Misteri i jetëgjatësisë, pema e ullirit mund të rrojë përgjithnjë

Misteri i jetëgjatësisë, pema e ullirit mund të rrojë përgjithnjë

Pse prerja e ullinjve gjobitej rëndë?

Shumë prej pemëve më të vjetra të gjalla, sot janë pemë ulliri. Ka ullishte të mbjella nga ilirët, grekët e lashtë dhe romakët, që ende lulëzojnë tani. Ulliri shihet si një simbol i traditës dhe një dëshmitar i epokave të shkuara. Ai është një bartës i kohëve të harruara dhe trashëgimisë. Një zabel ulliri në Sardenjë besohet se daton 4 mijë vjet përpara. Në Kroaci, një monument natyror, një pemë ulliri më shumë se 1500 vjet, mendohet se është sjellë nga Italia e Jugut apo Greqia. Pema e ullirit u ka mbijetuar shumë luftërave, sëmundjeve, fatkeqësive natyrore dhe neglizhencës së njeriut dhe është ende duke pasur fruta. Në Shqipëri mendohet se ullinjtë më të lashtë kanë moshë rreth 3000-vjecare dhe gjenden në zonat e Tiranës si Petrela, Lanabregas, Tufinë, Prezë, Brar dhe Tujan,-thotë prof. Hairi Ismaili. Perimetri i tyre shkon deri në 3 metra.

Tradita gojore tregon se disa janë edhe më të vjetër dhe në fakt, ullinjtë kurrë nuk mund të vdesin. Cili është misteri për jetën e jashtëzakonshme të drurit më jetëgjatë? Trungu dhe degët nuk jetojnë përgjithmonë. Ato rrudhen dhe vdesin shumë- shumë herë gjatë rrjedhës së jetës së pemës. Por rrënjët dhe pjesë të drurit të ullirit, që janë nëntokë, nuk vdesin nga shkaqe natyrore. Ata nxjerrin fidane të reja përsëri e përsëri. Pema e ullirit është e famshme për rritje në tokë të varfër dhe mjedise jashtëzakonisht shkëmbore.

Ulliri pëlqen që të rritet, atje ku asgjë tjetër nuk rritet. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të pathyeshëm. Ullinjtë kërkojnë kushte shumë specifike në rritje. Ata duan verë të nxehtë dhe dimër jo shumë të ftohtë. Në qoftë se ulet temperatura nën 15 gradë, rrënjët do të vdesin. Kjo është arsyeja pse vetëm klimat e qëndrueshme e Mesdheut dhe Kalifornia janë të njohura për pemët e tyre të ullirit.

Ullinjtë janë gjithashtu të vetë-polenizuar, gjë që është e pazakontë në mbretërinë bimore. Ky fakt mund të ndihmojë për jetëgjatësinë e tyre ekstreme. Ngaqë ulliri nuk përdor gjenet e bimëve të tjera për të nxjerrë pasardhës, ka më pak mundësi për transkriptim gjenetik në sistem dhe për mutacione. Gjithashtu në ruajtjen e kësaj pastërtie e ndihmon tendenca për tokë të varfër, ku nuk rriten pemë të tjera. Çdo sëmundje që bie në një ullishtë, thjesht do të vrasë pjesët e pemës që shtrihen mbi tokë. Pas një periudhe të përshtatshme, nga rrënja e ullirit do të dalë një tjetër pemë. Miza e ullirit kurrë nuk i lëndon rrënjët dhe në fakt simbioza ndërmjet pemës së ullirit dhe insekteve të ullirit shkon prapa deri në Paleolit.

Botanistët kanë gjetur fosile të fluturës së ullirit mbi pemë të varrosura nga vullkanet mijëra vjet më parë. Ne nuk dimë arsyet e sakta, pse ullinjtë jetojnë kaq gjatë. Megjithatë, ne mund të bëjmë disa supozime të shkëlqyera. Një arsye mund të jetë se, pasi që ata janë të strehuar në toka të mbrojtura nga mutacioni, ku rrënjët e pemës së ullirit nuk kanë arsye për të mos jetuar përgjithmonë. Sëmundjet dhe kërpudhat që sulmojnë shumicën e pemëve, nuk mund të gjejnë rrugën e tyre në pjesë thelbësore, në shtratin e pemës në shkëmb. Ndoshta një ditë ne do të zbulojmë sekretin e jetëgjatësisë së këtyre pemëve, por deri atëherë ato do të mbeten misterioze për njerëzimin.

Ligje të forta për pemën e ullirit

Rëndësia e PEMËS SË ULLIRIT DHE vajit të saj për popujt e Gadishullit Ilirik dhe gjithë Mesdheun është reflektuar në shkrimet e tyre dhe madje edhe ligjet e tyre. Homeri e quajti atë “ari i lëngshëm”. Filozofi grek Demokritus besonte se një dietë me mjaltë dhe vaj ulliri mund të lejojë një njeri të jetojë 100  vjet, një moshë shumë e vjetër në një kohë kur jetëgjatësia ishte rreth 40 vjet. Ka më shumë se 100 referenca në Bibël për ullinjtë dhe vajin e ullirit. Në shekullin e gjashtë para Krishtit, ligjvënësi athinas, Solon, futi ligje që mbrojnë ullinjtë. Në një korrije vetëm dy pemë mund të hiqeshin çdo vit. Thyerja e këtij ligji shkaktonte dënime të rënda, si dëbimi nga qyteti e deri ekzekutimi me vdekje. Sipas këtyre ligjeve helene ishte absolutisht e ndaluar për të prerë ullinj, me përjashtim për shërbimi shenjtërie ose të komunitetit, dhe në çdo rast jo më shumë se dy pemë në vit.

Në Shqipëri, në të gjitha kanunet, si ai i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Labërisë, Kanuni i At Shtjefën Gjeçovit, Kanuni i Skënderbeut, statutet e Shkodrës, Durrësit, Tivarit, Budvës etj. kanonizohen ndëshkime të rrepta për prerjen e ullirit, gjoba në monedha floriri qindra fish më të rënda se për çdo pemë tjetër frutore (me përjashtim të vreshtave që ishin gjithashtu të shenjtëruara me ligj).

Nderimi i ullirit

Në Romën e lashtë, tregtarët e vajit të ullirit i dedikuan pemës një statujë dhe një tempull të njohur me emrin Herkules Olivarius. Në Pompei, romakët e lashtë e përdorën vajin e ullirit për të larë flokët. Në Kopshtin e Gjetsemanit, ku Krishti shpesh u lut dhe u arrestua, ishte një vend i përshkruar nga dishepujt si ullishtë. Besohet se lutjet e thella shpirtërore për gjëra të drejta e shumë të rëndësishme, të bëra nën degët e ullirit, plotësohen.

Ulliri është konsideruar si një simbol i durimit: Duke qëndruar në një pemë ulliri, jep një ndjenjë qetësie dhe paqeje. Për më tepër, pema e ullirit është simbol i pavdekësisë. Ajo u jep fuqinë mbretërve dhe priftërinjve dhe me degët e saj kurorëzoheshin kampionët olimpikë.

 

Simbolika e pemës së ullirit

  • Pema e diturisë: Në disa kultura, thuhet se ulliri është i talentuar, me dhunti nga perënditë për njerëzit. Simboli i perëndeshës Athena, perëndesha e diturisë, ishte një degë ulliri.
  • Pema e paqes: Irena, perëndia e Paqes, e bija e Zeusit është paraqitur gjithmonë me një degë ulliri në duart e saj. Më vonë, në periudhat e luftës, korrierët e paqes u dërguan me një degë ulliri.
  • Pema e shpresës: Në Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë ulliri në arkë, në mënyrë që të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë shpresë për njerëzit.
  • Pema e dritës: Vaji i ullirit ishte përdorur si vaj ndriçimi dhe në këtë mënyrë është konsideruar burim i dritës.
  • Pema e fertilitetit: Në traditën popullore ilire e romake, vaji i ullirit është konsideruar nxitës dhe prodhimtar. Njerëzit u jepnin çifteve të reja një bukë në formë ovale që ishte spërkatur me vajin e parë të vitit, si një shenjë për sterilitetin.
  • Pema e shëndetit: Vlera e vajit të ullirit për shëndetin është e njohur gjerësisht për shekuj me radhë. Pema simbolizon fuqinë dhe shëndetin. Për më tepër, ky simbolizëm është krejtësisht i saktë për shkak të faktit se drurët e ullirit janë jetëgjatë, të thjeshtë dhe të qëndrueshëm.
  • Pema e pasurisë: Për shumë familje, drurët e ullirit dhe produktet e tyre paraqesin burimin kryesor të të ardhurave.
  • Pema e ekuilibrit: Pema e ullirit është konsideruar të jetë pema e ekuilibrit nga Keltët. Për këtë arsye ata i kanë kushtuar një ditë, pikërisht 23 shtatorin, kur kohëzgjatja e ditës dhe natës janë të barabarta.

 

Ekstrakti nga gjethet e ullirit vret qeliza kanceroze nga 9-12 ditë

 Gjethet e pemës së shenjtë vrasin virusin HIV dhe çdo virus tjetër

Çaji i këshillueshëm për energji dhe mbrojtje për të gjitha moshat

 A e dini se fitokemikalet në gjethet e ullirit eliminojnë tumoret në 9 deri në 12 ditë? Nuk është çudi që njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut, të cilët konsumojnë 20 herë më shumë vaj dhe kokrra ulliri se amerikanët, kanë gjysmën e incidences së kancerit. Ekspertët besojnë se kjo i dedikohet jo thjesht dietës, por gjetheve dhe frutave të ullirit. Megjithëse pas përpunimit, frutave dhe vajit u janë hequr një sasi e madhe fitonutrientësh, përsëri ato përmbajnë polifenole të mjaftueshme që japin shumë përfitime të shëndetshme. Edhe gjethet e ullirit janë të çmuara për vetitë anti-tumorale, vetitë anti-mikrobiale dhe anti-virale.

Përveç vajit të ullirit, vaji tjetër që del nga kjo pemë është vaji esencial i gjetheve. 2500 vjet më parë, Hipokrati e përmendi këtë vaj për gjendje shëndetësore të shumta, si dhimbje muskulare, ulcera dhe infeksione të zorrëve.

Pas katër dekadash hulumtime, shkencëtarët kanë identifikuar oleuropein- substancën në gjethen e ullirit, e cila është përgjegjëse për vetitë e tij medicinale. Oleuropein është një fitokemikal i fuqishëm anti-kancer. Ndërkohë, në gjethet e ullirit gjenden 12 antioksidantë të ndryshëm – duke përfshirë hydroxytyrosol, që ka një kapacitet absorbimi të radikaleve të lira 10 herë më të lartë se çaji jeshil, e cila mbron qelizat nga dëmtimi i shkaktuar nga oksidimi. Shkencëtarët fillimisht besonin se gjethet e ullirit si ekstrakt kishin aftësinë për të “kuruar” sëmundje të ndryshme.

Por ata më vonë zbuluan se ato nuk kurojnë drejtpërdrejt por vrasin patogjenet dhe patogjenet, viruse apo baktere janë sëmundje-shkaktuese. Kur gjethet e ullirit ekstrakt ndalojnë aktivitetin patogjen, pengojnë përhapjen e sëmundjes dhe i japin mundësi sistemit imunitar të luftojë sëmundjen në rrënjët e saj.

Disa nga rezultatet më të mahnitshme anti-tumorale të ekstraktit të gjetheve të ullirit janë raportuar nga Biophysical Research Communications. Kur përbërësi në gjethe, oleuropein-një antioksidant jo toksik, iu dha minjev nga goja, prishi tumoret në 9 deri në 12 ditë.

Kjo nuk është e vetmja gjë që bëjnë gjethet e ullirit. Testet klinike të kryera nga Universiteti NeW York treguan  se ekstrakti nga gjethet e ullirit është në gjendje të ndryshojë rrugët e infeksionit HIV. Në librin e tij me titull ‘Olive Leaf Ekstrakt’, Dr. Morton Walker rekomandon përdorimin e ekstraktit të fletëve të ullirit për më shumë se 125 sëmundje infektive dhe kronike.

 

DOZAT PËR MIRËMBAJTJE TË SHËNDETIT DHE PËR SËMUNDJE

Studimet tregojnë se ekstrakti i gjetheve të ullirit ose çaji është i sigurt për t’u marrë në nivele terapeutike, pa efekte anësore. (Nivele terapeutike do të thotë në doza të larta, që të ndikojnë mbi sëmundjet, pra në doza më të mëdha se ato ushqimore). Nuk ka një dozë fikse për përdorimin e ekstraktit të fletëve të ullirit. Megjithatë, shkencëtarët kërkimorë rekomandojnë një dozë të veçantë për përdorim të rregullt dhe një dozë terapeutike për sëmundje. Doza e rekomanduar për përdorim të përgjithshëm si një masë parandaluese, është një lugë gjelle ose 15 ml e marrë një ose dy herë para ngrënies ose kapsula, 250 deri 500 miligramëshe.

Nëse një person është i sëmurë me grip, ethe, ftohje dhe infeksioneve të tjera që ndikojnë në rrugët e frymëmarrjes, ekstrakti është i rekomandueshëm që të merret çdo gjashtë orë nga 2  lugë çaji. Dozimi ndryshon në varësi të ashpërsisë së sëmundjes. Si rregull i përgjithshëm, sa më i lartë përqendrimi i oleuropein në një produkt të veçantë, aq më efektiv është ai. Dr. Walker rekomandoi një ekstrakt gjethesh ulliri me një përqendrim oleuropein prej të paktën 6%. Ka marka me përqendrim prej 15% ose më të lartë.

Çaji nga gjethet e ullirit

Gjethet nga pema e ullirit janë të dobishme në prodhimin e çajit. Receta: Copëtojini gjethet dhe hidhni 1 ose 2 lugë prej tyre në ujë të valuar. 5 apo 10 minuta më vonë shtoni pak mjaltë. Çaj nga pemët e ullirit mund të bëhet shumë i fortë nëse ju e valoni atë. Ky çaj jep shumë energji dhe është e rekomanduar që të rriturit të pinë një filxhan në mëngjes, një pasdite dhe një në mbrëmje, ndërsa për fëmijët e vegjël, një filxhan çaji në ditë dhe për ata në moshë shkolle, një filxhan në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Përdorimi terapeutik i ekstraktit nga gjethet e ullirit

  1. Çaktivizimi e infeksioneve bakteriale, virale dhe retrovirale
  2. Parandalimi i infeksioneve dentare dhe kirurgjike
  3. Zhdukja e virusit HIV, si dhe herpes dhe herpes simplex
  4. Trajtimi efektiv për ftohjet, gripin dhe pneumoninë
  5. Ulja e simptomave së Sindromit të Lodhjes Kronike
  6. Rritja e qarkullimit të gjakut dhe reduktimi i radikaleve të lira (duke ndihmuar në sëmundje të zemrës, hipertensionit dhe artritit)
  7. Veprimi antifungal dhe antibakterial për mykun e këmbëve, thonjtë mykotikë, infeksionet maja dhe klamidia

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *