia e lëkurës është aq e rëndësishme. Duke vënë zbutës në sipërfaqe të lëkurës ndihmon, por kjo është si të përdorësh një ngjitës të vogël në një prerje të madhe. Riprodhimi i HA në lëkurë është shumë më i rëndësishëm. Pirja mjaftueshëm e lëngjeve gjithashtu ndihmon të mbani HA. HA ndihmon të mbani kolagjenin të paprekur dhe zbutni lëkurën për të parandaluar zhubrosjen. A ka ushqime të zakonshme që janë të larta në HA?

Sardi: Nuk është ide e keqe, që, meqenëse njerëzit në Yuzurihara ruanin HA-në për shkak të dietës së tyre, edhe të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë. Dieta në fshatin Yuzurihara ishte e dobishme, pasi perimet rrënjë dhe përmbajtja e ulët e hekurit në to, prodhonin jetëgjatësinë dhe freskinë. Në Yuzurihara kjo i atribuohet një perimeje të vogël, patate e ëmbël e quajtur ‘tamaji’. Në fakt, një shembull i mirë i një ekuivalenti do të ishte bima Ekinacea, e cila ndihmon për të mbrojtur dhe mbajtur nivelet e HA në trup. Ushqyes të tjerë si bioflavonoidet (kuercitin tek molla dhe qepa, boronica, thana, manaferra, çaji jeshil, farat e rrushit etj), acid ferulic nga ginko biloba dhe oryzanol në krundet e orizit si dhe acidi phytic IP6, të cilët lidhin hekurin dhe bakrin dhe pengojnë replikimin viral, ndihmojnë për të ruajtur nivelet e HA në trup.

Passwater: Një formë e HA nga goja rrjedh nga lafsha e gjelit. Unë di se gjatë periudhës së urisë në Kinë, lafsha e gjelit është konsumuar me qëllim për të siguruar më shumë kalori dhe njerëzit panë përmirësim të shëndetit të lëkurës. Së shpejti, lafsha e gjelit do të kërkohej si një ushqim zbukurues. Ka raporte se Marie Antoinette përdorte lafshën e gjelit për çehren e saj. Përfundimisht, lafsha e gjelit është një ushqim si një delikatesë në Francë, Italinë veriore dhe Kinë. A jeni në dijeni të ndonjë rasti tjetër, ku ushqime të pazakonta të pasura në HA janë përdorur?

Sardi: E pra, unë di se egjiptianët e lashtë hanin disa gjëndra tepër të çuditshme si ilaçe. Ata hanin sytë nga kafshët. Syri është një burim shumë i pasur i HA. Sot, lafsha e gjelit dhe kolagjeni nga kafazi i kraharorit i pulës janë burimet që përdoren për prodhimin e shtojcave nga goja HA. Gjithashtu, HA është kultivuar dhe prodhuar nga një proces fermentimi mikrobial. Këto janë të gjitha burime të mira të HA (acidit Hyaluronik). Çfarë e dallon një formë të HA nga një tjetër është pesha e saj molekulare, tretshmëria, dozimi dhe kostot. Rezultatet janë vërejtur shumë më shpejt me doza ditore prej 150-300 mg.

Passwater: A janë shtojcat nga goja të acidit Hyaluronik (HA) të ligjshme për shitje, sipas Aktit të Shëndetit dhe Arsimit (DSHEA) të vitit 1994 për Dietat Suplementare?

Sardi: DSHEA lejon strukturën dhe funksionin e kërkesave. Kompanitë e marketingut të shtojcave nga goja HA dhe shitësit e tyre lejohet të bëjnë pretendime mbi produktin e tyre, se HA ndihmon për të mbështetur shëndetin e lëkurës, flokëve, syve dhe kyçeve. Por prodhuesit do të duhet të sigurojnë prova, para se të mund të bëjnë pretendime të një kure për Osteoartritin ose sëmundje të tjera. Kjo është një çështje e koklavituar, nëse HA është një suplement apo ka fuqinë të miratohet si një medikament.

E njëjta gjë u kërkua për majanë e orizit të kuq për të cilin ekzistojnë studime si trajtim për uljen e kolesterolit. Por edhe medikamente si statinat kanë molekula sintetike, që janë gjetur në majanë e orizit të kuq, dhe prodhuesi ngriti pyetjen: “Nëse majaja e orizit të kuq ishte një drogë apo një shtesë e ushqimit?” Një përkufizim më afër do të ishte termi ‘nutraceutikal’-domethënë ushqyes me vlerën e medikamentit, por unë nuk jam i sigurt, nëse FDA e përdor atë nomenklaturë. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, HA është përdorur në formën e  injeksioneve në kirurgjinë e syrit për më shumë se një dekadë dhe kohët e fundit është përdorur e injektuar në nyje dhe në lëkurë.

Passwater: Kur do të bëhen të disponueshme shtojcat gojore HA?

Sardi: Shtojcat HA kanë qenë në dispozicion prej disa vitesh, por ato janë emërtuar gabimisht shpesh si shtojca kolagjeni. HA nuk është kolagjeni. Mendojini qelizat në trup si tulla dhe kolagjenin ose indin lidhor mes qelizave si llaç në një mur me tulla. HA është agjenti që mban të lidhura llaçin dhe tullat dhe nuk lejon të ndahen nga tharja dhe plasaritja.

Passwater: Për çfarë e përdor trupi zakonisht acidin Hyaluronik? Ku mund të gjendet në trup?

Sardi: HA është molekula që mban ujin në trup. Ai mban ujin në indet lidhës, në mes qelizave. Kështu ai është si jastëk për nervat dhe skajet e eshtrave, siguron formën e syrit dhe lëkurën dhe formon një barrierë kundër përhapjes së sëmundjes. Është interesante të theksohet, se veza e femrës është e mbështjellë me HA dhe sperma e mashkullit prodhon hijalouronidazën- enzimën që prish HA. Kjo ezimë pastaj lejon spermatozoidet të pushtojnë  vezën dhe njëri prej tyre ta pllenojë. Kjo njohuri hap derën për të krijuar një formë natyrore të kontrollit të lindjes.

Passwater: Si bën trupi HA? Dhe a ulet ky prodhim me moshën apo nga sëmundjet?

Sardi: HA është prodhuar natyrshëm, disa gramë në ditë. Vitamina C në kombinim me hekurin ndihmon për të shpërndarë HA dhe krijon një qarkullim të shëndetshëm të HA-së së freskët çdo ditë. Rrezet e diellit pa filtër (rrezet UV), viruset dhe tedendencat malinje mund të shkaktojnë përshpejtimin e ndarjes së HA. Psh, në disa pacientë me kancer, HA është shpërbërë në një ritëm të shpejtë dhe ky fakt mund të përdoret si një tregues për kancerin e fshikëzës. Në fëmijët shumë të vegjël me një sëmundje të quajtur Progeria, HA shkarkohet në në urinë 17 herë më shumë se tek fëmijët e shëndetshëm. Këta fëmijë me Progeria, në moshën 2 dhe 3  vjeç duken sikur janë shumë të vjetër. Ata kanë rrudha në fytyrë, janë tullacë dhe kanë perde të syrit. Progeria shërben si dëshmi, se plakja nuk është një funksion i numrit të ditëlindjeve, por një proces që përfshin humbjen e HA. Rënia e HA e bën një person të duket i vjetër, pa marrë parasysh datën e tij të lindjes.

 

Një xhel për shëndetin e gojës

Hulumtuesit kanë përdorur me sukses xhelin e Acidit Hyaluronik (HA) për të përmirësuar shëndetin periodontal. Periodontiti është sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që shkon nga acarimi, deri tek dëmtimi i madh i indeve të buta dhe kockave që mbështesin dhëmbët, duke çuar në rënien e tyre. Në pacientët me periodontit kronik që iu nënshtruan operacionit periodontal, xheli HA përmirësoi rikthimin e gingivave. Në një tjetër studim të pacientëve me sëmundje periodontale, aplikimi i xhelit HA rezultoi në reduktim të ndjeshëm të numrit të xhepave me thellësi 5 mm ose më të madhe, pas 3-6 muajve. Përveç kësaj, dentistët e kanë përdorur acidin Hyaluronik në fëmijët me gingivit, të kombinuar me trajtimin standard dhe kanë parë rezultate më të shpejta shërimi.

 

Dr. Hascall

Ky do të jetë zbulimi spektakolar  i 10 viteve të ardhshme

Hulumtimi i ri ka zbuluar efektivitetin e Ha për një shumëllojshmëri të shqetësimeve si thatësia vaginale, shëndeti oral dhe lezionet prekanceroze të qafës së mitrës. Një grup shkencëtarësh mendojnë se kjo molekulë ka një potencial të shkëlqyer. “Ajo do të bëjë një spektakël të madh në kërkime gjatë 10 viteve të ardhshme,” tha Dr. Hascall. Shkencëtarët më parë mendonin se HA kishte vetëm një rol strukturor. Por tani kanë gjetur se ndikon në mënyrën se si qelizat veprojnë, ka thënë Dr. Bryan Toole, profesor i Biologjisë qelizore dhe Anatomisë në Universitetin South Carolina. Në konferencën e mbajtur nga Dr. Balazs dhe Dr. Hascall në Klinikën Cleveland, 300 studiues paraqitën të dhënat për potencialin e HA për të shëruar plagët dhe parandaluar dhëmbëzat (cikatricet, indin jonormal).

 

Artritet, Hyaluroniku fiton betejën me Glukozaminën

HA është për shumë forma artritesh, por mund të rëndojë Artritin Rheumatoid

Passwater: A ka efekte anësore nga marrja e shtesave nga goja HA?

Sardi: Po, ka, edhe pse ato nuk janë të zakonshme. Në qoftë se një person do të jetë i dehidratuar ose merr medikamente diuretike (shkarkues si në rastin e tensionit), mund të përjetojë dhimbje koke për shkak të rritjes së presionit të gjakut. Kjo në fakt ka ndodhur me një grua, që pa dashje dyfishoi pilulën shkarkuese dhe pati një krizë hipertensive, kur mori HA. Për fat të mirë, problemi u qetësua. Pacientët me presion të lartë të gjakut që marrin diuretikë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të marrin doza të ulëta të HA, jo më shumë se 150 mg në ditë, dhe ata duhet të mbajnë mend që të pinë ujë. Shumë pacientë hipertensivë marrin shtesa nga gojë HA dhe nuk raportojnë asnjë problem. Një nga pjesët e këshillave që unë ofroj në librin tim, është që të mos harroni të pini ujë. HA plus H2O është mënyra se si veprohet.

Gjithashtu, tek pacientët e kancerit lymphedema, ku HA ka bllokuar kullimin nga gjëndrat limfatike, kjo rezulton në ënjtje të këmbëve. Ndoshta, HA nga goja duhet të shmanget nga pacientët me artrit reumatoid, e cila përfshin më pak se 5% të rasteve të artritit. Simptomat klasike të ngurtësisë në mëngjes në një pacient me artrit reumatoid janë shkaktuar nga një reagim autoimun i HA gjatë gjumit. Pas zgjimit, pacientët me artrit reumatoid e gjejnë veten të ngurtë, sepse ata janë të mbushur me sasi të tepërta të HA të shpërbërë. Pas aktivitetit fizik dhe kur nis qarkullimi, ngurtësia zhduket.

Passwater: Si krahasohet HA orale me glukozaminën dhe sulfat chondroitinën?

Sardi: Glukozamina (në formën e N-acetil-glucosamine është një përbërëse e molekulës komplekse të HA), prandaj kjo është arsyeja, që glukozamina vetëm jep përfitime të lehta për artritin. Zakonisht ajo duhet marrë në doza të larta (1500 mg) për periudha të gjata kohore, që të sjellë ndonjë rezultat. Vetëm 150-300 mg HA nga goja do të punojnë më mirë dhe më shpejt në rivendosjen e shëndetit të kyçeve.

Sulfate Chondroitin ngre prodhimin e HA në trup. Dr. Lester Morrison, një kardiolog në Universitetin Loma Linda në vitet 1970, përdori doza shumë të larta të sulfat chondroitin 5.000 mg duke e ulur gradualisht në 1.500 mg gjatë tre ose katër muajve, pas një sulmi në zemër ose periudhave të shkurtra të anginave, për të rindërtuar me sukses dhe shëruar indet kardiake . Disa prej pacientëve patën përfitime anti-plakje, si ripërtëritja e flokëve, anulimi i operacionit të prostatës dhe zhdukja e anginës.

Passwater: Sa acid Hyaluronik (HA) bën trupi çdo ditë?

Sardi: Trupi bën dhe degradon disa mijëra mg HA në ditë. Me avancimin e moshës ose sëmundjes, shkalla e shpërbërjes nuk është njësoj me shkallën e sintezës (prodhimit), duke rezultuar në atë që ne e dimë si shenjat e ngadalta progresive të plakjes. Acidi Hyaluronik vesh indet e lokalizuara ku ka përdorim të përsëritur- gjunjët, kyçin e dorës, sup, ose kur ka ekspozim më të madh ndaj diellit (në anët e syve) dhe brenda në sy.

Passwater: Çfarë dozash të HA nga goja rekomandoni për problemet e kyçeve, lëkurës dhe kështu me radhë?

Sardi: HA është e përshtatshme për të rriturit e moshës 40 ose 50 dhe lart, apo kushdo që ka një nevojë. Unë kisha një 32-vjeçar i cili kishte vështirësi në gishta për t’i lëvizur në piano. Ai ishte gati për të lënë punën dhe gjithashtu do t’i nënshtrohej një operacioni në gju. Ai mori Acid Hyaluronik nga goja dhe brenda një muaji nuk kishte asnjë dhimbje. Paramendoni se çfarë mund të bëjnë shtojcat gojore HA për të zgjeruar karrierën e atletëve! Unë pres që atletët olimpikë të përdorin HA nga goja së shpejti. Dozimi oral duhet të jetë vetëm 150 mg në ditë, mundësisht për një muaj. Më shumë HA nuk është gjithmonë më mirë.

Passwater: Le të kthehemi të plakja. Ju përmendët se procesi i plakjes është një humbje e hidratimit për shkak të humbjes së HA. Si do ndihmojë HA, përveç se duke e bërë lëkurën të duket më e re?

Sardi: Kam parashikuar se shtojcat nga goja të HA do të rezultojnë në njerëz që lënë karriget me rrota dhe ecin me këmbët e tyre. Unë do të doja të shoh aktorin Christopher Reeve të provojë një kurs të HA nga goja. Kujtoj se Reeve pësoi paralizë pas një aksidenti me kalë. Shërimi i nervave thjesht nuk mund të bëhet në mënyrën e duhur pa jastëkun amortizues të dhënë nga HA.

Unë gjithashtu kam vërejtur efekte të tjera të thella të HA nga goja. Për shembull, si HA rimbush sytë, pika e fokusit të syve ndryshon. Prandaj, njerëzit që marrin suplemente nga goja HA e gjejnë shikimin e tyre të përmirësuar pa syze. Që të gjithë të rriturit bëhen pak hipermetrop me avancimin e moshës. Kjo ka mundësi të mëdha për të mbajtur njerëzit pa syze leximi.

Gjithashtu, gjysma tjetër e molekulës HA, acidit glucuronic, është i ngjashëm me kalciumi D-glucaraten, që ndihmon ruajtjen e nivelit të hormoneve. Shumë gra marrin shtesa nga goja HA dhe kanë raportuar se afshet e nxehta të tyre dhe simptomat e menopauzës janë pakësuar. Kjo nuk është e habitshme. Gratë kanë qenë të këshilluara se plotësimi i estrogjenit me gojë nuk parandalon sëmundje, dhe në fakt mund të rrisë rrezikun e sëmundjes. Një alternativë në vend të estrogjenit do të jetë HA nga goja. Pse femrat kanë lëkurë të bukur? Sepse estrogjenit lartëson nivelet ha në lëkurë dhe trup. Pasi prodhimi  i estrogjenit natyror ka pushuar (menopauza), alternativa e natyrshme do të ishte HA nga goja.

Passwater: Çfarë ndikimi do të bëjë HA nga goja mbi industrinë e produkteve natyrale?

Sardi: Ka shumë produkte të kolagjenit që tregtohen për shëndetin e kyçeve dhe ata janë shkak për konfuzion. Edhe pse Tipi II i kolagjenit disa herë del në kombinim me acidin hyaluronik në disa produkte, kolagjeni është diçka tjetër. Është HA që bën të gjithë shërimin e tij. Produktet e kolagjenit thjesht nuk do të prodhojnë rezultatet që sjell Acidi Hyaluronik. Ka kaq shumë produkte natyrore, që ngrejnë pretendime për “anti-plakje” dhe përfitimet janë shpesh konfuze. Por shenjat e dukshme të plakjes-rrudhat, thinjat, ndryshimi i tingullit të zërit, shkurtimi në lartësi trupore, dhimbjet e kockave, numri i syzeve -të gjitha burojnë nga humbja e acidit hyaluronik dhe jo nga mungesa e hormoneve si DHEA ose mineraleve si kalciumi koral, apo ndonjë tjetër që promovohet gjerësisht.

Passwater: Faleminderit Bill për ndarjen këtij informacioni.

Sardi: Është kënaqësi për mua. Ajo që unë kam ndarë me ju këtu duhet të ketë ndikim të thellë mbi këdo që lexon këtë intervistë. Ajo duhet të ketë një ndikim të thellë mbi mjekësinë dhe mjekësinë natyrore në veçanti.

Sulfate Chondroitin ngre prodhimin e HA në trup. Dr. Lester Morrison, një kardiolog në Universitetin Loma Linda në vitet 1970, përdori doza shumë të larta të sulfat chondroitin 5.000 mg duke e ulur gradualisht në 1.500 mg gjatë tre ose katër muajve, pas një sulmi në zemër

Kremi për lëkurën, i mirë, por kapsulat janë ideale

Krem i ditës HA dhe serumi mund të jetë një zgjedhje ideale për hidratimin e lëkurës dhe reduktimin e shenjave të plakjes. Por vetëm kapsulat nga goja janë zgjidhja më e mirë për të ruajtur HA në trup. Acidi Hyaluronik (Ha) thithet nëpërmjet mukozës së gojës, gjuhës dhe mishrave të dhëmbëve. Mukoza e gojës ofron numër të lartë të receptorëve si dhe vaskularizim të nevojshëm për të marrë molekulën HA nëpërmjet membranave të receptorëve. Zgjerimi i kohës që molekula e HA mbetet në gojë, nëpërmjet formulimit në një tablete që zgjat kohën e përthithjes, rrit efektivitetin e HA.

 

Acidi Hyaluronik në lëngun sinovial, kërce dhe inde lidhës

Kyçet (si bërrylat dhe gjunjët) janë të rrethuar nga një membranë që quhet membrana sinoviale e cila formon një kapsulë rreth skajeve të kockave. Membrana sekreton një lëng të quajtur lëngu sinovial. Lëngu sinovial është një lëng i trashë me konsistencën e vajit motorik. Ai ka shumë funksione, por së pari, të amortizojë tronditjen, të lejojë lëvizjen elastike. Funksioni i tij i dytë më i rëndësishëm është për të ushqyer kërcet dhe për të hequr mbeturinat nga kapsula e kyçeve.

Në të gjitha indet lidhës ka tri elemente strukturore: Ato janë acidi Hyaluronik, fibrat e kolagjenit dhe elastinës dhe një lloj qelize bazë. Ndërsa të gjitha indet e tjera kryesore në trup janë të përbërë kryesisht nga qelizat e gjalla, indet lidhëse janë të përbërë kryesisht nga një substancë e pajetë që quhet acid Hyaluronic, i cili ndan dhe mbështetët qelizat e gjalla të indit lidhor. Prania e HA në hapësirat ndërqelizore të indeve lidhëse, u lejon këtyre indeve të përballonjë tensione të mëdha dhe të durojnë sforcime. E gjithë kjo është bërë e mundur për shkak të pranisë së HA dhe aftësisë së tij për të mbajtur ujin dhe për të formuar lëngun xhelatinoz.

 

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *