Çfarë rekomandoj për të parandaluar goditjen në tru nga dridhjet e zemrës dhe trombet

Dr. Stephen Sinatra

Rreth 800 mijë amerikanë pësojnë çdo vit goditje në tru, 134 nga të cilët vdesin. Më tej, të mbijetuarit përballen me pasojat invaliduese të kësaj goditjeje, që kufizojnë aftësitë e tyre funksionale. Ka dy lloje goditjesh në tru. Lloji më i zakonshëm quhet  goditje ishemike dhe ndodh kur një enë gjaku që furnizon gjakun në tru bëhet e ngushtë për shkak të formimit të pllakës. Një mpiksje gjaku mund të formohet dhe të bllokojë arterien (goditje trombotike) ose të shkëputet nga diku tjetër në trup dhe të krijojë një bllokim (goditje embolike). Nëse rrjedha e gjakut ndalet për më shumë se disa sekonda, qelizat e trurit mund të vdesin, duke shkaktuar dëme të përhershme.

Ndryshe nga goditja ishemike, një goditje hemorragjike (hemorragjia cerebrale) ndodh kur një pjesë e dobësuar e një ene gjaku shpërthen, duke rezultuar në derdhjen e gjakut në indet e trurit. Kur qelizat e trurit që janë prekur, vdesin, funksionet e kontrolluara nga ato qeliza, të cilat shpesh lidhen me komunikimin, kujtesën dhe lëvizjen, janë të kompromentuara.

Përkundër gjithë asaj që mjekësia moderne mund të bëjë për të nxitur rehabilitimin pas një goditjeje, mjekët pajtohen se ilaçi më i mirë për goditjen është parandalimi. Kjo është një detyrë e rëndësishme, e cila mund të iniciohet me planin gjithëpërfshirës për parandalimin e goditjeve që kam përshkruar këtu. Një pjesë e madhe e parandalimit të një goditjeje varet nga të qënit në dijeni të rreziqeve që e shkaktojnë.

Hani në mënyrë të shëndetshme: Parandalimi i goditjes në tru nis me një dietë të shëndetshme për zemrën, sepse ushqimet që janë të mira për zemrën, janë gjithashtu të mira për trurin. Maksimizoni marrjen e frutave dhe perimeve organike, peshqve dhe pulave për të marrë antioksidantët dhe yndyrnat e shëndetshme që ato përmbajnë. Minimizoni konsumin e sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara, jo vetëm për të mbajtur peshën nën kontroll, por edhe për shkak se këto janë burime të inflamacionit arterial, por që  janë injoruar.

Në veçanti, mangësitë e kaliumit dhe magnezit – të cilat janë mjaft të zakonshme – mund të shkaktojnë aritmi kardiake, duke përfshirë fibrilimin atrial (A-fib), një faktor rreziku për goditje në tru. Magnezi gjendet në perime me gjethe jeshile dhe fara. Ushqimet e pasura me kalium përfshijnë kakao, krunde gruri, maja buke, fiq (sidomos të thatë), banane, domate, rrush të thatë, avokado, patate (me lëkurë), kajsi të thata, kumbulla të thata, hurma arabie, kikirikë, spinaq, sardele, scallop (goca deti), arra,arra brazili, gështenja, kiririkë, fara susami dhe më shumë ndër to, kanë fistikët dhe bajamet.

Një studim i madh i Harvardit në 1998 me mjekë meshkuj identifikoi kaliumin, magnezin dhe fibrat (të gjetura në kokrra të plota) si faktorë të rëndësishëm anti-goditje, kështu që ka kuptim për të ngrënë një dietë të pasur në këto tre lëndë ushqyese. Dhe nëse keni veshka të shëndetshme, duke marrë më shumë  se 4 gramë kalium në ditë nga ushqimi dhe shtesat, ju ofron përfitime të mëdha për parandalimin e goditjes. Por vini re se unë zakonisht nuk rekomandoj marrjen e kaliumit plotësues për pacientët e moshuar me dëmtim të veshkave (përveç nëse monitorohet nga një mjek), sepse veshkat mund të kenë probleme në përpunimin e tij dhe nxjerrjen e tepricës e kjo mund të dëmtojë funksionin e zemrës.

Bëni testet e zemrës dhe karotideve

Sëmundja arteriale zakonisht nuk kufizohet në një zonë, siç është arteria koronare specifike. Në vend të kësaj, dëmi atje shpesh do të thotë që keni probleme diku tjetër, ndoshta në kokë dhe në qafë. Pra, marrja e kontrolleve të rregullta kardiake është një hap vendimtar në parandalimin e goditjes në tru.

Si pjesë e vlerësimit tuaj kardiak, pyetni mjekun tuaj për të dëgjuar arteriet tuaja karotide me stetoskop. Nëse dëgjohen pengesa në tinguj, bëni një analizë me ultratinguj të quajtur imazhi i karotideve. Karotidet janë enët kryesore në secilën anë të qafës, që e mbajnë gjakun të pasur me oksigjen nga aorta dhe zemra në tru. Imazhet tejzanore mund të identifikojnë formimin e pllakave ose trashjen jonormale të indeve arteriale, si shenja të aterosklerozës. Pa provën e imazhit, një doktor nuk ka gjasa të dijë shkallën e sëmundjes karotide, pasi shpesh nuk ka simptoma. Simptoma e parë mund të jetë një goditje e plotë në tru.

 

Përparime në mjekësinë bimore për trajtimin e lëndimeve ishemike të trurit

Lëndimi ishemik i trurit është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën dhe ka tërhequr shumë vëmendje në fushën e zbulimit të drogave. Ishemia cerebrale është një proces kompleks patologjik, që përfshin një sërë mekanizmash, si radikalet e lira, stresin oksidativ, ndërprerjen e funksionit të membranave qelizore, lirimin e neurotransmetuesve dhe apoptozën (vdekjen qelizore). Terapia trombolitike është strategjia terapeutike më e efektshme, por përfitimet nuk janë absolute. Rritja e vëmendjes në fushën e zbulimit të drogave është përqendruar në përdorimin e përbërjeve natyrore nga bimët medicinale neuroprotektive (që mbrojnë qelizat e trurit), që duket të jetë një opsion premtues terapeutik për isheminë cerebrale, me efekte minimale sistemike negative. Komponimet natyrore janë demonstruar se kanë veprime rregullatore neurofunksionale, antiinflamatore, antagonizuese të kalciumit dhe aktivitete anti-apoptik. Ndër burimet bimore që veprojnë si agjentë potencialë neuroprotektivë, janë resveratroli (nga rrushi), EGb7610 (ekstrakti i Ginkgo bilobës), kurkumin (përbërësi i shafranit të Indisë) dhe epigallokatekin-3-gallate (nga çaji jeshil). Këta kanë treguar përfitime të rëndësishme terapeutike në kushtet ishemisë cerebrale. Molekula të tjera natyrore janë në studim.

 

Disa nga faktorët kryesorë që rrisin rrezikun e goditjes në tru:

  • Trashëgimia familjare
  • Avancimi i moshës
  • Tensioni i lartë i gjakut (mbi 140/90 mm Hg)
  • Diabeti
  • Trashja dhe pasiviteti fizik
  • Sëmundja arteriale (prania e pllakës)
  • Fibrilacioni atrial (A-fib)
  • Sëmundje të valvulave të zemrës
  • Përdorimi i duhanit dhe alkooli i tepërt
  • Historia të mëparshme të mini-goditjeve
  • Përdorimi i drogave si kokaina dhe metamfetamina, të cilat mund të shkaktojnë spazma të enëve të gjakut dhe goditje edhe në përdorimin e parë.
  • Proteina C-Reaktive e rritur, homocisteina e rritur, fibrinogjeni i rritur dhe Lp (a) e lartë, të cilat tregojnë inflamacion
  • Kolesteroli i mirë HDL më pak se 30mg/dL
  • Ndërsa disa prej këtyre faktorëve të rrezikut janë jashtë kontrollit tuaj, shumica varen nga ju dhe trajtohen me dietën, diagnozën, suplementet ushqyese dhe këshillat e jetesës që vijojnë.

 

Parandaloni mpiksjet me holluesit e gjakut!

Mpiksjet shkaktojnë goditje. Mpiksjet formohen për shumë arsye tek njerëzit me dhe pa sëmundje kardiovaskulare. Ata mund të pësojnë trashje gjaku, i grumbulluar nga koagulimi për shkak të toksinave, ndotjes, stresit dhe inflamacionit. Por pacientët me llojin e aritmisë fibrilacion atrial (A-fib) janë në një rrezik në rritje për formimin e koagulimit.  A-fib është një arritmi e zakonshme, që rezulton nga stimulimi i parregullt elektrik i dhomave të sipërme të zemrës, atriumet. Procesi i plakjes dhe valvulat e zemrës që rrjedhin janë shkaqet kryesore të kësaj lloj aritmie. Mund të kontribuojnë edhe presioni i lartë i gjakut, sëmundja e arteries koronare, alkoolizmi dhe funksionimi i lartë i tiroides (hipertiroidja). Në këtë gjendje, veçanërisht nëse është e vazhdueshme, rreziku i formimit të mpiksjes rritet ndjeshëm. Mpiksjet pastaj mund të dalin nga zemra, në aortë, dhe deri në tru. Fibrilimi atrial (A-fib) krijon një rrezik pesë herë më të lartë të goditjes në tru. Rreth një e treta e goditjeve mbi moshën 65 vjeç lidhen me A-fib.

Për vite me radhë mjekët i kanë trajtuar dridhjet e zemrës me Coumadin, një hollues i provuar i gjakut që shpëton jetën. Unë, gjithashtu, e kam konsideruar gjithmonë Coumadinën si një çelës për mpiksjen dhe parandalimin e goditjes, që është kritike për shumicën e pacientëve kronikë me aritmi A-fib, ata me disa sëmundje strukturore të zemrës dhe faktorë të rrezikut si trashëgimia gjenetike, ngjarjet kardiake të kaluara, diabeti, valvulat e zemrës të prishura, dështimi i mëparshëm i zemrës dhe një zgjerim i barkushes së majtë. Kohët e fundit, megjithatë, drogat e reja të hollimit të gjakut janë bërë të disponueshme. Megjithëse nuk kam eksperiencë klinike në përdorimin e tyre, kam studiuar Predaxa, më popullorja e të sapoardhurave. Në rastin e Predaxa, unë me forcë këshilloj çdo pacient të moshuar që e merr atë, të diskutojë me mjekun e tij mundësinë që ta marrë më pak se doza standard, për shkak të rrezikut më të madh të gjakderdhjes që ka ky medikament. Njerëzit me episode të rastësishme të aritmisë A-fib që nuk kanë zgjerim të atriumit të majtë mund të mos kenë nevojë për Coumadin (Warfarin) dhe shpesh mund të stabilizohen me hollues natyrorë të gjakut.

Holluesit natyrorë të gjakut për parandalimin e mpiksjes, që duhet të diskutoni me mjekun tuaj përfshijnë:

  • Vaj peshku ose vaj kallamari (1 deri në 2 g në ditë)
  • Hudhër (1 deri në 2 g në ditë në formë kapsule)
  • Nattokinase (100 mg në ditë)
  • Bromelain , një enzimë që rrjedh nga ananasi (600 mg në ditë)
  • Aspirina (1 aspirinë e vogël çdo ditë)

Vetëm mos harroni se pacientët të cilët kanë dridhje zemre të vazhdueshme (A-fib ) dhe po marrin një hollues gjaku farmaceutik duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve të tjera natyrore për shkak se një trajtim i dyfishtë për hollimin e gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje.

Një alterntivë tjetër për një popullatë të përzgjedhur është droga statinë. Statinat kanë efekt anti-inflamator, hollojnë gjakun dhe bëjnë që qelizat e kuqe të gjakut, të jenë më rrëshqitëse. Por për shkak të efekteve anësore të mëdha, unë i rekomandoj statinat si një trajtim vetëm për meshkujt e moshës mesatare deri në 75 vjeç me sëmundje të zemrës, kolesterolin e mirë HDL të ulët dhe të cilët nuk janë diabetikë. Për këtë grup të njerëzve, përfitimet tejkalojnë rreziqet. Sidoqoftë, mos merrni asnjë statin nëse keni një histori të mikro-rrjedhjeve të gjakut në tru.

 

Një formë e re e vitaminës E, premtimi më i madh për isheminë

Reduktoi lezionet e trurit, duke përmirësuar qarkullimin cerebrovascular në zonën e plagosur

Ndër holluesit natyrorë të gjakut, që parandalojnë mpiksjen është një lloj shtojce që mund t’ju ndihmojë të kapërceni goditjen. Në fakt, ekziston një hulumtim i ri dhe jashtëzakonisht emocionues i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Ohio dhe i udhëhequr nga Prof. Chandan Sen, që ka dokumentuar neuroproteksionin mbresëlënës dhe fuqinë parandaluese të goditjes në tru. Kjo është një anëtare e familjes së vitaminës E, e quajtur alfa tokotrienol.

Në një eksperiment të vitit 2011, Dr. Sen dhe ekipi i tij gjetën dallime të mëdha tek kafshët që u shkaktuan goditjen në tru, midis atyre që morën një dozë të madhe shtojce alfa tokotrienol dhe atyre që morën një placebo me vaj misri për 10 javë. Vitamina E e formës (alpha tocotrienol) reduktoi ndjeshëm lezionet e trurit dhe humbjen e lidhjes së fibrave të materies së bardhë, duke përmirësuar qarkullimin cerebrovascular kolateral në zonën e plagosjes (dëmtimit). Rezultatet kanë hapur rrugën për një sprovë klinike për njerëzit me rrezik të lartë për goditje në tru dhe studimet janë financuar bashkarisht nga Qeveria Malajziane dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit në SHBA.

Hulumtimi mbi Alpha tocotrienol (formë e vitaminës E) është me të vërtetë emocionues. Unë kurrë nuk kam gjetur ndonjë ilaç apo shtojcë më parë me këtë premtim për ndikimin e ishemisë në tru dhe antimpiksje dhe, prandaj, unë rekomandoj që të plotësohet me 50 deri në 100 mg në ditë. Tani për tani, gjetja e një shtojce alfa tokoterinol mund të jetë mjaft e vështirë. Unë jam duke punuar me ekipin tim për të zhvilluar këtë produkt dhe shpresoj që ta ofroj brenda një viti. Ndërkohë, pyesni në dyqanet ushqimore të shëndetit për spektrin e gjerë tocotrienol, me shpresë që përmban kryesisht alfa, ose të ketë tokotrienole të tjera, që janë shumë të absorbueshme.

 

Rregulloni stilin e jetës!

Gjërat që bëni ose nuk bëni në baza ditore mund të kenë një ndikim të madh, nëse keni përjetuar ndonjë goditje në tru. Pra, duke bërë disa modifikime në stilin e jetës tuaj është çelësi për parandalimin e goditjes në tru si dhe të përsëritjes. Një ndërhyrje veçanërisht e fuqishme për t’u marrë parasysh është Tokëzimi. Lidhja e trupit tuaj me energjinë e natyrshme të Tokës, duke ecur zbathur jashtë mbi tokë ose duke u ulur ose shtrirë në pajisje të veçanta përçuese  (fletë tokëzimi). Kjo është një mënyrë çuditërisht e fuqishme për të ndihmuar hollimin e gjakut, për të përmirësuar vetitë e mpiksjes së qelizave të kuqe të gjakut, aritmitë e moderuara, normalizimin e presionit të gjakut – të gjitha këto janë të rëndësishme në parandalimin e goditjes në tru. Fillova të raportoja për përfitimet e mahnitshme të Tokëzimit në buletinin e qershorit 2010. Tokëzimi ishte gjithashtu objekt i një studimi të botuar kohët e fundit në ‘Journal of Alternative and Complementary Medicine’.

Nëse merrni një hollues gjaku farmaceutik, megjithatë, mos përdorni asnjë produkt Tokëzimi dhe mos ecni zbathur mbi tokë për më tepër se disa minuta, derisa të konsultoheni me mjekun tuaj. Ekziston mundësia e hollimit të tepërt të gjakut. Ju do të duhet të monitoroni afërsisht INR-në tuaj dhe, me mjekun tuaj, të ulni dozën e ilaçeve.

Komponentë të tjerë të stilit të jetesës që mund të luajnë një rol në parandalimin e goditjes përfshijnë:

Ushtrimi. Është e rëndësishme që të jeni aktivë dhe të bëni të paktën 30 minuta stërvitjes të moderuar në ditë.

Pirja e duhanit. Dyfishon rrezikun e goditjes, sepse zvogëlon oksigjenin në gjak, nxit zemrën të punojë më shumë, nxit mpiksjen e gjakut dhe dëmton indet arteriale. Pra, thjesht lëreni duhanin.

Pijet alkoolike. Pirja e tepërt e alkoolit është një faktor rreziku për goditje në tru, prandaj pini vetëm në doza modeste.

Stresi. Stresi është një shkaktar kryesor i hipertensionit, i cili, nga ana tjetër, është një faktor i rëndësishëm rreziku i goditjes në tru. Pra, punoni për të zvogëluar nivelin tuaj të stresit. Provoni meditimin, yogan, lutjen.

 

Shtojcat që parandalojnë isheminë e trurit

  • Vitamina E (alfa tokotrienol) 50-100 mg në ditë
  • CoQ10 (100 deri në 200 mg në ditë)
  • L- carnitine (1 deri në 2 g në ditë)
  • D-ribozë (5 deri në 15 g në ditë, në doza të ndara)
  • Magnezi (400 deri në 800 mg në ditë)
  • Ekstrakt murrizi (500 mg, tre herë në ditë ose 2-3 gota çaj
  • Vitamina C (të paktën 1 g në ditë)
  • Vitamina D (të paktën 1000 IU në ditë).
administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *