Mangësia kronike në Vitaminë C, shkaku kryesor i hernias diskale

Mangësia kronike në Vitaminë C, shkaku kryesor i hernias diskale

Dr. Syed: “Vitamina C në dozën e duhur shëron indet e dëmtuar të disqeve vertebrale”

“Kocka nuk është një organ statik, por është vazhdimisht duke u rimodeluar me heqjen e kockave të vjetra dhe të dëmtuara nga osteoclastet (lloj qelizash të kockave, që thithin indet e kockave) dhe formimin e kockave të reja nga osteoblastet (që luajnë rol riparues dhe zëvendësues”

Denisa Kona

Sëmundjet muskulo-skeletike torturojnë miliona njerëz, disa duke i bezdisur e disa duke i gjymtuar për jetë. Siç është rasti me shumicën e sëmundjeve kronike, të ushqyerit luan rol të madh. Pothuajse të gjitha përvojat e  punës me kalimin e kohës sjellin dhimbje të shpinës. Rruazat bashkohen duke shtypur disqet vertebrale në mes tyre. Mirëpo këto disqe unazore sigurojnë një ambient të mbrojtur për sistemin tonë nervor, që jo rastësisht identifikohet me “shtyllën kurrizore”.

Dhimbjet e rastit dhe ngurtësia

Shtylla kurrizore është një kompleks rruazash dhe disqesh. Streset e vazhdueshme të vendosura në këtë sistem, ndikojnë në dëmtimin e tij. Kjo është arsyeja pse kiropraktika- që merret me mekanikën e shpinës, luan një rol të madh. Çdokush mund të pësojë tension të muskujve të shpinës. Kjo mund të shoqërohet nganjëherë me dhimbje dhe ngurtësi për disa ditë pas tendosjes së muskujve. Në komunitetin Bodybuilding (lloj sporti) përdorin frazën: “Ku nuk ka dhimbje, nuk ka fitim”, për të treguar se dhimbja dhe ngurtësia janë të lidhura me nivelet e tendosjes së nevojshme për të ndërtuar dhe për të ruajtur muskujt.

Duke diskutuar mbi efektshmërinë e vitaminës C mbi muskujt e shpinës, mjeku internist Dr. I.H. Syed në Londër përshkruan përvojën e tij me këtë vitaminë. “Ngurtësia e muskujve dhe dhimbjet të cilat lindin pas stërvitjes apo një pune të papërshtatshme mund të parandalohen dhe trajtohen duke marrë doza masive të acidit Askorbik”. Trajtimi i tij ishte 500 mg para ushtrimit dhe 400 mg më pas, së bashku me shumë lëngje.

Nëse dhimbja apo kontraktimi ende ndodh, Dr.Syed rekomandon një tjetër dozë 400 mg në mëngjes dhe një ose dy doza 200 mg çdo dy orë nëse nevojitet. Vitamina C nevojitet edhe në rastet e pacientëve që bëjnë kirurgji, pasi procedura shkakton trauma të muskujve të shpinës.

Vitamina C mund të jetë efektive për disa arsye. Arsyeja më e dukshme është në prodhimin e kolagjenit, që është themeli i matricës ekstra-qelizore e cila lejon formimin e indeve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për krijimin e indeve të tendinave, ligamenteve, disqeve intervertebrale dhe indeve të tjera, që i nënshtrohen stresit mekanik. Sasia adekuate (e përshtatshme) e Vitaminës C do të prodhojë inde të shëndetshëm muskujsh dhe do të ndihmojë gjithashtu në shërimin e tyre, kur ata janë të dëmtuar. Dëmtimi i indeve nga sforcimi fizik gjithashtu prodhon mbetje toksike dhe Vitamina C ndihmon në largimin e toksinave, për shkak të aftësisë së saj detoksifikuese dhe diuretike (nxit urinimin).

Lezionet e indeve të buta kanë tendencë për t’u përmirësuar shpejt. Shumica e pacientëve me hernia diskale akute, ku përfshihet një zgjatje e diskut apo shpërthim i diskut, do të përmirësohen pa nevojën për kirurgji, pasi disqet reabsorbohen dhe stabilizohen.

Prof. Greenwood

1 gram Vitaminë C mund të shmangë kirurgjinë e shpinës

Dhimbjet e mesit- pjesës fundore të shpinës janë të lidhura zakonisht me tendosjen. Një disk kurrizor është si një jastëk xhelatinoz. Brenda tij është një substancë shumë e butë e quajtur bërthamë pulposus. Për shkak të aftësisë së saj për t’u ngjeshur, ajo duron presionin e jashtëm mekanik mbi rruazat. Por një mungesë kronike në vitaminë C mund të shkaktojë dobësim të materialit të jashtëm të diskut, deri në atë masë, saqë të pësojë një vrimë ose çarje, duke lejuar substancën e brendshme të dalë jashtë. Kjo pastaj prek nervin dhe rezultati-dhimbje torturuese! Stresi i vazhdueshëm mbi disqet kurrizore kërkon që indet e tyre të shtresës annulus Fibrosus, të zëvendësohen vazhdimisht. Nga vetë emri i kësaj strukture tregon se është e përbërë nga fibra dhe këto fibra absolutisht nuk formohen dot, pa sasinë e duhur të vitaminës C. Disa studiues mendojnë se midis shkaqeve, ndoshta mangësia në Vitaminë C është shkaku kryesor i hernias diskale, krahas sforcimit mekanik.

James Greenwood, profesor klinik i Neurokirurgjisë në ‘Baylor University Medical Center’, në 1960 raportoi se 250 mg acid Askorbik, 4 herë në ditë për pacientët me probleme të disqeve vertebrale, jep ndihmë të konsiderueshme. Kur trajtimi me Vitaminë C ishte ndërprerë, dhimbjet e muskujve dhe kontraktimet u ishin rikthyer pacientëve. Duke përmbledhur përvojën e tij me më shumë se 500 pacientë, Dr. Greenwood tha se “një përqindje e rëndësishme rastesh me lezione të hershme të disqeve ishin në gjendje për të shmangur kirurgjinë” por dhe “numri i ri-operimeve ishtë reduktuar në masë të madhe, pasi shumë prej pacientëve kishin pasur nevojë për ndërhyrje tjetër pas dëmtimit të një disku tjetër ose thellimit të të njëjtit dëmtim, para se të nisnin terapinë me Vitaminë C”. Kjo përvojë pozitive ishte për shkak të rolit të vitaminës C në ndërtimin e diskut kurrizor.

Osteoporoza

Ushqimi, vendimtar për të bërë kocka të reja të shëndetshme

Osteoporoza, që do të thotë “kocka poroze” është një gjendje e përhapur. Është e çuditshme që ne i mendojmë kockat si statike pasi ato janë formuar dhe na duket se asgjë nuk mund të ndryshojë gjendjen e tyre. Sipas kësaj mendësie, ushqimi nuk do të jetë në gjendje të ndikojë mbi kockat, ndërkohë që në kundërshtim me këtë mënyrë të menduari, pranojmë se plotësimi me kalcium mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës! Në të vërtetë, të ushqyerit është shkaku kryesor themelor i osteoporozës. Në një artikull për biosintezën e kolagjenit dhe plakjen, bashkëautorët Charlotte Phillips nga Universiteti i Misurit dhe Heather Yeowell nga Universiteti Duke, shkruajnë: “Kocka nuk është një organ statik, por është vazhdimisht duke u rimodeluar me heqjen e kockave të vjetra dhe të dëmtuara nga osteoclastet (lloj qelizash të kockave, që thithin indet e kockave) dhe me formimin e kockave të reja nga osteoblastet (që luajnë rol riparues dhe zëvendësues)”.

Në të vërtetë, 6%-12%  e skeletit të të rriturve zëvendësohet çdo vit. Është e qartë se kërkohen ushqyesit e duhur në sasi të mjaftueshme për të ribërë kocka me cilësi të lartë. Ndërsa për kalciumin dhe magnezin, ka udhëzime për dozat e kombinuara, (magnezi është i domosdoshëm për ruajtjen e ekuilibrit të këtyre dy mineraleve), ajo që është neglizhuar, është vitamina C, substanca kritike për formimin e kolagjenit. Phillips dhe Yeowell përfundojnë artikullin e tyre: “Ky kapitull tregoi rolin e rëndësishëm, që acidi Askorbik luan në prodhimin dhe mirëmbajtjen e indeve të shëndetshme lidhëse dhe marrëdhëniet e tyre me plakjen. Studimet nga disa laboratorë, duke hulumtuar në shumë linja qelizash dhe indesh, tek kafshët si dhe njerëzit, kanë treguar qartë, se acidi Askorbik është thelbësor për ruajtjen dhe funksionimin e indit lidhës në të gjithë procesin e plakjes.”

Përfundimi

Pothuajse të gjitha problemet kronike të shpinës kanë një marrëdhënie me mangësinë në vitaminë C, për shkak të kërkesave që kanë indet për rigjenerim. Shumica e dhimbjeve të lidhura me mbingarkesën fizike, shumica rasteve me hernia diskale dhe madje edhe osteoporoza, mundet të eliminohen me ushqimin e duhur (dhe shtesat ushqyese) dhe themeli është vitamina C.

Duhanpirësit, deficitarë në askorbate

Duhanpirësit janë në një gjendje të vazhdueshme të mangësisë në vitaminë C. William J. McCormick gjeti se vetëm tre cigare në ditë i vjedhin trupit sasinë minimale të përcaktuar nga RDA. Prandaj, edhe duhanpirësit pa asnjë simptomë sëmundjeje të dukshme, duhet të kërkojnë plotësimin me vitaminë C. Në rast të trajtimit të sëmundjeve, kërkohet shumë më tepër. Nuk është çudi që duhanpirësit kanë shumë më shumë risk, për probleme serioze me disqet kurrizore. Shqetësimi më i madh mbetet se pak mjekë urdhërojnë pacientët e tyre me kirurgji të shpinës, për të ndaluar pirjen e duhanit. Pak mjekë i porositin pacientët e tyre se pirja e duhanit u heq nga trupi vitaminën C dhe thuajse asnjë mjek nuk u ofron doza të larta të vitaminës C, si terapi.

Stenoza kurrizore, shpërthimi i disqeve dhe dhimbjet kronike të shpinës

Trajtimi që mbron palcën kurrizore dhe sistemin nervor, duke forcuar disqet vertebrale

 Andrew W. Saul

Mungesa e vitaminës C është ‘fajtore’ në përparimin e problemeve kronike të shpinës, nervit shiatik dhe stenozës kurrizore. Pamjaftueshmëria afatgjatë e vitaminës C, që shkakton disqe të dobëta kurrizore që degjenerojnë dhe këputen. Kur ju përkuleni në pozicione të ndryshme dhe disqet janë të dobëta, ata do të defomohen dhe do të kompresojnë nervat. Në qoftë se vetëm një ose dy disqe janë të përfshirë, kjo mund të rezultojë në karakteristika të dhimbjes së shpinës ose të këmbës- që quhet dhimbje e nervit shiatik.

Stenoza: Rasti më i keq është kur janë shumë rruaza të përfshira në këtë devijim. Pa disqe të shëndetshme, kanali kurrizor mund të pësojë stenozë, ngushtim. Ky kanal është ‘autrostrada’ juaj nervore dhe e palcës kurrizore. Shtypja ose ngërçi i palcës kurrizore do të thotë dhimbje dhe probleme. Stenoza kurrizore është nganjëherë e lindur apo e shkaktuar nga një tumor, por shpesh është e fituar. Mënyra e zakonshme e shkaktimit të stenozës është aksidenti ose osteoartriti ose të dyja.

Dëmtimi mekanik: Sasia e papërshtatshme në vitaminë C dobëson ligamentet e indeve lidhës, duke e bërë më të lehtë lëndimin, dëmtimin, inflamacionin dhe më të vështirë shërimin.

Osteoartriti: Sasia e papërshtatshme në Vitaminë C gjithashtu bën që jastëqet kërcore në nyje, të përkeqësohen, ashpërsohen dhe konsumohen. Pasi ndodh degjenerimi i kërceve, kockat e pambrojtura ‘grihen’ me çdo lëvizje. Ky është osteoartriti.

Rritja e kockave: Në mungesë të kërcit mbushës, kockat mund të fillojnë të rriten në kyçe dhe në shpinë midis rruazave. Kjo është përpjekja e trupit për të mbrojtur konsumin e kockave dhe kufizuar lëvizjen që shkakton dhimbje. Për fat të keq, duke nxitur degëzimin e kockave, mund të ngushtohet kanali kurrizor dhe shtypet palca kurrizore. Nëse kockat formojnë nyje të vogla në anët e rruazave, prekin rrënjët nervore që ndihen edhe në fytyrë.

Spondiliartroza: Nga mungesa e vitaminës C, ligamentet mund të degjenerojnë, trashen dhe humbasin elasticitetin e tyre. Kjo gjithashtu mund të kufizojë kanalin kurrizor. Nëse disqet dhe ligamentet janë të dobët, rruazat e mesit mund të rrëshqasin mbi nervat. Lajmi i mirë është se të gjitha këto situata mund të ndihmohen me administrimin e sasive të mëdha të lëndës ushqyese-Vitaminë C.

 

Dr. Cameron, kirurgu ortoped që futi në spital, terapinë me Vitaminë C

Vitamina ‘Nobel’ si terapi anestezie zëvendësoi morfinën dhe heroinën

Mjekët kanë parë shumë studime kërkimore për terapi me drogat, por shumë- pak për terapi me megavitamina. Kjo nuk do të thotë se terapia me vitaminë nuk ndihmon. Kjo do të thotë se terapia me vitaminë nuk është zbatuar. Një nga ithtarët e mëdhenj të terapisë me doza të larta vitamine C ishte Dr. Robert F. Cathcart III, një kirurg ortopedik. (Ai ka shpikur protezën e femurit, e vendosur në më shumë se 100 mijë njerëz. Por më pas u bë i njohur për arritjet e tij në Mjekësinë Ortomolekulare, pasi ra në kontakt me veprat e themeluesit të saj, Linus Pauling, të cilat e hipnotizuan).

Cathcart provoi tek pacientët e tij, se doza të vitaminës C, edhe më të mëdha se 100.000 mg në ditë, reduktojnë inflamacionin më të rëndë. Në dekadat e praktikës, ai në mënyrë të sigurtë dhe efektive administroi një trajtim të tillë për dhjetëra- mijëra pacientë. Shumë kishin artrit, dhimbje shpine ose aksidentim. Disa kishin spondilitin ankilosing (lloj spondiliartroze që shoqërohet me inflamacion edhe të zorrëve dhe skuqje të syve). Dr. Cathcart tregon se me doza të mëdha vitamine C ka ulur incidencën e përdhesit (cermës) tek njerëzit me artrit.

Ai thoshte: “Nuk ka kërc që bëhet pa Vit. C.”

Doza shumë të larta të vitaminës C sigurojnë lehtësim të shpejtë dhe të madh të dhimbjes. Ndërsa doza të ulëta nuk do të funksionojnë. Një nga surprizat më të mëdha në anestezi ka ndodhur gjatë vitit 1970 në Skoci në Spitalin Leven. Dr. Ewan Cameron u dha 10 gr. (10.000 mg) vitaminë C çdo ditë pacientëve. Në Britaninë e Madhe në atë kohë ishte e pranueshme që pacientët në fazë terminale (faza e fundit) trajtoheshin me çdo mjet që lehtëson dhimbjen, duke përfshirë narkotikët si heroina. Cameron dhe Baird raportuan në vitin 1973, që 5 pacientë të trajtuar me Vitaminë C, që kishin marrë më parë doza të mëdha morfine apo heroine, kanë ndërprerë marrjen e tyre, për shkak se vitamina C e zvogëloi dhimbjen në një masë të madhe. Për më tepër, asnjë nga këta pacientë nuk përjetoi efektet e lënies së drogës, falë efektit të Vitaminës C. Kjo është një terapi e mrekullueshme, e sigurt dhe mjaft e thjeshtë. (Cameron dhe Pauling, “Kanceri dhe Vitamina C,1981, e rishikuar 1993: faqe xii). Në doza masive, vitamina C (acidi Askorbik) forcon kërcin, ul inflamimin dhe heq dhimbjen.

(Shënim: Gazeta “Molla e Shëndetit” fton mjekët anembanë vendit të studiojnë mjekësinë ortomolekulare dhe të fillojnë ta vënë në zbatim. Njerëzit kanë nevojë për mbështetjen tuaj. Bashkohuni me misionin e “Mollës së Shëndetit” për të trajtuar sëmundjet me ushqyesit në doza të mëdha. Mjekësia Ortomolekulare është çelësi, që njerëzit të mos mbeten pengje të sëmundjeve. Po ashtu, bëjeni parandalimin e sëmundjeve, objektin tuaj të punës së përditshme. Sepse ju e dini, 1 gram parandalim vlen më shumë se 1 kg korrigjim.

Paketa

Ushqyes të tjerë të disqeve vertebrore

Dr. Cathcart si kirurg dhe mjek ortomolekular u jepte zakonisht pacientëve ushqyes shtesë, së bashku me megadoza Vitamine C. Ai e shoqëronte terapinë me Vitaminë B12. B12 mund të ndihmojë në rastin e lëndimeve, frakturave dhe stenozës kurrizore, edhe pse doza ndoshta duhet të jetë shumë më e lartë se 0.5 mg nga goja, tri herë në ditë. Ka një numër studimesh që flasin pë mangëzinë në Vitaminë B12, në rastin e lëndimit të palcës kurrizore. (Arch Phys Med Rehabil. 2003 nëntor; 84 (11): 1675-9 etj.)

Kërcet e shëndetshme përmbajnë sasi të madhe të sulfate chondroitin, e cila ndihmon për t’i forcuar. Kërcet e forta i rezistojnë kompresionit (shtypjes), ndërsa kërc i dobët do të thotë ndryshime osteoartritike. 1.200 mg/ ditë është një dozë e zakonshme terapeutike. Sulfate glucosamine gjithashtu ndihmon trupin tuaj për të rindërtuar kërcet dhe heq dhimbjen e nyjeve si ibuprofeni. 1500 mg/ditë është një dozë terapeutike. Studimi i autorëve Ruane R, Griffiths P. “Glukozamina, krahasimi me ibuprofenin për dhimbjet e kockave” apo studime të tjera kanë provuar se “…aftësitë sëmundje-modifikuese të glukozaminës nuk janë parë tek analgjezikët e thjeshtë…Në praktikë, glukozamina mund të përdoret si një alternativë për drogat anti-inflamatore dhe analgjezikët ose si një zëvendësues i dobishëm”. “Chondroitin dhe glucosamine janë treguar klinikisht jashtëzakonisht të sigurta. Këto substanca punojnë edhe për kuajt, imagjinoni se sa mund të punojnë për ju”. (Forsyth R, Brigden C, Northrop A, 2006).

Vitaminat D dhe E, seleniumi, acidi yndyror omega-3 (vaji i peshkut) dhe gama-linoleic acid (GLA) janë shumë të rëndësishme.

Nje studim nga Hallym University College of Medicine, Anyang, Korea.tregoi se 74% e personave me Stenoze spinale lumbare kishin mangesi ne vitamine D. Nje studim tjeter nga Universiteti i Tajlandes tregoi ndikimin e dëmshëm të hipovitaminozës D në pacientët që kryejnë operacione të shtyllës kurrizore dhe nevojen per te kontrolluar dozat e kesaj vitamine ne gjak dhe plotesuar me kete vitamine pacientet, para nderhyrjes kirurgjikale.

 

Ushqyes të tjerë

  1. Vitamina B12
  2.  Glukozaminë + Kondroitin ose supe kockash (xhelatine)
  3. Vitamina D
  4. Vitamina E
  5. Selen
  6. Omega-3 (vaj peshku)
  7. Gama-linoleik acid (GLA në vajin e aguliçes se mbremjes)

Dr. Klenner:

“Vitamina C, substanca më e vlefshme në dispozicion të mjekut”

 Shumë njerëz pyesin pse profesionistët mjekësorë nuk e kanë përqafuar terapinë me vitaminë C. Ndoshta pengesë kryesore për ekzaminim të gjerë dhe shfrytëzimin e kësaj teknologjie është ideja po aq e përhapur, se duhet të ketë rreziqe të panjohura për dhjetëra mijëra miligram acid Askorbik. Megjithatë, që kur terapia me mega-askorbate u prezantua në fund të 1940-s nga Fred R. Klenner, kjo terapi ka pasur një rekord çuditërisht të sigurt dhe efektiv.

Kur një kirurg me përvojë ortopedike si Dr. Cathcart zgjodhi për t’u dhënë pacientëve sasi të mëdha të vitaminës C, është koha të pyesni, pse mjekët tuaj nuk e japin. Sipas një raporti të NIH të publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (21 prill 1999), asnjë nga problemet e pretenduara nuk ka qenë shkaktuar duke marrë “shumë vitaminë C”. Statistikat kombëtarë të USA në qendrën e kontrollit të helmimit tregojnë se nuk ka pasur asnjë vdekje nga vitamina C. Doza ditore mbi 120,000 mg janë përdorur me siguri mbi minjtë, ndërsa tek njerëzit, doza ekuivalente do të ishte 500.000 mg pa dëm. Efekti kryesor anësor i vitaminës C është diarreja, që tregon se kjo është doza e lejuar nga trupi.

Ndërkohë që drogat farmaceutike, të përshkruara si duhet nga mjekët, vrasin më shumë se 100.000 amerikanë çdo vit. Mijëra njerëz vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe stenoza kurrizore, e cila tani është treguesi më i zakonshëm për kirurgji, tek ata mbi 60 vjeç. Terapia me Vitamina në megadoza është më e sigurt sesa drogat ose trajtimet kirurgjikale. Vitaminë C (askorbate) ka aktivitet të ndryshëm në nivele të ndryshme në trup.

Në nivele të ulëta të konsumit, vitamina C thjesht ju mban gjallë, por në mungesë të plotë, do të vdisnit. Në nivele të moderuara të konsumit, 500-1.500 mg në ditë për një të rritur, vitamina C punon për të ndërtuar shëndet të mirë. Statistikisht do të raportohen më pak ftohje dhe kohëzgjatja e gripit do të jetë më e vogël. Por për të përmbysur gripin do të duhen doza të mëdha nga 8.000- 40.000 mg në ditë për një të rritur. Njerëz të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme. Sasia, shpeshtësia dhe kohëzgjatja janë çelësat për përdorimin efektiv ortomolekular të vitaminës C. Siguria e vitaminës C është e jashtëzakonshme. Pretendimet se Vitamina C prodhon gurë në veshka, nuk janë provuar.

Është provuar për herë të parë nga William J. McCormick më 1946, se vitamina C parandalon dhe trajton formimin e gurëve në veshka. Dr C. Tsao më 1983 botoi “Efekti i konsumit të lartë të Acidit Askorbik në nxjerrjen e Kalciumit”. Ndërsa Frederick R. Klenner i Karolinës së Veriut ka shëruar difterinë, stafilokokun dhe streptokokun, herpesin, shytat, meningjitin kurrizor, hepatitin viral, dhe polio-artritin me doza të larta të vitaminës C (“Journal of Preventive Medicine”, 1974). Dr. Klenner thotë: “Acid Askorbik është i sigurt dhe substanca më e vlefshme në dispozicion të mjekut”.

Statistikat kombëtarë të USA në qendrën e kontrollit të helmimit tregojnë se nuk ka pasur asnjë vdekje nga vitamina C. Doza ditore mbi 120,000 mg janë përdorur me siguri mbi minjtë, ndërsa tek njerëzit, doza ekuivalente do të ishte 500.000 mg pa dëm

editor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *