A mund të pinë çaj fëmijët pa qenë të sëmurë?

Ju kisha premtuar t’ju them dicka nese duhet te pine cajra femijet pa qene te semure, nisur nga pyetja e nje prej miqve tane. Pergjigja eshte: Po. Mund te pine cajra ashtu si pini ju cajra ne lokale, pa qene te semure, vetem se jo cajra me bustina qe jane me shume gjasa, artificiale. Cajrat qe mund te pine femijet duhet te jene sidomos ato qe rritin imunitetin dhe i forcojne femijet. Kjo eshte me e deshirueshme ne periudhat e virozave per te parandaluar gripin.

Disa nga cajrat qe femijet mund te pine jane: Caj mali, caj bliri, caj boronice, caj trendafili te eger, caj molle te eger, caj molle te embel, caj kumbullash te thata (oshaf), caj xhinxher me limon, caj me lekura portokalli, caj rigoni, caj trumze, caj trendafil shkembor, caj kulumbrie, caj lule shtogu, caj ose me mire infuzion hithre.

1 filxhan kafeje eshte e mjaftueshme. Caji behet me pak i perqendruar se i te rriturve. Bima rri ne ujin e nxehte rreth 3 minuta, pastaj kullohet. Me perjashtim te hithres, xhinxherit dhe cajrave te frutave qe rrine me gjate.

Hithra si bime ushqyese lihet disa ore ne ujin e nxehte, ne menyre qe te leshoje kriperat minerale dhe vitaminat e saj. Pihet e ftohte. E rekomandoj vecanerisht per femijet e vegjel, sepse eshte edhe parandaluese e anemise.

Nje tjeter infuzion, kete here i kendshem per femijet eshte caji i petaleve te trendafilit. pergatitet njesoj si infuzioni i hithres, duke i hedhur petalet ne uje te nxehte dhe duke i lene per 6-10 ore, por i shtohet edhe limon ose limontos. Nese petalet lihen ne uje te ftohte, eshte mire qe kavanozi me petale trendafili te rrije ne diell prane dritares per 3-4 dite, para se te pihet. Per 750 ml-1 liter uje duhen rreth 12 trendafila dhe 1-2 luge me leng limoni ose 5 gr limontos.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *