‘Kali i Trojës’ që shkatërron viruset e hepatitit B dhe C
Botuar tek Molla e Shendetit janar 2015
Kurkumin parandalon futjen e virusit në qelizat e mëlçisë. Në kombinim me drogat antivirale ose me çajin jeshil, tregoi shumëfish veprim
Shkencëtarët në TWINCORE në Hanover tani kanë treguar se kurkumin vepron kundër virusit të hepatitit C (HCV).
Ngjyra e verdhë e erëzës parandalon virusin të hyjë në qelizat e mëlçisë.
Në të gjithë botën, rreth 130 milionë njerëz janë infektuar me HCV. “Virusi i hepatitit C është ‘i specializuar’ në infektimin e qelizave të mëlçisë dhe është tani shkaku kryesor i transplantit të mëlçisë,” thotë Dr. Eike Steinmann në Institutin e Virologjisë Eksperimentale. Problematike është edhe koha pas transplantimit, sepse virusi në gjak mund të riinfektojë organin e ri. “Kjo është një sfidë e madhe dhe na ka inkurajuar për të parë në veprimin e kurkumin”, thotë shkencëtari. “Në kulturat qelizore, ngjyra e verdhë e erëzës dëshmoi se pengon hyrjen e virusit në qelizat e mëlçisë, për më tepër, pengoi kalimin e virusit nga qeliza në qelizë. Ne pastaj testuam një kombinim të drogave me kurkumin dhe vërejtëm një efekt të rëndësishëm të rritur antiviral. Një gjetje tjetër ishte kombinimi i përbërësit të shafranit të Indisë me çaj jeshil, më rezultativ se kurkumin ose çaji jeshil vetëm.” I pyetur se a mund të jetë çaji jeshil me shafran Indie, një pije standarde në pacientët e transplantit, Dr. Steinmann përgjigjet se kurkumin ka një disavantazh, përthithjen (bioavailabilitetin) e ulët dhe prandaj mund të punojë vetëm një kohë të shkurtër pas gëlltitjes. Prandaj, shkencëtarët në Hanover po punojnë në formulime të reja, në realizimin e nanogrimcave nga kurkumin, që duke qenë shumë më të vogla, të depërtojnë më mirë sesa pluhuri normal në qeliza. Shkencëtarët thonë se kjo aftësi e rritur depërtuese e bën shafranin e Indisë brenda qelizës një “kalë Troje”. (Produkte të tilla të Nanoteknologjisë, suplemente Kurkumin, sapo janë hedhur në tregun botëror).
Terapia e së ardhmes
Të tjera studime të mëdha tregojnë se të ushqyerit me shafran Indie e pacientëve me hepatit B ose C është një trajtim antiviral, që përgjigjet shumë mirë, sepse mposht rezistencën virale ndaj barnave. “Erëza e artë mund të jetë terapia e së ardhmes si terapi plotësuese ose zëvendësuese anti-virale”, thonë studiuesit Maya Mouler Rechtmana, Ofir Har-Noya, Sigal Fishmana, etj. “Kurkumin pengon shumëzimin e Hepatitit B, sepse redukton përsëritjen dhe shprehjen e gjeneve HBV në hepatocitet e izoluara virale…”
I njëjti grup autorësh ka ndërmarrë studimin edhe për të parë veprimin e Shafranit të Indisë mbi qelizat e virusuara prej hepatitit C. “Një përbërës polifenolik nga erëza kerri, kurkumin, është e njohur për të treguar aktivitet anti-viral kundër virusit të gripit, adenovirusit, virusit HIV etj. Ka dëshmi të bollshme, që tregojnë se fitokemikalet në dietën bimore, duke përfshirë katekinin EGCG ,që gjendet në çaj jeshil, kurkumin tek Shafrani i Indisë, resveratrol në lëkurën e rrushit, manave, etj dhe genistein (në disa bimë) kanë potencë anti-virale ndaj një shumëllojshmërie virusesh.
Por kurkumin si anti-oksidant duket më i efektshmi në zvogëlimin e replikimit HCV. Për më tepër, kurkumin është gjetur jo toksik në doza të mëdha, ndërkohë që mbetet të përcaktohen përqëndrimet e duhura të erëzës në ndalimin e përhapjes së hepatitit C”. Grupi i studiuesve vazhdon më tej: “Kurkumin është konsideruar një agjent potencial i rëndësishëm kemopreventiv kundër një shumëllojshmërie të kancerit, duke përfshirë kancerin e mëlçisë. Kohët e fundit, është parë se kurkumin pengon zhvillimin e karcinomës hepatoqelizore. Në këtë raport, ne demonstruam se kurkumin pengon zhvillimin e kancerit të mëlçisë nëpërmjet ndalimit të shumëzimit të Hepatitit B dhe Hepatitit C.”
Deri në 2013, Instituti Kombëtar i Shëndetit në Amerikë (NIH) kishte regjistruar 77 hulumtime klinike për të studiuar përdorimin e erëzës shafran Indie. Një prej studimeve më të bujshme tregon se kurkumin pengon përhapjen e të gjitha gjenotipeve HCV (hepatiti C).
Receta
‘Bomba’ antihepatit- xhenxhefil, shafran Indie & mjalt
Shafrani i Indisë është një antiseptik natyror, antibakterial dhe antiviral. Është gjithashtu një detoksifikues i mëlçisë dhe mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të kancerit. Xhenxhenfil ka veti anti-inflamatore dhe është një qetësues i fuqishëm natyror. Xhenxhefili si dhe shafrani është një frenues i hepatiteve B dhe C, i provuar në qindra studime. Mjalti i papërpunuar shton fuqinë e ripërtëritjes së gjakut dhe organeve. Piperi i zi rrit thithjen dhe përqëndrimin e përbërësve të tjerë në gjak.
Përbërësit:
Shafrani i Indisë – lugë çaji 1/4
Ginger – një copë rrënjë 2.5 cm i grimcuar
Lëng limoni të athët – lugë çaji 1/4
Mjalt – 1 lugë sipas dëshirës
Piper i zi- lugë çaji 1/4
Ujë – 5 gota
Përgatitja:
Vloni shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin në ujë për rreth 4-5 minuta. Lëreni të ftohet pak në temperaturën e dhomës. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Është gati për t’u pirë si çaj gjatë ditës. Alternativa 2
Të njëjtët përbërës, xhenxhenfil dhe shafran mund të kombinohen dhe shtohen në çajin tuaj të preferuar si boronicë, trëndafil të egër, lavandë, borzilok, majdanoz, mollë të egër etj), duke pirë çdo ditë 1-2 gota.
Shenim i rendesishem: Pas hulumtimeve te metejshme, varianti çaj eshte perjashtuar. Kombinimi me mjalt dhe piper te zi eshte ok. Kombinimi me xhinxherin eshte i vlefshem per pasta ne perdorim nga jashte, por jo ne caj. Xhinxheri ka tretshmeri ne uje, shafrani i Indise (turmeriku) jo.
Piperi i zi rritin thithjen dhe efektin e shafranit
Shafranin e Indisë mund ta përdorni në pjata të ndryshme, në supa, biftek, kos, tava, por jo çaj… Ai nuk ka tretshmëri në ujë
Mbani parasysh se Shafrani i Indisë përmban rreth 2%-5% kurkumin në peshë dhe një lugë gjelle me shafran Indie, e cila peshon 6.8 gramë, përmban 136-340 mg kurkumin. Kur e përdorni në gatim pluhurin shafran Indie, rekomandimi i Universiteti Maryland Medical Center është për 1- 3 gramë në ditë. 1 gramë pluhur shafran Indie është rreth ½ lugë çaji. 3 gramë janë 1 ½ lugë çaji. Së bashku me shafranin e Indisë, përfshini piperin e zi në dietën tuaj dhe enzima ananasi. Kjo do rritë thithjen e shafranit të Indisë nga trupi, sepse disfavori i vetëm i kësaj erëze është përthithja e ulët.
Për të rritur kalimin në gjak, këshillohet të merret dhe me vaj peshku. Magjia e erëzës Kurkumin është se ajo vepron edhe në doza modeste, duke sjellë ndryshim të madh.
Studimet sugjerojnë se edhe 80 mg/ curcumin, perberesi aktiv, ne ditë do të ndihmojë kundër fibrozës dhe dështimit të mëlçisë. Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) Amerikë sugjeron që të merrni nga 500 mg, 4 herë në ditë kapsula Kurkumin. Rekomandimet për vlerat maksimale të tolerueshme, gjithsesi variojnë.
Shënim: Në përgjithësi nuk ka doza të përcaktuara për erëzën në kuzhinë. Ato jepen për përbërësin Kurkumin që gjendet në kapsulë. Prandaj ndiqni më mirë rekomandimin e përgjithshëm për të marrë deri në 2 lugë çaji në ditë, deri në një udhëzim të ri.

Rekomandimet specifike sipas Universitetit Maryland
Në formë rrënje të tharë: 1.5 – 3 g në ditë
Si pluhur kuzhine: 1 – 3 g në ditë
Si tablet kurkumin: 400 – 600 mg, 3 herë në ditë
Si ekstrakt i lëngshëm: 30 – 90 pika në ditë
Si tinkturë: 15 – 30 pika, 4 herë në ditë
Dozat e ekstraktit Kurkumin sipas rastit
Për Osteoartritin: 500 mg, dy-katër herë në ditë
Për Artritin Rheumatoid: 500 mg dy-katër herë në ditë
Për stomakun (mostretjen): 500 mg, katër herë në ditë.
Për kataraktin dhe uvetitis kronik: 375 mg, 3 herë në ditë
Për zemrën dhe koronaret: 500 mg kapsula kurkumin 3 herë në ditë
Doza të shafranit të aplikuara në eksperimente
Për të shtuar energjinë: 500 mg-3000 mg, e ndarë gjatë ditës
Për ulcerën: 3000 mg-6000 mg e ndarë gjatë ditës
Për Sindromin e zorrës nervoze; 1800 mg-3600 mg në ditë


