Shkencëtarët pro alternativës jo-toksike, me përfitime të mëdha për shëndetin publik
Një gafë historike refuzimi i Vitaminës C!”
Refuzimi i komunitetit të përgjithshëm mjekësor për të pranuar shkakun dhe shërimin e sëmundjeve të zemrës me ushqyes, është një gabim kolosal në historinë mjekësore!” -Dr. Cathcart është kirurg ortopedik dhe shpikësi i protezës së legenit (proteza mori emrin e tij ‘Cathcart’).
Një numër në rritje i praktikuesve mjekësorë- konvencionalë dhe alternativë, kanë mbështetur ‘Teorinë Pauling’ për sëmundjet e zemrës si dhe po përdorin protokollin ‘Pauling’ për të trajtuar pacientët në praktikat e tyre mjekësore. Në vijim janë rekomandimet e vetëm disave prej tyre.
Dr. Tereza Fauszt: Terapi e provuar me dobi të mëdha”
“Sipas mendimit tim, një program spastrimi arterial është më i mirë, kur është i kombinuar me terapinë Pauling për Sëmundjet e Zemrës. Dy herë laureat i çmimit ‘Nobel’, Dr. Linus Pauling dhe kolegu i tij, Dr. Matthias Rath vërtetuan se duke marrë sasi të mëdha të një prej antioksidantëve më fuqishëm, si vitamina C, me amino acidet L-lysine dhe L-proline , parandalohen dhe rikuperohen sëmundjet e zemrës”.
Dr. Fauszt këshilltare për Institutin Global Për Mjekësinë Alternative.
Dr. Cooke: “Sëmundjet kardiovaskulare shërohen pa kirurgji”
Dr. John Cooke flet për nevojën e ushqyesve dhe vitaminave për forcimin e enëve të gjakut dhe arterieve. “Ne kemi mësuar shumë në vitet e fundit për mënyrën se si ushqyesit, vitaminat dhe shtojcat dietike mund të përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut. Nëse jeni në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës ose tashmë keni dëme të mëdha të enëve të gjakut, duhet të dini se ju mund të forconi enët e gjakut me shtesa ushqimore. Këta ushqyes i kam përdorur me sukses tek pacientët e mi.”
Dr. Cooke, Profesor i Mjekësisë në Stanford University.
Dr. Whitaker: Kirurgjia, e rrezikshme, dieta ka efekt”
“Linus Pauling është një nga 20 shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, krahas emrave të Aristotelit, Galileos dhe Njutonit…Miliona njerëz të cilëve iu tha se kishin nevojë për kirurgji për të shpëtuar jetën, në të vërtetë kishin një shans 98.4% për të mbijetuar pa kirurgji!… Industria e kirurgjisë së zemrës është një mashtrim. Studimet në dy dekadat e fundit, që përfshinë 6000 pacientë, treguan se procedurat kirurgjikale kanë rreqize që larta, krahasuar me teknikat joinvazive (pa operacion). Afërsisht 1 në 25 pacientë ka efekte anësore nga angioplastia, ndërsa 1 në 65 pacientë, vdes. Kirurgjia bajpas mund të jetë e dobishme për disa pacientë, por ajo nuk duhet të përdoret si trajtim i parë dhe jo në pacientët me goditje të lehta në zemër. Ndryshimet me ilaçet, dietën, jetesën, plus shtojcat ushqimore janë qasjet më efektive.”
Dr. Kennedy: “Terapia Pauling, e fuqishme dhe e sigurt”
“Pjesa më e mirë e zbulimit të Pauling është se ofron efektivitet në parandalim dhe trajtim të sëmundjeve të enëve të gjakut, në një mënyrë të fuqishme me mjete natyrore, pa u mbështetur në ndryshimet drakonike në dietë apo ilaçe të rrezikshme, të cilat ulin kolesterolin, por nuk bëjnë asgjë për të ulur vdekshmërinë e përgjithshme.”
Dr. Ron Kennedy, i certifikuar nga Kolegji Amerikan për Avancimin e Mjekësisë me Terapinë Chelation.
Dr. Bush: Vitamina C përmbys aneurizmën e enëve të gjakut
“Kur libri i Dr. Linus Pauling, “Vitamina C dhe ftohjet”, u botua në vitin 1970, konsumi i vitaminës C rrit me 300% dhe shkalla e sëmundjeve kardiovaskulare filloi të bjerë më pas. Kjo mund të ndodhë përsëri për të gjithë, në një masë edhe më të madhe. Imagjinoni një botë pa plagën e sëmundjeve kardiovaskulare. Aneurizmat (zgjerimet e vogla) në muret e dobësuara arteriale mund të përmbysen me Vitaminë C. Kjo do të thotë se mijëra raste aneurizmës së të trurit ose të aortës mund të rregullohen me dozë Vitamine C. Mbi 90% e pacientëve me sëmundje arteriale mund të përmirësohen me 3000 mg Vitaminë C në ditë, por disa kanë nevojë për më shumë se 10,000 mg/ ditë të shoqëruar me Vitaminë E. Madje edhe kalcifikimet e vështira mund të hiqen për një periudhë dy-vjeçare me Vitaminën C. Doktor Bush pretendon se çdo qenie njerëzore ka një shkallë të skorbutit, nëse jo një mangësi të mirëfilltë të vitaminës C. Aneurizmat e vegjël, zonat e fryra që tregojnë mure të dobëta të arterieve, gjithashtu mund të eliminohen me vitaminë C. Kjo sugjeron që mijëra raste të aneurizmave të trurit ose aortës mund të korrigjohen me vitaminë C plotësuese. Dr. Bush thotë se ai madje mund të dallojnë në mikroskop një vijë të bardhë të shkëlqyeshme, një pamje si teli argjendi, që shkatërron pothuajse çdo arterie të të rriturve që ka kolesterol të lartë. Linja e argjendit zhduket me terapi me vitaminë C.
Dr. Sydney Bush Optometrist, I cili ka shpikur teknikën Kardio-Retinometrisë (fotohrafimi i retinës për të monitoruar shëndetin kardiovaskular nëpërmjet syve. Profesor. Bush ka zbuluar se doza të larta të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë mund të kundërshtojnë sëmundjet e zemrës në retinë, veçanërisht në fazën e parë.
STUDIMI
Efektet mbrojtëse të Niacinës tek minjtë me aneurizma të aortës abdominale
Publikuar fillimisht më 17 Mar 2018 në buletinin shkencor ‘Arterioskleroza, Tromboza dhe Biologjia Vaskulare”, 2013
Aneurizmat e aortës abdominale (AAA), thënë ndryshe, zgjerime, xhepa të aortës së barkut -ena kryesore që furnizon me gjak organe jetike në zgavrën e barkut, janë të zakonshme në mesin e popullatës në plakje, megjithatë nuk ka farmakoterapi efektive. Neutrofilet (qeliza të bardha imunitaree) luajnë një rol kryesor në patogjenezën e AAA, duke nxitur inflamacionin, stresin oksidativ, degradimin e matricës dhe vdekjen e qelizave të muskujve të lëmuar të aortës. Niacina, një vitaminë me efekte të dobishme kardiovaskulare, u tregua më parë se zvogëlonte depërtimin e neutrofileve vaskulare dhe mosfunksionimin endotelial në një model dëmtimi perivaskular tek lepujtrit.
Hipoteza
Ne hipotezuam se niacina do të ketë efekte të dobishme për të parandaluar Aneurizmat e aortës së barkut në një model të miut.
Metodat
Minjve iu injektuan angiotensin II (1000 ng/kg/ min), angiotensin është një medikament peptid hormonal për të shkaktuar ngushtimin e enëve të gjakut dhe hipertension. Injektimi iu bë për 14 ditë për të nxitur aneurizmën e aortës së barkut. Kjo procedurë u krye edhe në grupin e minjve që merrnin niacinë, edhe tek minjtë pa niacinë plotësuese në ujin e pijshëm.
Rezultatet
Niacina uli shkallën e formimit të AAA në krahasim me minjtë e kontrollit të patrajtuar me niacin, përkatësisht 26% kundrejt 83%. Në minjtë që mbijetuan gjatë gjithë periudhës së trajtimit të plotë 14 ditor dhe nuk ngordhë për shkak të një këputjes së aortës, diametri mesatar i aortës suprarenale ishte 1.20 mm (SEM 0.09), në minjtë e trajtuar me niacinë (vitamina B3)., ndërsa tek minjtë pa niacinë diametri ishte 1.68 mm (SEM 0.12). Kjo përfaqësonte një efekt kurimi të niacinës me një ulje të diametrit 29%.
Përfundime
Ne konkludojmë se niacina zvogëlon incidencën e AAA dhe demonstron efekte pleiotropike në neutrofile dhe SMC, që mund të mbështesin mekanizmat e njohur tashmë të dobishëm për modifikimin e lipideve. Këto gjetje të reja sugjerojnë që niacina mund të jetë një terapi e sigurt, efektive dhe e lirë mjekësore për Aneurizmat e Aortës Abdominale (AAA).
Një studim tjetë kinez nga Department of Vascular Surgery, Nanjing Drum Tower Hospital, provoi se Vitamina C antioksiduese zbuti zhvillimin e aneurizmit të aortës abdominale eksperimentale në minj.
Edhe Vitamina D3 ul rrezikun e formimit të aneurizmave të aortës
Aneurizmi i aortës abdominale (AAA) është një çrregullim vaskular, që karakterizohet nga inflamacion kronik i murit të aortës. Përqendrimet e ulëta të vitaminës D3 shoqërohen me zhvillimin e AAA; megjithatë, efekti i mundshëm i drejtpërdrejtë i vitaminës D3 në AAA mbetet i panjohur. Ky studim vlerëson efektin e trajtimit oral me lidhësin e receptorit të vitaminës D3 (VDR), kalcitriol, në aorten e barkut, të shkaktuar nga infuzioni angiotensin-II tek minjtë. Rezultati- Trajtimi oral me kalcitriol (forma aktive e vitaminës D) zvogëloi formimin Aneurizmit (zgjerimit te aortës së barkut), qe nuk kishte lidhje me presionin sistolik të gjakut ose përqendrimet e kolesterolit plazmatik. Autorët konkluduan se aktivizimi i VDR, dmth i receptorit të vitaminës D zvogëloi formimin e aneurizmave të aortës abdominale dhe mund të përbëjë një strategji të re terapeutike për të parandaluar përparimin e zgjerimit të aortës. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27283745