Studimet: 500 mg shtesë kalciumi në ditë, rrit 30% rrezikun për infarkt
Shtesat me kalcium me shumë se në kocka, shkojnë në indet e buta duke shkaktuar vdekjen qelizore
‘Në Konferencën Ortomolekulare të mbajtur më 25 maj 2015, Dr. Tom Levy erdhi ‘i armatosur’ me pakon e hulumtimeve 15- vjeçare si një kardiolog…Kalcifikimi i arterieve është i lidhur aq fort me sëmundjet e zemrës, saqë e përdorim këtë si një mates të tyre…’
Denisa Kona
“Kalciumi është një lëndë ushqyese toksike, që nxit çdo sëmundje degjenerative dhe shkurton hapësirën e jetës”, thotë Dr. Tom E. Levy. Reklamat ‘e modës’ vazhdimisht na kujtojnë, se kalciumi është një superfuqi në ndërtimin e kockave, por kjo është vetëm gjysma e historisë. Vërtet kalciumi është pjesë përbërëse e matricës tonë kockore dhe osteoporoza është një sëmundje e lidhur me rënien e kalciumit në kocka. Megjithatë, nëse e shikojmë tablonë më gjerë, do të dallojmë se sa i ndërlikuar është metabolizimi i kalciumit dhe historia e vërtetë e ndërtimit të eshtrave të forta.

Në Konferencën Ortomolekulare të mbajtur më 25 maj 2015, Dr. Tom Levy erdhi ‘i armatosur’ me pakon e hulumtimeve 15- vjeçare si një kardiolog. Në librin e tij “Vdekja me kalcium” ai diskuton gjerësisht numrin e studimeve, që lidhin kalciumin e tepërt, me sëmundjet e zemrës. Kalcifikimi i arterieve është i lidhur aq fort me sëmundjet e zemrës, saqë profesionistët mjekësorë e përdorin këtë, si një matës për të përcaktuar zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes. Sipas 15 hetimeve klinike, ju jeni 30% më të rrezikuar për infarkt në zemër dhe në 20% më shumë në rrezik për atak kardiak, nëse konsumoni 500 mg shtesë kalciumi në ditë. Kalciumi nuk do të ndikojë vetëm në sëmundjet e zemrës. Disa studime kanë treguar lidhje të forta ndërmjet kalciumit dhe kancerit. Një studim i vogël përdori teknikën MRI për të zbuluar kalcifikimin në 22 nga 23 gjëndra malinje të prostatës.
Këto rezultate nuk provojnë domosdoshmërisht, që kalciumi i tepërt shkakton sëmundje degjenerative, por tregon qartë, se qelizat duhet të punojnë shumë më shumë, për të ndaluar kalciumin e tepërt të hyjë brenda tyre. Dhe në procesin e rezistencës ndaj kalciumit, krijohen stresorët oksidativë, që dëmtojnë qelizën deri në ADN. Nëse ka një gjë, që të gjithë profesionistët e shëndetit bien dakord, është se kanceri dhe sëmundjet e zemrës janë përkeqësuar nga stresi oksidativ. Për të shtuar listën e provave të dëmtimit prej plotësimit me kalcium, përdorimi barnave që bllokojnë Kalciumin, ka çuar në rënie të vdekshmërisë. .
Nga libri i kardiologut, Dr. Levy-t, “Vdekja nga Kalciumi”

Të gjithë mjekët dhe pacientët njësoj duhet të dinë të vërtetën për kalciumin. Shumica e njerëzve tashmë kanë shumë kalcium në indet e tyre. Shtesat e kalciumit në çdo formë duhen shmangur, edhe pse disa forma janë më toksike se të tjerat. Studimet tregojnë se gratë me konsum më të lartë të kalciumit, pavarësisht nga burimi (dietë apo shtojca), kishin një normë vdekjeje 150% më të lartë se gratë që konsumonin pak kalcium. Ky ishte një studim i madh me mbi 61.433 gra, të ndjekura gjatë një periudhe 19-vjeçare.
Femrat me osteoporozë nuk kanë mangësi të kalciumit në trup. Përkundrazi, ekziston një mungesë e kalciumit në eshtrat e tyre, por pjesa tjetër e trupit ka tepricë të kalciumit. Plotësimi me kalcium, edhe pse rrit densitetin e kalciumit në eshtra, nuk do të zvogëlojë rrezikun për një frakturë osteoporotike. Nga ana tjetër, për shkak të theksit të rritur në marrjen e kalciumit, pacientët me osteoporozë përballen me një shans më të lartë të vdekjes nga sulmi në zemër, se nga pasojat e një frakture osteoporotike. Dr. Levy thotë: “Osteoporoza është një ekzemë fokale, mangësi e rëndë e vitaminës C në eshtra”. Ai shton se masat për të ulur sasinë e kalciumit brenda qelizave të trupit, konsiderohen si masa për të ulur shanset e vdekjes nga të gjitha shkaqet, sepse rritja e depozitave të kalciumit jashtë qelizave si dhe rritja e niveleve të kalciumit brenda qelizave, rritin probabilitetin e ndryshimeve malinje dhe zhvillimit të kancerit. Ashtu si hekuri dhe bakri, që në sasi të vogla janë të domosdoshme, sidomos për të ndihmuar enzimat të funksionojnë, por që në sasi të mëdha janë toksikë dhe rritin stresin oksidativ, edhe sasia e madhe e kalciumit, që në nivelet e duhura është jetike për shëndetin, në nivele të tepërta luan rol në zhvillimin e sëmundjeve kronike dhe vdekjes së parakohshme qelizore. Gjithnjë që një qelizë vdes, ekziston kalcium i tepërt brenda saj.
Femrat me osteoporozë nuk kanë mangësi të kalciumit në trup. Përkundrazi, ekziston një mungesë e kalciumit në eshtrat e tyre, por pjesa tjetër e trupit ka tepricë të kalciumit

Rreth Autorit
Thomas E. Levy, MD, JD është një kardiolog i certifikuar dhe autor i librave “Zgjidhja esenciale dhe shërimi i të pashërueshmes: Vitamina C, sëmundjet infektive dhe toksinat” si dhe libra të tjerë novatorë. Ai është një nga ekspertët kryesorë në botë për vitaminën C dhe shpesh jep leksione për profesionistët mjekësorë në të gjithë globin për rolin e antioksidantëve në trajtimin e një morie sëmundjesh.
Lidhja mes osteoporozës dhe rrezikut të vdekjes
“Është parë se në rreth 10,000 gra në menopauzë, kanë pasur një rritje 60% të rrezikut të vdekjes tek ato me densitet të ulët të kockave dhe pa ndonjë prai frakture. Ka të ngjarë, që arsyeja është se me avancimin e osteoporozës, largohet më shumë kalcium nga kockat dhe krijohen teprica kronike të tij, jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin”, thotë Dr. Levy. Gjithashtu ai paralajmëron se vitamina D nuk duhet marrë bashkë me ushqime që kanë shumë kalcium, për shkak se rrit thithjen e kalciumit nga zorrët dhe mund të shkaktojë mbidozim.
Çfarë tregojnë gurëzat në dhëmbë?
Pacientët e vizituar tek dentisti për pastrimin e gurëzave shpesh kanë gurë me përmbajtje kalciumi. Në të kaluarën mendohej se kjo ishte çështje e mirëmbajtjes së gojës, por më pas u konstatua se disa njerëz janë më të prirur për të akumuluar pllaka kalciumi në dhëmbë, pavarësisht nga higjiena e mirë e gojës. Hulumtimi i ri tregon se ndërtimi i pllakave të kalciumit në dhëmbë mund të jetë një problem tjetër mjekësor dhe jo i vetë dhëmbëve. Besohet se kjo është një përpjekje e zhvilluar nga gjaku për të për të balancuar kiminë e tij, duke nxjerrë kalciumin e tepërt dhe duke e depozituar në trup- në dhëmbë dhe në arterie.
Kardiologu Dr. Levy hedh poshtë 6 trillet e besuara për Kalciumin
- Trilli 1: Plotësimi me Kalcium dhe shtimi i kalciumit nga dieta janë të mira për ju.
- E vërteta: Një studim gjatë një periudhe 19-vjeçare tregoi se pacientet që morën shtesë kalciumi, kishin rrezik vdekshmërie 2.5 herë më të lartë, se ato gra, që nuk kanë marrë shtesa kalciumi.
- Trilli 2: Plotësimi me Kalcium pengon thyerjen e kockave
- E vërteta: Plotësimi vetëm me Kalcium nuk e pengon thyerjen e kockave. Shumë studime tregojnë ulje të incidencës së thyerjes, kur është marrë edhe vitaminë D, 800 IU në ditë bashkë me Kalcium. Vitamina D edhe e vetme është e mjaftueshme për të ulur incidencën e thyerjes së kockave.
- Trilli 3: Ju nuk mund të merrni kalcium mjaftueshëm nga dieta juaj, pa produktet e qumështit.
- E vërteta: Miti i mangësisë në kalcium, është ngulitur kaq fuqishëm, saqë besohet se nëse merr më shumë kalcium, është mirë, nëse merr akoma më shumë, do të jetë akoma më mirë.
- Trilli 4: Të gjithë njerëzit me osteoporozë, kanë mangësi Kalciumi
- E vërteta: Në kockat, po; në trup gjendet 99% e sasisë së kalciumit, që duhet ta kishin kockat, ndërsa pjesa tjetër e trup duhet të kishte vetëm 0.1%.
- Trilli 5: Rreziku më i madh për pacientin me osteoporozë, është aftësia e kufizuar dhe vdekja pas një frakture.
- E vërteta: Osteoporoza është një faktor për të rritur rrezikun e vdekjes, por jo për shkak të thyerjes, më shumë për shkak të sulmit në zemër dhe kancerit, si arsyet kryesore.
- Miti 6: Ju e merrni të gjithë vitaminën D që ju nevojitet, nga dielli.
- E vërteta: Kjo do të jetë e vërtetë, nëse shpenzoni 30- 60 minuta në ditë me lëkurën e zbuluar në diell dhe jetoni afër Ekuatorit. Por për shumicën prej nesh, madje edhe për një kontigjent individësh që jetojnë në klimë tropikale, kjo sasi thjesht nuk realizohet.
Si ta ngadalësojmë osteoporozën, pa shtesa kalciumi!

Osteoporoza është shumë më tepër, se mungesë kalciumi në kocka…
Parandalimi i osteoporozës varet nga dy gjëra: Duke i bërë më të forta kockat në 30 vitet e para të jetës dhe duke kufizuar humbjen e kockave në moshën e rritur. Profilaksia për osteoporozën nis tek ushqyerja në fëmijërinë e hershme, kohë në të cilën marrja e kalciumit metabolizohet mirë, pa rreziqe dhe kur kockat janë në rritje…
Osteoporoza apo “kocka poroze” është dobësimi i eshtrave të shkaktuara nga një çekuilibër në mes të ndërtimit të kockave dhe shkatërrimit të kockave. Osteoporoza është karakterizuar si mungesë e kalciumit nga mjekësia konvencionale, por në fakt përfshin shumë më tepër se një mangësi në kalcium. Ky koncept ka çuar që shumica e mjekëve të bindin pacientët e vjetër, se trupat e tyre kanë shumë- pak kalcium. Kjo është krejtësisht e gabuar. Kockat e tyre kanë shumë pak kalcium, por pjesa tjetër e trupave të tyre ka shumë kalcium. Sa më e rëndë osteoporoza, më e madhe sasia e kalciumit që lë kockat dhe vendoset në pjesët e tjera të trupit, si tek enët e gjakut. Parandalimi i osteoporozës varet nga dy gjëra: Duke i bërë më të forta kockat gjatë 30 viteve të para të jetës, sidomos në fëmijëri dhe adoleshencë dhe duke kufizuar sasinë e humbjes së kockave në moshën e rritur. Kështu që rekomandimet për kufizimin e kalciumit për shkak të kalcifikimit të arterieve apo kancerit, nuk janë për moshat e vogla. Profilaksia për osteoporozën nis tek ushqyerja në fëmijërinë e hershme. Fëmijët duhet ta hanë qumësht ose bulmet 2-3 herë në ditë. (Sasia sipas moshave është botuar tek ‘Molla e Shëndetit’ dt. 30 prill 2015). Ka një numër faktorësh të jetesës, që mund të ndihmojnë, edhe pse nuk do të parandalojë tërësisht humbjen e eshtrave me plakjen, që është rezultat i faktorëve gjenetikë, inaktivitetit dhe rënies hormonale. Stërvitja e rregullt, sidomos me pesha dhe forcimi i muskujve, marrja e 1000-3000 IU vitaminë D, qoftë përmes dietës, ekspozimit ndaj diellit ose shtojcave; konsumimi i kalciumit nga dieta mjaftueshëm, për të reduktuar sasinë që trupi ka për të marrë hua nga kockat; marrja e paravitaminës A. etj.
Ne nuk mund të mbështetemi vetëm në kalcium për të ndërtuar eshtra të forta. Ne kemi nevojë për vitaminën C për të ndaluar migrimin e kalciumit nga kockat. Ne mund të heqim kalciumin e tepërt brendaqelizor jashtë kockave duke marrë vitaminë K, vitaminë D dhe magnez, ose thjesht mund të fokusohemi në ndërtimin e drejtë të kockave, që është roli i vitaminës K. Me të gjitha këto vitamina dhe minerale të kombinuara dhe me acidet yndyrore esenciale Omega-3 si dhe rregullimin e ekuilibrit hormonal, ka një shans shumë më të lartë për të përmbysur osteoporozën dhe gjithashtu për të zvogëluar rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet.
***
Strategji për parandalimin ose minimizimin e humbjes së kockave
Ushtrimi i rregullt:
Aktiviteti fizik bën që kockat të mbajnë ose ndoshta edhe të fitojnë dendësinë gjatë gjithë jetës. Ushtrimet për të bërë kockat më të rënda janë ecja, vallëzimi, vrapimi, peshëngritja, ngjitha e shkallëve, sporti me raketa etj. Aktiviteti fizik nuk forcon të gjitha kockat, vetëm ata që janë duke u përdorur, prandaj ju duhet shumëllojshmëri ushtrimesh. Një tjetër funksion i aktivitetit fizik, është roli i tij në rritjen e forcës së muskujve. Forca më e madhe e muskujve, shpesh mund të shmangë thyerjet gjatë rrëzimeve ose edhe vetë rrëzimet.
Kini kujdes me kafen dhe pijet koka- kola:
Më shumë se 3 filxhanë në ditë kafe mund të rrisë rrezikun e thyerjes. Kafeina ka tendencë për të nxitur sekretimin e kalciumit në urinë. Ndërkohë, Studimi i Framingham ka gjetur se gratë e moshuara, që pinë koka-kola çdo ditë, kanë më të ulët dendësinë minerale të kockave, sesa ato që pinë më pak se një herë në muaj. Kjo mund të jetë për shkak të niveleve të larta të fosforit, që ndryshojnë ekuilibrin dietetik mes kalciumit dhe fosforit.
Merrni proteina mjaftueshëm, por jo shumë:
Trupi ka nevojë për proteina, për të ndërtuar eshtra të forta. Por kur ato kalojnë traktin e tretjes, lirojnë acide në gjak, që tërheqin kalciumin nga kockat. Ndjekja e dietave të larta në proteina për disa javë, nuk duket të ketë efekt më shumë në forcën e kockave. Një studim me gra infermiere, tregoi se ato që hanin më shumë se 95 gr. proteina në ditë, ishin 20% më të rrezikuara për thyerje dore gjatë një periudhe 12-vjeçare, në krahasim me ato, që hanin mesatarisht 68 gr. në ditë. Por kjo zonë e hulumtimit është ende e diskutueshme dhe zbulimet janë kontradiktore.
Merrni vitaminë A, por jo shumë:
Vitamina e lidhur me shikimin, vitamina A drejton procesin e huamarrjes dhe ridepozitimit të kalciumit në kockë. Megjithatë, shumë vitaminë A (e njohur si Retinol) mund të nxisë thyerjen. Ju mund të zgjidhni një multivitaminë, që ka shumicën e vitaminës A në formën e beta-carotene, pasi kjo nuk e rrit rrezikun për thyerje. Shumë prodhues multivitamine kanë ulur tashmë sasinë e paravitaminës A në formulimet e tyre. Por megithatë, më e mira është të merrni paravitaminën A nga karotat e zjera dhe nga lëngu i tyre i shtrydhur.
Merrni mjaft Vitaminë K 
Vitamina K, e cila gjendet kryesisht në të gjelbra, luan një ose më shumë role të rëndësishme në rregullimin e kalciumit dhe formimin e kockave. Nivelet e ulëta të vitaminës K kanë qenë të lidhura me densitetin e ulët kockor dhe plotësimi tregon përmirësime. Një raport sugjeron se gratë që marrin të paktën 110 mikrogramë vitaminë K në ditë kanë 30% më pak gjasa për të thyer legenin, se sa gratë që marrin më pak. Të dhënat nga Studimi Framingham Heart gjithashtu treguan se 2-3 racione në ditë brokoli, lakër brukseli, marule errët jeshile, sallatë jeshile, janë të mjaftueshme për të përmbushur objektivin ditor të rekomanduar prej 120 mcg Vitaminë K për burrat dhe 90 mcg për gratë …Së fundi është edhe terapia e hormoneve për gratë në menopauzë, por që ka rënë në mbështetje, pasi rezultatet e disa studimeve kanë treguar se ajo rrit rrezikun e kancerit të gjirit, goditjes në zemër dhe bllokimit të gjakut.
Jo patjetër qumësht!
Kur shumica e njerëzve mendojnë për kalcium, ata menjëherë mendojnë për qumësht. Por qumështi është në fakt vetëm një nga shumë burimet e kalciumit, ndërsa burime të tjera janë perimet me gjethe jeshile si spinaqi dhe disa lloje të bishtajoreve të cilat veç kalciumit kanë dhe vitaminë K. Ka disa arsye të rëndësishme, pse qumështi nuk mund të jetë burimi më i mirë për të gjithë, në varësi të kushteve shëndetësore…
Këshilla
Çfarë duhet të merret për osteoporozën dhe sëmundje të tjera kronike degjenerative?
- Vitamina D
- Vitamina C
- Magnez bioavailable (i përthithshëm)
- Vitaminat K1 dhe

- Omega 3 (EPA dhe DHA)
- Aktivitet seksual
- Rregullimi i mangësisë ose tepricës së hormoneve tiroide
Opinion
‘Vitamina K2 është një karburant udhëzues, se ku do të shkojë kalciumi dhe mangësia e saj me shumë gjasa është shkaku i problemeve të kalciumit. Vitamina K2 i tregon kalciumit për të mos shkuar në indet e buta, të tilla si arteriet, por për të shkuar në eshtra dhe dhëmbë. Perëndimorët që cilët konsumojnë kryesisht mishi viç të ushqyer me drithë dhe jo me bar, janë tepër të mangët në vitaminë K2. Francezët duken më të mbrojtur, jo vetëm për shkak të resveratrolit të verës, por edhe sepse konsumojnë kafshë të ushqyera me bar dhe nuk kanë mungesë të Vitaminës B2. Ky është aspekti që mungon në shpjegimin e Levy-t që është një ekspert i shkëlqyer.’
Michael K Mooney, nutricionist