A duhet të marrin pacientët me hollues gjaku, Vitaminë C?

Kardiologu dr. Thomas Levy i përgjigjet gazetës Molla e Shëndetit

I nderuar Dr. Levy!

Arsyeja për të cilën ju shkruaj, është se një lexues i cili ka kryer kirurgji të stenozës së valvulës mitrale, pyet: A mund të përdor vitaminën C? Çfarë efekti do të ketë vitamina C, pasi kardiologu im më thotë, se unë nuk duhet të marr vitaminë C, sepse shkakton lëvizjen e valvulës? (Ndoshta pacienti ka zëvendësuar valvulën ekzistuese. Nuk jam e qartë për këtë).

Më shumë nderime për punën tuaj të çmuar në shëndetin e njeriut

Kryeredaktorja e gazetës ‘Molla e Shëndetit’ nga Shqipëria, Denisa

Përgjigja e Dr. Levit: Vitamina C është karburant primar me të cilin të gjitha qelizat funksionojnë. Është

faktor primar në përcaktimin se sa mirë bëhet shërimi. Asnjë dozë toksike nuk është identifikuar kurrë, kështu që dozimi varet nga ju (pacienti) dhe si ju ndjeheni. Nëse pacienti është në trajtim me holluesit e gjakut, Coumadin ose Ëarfarin pas operacionit të valvulës së zemrës, vitamina C mund të ndërhyjë me këtë ilaç dhe kjo do të rezultojë në një dozë më të lartë, për të patur të njëjtin efekt gjakderdhjeje.

Pyetje: Dr. Levy, nuk e kuptova mirë. Vitamina C ndërvepron me Coumadin dhe zvogëlon efektin e barit Coumadin për të holluar gjakun? Apo vitamina C zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes, që mund të shkaktojë Coumadin?

Pas operacionit që është bërë 15 vjet më parë, a mund të marrë pacienti vitaminë C në megadozë, në qoftë se pacienti merr droga antiplatele, antikoagulant ose antifbrinolitik?

Përgjigja e Dr. Levit: Po, vitamina C zvogëlon efektin e një doze të caktuar të Coumadin për të holluar gjakun. Në se pacienti merr vitaminë C, doza e Coumadin shpesh duhet të rritet pak, për të përfituar të njëjtin efekt të saj për të holluar gjakun, të barabartë me efektin e dozës më të vogël të Coumadin në mungesë të vitaminë C.

Nëse vendoset një valvul mekanike, thuajse të gjithë kardiologët thonë se holluesi Coumadin duhet të vazhdojë

për gjithë jetën. Vitamina C është marrë nga shumë pacientë me një valvul jo-mekanike, krahas drogave antiplatele. Unë nuk jam në gjendje të jap ndonjë këshillë specifike në largësi, pro ose kundër vitaminës C për rastin e pacientit.

Pyetje: Një lexuese ka trombozë në venën porta në mëlçi dhe një bllokim të stentës në mëlçi. Trombocitet e saj janë 6 milionë. Coumadin me doza trefish nuk e shkriu trombin e saj. A ka diçka natyrale që heq trombozën? Për shembull, Nattokinase, Serrapeptase, Bromelain, Curcumin, Ginger, Pycnogenol, Vitamina C, Niacin etj? A ka me të vërtetë diçka për të shpërbërë një mpiksje gjaku? Dhe a janë këto mjete natyrore të rrezikshme, nëse ato përdoren në kombinim me Coumadin? A mund të zëvendësojë një trajtim natyral, ilaçet? Sa shpesh pacienti duhet të kontrollojë INR-në?

Përgjigjja e Dr. Levit: Unë nuk mund të bëj ndonjë përgjithësim në lidhje me trombozën në venën porta. Shumë faktorë mund të përfshihen dhe unë nuk mund të ofroj konsultime specifike në distancë. Mjeku i ngarkuar është me të vërtetë i vetmi, që mund të marrë këto vendime. Nëse pacientja është e pakënaqur, konsultimi formal me një mjek tjetër është e drejta e pacientes.

Pyetje: Dr. Levi, në faqen e një klinike gjejmë se Vitamina C ka ndërveprime me Tylenolin, duke ulur sasinë e tij në urinë,  gjë që presupozon se ka rritur nivelet e tij në gjak. Ndërkohë që studimet tregojnë se vitamina C mbron pikërisht mëlçinë nga Tylenoli! Aty thuhet gjithashtu se vitamina C ndërvepron me antacidët e stomakut, ilaçet e kimioterapisë, kontraceptivët oralë (mund të rritë nivelet e estrogjenit), mund të rritë përthithjen e Tetraciklinës, dhe se ‘ka pasur raporte të rralla që vitamina C ndërhyn në efikasitetin e holluesve të gjakut, megjithëse në studimet e fundit, nuk u gjet asnjë efekt me doza të vitaminës C në 1000 mg në ditë”. A janë të vërteta këto ndërveprime siç përshkruhet në këtë artikull?

Përgjigja e Dr. Levit: Shumica e medikamenteve me recetë drejtohen në lehtësimin e simptomave dhe

jo në riparimin e dëmit themelor të sëmundjes, të cilën vitamina C dhe antioksidantë të tjerë e bëjnë. Këto barna, deri diku, shpesh janë pro-oksiduese. Si të tillë, vitamina C mund të pritet që të neutralizojë disa nga “ndikimet” e tyre. Megjithatë, pasi vitamina C riparon dëmtimin e sëmundjes, kjo nuk ka asnjë pasojë klinike dhe rezultati është një ndikim i përmirësuar klinik, duke bërë “efektet” e ilaçeve me receta që të shfaqen edhe më të mira. Unë nuk mund të them menjëherë se cilat nga barnat janë dhe cilat nuk janë pro-oksidante (pra mbi cilat vitamina C ka ndikim).

 

STUDIMI

Mungesa e vitaminës C, në një paciente me antikoagulues

Mangësia në vitaminë C mund të shkaktojë hematoma në pacientët që marrin hollues gjaku. Një studim paraqet rastin e një gruaje 64-vjeçare me skuqje hemorragjike të lëkurës, e cila kishte eliminuar nga dieta ushqimet e pasura në vitaminë K, me porosi të mjekut, pasi ishte në trajtim me Coumadin. Por eliminimi i ushqimeve që përmbajnë vitaminë K çoi edhe në kufizimin e Vitaminës C nga dieta. Studiuesit konfirmuan inflamacion perivaskular me dalje të gjakut jashtë vazave (enëve të gjakut) nga mangësia në vitaminë C, e konfirmuar nga testet. Studiuesit thanë: “Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të marrin në konsideratë kontrollin e niveleve të vitaminës C në pacientët me skuqje hemorragjike ose shenja të tjera të mungesës së vitaminës C”. Gruaja u trajtua me një dietë me ushqime të pasura në vitaminë C dhe me plotësim oral 500 mg/ ditë shtesë vitamine C. Skuqja u përmirësua brenda 2-3 javësh. Megjithatë, INR, koha e koagulimit të gjakut, 1 muaj pas marrjes së ushqimeve me vitaminë C kishte rënë në 1.8 mg/ dl dhe u desh një rregullim në dozën e ëarfarinës. Gruaja vazhdoi të marrë shtojca të vitaminës C për një kohë të pacaktuar.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *