KJO DHE SHUME PERGJIGJE TE TJERA PER DIABETIKET DHE JO-DIABETIKET….
Pyetja e lexueses: Nuk jam diabetike por dua te kontrolloj nivelet e sheqerit ne gjak pas ngrenies se embelsires. A duhet te pi uje pas embelsires, qe te ul perqendrimin e sheqerit ne gjak dhe ta bej te dale me shpejt nga trupi duke urinuar me shpejt?
Pergjigja: Ju me te drejte kerkoni te mbani nen kontroll sheqerin ne gjak pas buke ose pas ngrenies se embelsirave, sepse sheqeri i larte ne gjak i rritur rrufeshem shkakton deme akute jo vetem tek diabetiket, por edhe tek njerezit e tjere, nje pohim ky i ri. Dr Joe thote: “Mos u mashtroni duke menduar se nivelet e glukozës në gjak janë gjithmonë normale pas një vakti, vetëm për shkak se nuk keni diagnozë diabeti”.
Dhe sheqeri shkakton deme ne organe, ende pa shfaqur simptoma te dukshme si ato qe provojne diabetiket, si urinimi i shpeshte, tharje goje, uri edhe pse ke ngrene, mpirje gjymtyresh, turbullim shikimi, pergjumje etj.

Duke u kthyer tek pyetja juaj, uji nuk do te holloje perqendrimin e sheqerit ne gjak, ashtu sikunder mund te imagjinoni nje gote qe ka kos dhe kripe, qe duke i hedhur me teper uje, holloni perqendrimin e kripes. Sipas kesaj llogjike, pirja e ujit mund te konsiderohej nje holluese e gjakut, nje zvogeluese e perqendrimit te qelizave te kuqe ne te. Jo, Per fat te mire, kjo nuk ndodh. Nuk jam e sigurt nese uji do te influenconte qe sheqeri te kalonte edhe me shpejt e lehte ne gjak, por e dyshoj kete, sepse studimet kane treguar se glukoza e lengshme apo ne lengje eshte edhe me e demshme, sesa glukoza ne ushqim te gurte. Dhe kur dikush ka renie te sheqerit, hipoglicemi, nje uje me sheqer e rrit me shpejte sheqerin sesa nje cope embelsire. ndoshta per shkak se embelsira ka perberes te tjere si yndyrna, proteina, fibra te mundshme etj qe e ngadalesojne futjen e sheqerit ne gjak, pasi molekulat e tij duhet te ndahen nga molekulat e perberesve te tjere.
Ndersa ju nuk jeni diabetike, eshte e pamundur te keni sheqer ne urine dhe ju nuk mund te pastroheni nga sheqeri me kete rruge. Urinimi i shpeshte eshte shenje e diabetit dhe e nje sasie sheqeri qe trupi, qelizat nuk e kane perdorur dot dhe po perpiqen ta nxjerrin permes urines. Prandaj edhe diabetiket urinojne shpesh. Cdo njeri tjeter nuk ka dhe nuk duhet te kete gjurme te glukozes ne urine.
Nese ju hani embelsira dhe ndjeni shqetesime pas kesaj, tregon se e keni tepruar. Por edhe nese nuk ndjeni shqetesime, eshte mire qe pas nje embelsire te hani kanelle qe njihet per uljen e sheqerit, ose karafil, i cili ndoshta punon me pak ne uljen e sheqerit ne gjak, por eshte antioksidant me i madh per te mbrojtur qelizat nga demet e sheqerit. Nje gje tjeter qe mund te beni, te pini pak leng limoni qe ul indeksin glicemik te ushqimeve te embla, dhe te kafshoni pak lekure limoni ose portokalli, qe eshte akoma me mire, sepse permban naringenin, nje anti-oksidant i fuqishem dhe qe studimet e fundit kane treguar se mund te jete nje zevendesim i ilaçit metformin ne praktiken klinike. Pse? Sepse frenon glukoneogjenezën, zbut inflamacionin, eshte anti-dislipidemike dhe zbut pergjigjen glicemike pas buke.
Mos hani embelsire esell dhe aq me keq, ne mengjes, pasi ne mengjes rritet shume shpejt sheqeri ne gjak, per shkak se rezervat e glukagonit ne muskuj dhe ne melci jane te mbushura gjate nates. Edhe pse duket sikur sheqeri do te jape energji, kjo vetem per nje kohe, deri ne momentin qe rezistenca ndaj insulines do te beje qe ju te mos e perdorni dot sheqerin dhe te ndiheni teper e lodhur.
Menyra te tjera per te zbutur por jo eliminuar, nivelet e larta te sheqerit ne gjak pas embelsire jane te hani ndonje veze te zier, pak djathe, rigon, spec te kuq djeges qepe ose hudher. Ose ndonje bajame, ndonje dardhe ,,,,pra te merrni fibra, proteina dhe yndyrna nga ushqimet e tjera, ne menyre qe te vononi thithjen e sheqerit si dhe ereza e perberes qe ulin vlerat e sheqerit ne gjak.
Nje menyre mjaft e mire eshte ta harxhon shpejt glukagonin qe keni ne qelizat e muskujve, depoziten e sheqerit duke bere fizkulture dhe ne kete menyre, qelizat e muskujve do te kene nevoje per energji dhe do ta terheqin sheqerin nga gjaku duke ulur nivelet e tij. Mos harroni! Ne nuk mund te rrojme as pa kripe, as pa sheqer, por ne e marrim sheqerin nga frutat, perimet dhe ushqime te tjera (psh,. 100 gr qepe kane 4.24 gr sheqer, 100 gr brokoli ka 1.27 gr sheqer, 100 gr molle ka 10.39 gr sheqer, 100 gr qumesht kane 5.26 gr sheqer, 100 gr arra kane 13.71 gr karbohidrate ose para-sheqer dhe 2.61 gr sheqer, 100 gr bajame kane 21.69 g karbohidrate dhe 3.89 g sheqer, 100 gr portokalle ka 9.35 gr sheqer, 100 gr fara liri ka 28.88 gr karbohidrate dhe 1.55 gr sheqer, 100 gr oriz ka 29 gr karbohidrate, 100 gr speca te embel kane 4.64 gr karbohidrate dhe 2.4 gr sheqer, 100 gr patate kane 17.47 gr karbohidrate dhe 15.3 gr sheqer, 100 gr domate kane 3.9 gr karbohidrate dhe 2.6 gr sheqer….., etj, etj. duke permendur vetem disa nga ushqimet e perditshme dhe jo domosdoshmerisht ato qe kane me shume sheqer.
I gjithe ky pershkrim ishte per te thene se ne nuk kemi nevoje per te marre sheqer shtese, pasi natyra i ka permbushur plotesisht nevojat tona per sheqer permes qindra ushqimeve qe e permbajne ate. Ne nuk kemi nevoje per shkretetirat me male sheqeri te bardhe, sepse kemi gjelberimet qe permes veprimit te diellit, akumulojne energji ne formen e karbohidrateve si dhe sheqerit. Toka ‘pjell’ sheqer per ne, shoqeruar me shije dhe aroma te ndryshme. Pemet prodhojne embelsi. Te paret tane nuk e kishin njohur sheqerin e bardhe dhe te gjitha derivatet e tij. Si mbijetuan ata dhe mberriten deri sot? Pa sheqer? Jo, mbijetuan pa sheqer industrial. Prandaj, te gjithe ata autore, si rasti i nje doktori te degjuar ne Itali, qe po pergatitim per kete numer gazete, manipulojne opinionin kur thone se ‘eshte anti-shkencore te flasesh kunder sheqerit, sepse cdo qelize ka nevoje per glukoze, per energji qe te punoje”. Kjo eshte e vertete, por pas kesaj te vertete fshihet rrena e madhe: justifikimi i sheqerit industrial si nevoje organike.
Po pse, per sa sheqer kemi nevoje je? OBSH rekomandon që të rriturit dhe fëmijët të zvogëlojnë sasinë e tyre të përditshme të sheqernave të lirë në më pak se 10% të konsumit total të tyre të energjisë. Një reduktim i mëtejshëm në më pak se 5% ose afërsisht 25 grame (6 luge caji) në ditë do të siguronte përfitime shtesë shëndetësore, thuhet ne faqen zyrtare te Organizates Boterore te Shendetesise. Nderkaq, Instituti i Mjekësisë ne Amerike vendos kompensimin e rekomanduar dietik per cdo ushqyes, ose AZHR. Por meqenëse sheqeri nuk është ushqyes i nevojshëm në dietë, instituti nuk ka lëshuar një RDA për të, qe do te thote se nuk ka asnje nivel te kerkuar per te kompensuar sheqerin. Megjithatë, mjaft organizma kane vendosur kufij per tavanin e perdorimit te sheqerit, si psh 6 deri ne 9 luge çaji ne dite sipas FDA-se. Por me keto rekomandime nuk jane dakord nje numer i madh shkencetaresh, te cilet deklarojne se sheqeri duhet te ndalet pergjithnje.
Ju jeni te lire, te ndiqni rekomandimet zyrtare per te qene brenda limiteve ‘per te kaluar klasen’ apo rekomandimet e shkencetareve dhe autoreve me pervoje klinike gjithashtu, per rezultate me te larta ne shendet. Megjthate, le te kujtojme ketu thenin e Dr. Willam Davis: Rekomandimet zyrtare kane rrenuar shendetin e miliona njerezve dhe jane bere shkak i epidemise se semundjeve degjenerative”….