A tregon pesha trupore gjendjen e shëndetit?

Një person mbipeshë a  ka gjithnjë shëndet më të keq se një person elegant ose me mesatar?

Lexuesja pyet: Sa e vertete eshte qe pesha trupore ka lidhje me semundjet? Domethene, a mund te themi se eshte me i shendetshem nje person elegant apo nje tjeter qe quhet i shendoshe? Ne me pare kemi degjuar nga gjysherit, qe nje vajze e dobet konsiderohej me shendet te keq dhe jo si kandidate e mire per burrin, per te lindur femije. Ndersa nje vajze apo grua e mbushur mendohej e ushqyer mire, domethene e shendetshme, e forte. Mirepo sot ky mentalitet me duket se ka ndryshuar ne te kundert. A mund te na sqaroni dicka me teper dhe sa duhet te na obligojne kilet, per te pasur shendet te mire?

PERGJIGJE: Pyetje me shume interes, dhe e koklavitur, sepse pergjigja nuk eshte dicka e thjeshte, nje po apo nje jo. I marrim me radhe. Ju thoni nje person elegant…Cfare duhet te kuptojme me nje person elegant, nje person shume te dobet, pak nen peshe apo ne peshe ideale? Dhe pastaj thoni ‘nje person i shendoshe”. Edhe ketu shtrohet ceshtja: I shendoshe si: pak mbipeshe, goxha mbipeshe apo obez? Si rregull, sa me shume largohet pesha trupore drejt ekstremeve, (shume i dobet apo shume i shendoshe), aq me teper rritet mundesia qe personi nuk gezon shendet te mire. Por nga ana tjeter, ne nuk mund te gjykojme vetem nga kilogramet per shendetin e dikujt, se perndryshe do te ishte e zgjidhur: Laboratoret do t’i thoshin kujt eshte ne peshe brenda ‘standardeve”, ti shko ne shtepi, nuk te bejme analiza se ti nuk ke semundje”, ndersa atyre qe kane kilgrame teper apo manget, do t’u thoshte qe ne fillim, ‘ju jeni te semure me siguri, ja te shohim se cfare shkon keq tek ju”….

Nje person i dobet mund te jete me i shendetshem se nje normal, ose nje mbipeshe dhe anasjelltas, nje person mbipeshe mund te jete me i shendetshem se nje me peshe normale ose elegant. Ja ta marrim ne analize.

Nje person elegant mund te jete me shendet te shkelqyer dhe energjik, por jo gjithnje. Ne ndonej rast, nenpesha e tij vjen nga semundje serioze, ne disa raste shkaku eshte eshte nje crregullim hormonal, ne raste te tjera mund te jete puna raskapitese qe mund te lere pasoja mbi shendetin, ndonjehere eshte pagjumesia ose vuajtjet shpirterore, depresioni etj. Nje person i dobet mund te kete ene te gjakut mjaft te dobeta dhe ne rrezik per te shperthyer, per shkak te kolesterolit te tij HDL shume te ulet. Kolesteroli shume i ulet mund te behet shkak per paaftesine per te pasur cikel te rregult menstrual dhe per te lindur femije. Ne kohet e vjetra, popujt kane vuajtur shume nga mungesa e ushqimit. Njerezit e varfer identifkoheshin nga dobesia trupore, ndersa ata qe kishin pasuri apo ekonomi familjare te mire, per shkak te kalorive qe merrnin nga ushqyerja e tyre e bollshme, ishin me peshe me te madhe trupore sesa fshataresia dhe punetoria e varfer. Prandaj per nje femer te shendoshe apo normale thuhej se eshte e ushqyer mire, ndersa nje e dobet kishte mangesi te tilla ushqyese, qe mund te beheshin shkak edhe per fertilitetin, sikurse e thashe.

Akoma me tej, nje person i dobet ne disa raste ka nivele te larta te kolesterolit ne gjak. Nje person i dobet mund te kete pafuqi, anemi, parazite qe i hane ushqimin, ai mund te kete infeksione seksualisht te transmetueshme, mund te kete dobesi nga pasojat e HIV-AIDS, ai mund te kete kocka te dobeta, ai mund te jete i dobet per shkak te semundjeve inflamatore te zorreve etj etj etj. Tani marri rastin me klasik te dobesise apo elegances nga dietat. Disa njerez, vecanerisht vajzat, jane kaq te preokupuara per linjat trupore, saqe ato e privojne trupin jo vetem nga kenaqesia e ushqimi, por edhe nga nevojat per lende ushqyese. Sepse ka dicka: Nje diete me kalori te uleta nen norme me shume gjasa eshte nje diete e varfer ne lende ushqyese. Keta njerez nuk po marrin sa duhet acidet yndyrore esenciale, proteinat, karbohidratet si dhe mikroushqyesit, vitaminat dhe mineralet. Prandaj e kam sjelle gjitnje ne vemendje, qe ndersa nje person perpiqet te humbase ne peshe, nuk duhet ta realizoje kete me dieta drastike, duhet te ushqehet mjaftueshem per nevojat metabolike qelizore dhe te perdore cajra per te shkrire dhjamin, suplemente qe rregullojne kete proces. Dhe nderkohe qe ushqimin e kane pakesuar, duhet te marrin suplemente ushqyese, qe te mos behen deficitare. Nuk eshte zgjidhje t’i thuash dikujt, mos ha qe te dobesohesh.

Tani marrim rastin e nje personi te shendoshe. Ai mund te jete i shendetshem në kuptimin relative, sepse absolute nuk ekziston, mundet të mos ketë ndonjë sëmundje, por nëse vazhdon të marrë mbipeshë ose nëse nuk humbet mbipeshë, pas vitesh mund të shfaqen sëmundjet metabolike. Mirëpo ai mund të jetë gjenetikisht i fortë dhe unë di rastin e një ish mësuesit tim, teper- teper i shëndoshë, me një bark kaq të madh që nuk kishte rrip ta mblidhte, ….e megjithatë, ai u plak. Pse? Disa njerëz të shëndoshë kanë kolesterol normal, disa të tjerë kanë kolesterol të lartë, por me grimca të mëdha, pra nuk e kanë të rrezikshëm. Një përson i shëndoshë ka rezerva energjike të cilat trupi i përdor për të përballuar situata sëmundjesh dhe stresi. Një person mund të jetë I shëndoshë dhe kjo tregon se ai ka marrë kalori të tepërta, por nga ana tjetër, mund të gëzojë shëndet, sepse ka bërë një ushqyerje të mirë, me ushqime të larmishme, bio, plot lëndë ushqyese dhe antioksidantë dhe këto në disa raste dominojnë dhe janë avantazh më i madh sesa disavantazhi i kalorive të tepërta. A duhet të dalim nga kjo në konkluzionin, se një person që është i shëndoshë, pesha e tij tregon se ai po ushqehet mirë?

Jo! Ne nuk e dimë se si po ushqehet ai. Ai mund të jetë duke u ushqyer shumë keq, duke ngrënë ushqime të përpunuara të shpejta, fast-food, vajra toksikë, shumë sheqer, shumë brumëra, dhe pak fruta e perime, e ndoshta aspak arra e fara. Pra, ai mund të jetë duke marrë shumë kalori dhe pak lëndë ushqyese.

Një person i dobët, nga ana tjetër, mund të jetë duke u ushqyer më mirë, ai ha ‘pak e saktë’, si thotë një shprehje e popullit. Ai ndoshta konsumon më pak karbohidrate dhe yndyrna, bile edhe proteina, por merr ushqime të ngarkuara me lëndë ushqyese të dëndura. E kundërta gjithashtu mund të jetë e vërtetë dhe e thamë më lart.

Kthehemi tek personi i shëndoshë: Mbipesha e tij mund të vijë nga ushqyerja e tepërt, ose nga aktiviteti i pakët fizik. Ai gjithashtu mund të mos jetë duke ngrënë shumë, por ka një çregullim hormonal, mbipesha mund të vijë nga depresioni, nga pagjumësia, mund të jetë e trashëguar gjenetikisht, mund të mos vijë nga sasia e ushqimit, por nga ushqimi pa fibra, me proteina të mangëta, etj faktorë.

Përfundimisht, ne nuk mund të gjykojmë mbi shëndetin e një personi nisur nga kilogramët e tij. Një person mund të jetë duke ngrënë mirë ose keq, dhe të jetë i dobët. Mund të jetë duke ngrënë mirë ose keq dhe të jetë i shëndoshë. Megjithatë, tashmë ka shumë studime që dëshmojnë lidhjen me mbipeshës dhe diagnozave të ndryshme, kjo për shkak se tendenca e popujve është të qenit mbipeshë, ndërsa nënpesha nuk është epidemi. Por në rast se kjo e dyta do të kthehej në tendencë, me siguri që do të shihnim më tepër studime në krahun e kundërt.

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *