Maksimum nga karota, domatja dhe panxhari

Maksimum nga karota, domatja dhe panxhari

Te dashur lexues! Une e di qe secili nga ne nuk e ka gjithnje kohen te beje leng te shtrydhur karote. E di qe nuk do te bejme shpesh nje leng te shtrydhur domateje apo panxhari. Por ne mund te marrim perseri nje ‘mega-ilaç” prej tyre duke i gatuar….Dhe sapo fjala gatim del ne skene, nje hije dyshimi na mbeshtjell, pasi gjithnje e me shume degjojme per vlerat e ushqimit te gjalle dhe per humbjen e enzimave dhe nje pjese te madhe te vlerave ushqyese kur ushqimet i gatuajme. Jo se nuk ka te verteta ne te, por natyra eshte kaq e ndryshme ne gjithcka dhe na jep pergjigje kaq te ndryshme. Ajo na thote se disa gjera jane me mire te haen te fresketa se te gatuara lehte, se disa duhen ngrene vetem te fresketa e disa te tjera vetem te gatuara.

Do sjellim ketu 4 shembuj, 3 tek ky postim dhe te katertin te postimi i radhes. Ne e kemi thene edhe me pare se nga karotat e shtrydhura marrim shume me teper ushqyes sesa nga karotat e gjalla. Konsiderojeni lengun e karotes si nje bateri akumulative vlerash shendetesore. Karota e gjalle me fibra eshte teper e lodhshme, ajo i merr trupit energji dhe i jep pak ushqyes. Por pyetja jone tani eshte: Po karotat e zjera valle, i ruajne vlerat ushqyese te karotave te gjalla? Pergjigja e tejkalon parashikimin tuaj: Po. Karotat e zjera, pure apo te copetuara dhe me gjithe lengun e tyre japin 3-fishin e betakarotenit, qe nuk mund te perthithet ndryshe kaq mire, pasi ai gjendet i mberthyer brenda mureve qelizore shume te forte.

Studimet qe kemi rishikuar konfirmojne se gatimi ndihmon në shkatërrimin e mureve të qelizave të karotave dhe në mënyrë efektive nxjerr beta- karotenin, duke e bërë kështu më të lehtë për t’u përdorur nga trupi. Një studim i publikuar në edicionin e dhjetorit 2003 të Journal of Nutrition, gjeti se pjesëmarrësit e studimit absorbuan në mënyrë të konsiderueshme më shumë beta-karoten nga ushqimet që përmbajnë karota të gatuara dhe të purpunara. Në një studim tjetër, të botuar në revistën The Journal of Nutrition, maj 1998, gratë që hanin karota te gatuara, thithnin 3 herë më shumë beta-karoten, sesa gratë që hanin karota të papërpunuara.

Po ne krahasim me lengun e karotave te shtrydhura?
Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA), provoi se një shishe 100 gramë me leng karote të freskët siguroi 8285 mikrograme beta-karoten. Ndërsa nxehtësia pakësoi përqendrimin e ujit në perime dhe rrjedhimisht tek lengu i karotes se gatuar pati kanë një përqendrim edhe më të lartë të beta-karotenit: rreth 8332 mcg për 100 grame .

Personalisht po ju them: Mbushni tenxheren me karota, shtoni ujin, zjejini sa te jene te depertueshme me pirun dhe te pije lengun gjithe familja, plus ngrenies se karotave. Nje shije e mrekullueshme!
Ndersa ne lidhje me ushqyesit e tjere ne karote, shumica e tyre humbasin tek karotat e gatuara.

Nese ne duam nje multivitamine te mire do ta gjejme tek lengu i shtrydhur i karotes, por nese qellimi yne eshte te marrim me shume beta-karoten, qe nuk ka luksin te gjendet ne kaq shume ushqime si bie fjala, vitamina C, atehere e zjera eshte zgjedhje disi me e mire.

Tani marrim rastin e panxharit.

Panxhari eshte nje nga lengjet me sheruese qe ben pjese ne terapi detoksifikimi dhe pastrimi nga helmet, ne terapi anti-kancer, ne terapi fuqizimi te zemres etj. Ne mund ta zjejme ate ose ta bejme leng te shtrydhur. Por panxhari i zjere e ka fatin ndryshe nga karota e zjere. Perberesi magjik i tij qe i jep njgyren e kuqe, pigmenti betalaine, humbet sa me shume qe panxhari zjen.

Madje, një studim i kohëve të fundit ka treguar se pigmentet e kuqe të betalainës në panxhar janë më pak të qëndrueshme, se sa pigmentet e kuqe të anthocianines në lakrën e kuqe (Vini re miq! ndryshe nga shume fruta e perime ku pergjegjesi per ngjyren e kuqe-manushaqe-blu eshte anthocianina, tek panxhari i kuq eshte betalaina). P.sh. panxhari sic tregohet ne studim, duhet te gatuhet ne avull per 15 minuta, ndersa lakra e kuqe e ruan efektin e antioksidantit deri ne 25 minuta. Ne pjekje, koha eshte 60 minuta për panxharin dhe 90 minuta per lakrën e kuqe.

Pra, thjesht duhet te keni kujdes me kohen e gatimit. Beni me te miren: Pini 1 gote panxhar te shtrydhur. Panxhari permban disa lloj antioksidantesh *fenole, qe i japin nje kapacitet antioksidant me te larte se lengu i molles, porokalles, boronices se kuqe, cajit jeshil, sipas nje studimi ne Pubmed, dhe ajo qe eshte akoma me interesante, keto fenole qe gjenden ne panxhar perdoren mire nga trupi, kane biodisponueshmeri te mire dhe kjo duket edhe ne urinen e kuqe, pasi keni pire nje gote me leng panxhari.

Po me domatet a ndodh si me karoten apo si me panxharin?

Para se te lexoni vazhdimin miq, qendroni nje hop, mendoni vete, zgjidhni pergjigjen tuaj dhe pastaj vazhdoni me leximin. Kjo eshte nje menyre argetuese leximi dhe une e praktikoj. Eshte kenaqesi kur hipoteza vertetohet, por edhe kur nuk vertetohet, eshte befasi surprizuese, sepse ajo qe vjen me pas, ju meson dicka te re. Sipas Harvard Medical School, një fetë e domate e papërpunuar përmban 515 mikrogramë lykopen, ndërsa 2 lugë paste domate (salca) përmban 13.800 mikrogramë lykopen. Kjo do të thotë qe salca e domates përmban shumë herë më shumë lykopen, sesa domatja e papërpunuar.

Për shkak se shumica e hulumtimeve i atribuojnë vetitë antikancer lykopenit të domateve, zgjidhni salcen ose supen me domate te zjera dhe lerini te humbasin disa ushqyes te tjere qe do t’i gjeni lehtesisht ne ushqime te tjera. Perpiquni te merrni nga cdo ushqim ate qe ai ofron me shumice si ekskluzivitet e qe nuk gjendet dot ne sasi ne ushqime te tjera. Lykopeni i dimates, ashtu si beta-karoteni tek karota, eshte i mberthyer ne fibra te patretshme dhe qe ta marrim, kemi nevoje per ta zberthyer. Kete e ben gatimi (nxehtesia).

Gjithashtu, sipas USDA, edhe tek domatet ndryshon sasia e lykopenit sipas shkalles se pjekjes. Domatet shume te pjekura kane me teper se ato qe nuk jane krejtesisht te kuqe jashte e brenda. Po ashtu, domatet e thara kane edhe me teper lykopen. Nje menyre edhe me e mire e thithjes se ketij karotenoidi eshte duke shtuar vaj ulliri ne vakt. Lengu i shtrydhur i domateve te pjekura mire eshte gjithashtu nje menyre per te marre lykopen, por do te duhen me teper domate, sesa ne rastin kur jane te gatuara.

Domatet e thara ne diell jane gjithashtu mjaft te pasura ne lykopen. Lykopen eshte nje anti-oksidant i shquar, ka veprim antikancer, eshte mbrojtes i zemres (prandaj domatja quhet nje ‘frut i zemres’), eshte i mire per syte. Veçanerisht burrat kane nevoje per kete lende ushqyese, per shendetin e prostates, por kohet e fundit eshte gjetur se edhe grate kane nevoje per lykopen, per te parandaluar dhe luftuar kancerin e gjirit. Keto qe ju tregova jane menyrat per te marre perfitime medicinale nga domatja, ne vend te kapsulave te lykopenit, qe ekzistone dhe ne forme suplementi.

 

editor

Related Articles

1 Comment

Avarage Rating:
  • 0 / 10
  • AffiliateLabz , February 16, 2020 @ 10:39 am

    Great content! Super high-quality! Keep it up! 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *