A janë më të sigurta bimët medicinale apo vitaminat?

Nje pyetje nga nje lexuese e gazetes Molla e Shendetit: Cfare jane me te sigurta: Bimet Medicinale apo suplementet ushqyese?
Kjo pergjigje varet nga lloji i bimes dhe nga lloji i suplementit. Ka bime shume te sigurta, ka bime shume te rrezikshme dhe bime te ndermjetme. Ka suplemente shume te sigurta, ka suplemente qe nuk duhen marre pa analizat qe tregojne mangesi ushqyese dhe pa receten e mjekut. Tipikisht, toksike jane mineralet baker, hekur. Nder gjithe suplementet, shkallen me te larte te sigurise e kane vitaminat e tretshme ne uje C, B1, B2. B3, B5, B6, B12, minerali magnez, (Vitamina B9 ose Acidi folik nuk mund te merret me doza te larta mbi 400 mcg pa u percaktuar me analiza nevoja per me teper). Keto qe permendem jane te sigurta ne doza deri disa mijera here e teper sesa rekomandimet per nevojat ditore. Pas ketyre vijne per nga siguria vitaminat e tretshme ne yndyrna si vitaminat E, D, A dhe K. me perjashtim te vitamines A qe ka pasur raste qe ka treguar toksicitet e marre si nje shtojce ne doza te medha dhe per kohe te gjata, vitaminat e tjera e kane gjithashtu te larte pragun e sigurise ne lidhje me toksicitetin, por jo sa vitaminat e tretshme ne uje, pasi keto vajoret trupi i akumulon dhe i ruan tepricat e tyre ne shtresat dhjamore. Per me teper, Ne problemet e hollimit te gjakut, kur merren hollues, vitaminat E dhe K nderveprojne, e para shton efektin hollues, gje qe e ben te pakontrollueshme nga mjeku, rrezikun e medikamenteve anti-koagulante dhe kategorive te tjera. Duhet nje mjek mjaft i zoti qe te dije te menaxhoje situaten, te gjeje dozen e duhur me te ulet te medikamentit Warfarin zakonisht, dhe nderkohe te jape vitaminen E per efekt shtese. Ku do ta gjejme ne nje mjek kaq te zote qe te percaktoje shumatoren e ilacit dhe vitamines, qe do ta trajtonte me me shume shendet e me me pak efekte anesore, pacientin? praktikisht eshte e veshtire ne Shqiperi, Prandaj ju do te qendroni ne dozen e medikamentit qe te pakten mjeku e di, e njeh, e ka ne protokollet e mjekimit. Dhe nese do te merrni vitamine E si shtese per shendetin e zemres dhe per hollim gjaku, merreni per parandalim ose jo me shume se 400 IU kur jeni duke marre edhe anti-koagulant tjeter. Po keshtu, vitamine K shtese mund te nderveproje duke kufizuar veprimin e anti-koagulanteve dhe duke shkurtuar kohen e mpiksjes se gjakut. Te sigurta jane pergjithesisht enzimat e tretjes, si enzimat e papajes, te ananasit si dhe enzimat pankreatike. Acidet yndyrore Omega -3 po ashtu, lecithina, koenzima Q10, kolina, aminoacidet L’carnitine, D’ Riboze, L’arginine, Lysine, Proline ne dozat e dhena per shendetin kardiak (jo ne dozat e sportisteve). Ndersa te rrezikshme jane hormonet steroide per rritjen e mases muskulore qe marrin sportistet si dhe hormonet shtese qe marrin grate ose burrat me probleme prostate. Ndersa me e sigurta nder te gjitha suplementet ushqyese eshte vitamina C. Sikurse ka thene gjigandi Linus Pauling, vitamina C eshte substanca me e sigurt ne bote.
Tani, po te futemi ne boten e bimeve, nuk dalim dot me se eshte shume me e madhe, gati e pamate. Bimet, nje grup i vogel i tyre jane mjaft te sigurta dhe mund te perdoren shpesh dhe per periudha te gjata, si psh, radhiqet, cikoret, hithrat, majdanozi, kopra, laboti, lepjeta etj. Por shumica prej tyre duhet te merren per periudha te kufizuara dhe me doza te kontrolluara dhe disa te tjera mundesisht te mos merren asnjehere, pra te mos keni nevoje per to, ashtu sikurse te mos keni nevoje as per medikamente. Megjithate, ka edhe bime te sgurta dhe mjaft efikase ne varesi te diagnozes, si pershembull, rodiola rosea, ashangandha, borziloku, lule bliri..
Pergjithesisht, suplementet ushqyese jane me te sigurta sesa bimet medicinale, sepse bimet kane perberes farmakologjike, shume me shume sesa perberes ushqyes. Prandaj edhe nuk kategorizohen tek ushqimet. Ekzistojne bime qe per nga rrezikshmeria e tyre, tejkalojne edhe disa nga medikamentet me pak efekte anesore. Edhe pse e pergjithshmja eshte se mjekimi me bime te paperpunuara (te gjalla ose te thara) do te kete me pak efekte te padeshiruara sesa mjekimi me medikamente dhe me shume perfitime reale per shendetin. Sepse ndersa medikamentet jane zhvilluar ne linjen e trajtimit te simptomave te semundjeve dhe shume- pak te shkaqeve dhe eliminimit te tyre, bimet punojne per te luftuar edhe shkaqet.
Per ilustrim: Nese eshte fjala per trajtimin e semundjeve mendore, me te sigurta dhe efikase jane suplementet ushqyese ne doza ortomolekulare, pastaj vijne bimet medicinale, pastaj vijne medikamentet psikotike, qe kush vuan, ua njeh mire efektet anesore.
Megjithate, mjekimi me i mire, me i sigurt mbetet ai permes ushqimit. Beni ushqimin prioritet ne investim, pastaj suplementet ushqyese, pastaj bimet medicinale, e ne fund medikamentet. Prandaj, beni dy gjera: 1. Shkulni nga koka idene se ‘cfare eshte natyrore eshte e parrezikshme’ (natyror eshte edhe helmi i gjarprit).

Dhe kudo ku blini bime medicinale, krahas recetes se si behet caji dhe per cfare perdoret, kerkoni informacion se cfare efektesh te mundshme anesore ka nje bime dhe aq me teper, nje perzierje me shume bime, cfare ndikimi kane ato mbi semundje te tjera qe ju keni dhe cfare nderveprimesh kane me ilacet qe merrni. Mjekut popullor tregojini qesen me ilace qe merrni, mjekut tregojini qeset e bimeve dhe qe te dy paleve u kerkoni informacionin te cilin jane te detyruar te ofrojne. Asnjeri prej tyre nuk ka te drejte te diktoje pacientin dhe t’i thote: Hiq bimet ose hiq ilacet. Zgjedhja eshte e pacientit. Por si mjeku praktikues (sheronjesi popullor) si mjeku i certifikuar duhet te jene ne gjendje te tregojne perfitimet dhe rreziqet e mundshme te kombinimeve te ndersjelleta. Madje, jo vetem me bimet, por edhe me ushqimin, sepse ilacet kane nderveprime edhe me to.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *