Megadozat e Vitaminës C parandalojnë toksicitetin dentar

Intervistë me Dr. Thomas E. Levy, kardiolog dhe avokat i Vitaminës C për shëndet optimal

‘Çfarë më mësoi dentisti Huggins për Vitaminën C dhe ndërhyrjet e vështira dentare…’

Bakteret dhe zhiva në dhëmbë derdhen në gjak dhe në zemër

Nga , Ph.D. Richard A. Passwater

Unë kam shkruar shumë shumë herë në lidhje me vitaminën C. Natyrisht, vitamina C është thelbësore për jetën, por pak njerëz janë të vetëdijshëm se ne kemi nevojë për shumë vitaminë C për shëndetin optimal, sesa sugjerohet nga referenca për konsum dietik (DIR) dhe kompensimi i rekomanduar dietetik (AZHR). Mediat duken veçanërisht të nxitura të theksojnë studimet, që sugjerojnë se vitamina C nuk është aq e rëndësishme. Ato janë të shpejta për tituj “shkence pastërma (vjeturinë)” që përsërit se vitamina C nuk do të kryejë ndonjë mrekulli. Pjesa qesharake është se askush në fushën tonë nuk ka pretenduar kurrë, se Vitamina C do të ringjallë të vdekurit. E pra, kjo është koha për të vendosur përsëri bazat për Vitaminën C. Në vitet 1970, kam pasur nderin dhe privilegjin e pedagogut së bashku me pionierët e Vitaminës C, Dr. Linus Pauling, Albert Szent-Györgyi, Robert Cathcart, Frederick Klenner, Abram Hoffer dhe Irëin Stone për të marrë pjesë në Kongresin Botëror për të nderuar 50- vjetorin e zbulimit të Vitaminës C. Atje u fol për “pushtetin e askorbates” dhe “sinergjizmin mes Vitaminës C dhe selenit.” Këtë vit ne jemi duke festuar 50- vjetorin e Koenzimës Q10. Koha fluturon! Pas gjithë këtyre viteve të hulumtimit, që më tej kanë sqaruar përfitimet biokimike dhe shëndetësore të Vitaminës C, ndjej se mediat nuk e kanë kuptuar. Prandaj, unë po ftoj këtu Dr. Thomas Levy, kardiolog dhe autor i librit “Stop America’s #1 Killer”(Ndal vrasësit nr.1 të Amerikës!- Përmbysja e mangësisë në Vitaminë C, origjina e të gjitha sëmundjeve koronare të zemrës”. Ai është një nga ekspertët kryesorë të vitaminës C në botë dhe jep leksione për profesionistët mjekësorë në të gjithë globin. Libri i tij i fundit bën një arsyetim bindës shkencor për faktin se arteroskleroza, shkaku kryesor i vdekjes së zemrës në botë sot, parandalohet lehtë dhe madje edhe përmbyset kur merret mjaftueshëm vitaminë C.

Prof. Passwater: Dr.Levy, pse ju vendosët për t’u bërë një kardiolog?

Dr. Levy: Unë nuk jam plotësisht i sigurt, pse zemra më ka hipnotizuar gjithmonë. Kur studioja për mjekësi të brendshme në ‘Tulane Medical School’ kërkova takim me kreun e Departamentit të Kardiologjisë, ku i shpreha dëshirën për t’u trajnuar në kardiologji. Unë e dija se e doja kardiologjinë, ndërsa shumica e shokëve të mi nuk ishin të sigurt për zgjedhjet e tyre të karrierës. Unë mendoja se kardiologët janë më të mirë edhe si mjekë të përgjithshëm, me njohuri më të mëdha për totalin e gjendjes shëndetësore të njeriut, se sa shumë subspecialitete të tjera të mjekësisë së brendshme. Dhe besoja se kardiologjia është zona më e mirë e mjekësisë për të bërë një ndryshim në cilësinë e jetës së pacientit. Mjekët që trajtojnë sëmundjet pulmonare, neurologjike, të mëlçisë, veshkave dhe gjakut, thjesht nuk duket se ndihmojnë shumë, kur krahasohen me atë që mund të bëjë kardiologu për pacientët.

Passwater: Gjëja e fundit që unë do të prisja nga një kardiolog, është të shkruante një libër mbi vitaminën C. Çfarë e tërhoqi interesin tuaj për vitaminën C?

Dr. Levy: Unë mendoj se është ndoshta fat, që kjo Vitaminë mori një rol shumë aktiv në jetën time. Mbi 10 vjet më parë, kam takuar Dr. Hal Huggins, dentisti kryesor në botë, që ka shfaqur qëndrim anti-mërkur, kundër mbushjes së dhëmballëve me amalgamë. Në atë kohë, Dr. Huggins kishte një klinikë në Kolorado Springs, ku pacientë nga e gjithë bota vinin tek ai për heqjen e zhivës së amalgamës dhe formave të tjera të toksicitetit në dhëmbë. Duke punuar si një konsulent mjekësor për Dr. Huggins, unë u impresionova jashtëzakonisht duke parë shkallën e përmirësimit të shëndetit të pacientëve në një periudhë shumë të shkurtër kohe, pasi toksiciteti i tyre dentar është hequr. Por ç’bënte Dr. Huggins? Këtyre pacientëve ai u jepte gjithmonë 35-50 gramë vitaminë C nga venat gjatë seancave shumë-orëshe në karrigen dentare. Kurrë më parë nuk kisha parë pacientë me sëmundje të ndryshme të avancuara degjenerative, deri dhe invalidë në karrige me rrota, që të heqin disa dhëmbë në njërën anë të gojës dhe menjëherë të ndjehen aq mirë, saqë të kërkojnë të shkojnë jashtë dhe të hanë një biftek me dhëmbët e mbetur në gojë, në të njëjtën mbrëmje të trajtimit dentar. Kjo ndodhi disa kohë para se të kuptoja, se këto infuzione intravenoze të Vitaminës C kanë disa efekte të mahnitshme brenda organeve të këtyre pacientëve shumë të sëmurë. Unë kuptova se pas kësaj njohurie, jeta ime si mjek, kurrë dhe kurrë nuk do të jetë përsëri e njëjtë. Unë do të isha përgjithnjë i përpirë pas kërkimeve rreth toksinave dhe vitaminës C. Ky interes ishte rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre përvojave me Dr. Huggins dhe libri im i parë “Pëlqimi i painformuar: Rreziqet e fshehura në Kujdesin Dentar” ishte me bashkë-autor Dr. Huggins në vitin 1999.

Infeksionet dentare dhe sulmet masive të zemrës

Kur është fjala për shkaqet e një sulmi në zemër, shpesh mendohet për faktorët e rrezikut si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe madje gjenetika. Megjithatë,…Dr. Levy parashtroi në Samitin Holistik të Shëndetit Oral Holistik se: puna dhe hulumtimet që ka bërë gjatë disa viteve, i kanë treguar se rritja e stresit oksidativ, jo vetëm zhvillon sëmundjen dhe ndihmon ta mbajë atë, por në fakt, gjendja e rritjes së stresit oksidativ në një ind, në një qelizë, në një sistem të organeve është vetë sëmundje.  Më tej ai tha: “Kardiologjia moderne ka gjetur shumë saktë, se inflamacioni i murit arterial është në rrënjë të të gjitha sëmundjeve të arterieve koronare. Por për disa arsye, ata nuk duken të jenë kuriozë për atë që është “shtresa tjetër e qepës”. Me fjalë të tjera, nëse të gjitha enët koronare janë të përflakura (të inflamuara), e dini pse ka ndodhur kjo? Me shumë gjasa, ju keni pasur toksicitet dentar të derdhur në enët e gjakut. Inflamacioni në arteriet koronare është atje, për shkak se ka infeksion të mbjellë nga diku tjetër në trup. Dhe, në 90% të rasteve, kjo është për shkak të një kanali të rrënjëve ose sëmundje të mishit të dhëmbëve. ”

Bakteret përgjojnë në kanalet e rrënjëve të dhëmbëve

Le të shikojmë në 5 lloje kryesore bakteriale tek përgjojnë nëpër kanalet rrënjë, duke pasur parasysh se këto janë vetëm 5 nga 53 që janë gjetur në mënyrë rëndom në kanalet e rrënjëve të dhëmbëve.

Capnocytophaga ochracea:

  • Është gjetur në abscese të trurit të lidhura me burimin e dhëmbëve të infektuar. Shkakton sëmundje në Sistemin Nervor Qendror. Gjithashtu shkakton septikemi dhe meningjit.
  • Fusobacterium nucleatum: Prodhon toksina që pengojnë ndarjen e qelizave fibroblaste dhe vonojnë proceset e shërimit të plagëve. Shkakton infeksion në zemër, kyçe, mëlçi dhe shpretkë
  • Gemella morbillorum: Është shkaktare e endokarditit akut invaziv, artritit septik dhe meningjitit
  • Buccalis Leptotrichia:  Zvogëlon numrin e neutrofileve, një qelizë e bardhë e gjakut me rëndësi kritike, duke dobësuar sistemin imunitar
  • Porphyromonas gingivalis:  Shkatërron qelizat e kuqe të gjakut duke shpuar vrima në to. Ky mikrob shkakton gjakderdhje. P. gingivalis gjithashtu ndryshon integritetin (tërësinë) e epitelit të enëve të gjakut, të quajtur endothelium, e cila çon në inflamacion dhe gjakderdhje të brendshme të enëve të gjakut. Ky është hap i rëndësishëm në formimin e arterogjenezës, që çon në sulme në zemër. P. gingivalis mund të ndryshojë bakteret miqësore në patogjene.

 

Toksiciteti i mbushjes së dhëmbëve, shkak madhor i arterosklerozës

‘Rekomandimi për më pak se 100 mg Vitaminë C në ditë shkakton viktima, ky rekomandim është një dënim i përjetshëm me një ose më shumë forma të sëmundjeve kronike degjenerative’

‘Mua ende më çudit fakti, se sa mjekë vërtet besojnë se 50 gramë vitaminë C në vena do t’ju vrasë ose të paktën do të shkatërrojë me siguri veshkat tuaja. Me këtë gjendje të injorancës ekzistuese në “nivelet më të larta” të mjekësisë, ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pjesë të hartuara në mënyrë objektive e prova mbështetëse për përfitimet e vitaminës C’

Prof. Passwater: Pse ju iu futët një pune të vështirë dhe shqetësuese për të shkruar një libër për vitaminën C? Kjo mund të bënte që shumë kardiologë të tjerë t’iu shmangen juve.

Dr. Levy: Unë kurrë nuk njoh një koleg mjek, që të jetë intelektualisht i ndershëm dhe të refuzojë ndonjë nga informatat që kam paraqitur në mjekësi dhe për publikun në librat e mi dhe në leksione. Unë nuk mund të gjykoj mbi mendjen, zemrën dhe shpirtin e një mjeku, që do të sulmojë punën e jetës sime me helmin e madh, që ka pak ose aspak analizë shkencore. Megjithatë, unë do të bëj atë që është e mirë për pacientët e mi, kudo që mund të çojë kjo zgjedhje. Dhe tani më ka çuar në përfundimin e qartë shkencor: Arteroskleroza ose sëmundja koronare e zemrës rezulton nga prania e një ekzemë kronike arteriale -mangësia e vitaminës C në muret arteriale. Të gjithë faktorët e njohur të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, në fund të fundit shkaktojnë dhe ndërmjetësojnë efektet e tyre pro-arterosklerozë me emëruesin e përbashkët- një mangësi në vitaminë C në shtresën e brendshme të murit arterial. Duke qenë se kjo është e bazuar në prova shkencore, atëherë nuk ka rëndësi se si do të më gjykojnë kardiologët e tjerë, edhe pse unë jam një njeri dhe dashuria është gjithmonë më mirë sesa armiqësia dhe refuzimi nga të tjerët. Megjithatë, e vetmja gjë që ka rëndësi, është se shumë pacientë kanë vënë jetën dhe besimin e tyre në duart e mia dhe kanë nevojë të marrin kujdesin më të ndershëm dhe kompetent mjekësor.

 Passwater: Ajo që veçanërisht pëlqej në librin tuaj, është mënyra se si i paraqesni dëshmitë, që ngjan me mënyrën që një avokat paraqet gjykimin e tij. Ju jeni një JD (Jurist Doktor). Pse dy, kardiologji dhe ligj?

Dr. Levy: Kur kam hyrë në shkollën e ligjit në vitin 1995, m’u duk një hap tjetër logjik. E dija se do të përballesha me pengesa të panjohura ligjore në të ardhmen. Por kam pasur kohë, të holla dhe motivimin, kështu që të gjitha qëllimet e mia për aktivitetet mjekësore në fund të fundit do të mbështeteshin më mirë me një bazë ligjore. Por unë ende nuk e kam “praktikuar” ligjin për një ditë të vetme në jetën time. Unë jam i kënaqur që ju vini në dukje mënyrën në të cilën unë kam paraqitur dëshmitë mjekësore në librin “Shërimi i Pashërueshëm”. E doja atë libër për të shërbyer si një mbështetje e fortë në një gjykatë, nëse do të ishte e nevojshme, për çdo mjek i cili do të ishte duke u gjykuar, për shkak të përdorimit  intravenoz të Vitaminës C. Mua ende më çudit fakti, se sa mjekë vërtet besojnë se 50 gramë vitaminë C në vena do t’ju vrasë ose të paktën do të shkatërrojë me siguri veshkat tuaja. Me këtë gjendje të injorancës ekzistuese në “nivelet më të larta” të mjekësisë, ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pjesë të hartuara në mënyrë objektive e prova mbështetëse për përfitimet e vitaminës C. Pra, trajnimi im në fushën ligjore ka pasur një ndikim të rëndësishëm në analizën objektive në drejtim të mjekësisë.

Prof. Passwater: Cilat janë disa nga mënyrat se si vitamina C na mbron kundër sëmundjes së zemrës?

Dr. Levy: Para së gjithash, si një antioksidant i fuqishëm, vitamina C parandalon efektet e stresit oksidativ në murin arterial. Kjo jo vetëm që parandalon ndikimin direkt negativ të radikaleve të lira dhe pro-oksidantëve të tjerë që mund të grumbullohen në arterie dhe ta dëmtojnë atë, por gjithashtu parandalon përgjigjen imune qelizore ndaj këtij stresi oksidativ, i cili është ndoshta mekanizmi më i rëndësishëm në fillimin dhe përhapjen e arterosklerozës. Kjo është në fakt përpjekja e trupit për të riparuar dhe neutralizuar stresin oksidativ, që rezulton nga një mangësi e lokalizuar në vitaminë C, që inicion akumulimin e monociteve dhe fagociteve (antitrupat e imunitetit) në murin arterial. Së dyti, vitamina C është rregullatori kryesor i sasisë dhe cilësisë së kolagjenit në murin arterial (dhe gjetkë). Kjo ndikon drejtpërdrejt se sa të forta dhe elastike do të jenë enët e gjakut.

Prof. Passwater: Cilat janë mendimet tuaja në lidhje me rekomandimet zyrtare për vitaminën C dhe sa duhet të marrim për shëndetin optimal?

Dr. Levy: Të rekomandosh më pak se 100 mg Vitaminë C në ditë është tepër e papërgjegjshme. Ky rekomandim shkakton viktima, ky rekomandim është një dënim i përjetshëm me një ose më shumë forma të sëmundjeve kronike degjenerative, ku vetëm njëra prej tyre është sëmundja koronare e zemrës. Vitamina C është shumë më tepër se një vitaminë që parandalon ekzemën ekstreme klinike; ajo është ndoshta lënda ushqyese më e rëndësishme që mund të merret në baza ditore. Si e tillë, nuk ka limit të sipërm për sasinë e vitaminës C. Për sa kohë që funksioni renal është normal dhe jeni të mirë-hidratuar, sa më shumë Vitaminë C të merrni, aq më mirë. Rekomandimi për dozat ditore të vitaminës C është sa 1% e sasisë që duhet për shëndet optimal dhe kjo dozë qesharake jo vetëm siguron përkeqësimin e shëndetit, por gjithashtu është një fyerje e madhe për integritetin e mijëra studiuesve të vitaminës C, që kanë botuar me zell artikull pas artikulli të mahnitshëm në literaturën mjekësore gjatë 60-70 viteve të fundit.

 

Rasti personal i Dr. Levy-t

Dr. Levy shkoi tek dentisti Hal Huggins për të hequr amalgamat e tij nga dhëmballët dhe kjo e liroi nga simptomat e tij kardiovaskulare. Levy dhe Huggins besojnë se kanalet e rrënjëve të dhëmballëve janë të rrezikshme dhe kjo është e bazuar në shumë përvoja, duke përfshirë edhe përvojën personale të Dr. Levy-it. Dr. Levy përmend se 100%  e 5000 dhëmbëve që ka trajtuar Dr. Huggins, doli nga testimi se janë toksike.

Vitamina C ndalon rënien e dhëmbëve

Shumë studime kanë vërtetuar përfitimet e vitaminës C në periodontit (sëmundje e mishit të dhëmbëve). Vitamina C ka treguar se forcon membranat periodontale dhe indin lidhës, zvogëlon inflamacionin e gingivave, pengon tkurrjen e kockave, ndihmon absorbimin e kalciumit, zvogëlon formimin pllakëzave (gurëzave në dhëmbë), dhe ndalon gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve. Vitamina C është e domosdoshme për formimin e kolagjenit, proteina e matricës së kockave dhe dhëmbëve, “ngjitësi” që mban qelizat e trupit tuaj së bashku. Fibrat e kolagjenit mbajnë mishrat e dhëmbëve të bashkangjitur me dhëmbët. Duke marrë megadoza vitamine C, duke përdorur gjuhën tuaj, ju mund dalloni se mishrat e dhëmbëve janë shtrënguar. Shtrëngimi ndihmon për të mos lejuar mbeturinat dhe bakteret të futen nëpër xhepat që krijohen mes mishrave dhe dhëmbëve. Skorbuti është një mangësi e rëndë në vitaminë C dhe një tipar i shquar i kësaj sëmundjeje është se mishrat rrjedhin gjak, dhëmbët lirohen dhe bien, pra ka të njëjtat efekte si periodontiti, por në një rritëm të përshpejtuar. Bioflavonoidet në agrume dhe fruta-perime të tjera kanë efekt të ngjashme si vitamina C për shëndetin. Ekziston sinergjizmi (harmonizimi në veprim) mes bioflavonoideve dhe vitaminës C. Por megjithatë Vitamina C nuk e ka domosdoshmëri kombinimin me to, ajo ia del mjaft mirë edhe vetëm.

Çfarë tregojnë gurëzat në dhëmbë?

Pacientët e vizituar tek dentisti për pastrimin e gurëzave shpesh kanë gurë me përmbajtje kalciumi. Në të kaluarën mendohej se kjo ishte çështje e mirëmbajtjes së gojës, por më pas u konstatua se disa njerëz janë më të prirur për të akumuluar pllaka kalciumi në dhëmbë, pavarësisht nga higjiena e mirë e gojës. Hulumtimi i ri tregon se ndërtimi i pllakave të kalciumit në dhëmbë mund të jetë një problem tjetër mjekësor dhe jo i vetë dhëmbëve. Besohet se kjo është një përpjekje e zhvilluar nga gjaku për të për të balancuar kiminë e tij, duke nxjerrë kalciumin e tepërt dhe duke e depozituar në trup- në dhëmbë dhe në arterie.

 

Skorbuti arterial, rrënja e sëmundjeve kardiovaskulare

Mangësia e Vitaminës C në muret arteriale akumulon kolesterol, edhe kur nuk merret nga dieta

Dr. Thomas Levy nuk lë vend për të dyshuar, për lidhjen e gjendjes së dhëmbëve me sëmundjet e zemrës. Ai beson se të gjitha sëmundjet janë një mangësi elektronesh, e shkaktuar nga përdorimi i pamjaftueshëm i antioksidantëve nga trupi.

Passwater: Ka patur disa studime të kohëve të fundit, që mbështesin pretendimet tuaja në lidhje me nivelet më të larta në Plazma (në gjak) të Vitaminës C, për reduktimin e arteries koronare. Ç’mund të na thoni?

Dr. Levy: Një raport i publikuar në shtator 2006 në ‘British Journal of Nutrition’ zbuloi një tjetër gjetje premtuese, që rrjedh nga një studim në një popullsi prej 25,663 burrash dhe grash të moshës 45-79 vjeç, që banojnë në Norfolk, Angli. S. Matthijs Boekholdt dhe kolegët në Universitetin e Kembrixhit, Angli, zbuluan se duke pasur nivele më të larta të vitaminës C në gjak ul rrezikun e sëmundjeve koronare, pavarësisht nga faktorët tradicionalë të rrezikut dhe nivelet e proteinës C-reaktive (CRP). Pjesëmarrësit qëndruan në studim përgjatë periudhës 1993 dhe 1997 dhe u ndoqën deri në janar 2003. 979 individë që ishin pa histori të sulmit në zemër në kohën e vizitës së tyre të parë klinike, zhvilluan sëmundje koronare arteriale fatale ose jofatale gjatë periudhës së studimit. Ata kishin nivelet më të ulëta të vitaminës C në gjak. Rritja e niveleve plazma të acidit Askorbik është gjetur se ka lidhje me moshën më të re, me indeksin e masës trupore (njerëzit më elegantë kanë më shumë Vitaminë C në gjak), me presionin sistolik dhe diastolik të ulët. Po ashtu, nivelet më të larta të Vitaminës C në gjak janë gjetur tek ata që i kanë të ulëta nivelet e proteinës C-reaktive dhe kanë nivele më të larta të kolesterolit të mirë HDL. Autorët shpjegojnë se Vitamina C duke ‘gllabëruar’ radikalet e lira, mbron arteriet nga zhvillimi i lezioneve aterosklerotike. Autorët kanë të drejtë të jenë pak të hutuar, nëse nivelet e ulëta të vitaminës C janë një shkak apo një efekt i evolucionit të arterosklerozës. Në fakt, të dy skenarët janë të vërtetë. Vitamina C është konsumuar nga vetë procesi arterosklerotik, por dhe niveli i ulët i saj është faktor kryesor në inicimin e arterosklerozës.

Prof. Passwater: Një tjetër studim është “Suplementi Vitaminë C (Acid Askorbik) përmirëson përgjigjen e sistemit nervor simpatik gjatë ushtrimit, në pacientët të cilët kanë pasur një atak në zemër (infarkt miokardi)”, publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Kardiologjisë.

Dr. Levy: Sistemi nervor simpatik është pjesë e sistemit nervor, që kontrollon ritmin e zemrës dhe përgjigjet tjera të pavullnetshme të trupit. Pacientët me sëmundje të zemrës ndonjëherë kanë funksion të keq të sistemit nervor simpatik. Është e mirë-dokumentuar se vitamina C luan rol të rëndësishëm në rrjedhjen e gjakut si në vena dhe në arterie. Në arterie, vitamina C ka treguar se qetëson vrullin e muskulaturës së enëve të gjakut. Në mënyrë të ngjashme, vitamina C ka treguar se ndihmon zgjerimin e venave dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Prof. Passwater: Në librin tuaj, ju thoni se kur materiali ndërqelizor në arterie bëhet si i lëngëzuar, i holluar, për shkak të mungesës së vitaminës C, ky është hapi i parë ku arteroskleroza ka ndodhur. Ju lutemi shtjellojeni këtë mendim.

Dr. Levy: Lidhësi ndërqelizor është një kornizë xhelatinoze, në të cilën qelizat e mureve të enëve të gjakut janë të ngulitura. Molekulat e mëdha që bëjnë ndërlidhjen të quajtura glikoproteina, sa kohë që janë në gjendje të mirë, muri i enëve të gjakut mbetet i shëndetshëm. Por kur vitamina C është e mangët në murin e enëve të gjakut (dhe kemi skorbut arterial), këto molekula glikoproteine shpërbëhen dhe materiali ndërqelizor nuk arrin të ruajë natyrën e tij kompakte xhelatinoze. Në vend të kësaj, ai bëhet i lirshëm, i lëngshëm dhe bën që substanca të tilla si kalciumi, kolesteroli dhe yndyrnat e lirë të parregullta të përhapen dhe futen në muret e enëve të gjakut. Sistemi imunitar është aktivizuar pastaj në përpjekje për të gëlltitur dhe për të eleminuar këto substanca dhe kjo është faza e hershme e arteriosklerozës.

Prof. Passwater: Unë e gjej interesante termin tuaj “skorbut arterial”. Ju lutemi na e shtjelloni më tej.

Dr. Levy: Termi “skorbut arterial” e ka prejardhjen nga një formë e skorbutit, ku qelizat e shtresës së brendshme të arteries (endotelium) bëhen të varfëruara në vitaminë C, më shumë se pjesa tjetër e trupit. Arsyet më të zakonshme për një shterim të tillë të vitaminës C në murin e arterieve, janë inflamacioni dhe infeksioni. Kur toksiciteti dentar është i pranishëm, një faktor i lidhur fort me sëmundjen arterosklerotike të zemrës, ky toksicitet lëshohet në gjak dhe muri i brendshëm i arteries është sipërfaqja e parë e konsiderueshme e trupit, që i nënshtrohet këtyre mikrobeve. Mikrobet dhe prodhimet e tyre toksike janë dy konsumatorët e mëdhenj të vitaminës C, pasi  shkaktojnë inflamacion dhe infeksion. Pas kësaj, një mangësi fokale në vit. C zhvillohet në muret e brendshme arteriale, duke lejuar nisjen e arterosklerozës. Kështu, që koncepti i skorbutit arterial është shumë i vërtetë.

Prof. Passwater: Ju gjithashtu shkruani se mangësia e lokalizuar në Vitaminë C shkakton akumulimin e kolesterolit në muret arteriale, edhe kur kolesteroli nuk është shtuar në dietë…

Dr. Levy: Ka raporte bindëse se mangësia e Vitaminës C në murin arterial është faktori më i rëndësishëm në akumulimin e mëvonshëm të kolesterolit. Më shumë kolesterol në dietë dhe në qarkullimin e gjakut janë vetëm faktorë të tjerë që përshpejtojnë normën e akumulimit të kolesterolit. Megjithatë, ndryshimet arteriale në endotelium janë të mjaftueshme për të filluar akumulimin e kolesterolit atje, edhe kur nuk ka tepricë kolesteroli në gjak. Hulumtime të dokumentuara tregojnë se si lezionet karakteristike të arteriosklerozës janë shkaktuar tek një lloj miu që nuk bën vetë Vitaminë C ashtu si njeriu, duke e privuar kavjen nga doza e mjaftueshme e vitaminës C. Hulumtmi tregoi gjithashtu se kur specia e minjve “guinea pigs” u ushqye me sasi të rritura të kolesterolit, injeksionet e Vitaminës C parandaluan zhvillimin e ekzemës arteriale dhe zhvillimin e mëvonshëm të arterosklerozës. Ky përfundim është marrë edhe nga provat me lepujt. Dozat e larta të kolesterolit duket të jenë direkt toksike për trupin. Ashtu si çdo toksinë që konsumon apo neutralizon vitaminën C, doza të larta të kolesterolit me të cilin u ushqyen lepujt dhe kafshët e tjera, treguan një rënie në nivelet e vitaminës C si në plazma dhe në qeliza. Në anën tjetër, marrja e rregullt e vitaminës C duket se redukton në mënyrë të konsiderueshme nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Mikrobet dhe mbeturinat e tyre toksike janë dy konsumatorët e mëdhenj të vitaminës C, pasi ata shkaktojnë inflamacion të lokalizuar dhe infeksion. Pas kësaj, një mangësi fokale në vitaminë C zhvillohet në muret e brendshme të arterieve, duke lejuar fillimin e arterosklerozës. Kështu, që koncepti i skorbutit arterial është shumë i vërtetë.

Njerëzimi ka nevojë për mësues si Dr. Levy

Nëse ka një thirrje të madhe shërimi për të sëmurët, kjo është të mësosh njerëzit se si ta bëjnë atë vetë. Abram Hoffer dhe Lendon H. Smith janë ndoshta dy shembujt kryesorë të mjekëve-autorë, të cilët janë përqendruar në udhëzimin direkt të lexuesit, se si të përdorë megavitaminat saktë dhe drejtpërdrejt. Unë mendoj se Dr. Levy është një tjetër prej këtyre mësuesve natyrorë të lindur, duke mësuar se doza të larta nga goja të askorbates janë efektive si vetë-ilaç. Por surprizat e Dr. Levy nuk do të ndalen këtu…Qëndroni me ‘Mollën e Shëndetit’ pasi në numrin e ardhshëm do të lexoni intervistën që Dr. Levy do të japë ekskluzivisht për gazetën tonë….

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *